NJË SPIUN NGA BALLKANI I LARGËT
Spiuni i ballkanit prej Dushan Kovaçeviçit në Teatër Kombëtar.
Ta fillojmë nga fundi? Titulli. I ballkanit? Por jo.
Ngjarja
Spiuni i Ballkanit ishte një serb. Pse i Ballkanit. Kjo nuk del e qartë sepse në fakt ky ishte një serb i dashuruar marrëzisht me vendin e vet. Një serb që jetonte Beogradin e një kohe të pashtjelluar hollësisht. Po diku rreth të 80-tave ma merr mendja. Ky serbi kishte qenë Stalinist dhe në 46-ën kishte vuajtur dy vite burg kur jugosllavët u vunë në lëvizje për largë stalinizmit? Jo më vonë? Nuk e di, nuk jam kompetent i çështjes, por ky në atë kohë paska qenë në moshë për burg. Në kohën e ngjarjeve të pjesës, vajza e tij kish përfunduar fakultetin e po kërkonte punë. Pra diku 25 – 30 vjet më vonë prej 46-ës kemi vitet 80-të?
Kështu fillon pjesa. Gruaja mbi një motiv muzike ballkanike na pret buzëqeshur burrin e vet. Ky është i alarmuar. Vjen nga komisariati i policisë ku e kanë ftuar të tregojë nëse di ndonjë gjë për qiraxhiun që jeton tek ta.
Një rrëfim i tij për ngjarjet në polici që nxjerr plot. Emrin qeraxhiut. Emrin e oficerit të policisë. Si ishte pyetja e si ishte përgjigja në terma të gjuhës trupore dhe të prapakuptimeve që ndërtohen për çdo pyetje. Sesi inspektorët e sotëm janë krejt jashtë traditës së shkuar, kur inspektori kishte qenë i zi e i errët, për të ngjallur frikë. Sesi serbi ynë në zell të tepruar tregon se dikur kishte qenë i burgosur. Sesi Stalini, që permenda më lartë, në fillim kishte qenë Lenin edhe për personazhin tonë.
Aty ky personazhi ynë fillon e krijon obsesionin që është subjekti i veprës. Qeraxhiu. Ai bindet se qeraxhiu është një keqbërës i shitur tek agjenturat e huaja dhe i vihet prapa ta zbulojë e diskretitojë e ta verë në shërbim të shtetit të vet të dashur. Nëse janë vitet 80-të siç aluduam më lartë atëherë shtetit jugosllav.
I hakërrehet bashkëatdhetarëve që vijnë nga jashtë dhe kthejnë në imorale gjithçka, me paratë e tyre të shumta. Dhe angazhohet që për hatër të dobisë publike të spiunojë ngado rrobaqepësin e shquar që vjen prej Parisi të hapë një rrobaqepësi.
Zelli i tij. Budallallëku i tij. Serioziteti i tij. Rrezikshmëria e tij, të gjitha me rradhë shfaqen. Dhe e shoqja dhe e bija dhe i vëllai dhe qiraxhiu.
Gruaja dhe vëllai i tij janë aty për ta plotësuar. Ata janë dy prerje prej të njëjtit stof serb plot zell ndaj besimit se mbi drejtësinë e akteve te veta do vendosë shteti i vet, madje përmes tij populli i vet.
Qiraxhiu është një paqartësi. Një rrobaqepës i suksesshëm prej Nishi që ka njohur sukses nëpër Francë e prej Parisi me tufë lekësh nëpër xhepa e ca projekte ka ardhur në Beograd të blejë një copë kodër për të ndërtuar një rrobaqepësi. Një burokraci.
Për të heroi ynë thur një personazh të ri. Një agjent i agjenturave të huaja që bën shok një profesor të institutit bërthamor të serbëve dhe këtë e shoqëron me fakte që gjen sipas qejfiit në përgjimin e vazhdueshëm që i bën qiraxhiut.
Rënie nga pemët. Hedhje në lum që çon në liqen, në stinë të ftohta. Takim familjarësh dashamirë të regjimit.
Vajza e hajthme flirton dhe kapërcen më tej këtë bashkëpunim me sfod dashuror me qeraxhiun.
Gruaja që po thonim këndon shpesh dhe ndez në të kënaqje gati ekstazike. Ajo është një grua që flet për vështirësitë që i duhet të kapërcejë. Çmime ushqimesh. Kriza ekonomike. Mban qëndrime, bashkëpunon me të shoqin, e justifikon atë. Një këngëtare.
Vëllai. Një burrë i dhunshëm, me një crregullim nervor në komunikim e qëndrim. Tejet i përkushtuar ndaj familjes e sidomos vëllait të tij binjak, heroit tonë. Si shkarazi ai sulmon dhe plagos profesorin e institutit bërthamor, kur i shqetësuar për vëllain që nuk dërgonte njoftim vendos të hakmerret ndaj grupit agjenturor.
Shfaqja
Dhe kështu.
Humori çel i beftë. Batutor. Megjithëse paketuar rreth ngjarjes.
Regjizori Duni ka meritë të gjetjes së një ekipi që i përshtatet mirë veprës.
