OPERA PËR TRE GROSH (SA JANË TRE GROSH?)
Opera për tre grosh prej Vaslav Havelit. Një pjesë që mos me të shku mendja që nuk e ka shkrujt ndonjë neoviktorian angloamerikan për kriminalitetin londinez. Havel çeku po bënte një parodi për si rrugaçë kapitalistë shfaqeshin në realitetin dramatik? Çfarë ka dashur Haveli të thotë me këtë? Pse u përzi Haveli ky dizident me një ndodhi me karakter kapitalist ku dy sipërmarrës londinezë në krim rivalizojnë për kontroll në fillim të shekullit 20-të, ndoshta dhe 18-të, por ç’rëndësi ka? Pikërisht kjo lirshmëri e të qenit tjetërkohë e tjetërkah ja jep dyshimngjalljen e nevojshme?
A duhet të hulumtojmë neve nëpër internet për të gjetur fillet politiko eksperimentore që e lidhin dramaturgun në fjalë me këtë rrethanë në aksh vënd?Mos vallë ai mendon se kjo metaforë gjithësesi ja vlen çdo situate të betejës për pushtet kriminal mbi shoqërinë? Si ta përcjelli regjizori këtë?
Në fillim një kriminel në detyrë. Një njeri jashtë personazhit të vet kriminal dhe gruaja e tij. Ky krimineli ka bijën e vet, që ngarkuar nga i ati për tu përfshirë në një marrëdhënie me kryetarin e grupit kriminal rival, bie në dashuri me të. Dhe pastaj direkt e ky kryetari i grupit tjetër vjen si një guru i praktikës së joshjes për dy ndihmësit e vet, që rrinë me gishtin tek këmbëza e pistoletave të shumta që kanë nëpër brez.
Pastaj kronologjikisht gjithçka u bë më e errët prej ikjes së dritave. Dhe pastaj vazhdoi leksioni mbi mënyrën se si të jesh i sukseshëm me çupkat sa më shumë që të jetë e mundur e të nxjerrësh gjithë përfitimet e mundshme pa ju trembur rreziqeve. Dhe se si nuk ke nevojë të jeshë shumë i bukur për ta bërë këtë. Dhe në rrëfim e sipër një femër e bukur joshur prej policisë e josh këtë vetë në një parapërdhunim dhe e ngec brenda në burg. Dhe kjo situatë përsëritet. Ka edhe një bordello të qytetit ku shkon gjithë banda e dytë. Dhe një vjedhës, xhepist, besnik e idealist në ekstrem. Policia në përfundim shtrin kontrollin e vet mbi të gjithë.
Një komedi.
Një koment? Nën drejtimin e regjizorit Mehmet Xhelili pëparon drejt nesh ky bllok.
ShfaqjaNë fillim një parodi, pastaj një stend up komedi mbi seksualitetin e një kohe të caktuar që është pak a shumë si kjo e jona, pastaj një arrestim, një ekzekutim, një negocim, një riarrestim, një varje, gjithçka me pak eros para dhe mbrapa në kohë, dhe kaq?
Jo, ka akoma. Janë dy bashkëshortet dhe dy bashkëshortet e vogla që në fund të fundit i endin fijet që tëhiqen e lëshohen. Dhe një bordell patjetër me kujdestaren e vet gazetareske dhe çupkat. Pra pasuria është e madhe. Siç i thonë në gjuhën teatrore ‘milet i madh’. Tre çifte (njëri poligam,) gjashtshtatë policë, tre prostituta, dy gangstera dhe një hajdut dy bija fluturake, kujdestarja e bordellos, nja dy punëtore seksi, inventar xhepash dhe plot.
Posi posi. Pasuria qenkërkësh shumë e madhe. Edhe trupa e Teatrit Kombëtar qenkërkësh angazhuar masivisht. Erosi u ndoq me guxim dhe bollëk si në botë të ideve si në sipërfaqe për lakmim. Humori me rrezikun e vet për t’kaluar nga rruga e vjetër, gjithsesi i pranishëm. Dhe thrilli u vol deri tek arsyetimet e detajuara të kryepolicit.
Një qokë e endur me kujdes.
Po pse vallë një famijaritet i bezdisshëm lind? Profesionalë dhe me dëshirë, por vazhdim i një tradite të gjatë në përzgjedhjet e tematikave dhe qasjeve në Teatër Kombëtar.
Arben Derhemi, Alfred Trebicka, Vasjan Lami qenkërkën personazhet e dorës së parë. Krimineli që ka dhe seksualitetin në njërin krah dhe rrezikshmërinë djaloshare, Derhemi, është disi më i parë ndër të barabartë. Krimineli i zhytur në përkorësi moshe dhe intelektualizmi, Trebicka. Polici babaxhanokriminal i ftohtë e llogaritar, Lami. Hiq përkorësinë e Trebickës, që mu duk një ngjyrim delikat e lezetshëm, që nuk ja kisha parë më herët, gjithçka tjetër është një ecje në trase të shtruar. Personazhet realizohen, detyrat adresohen. Por, punë punë punë. Aktorët kanë mundësi të jenë korrektë por pa mundësi për ti shtuar fjalorit teatror shqiptar ndonjë mall.
Një pjesë që nuk përzihet fort në interpretime të veprës dhe pastaj ndërtime mbi atë interpretim. Koha dhe vendi janë ato që ka thënë autori. Kostumet punojnë për këtë (ushtarët kanë ca si uniforma të ushtrisë austrohungareze të luftës së parë botërore, por atomatikët janë nga ato të gjermanit të luftës së dytë botërore.) (Makiazhi me një tendencë të papërmbushur për tejkalim përfundon me një deklaratë në shërbim të humorit dhe fshihet.) Ndriçimi i prapambetur i TK-së nuk ndihmon hiç.
Skenografia ka në mes një si fortifikatë, burg, me bedena, dhe shteg gjërpërues ngjitësozbritës, me dy dalje. Herë bordell e herë burg, stacion policie e shtëpi kryepolici. Dakort me disa plane për veprim e mundësi për nënndarje të skenës por jo fort novatore. Palëvizshmëria e skenës ngjesh akoma më shumë atë milet që popullon aty dhe i struk mësymjet e Derhemit mbi çupka edhe vajzat e bordellos mezi tentojnë dominimin e gjithë asaj skene. Përpjekja e regjizorit për ti krijuar ca hapsirë figuratives që kulmon me varjen e Lulzim Zeqës në litar në lartësitë e djathta, mbetet e kufizuar.
Në tërësi pjesa shkakton ca lodhje. Regjizori Xhelili nuk ka dashur të rrezikojë fort ndaj mbresa nuk është e thellë. Fakti që pjesa qenka komedi vjen shpërndarë nëpër pjesëza të skenave. Nuk ka ndonjë një frymë gazmore që të ndjehet. Me tre krasistje pjesa bëhet dramë dhe me dy të tjera kushërirë tragjedie.