jo jo, prit se ...
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

55 hije ne diell

“50  shades of Gray”, një libër ku kënaqësia seksuale dhe nevoja për tu nënshtruar mpleksen keq, i dhuron titullin shfaqjes së trupës së Qendrës Multimediale të Prishtinës, që e bën atë  “50 shades of Gay”. Një shfaqje provokative sa desh me atë deklamim (megjithëse nga Kosova nuk më tërhoqi vëmendjen  ndonjë reagim për mbarëvajtjen e popullaritetin e saj.)
Shfaqja ndodh në një masë të madhe nëpër zyrat e bashkisë së Tashanikut, një qytet imagjinar që ka në emër "tashin" si bashkëkohësi,  e ‘ikun’ familjar të fjalformimeve për toponime si tek Kaçaniku, Leskoviku, Shebeniku, Cerriku, etj. Aty tërbohen fort me njollosjen që i vjen komunitetit prej homoseksualitetit të birit të vet.
Pjesa vjen e ndarë në 54 a 56 pjesëza për të cilat vështirë të ruash rend në kujtesë. Një progres i rrëmujshëm.
Dy homoseksualët në nevojë për tu pranuar në martesë, që e ofron kushtetuta kosovare, tentojnë ta realizojnë ëndrrën. Akti i parë përcillet me Hikmeten që është narratore e pastaj punonjësja e komunës. Flet edhe makina e saj e shkrimit në zërin e një zëri.
Pastaj bëhet një lëmsh në organzimin hierarkik politik, administrativ e demostratriv. Dëshmi prej një peme.
Babai pësoi infrakt. Nëna dogji gojën me fasule sa nuk ka folur akoma, ndërkohë që fjalët e saj të fundit i drejtohen të birit e i thojnë “si munde?”
Dhe pastaj kënduan Himnin Kombëtar, që na shkroi Asdrenit  me muzikë të atij rumunit Porumbesku, por tani, pak a shumë, me fjalët: "Nënë po shkoj në luftë i qetë shprirtërisht deri në vdekje se tashmë kam puthur buzët e Hysenit dhe kam përkëdhelur mollaqet e tij."
Presidenti Hashimi Thaçi ishte i pranishëm në pjesë me tre letra. Ndërkohë që personazhi i tij i në vizitën që bëri në Tashanik për të mbështetur komunën e komunitetin u gostit me shërbime seksuale që punonjëset e administratës lokale i ofrojnë pa komplekse e me dëshirë nën kërkesën e kryekomunarit.
Një herë në vend të organit seksual mashkullor kishin vën një  organ seksual të shëndetshëm dhe një tufë pubike.
Gjithashtu veproi  EU. EU-ja pa ju dridh dora ja dha njëmiion euro italianit për një projekt që zbavit dhe rehaton atë vetë që është edhe drejtor i Don Boskos. Italiani edhe po ndërtonte një fabrikë prezervativësh, që do të punësonte diku tek  200 punonjës. Vizitat e përfaqësueses së BE në komunë janë një ekspoze e abuzimit, inferioritetit, prapambetjes.
Korespondentë nga Tirana, Beogradi, Lezbosi në Greqi dhe Podgorica e të tjera, gjithashtu raportuan për atë që ndodhte në kontekst të homoseksualitetit përqark.
Qyteti tërbohet, të gjorin djalë e pështyjnë. Granata hedhësi komunal vret gabueshëm poshtë e lartë në kërkim të hakmarrjes për të shenjtin moral lokal e prestigj. Në përfundim e vret edhe shqiptarin nuse.
Një personazh si zonja e nderuar Merkel, ndërkohë që shprehka ndonjë qëndrim opozitar ndaj martesës ndërmeshkuj apo ndërfemra, ngrika një përshëndetje naziste.