Në fletushkën që informonte e promovonte shfaqjen regjisori Spiro Duni na tregonte për veten se është një artist që e sheh traditën e skenës shqiptare si një objekt që na ushqen e duhet respektuar. Për dy aktorët kryesorë tregon se janë trashëgimtarë figurash të skenës me kontribut të spikatur, përkthyesi Timo Flloko, skenografi e kostumorgrafi Fatbardh Marku janë të gjithë të përmendur si lidhëse të forta me një traditë. Dhe në fakt koncepti regjisorial nuk është në kërkim të risive. Edhe përdorimi i projeksionit bëhet natyrshëm pa zë. Edhe kënga latohet brenda zhvillimit tekstual të pjesës. Një terren i sigurtë për zotin Duni. Gjithë rreziku mbaron me zgjedhjen e shkjaut Kovaçviç.
Njerëzit qeshin në vazhdim. Albano Prodani në një shfaqje të rrallë të tijën për skenën e teatrit kombëtar është në shkëndijë të atyre momenteve humori. Teksti padyshim ka meritën e vet. Por shumë kontribut në suksesin e shfaqjes është i tiji.
I biri i Aleko Prodanit ta kujtonte të atin. Personazhi i tij i ka të gjitha. Me vullnet të çeliktë në ruajtje të parimeve të veta ai është trim dhe frikacak, djallëzor e disi i trashë. Një patriot i lajthitur. Një stërnip i Don Kishotit në thëllësitë kontinentale të acarit serb. Qejfli e pijanik. I sëmurë nga zemra. I punësuar. Komunist. Stalinist. Delirant i përpirë prej realitetit. Sipërmarrës kokëshkretë e me mundësi për të siguruar bollëk burimesh për sipërmarrjet e veta. Dhe Prodani ve në dispozicion të personazhit bollëk aftësishë e shprehishë.
Vëllai është babaxhan, psikopat i përkushtuar ndaj familjes, kombit. Perfshirja e tij në shtjellimet e heroit tonë është pa rezerva. Besmir Bitraku me qëndrime, staturë, sjell një personazh që na vjen më i afërt nga sa i mundëson koha apo angazhimi në veprim. Një tjetër këmbë e suksesit të shfaqjes.
Këngëtarja Maya Aliçkaj e natyrshme e qetë, me nerv dhe përshtatje të lartë me personazhin.
Në rolin e personazhit të qeraxhiut ishte Ndriçim Xhepa. Një emër që promovon produksionet ku merr pjesë. Megjithëse jo fort i spikatur dhe i qartë, personazhi tij duket se ekspozimi i tij në ballë të fushatës së promovimit ishte një taktikë e suksesshme e regjisorit apo ekipit që merret me këto çështje në Teatër Kombëtar. Salla ishte thuajse plot dhe nga gëzimi që përçonte publikun herë pas here mund të parashikojmë që shfaqja do ketë edhe plot vënie të tjera të sukseshme në skenë.
Pjesa është pranë nesh. Ndoshta jo aq sa pretendon autori me pretendimin se ky personazh na ofron një stereotip të llojit ballkanik. Një serb që i shërben regjimit, shtetit e kombit me zell e eufori gati patologjike qenka përfaqësues për të gjitha shoqëritë tona? Nuk jam i sigurtë.
Një spiun shqiptar i regjimit komunist që i vihet mbrapa dikujt që e dyshon për agjenturë nuk do ishte aspak heroik në këtë kontest. Muzika e alkoli nuk do i ishin aq të afërt. Familja nuk do ishte e madhe. shpërfillja e interesit personal jo kaq e shprehur. Spiuni shqiptar në këtë rrethana do ishte një asketik neurotik. Gruaja nuk do ta mbështeste në nderim të dashurisë së harruar dhe vëllai nuk do sillte në ngjarje aromën e një fisi të vrullshëm tradicional dhe etatist.
Në rrëfim të të kaluarës së tyre rurale vëllezërit tregojnë se si në fshatin e tyre ishte zakon që familjet në hasmëri me njëra tjetrën të kamuflonin si vrasje aksidentale në gjueti gjakmarrjet mes tyre. Se si shkonin e vriteshin nga katër a pesë e thonin se kishte qenë një aksident. Lehtësi të degjenerimit në dhunë. Dhe besnikëria ndaj shtetit e kombit që aq shpesh e përmenda më lartë.
Një vizion për serbin që e njohim edhe nëpër kinematografinë serbe. Dashuri e madhe për vendin, për muzikën, alkolin, burrëri natyrale, heroizëm instiktual. Nuk mund te themi se jemi aq entuziastë meqenëse ky personazh i del në ballë një armate personazhesh disi më të larmishme që e njohim.
A jemi edhe ne shqiptarët pjesë e këtij stereotipi ‘ballkanik’? Nuk e di, problematika që duhet marrë në shqyrtim është e gjerë dhe ndoshta nuk ka ndonjë të keqe që serbët shohin të ngjashëm me veten kudo nëpër ballkanin tonë të dashur. Kjo ndoshta i bën edhe më "të butë", (fakti që tek ne shohin nga pak edhe veten e vet.) Problemi është kryesisht në titull ndaj nuk ja vlen të zgjatem shumë.