Neziraj veten e kish shtuar në një listë intelektualësh që kundërshtonin të drejtën e martesës mes njerëzve të të njëjtit seks që niste me bacin Adem Demaçi, kishte dhe do emra të tjerë të njohur e recitohej zëlartë, por një artikulim të ngjashëm prej Merkelit e kishte gjetur nazeskin.
Mos zbulohet një tendencë e tij që në rendje e sipër të shfrytëzojë çdo mundësi për provokacion xhestikulativ kërshëringjallës për publikun e gjallë që nuk eka pse vret mendjen për çka thuhet?
Qasja tij ndaj ndodhisë është ngarkuar me nevojë për tu shprehur qendrorçe edhe për të gjitha tematikat, siç janë të lidhura. Mentalitet, besim radikal fetar në videon e mullave të shkëlqyer që i rrijnë Kosovës si yjet plot shkëqim në youtube dhe realitet,  nacionalizëm,  angazhim në kriminalitet kolektiv, prapambetje dhënie në devijancë në qeverisje, marrëdhënie.  Por në fund duket se në pjesë një lidhje i mungon.
Ndoshta një teprim edhe si paragjykim në ndjenja të përkatësisë kombëtare që përjetohen në meshkuj (apo femra) që e duan ndonjë nga  meshkujt (apo femrat) e tjerë, (ose po qenë ca më të përdalë edhe më shumë.) Dakort  ndoshta,  homoseksualët nuk kanë nge me u përzi me tematika kombëtare se janë vetëm  e të izoluar në atë ndodhi, ndoshta biologjike, sa kur gjejnë një dorë që u shtrihet i pështillen përqark si ndonjë skllav prej Satirikonit. Por pse himni?
Ekzaltim i situatës së homoseksualit për të krijuar mbështetje teatrale për denoncimet që i nevojiten shoqërisë?  Atëherë pse mbështetet kaq fort në veprimin seksual? Homoseksual. Seks homseksual i përsëritur, puthje homoseksuale plot, meshkujsh e femrash, proteza organesh gjenitale, ta qifsha e ta bëfsha pa hesap. Kur mesazhi është për politikën, shfrytëzimin e njeriut nën punësim, mungesën e dinjitetit para ndërkombëtarit, hapsirën e tepërt për periferiken devijante që e bën qendrore thjeshtë nje rrjet rastësor ndërkombëtar dhe frika e çuditshme e një shoqërie të prapambetur prej identifikimit me të përveçmin.
Apo një ndjekje e trillit? Apo, një revoltë intelektuale për arbitraritetin që është në gjendje të ushtrojë shoqëria e të shtrembërojë njeriun e fatin e tij? Apo një tallje me homoseksualët dhe përpjekjen e tyre për një vëmendje publike ndërkohë që hallet e vërteta janë gjithandej? Një mësymje  për popullaritet prej autorëve?
Ndërkohë që lëshon rrufetë prej qielli, zoti Neziraj lëviz. E hedh rrufenë prej së larti e vrapon poshtë me shpresë që po ajo rrufe ta martirizojë. Ai ka qëndrimin e zakonshëm të qytetarit të pakënaqur kosovar, me paragjykimet e  turbullimet e veta, por ai ka një trupë artistike efikase e fleksibël në dispozicion.dhe këtu e amnistojmë. Me këtë aktrim e energji, rrëmuja e opinioneve social-politike të zotit Neziraj kapërdihet. Siç thonin për vlerat kulinare të gjalpit andej nga anët e mija “me tylyn katunari hangu edhe qeleshen (plisin) e vet”. Kështu edhe pjesa. Me këngë, parodi, batutë, lëvizje gjithandej, pjesa kapërdihet.
Aktori po mban shumë në këtë traditë regjizoriale ngadhnjimtare në prapadramë. Në zotërim të një trupe simpatike energjike skena kosovare na ngroh. Ajo ka mundësinë të na ofrojë ilustrim të ndodhisë nëpër bashkë komunikim natyrshëm. Veç Shengyl Islamajt edhe Tristan Halilaj është një emër që një ndjekës i për-rrallshëm i teatrit kosovar në vizitat në Tiranë e njeh. Në shfaqje që të dy na gëzojnë e na e rrëmbejnë simpatinë. Edhe gjithë pjesa tjetër e grupit i ofron personazhit revoltën e shthurur, nervin, që i nevojitet, pa hezitim. Një duartrokitje për ta unë e jap më të shëndetshme se ajo që i dhashë shfaqjes në sallë.
​
 Ps. Teatri Kombëtar duhet patjetër ti bëj vend trupave kosovare shumë më tepër.  Ne kemi ne vojë për këtë energji  provokative që i krijon më shumë hapsirë kumtimit e veprimit në skenë.  
Zoti kryeministër kam një ide. Gjithë kompleksit teatror kombëtar e eksperimental ti hiqet çatia si dhe ca dyer e dritare, dhe dëshira e shqiptarit për një rrënojë teatrore parahistorike të përmbushet. Dhe gjithçka të futet brenda një kupole të qelqtë me elemente metali që ai bukur duken gjithandej.
Mos ja fusni kot që doni me ndërtu në teatër kombëtar! Hajt ka tokë sa të dush gjithandej. Po qe ndonjë biznesmen shumë bindës, jepi sheshin mbrapa Skënderbeut  aty afër te sheshi Skënderbe. Aty Skëderbeu nuk e sheh dhe vlerën me siguri që e ka më të lartë. Dhe ngri një teatër modern si rrënojë brenda një strukture xhami. Me anën e larboratorit kërkimor tek eksperimentali për inovacion akut e testim e selektim. Me sallën shtatlartë jubilare që ka qiellin si tavan. Me pishinën për kërcim bashkëkohor. Ambjente shërbimesh. Oborri i brendshëm mbuluar prej xhamit e i organizuar prej predesh që gjarpërojnë në tavanin qiell.
Aman. Shoku kryeministër! Shoku kryeministër! Do të lejmë të bësh muralen në të djathtën e hyrjes qendrore, aty ku  sot varen shpalljet teatrore. Kur të keshë kohë. Kur të dalësh në pension, ska gajle. Deri sa të përdorësh ti aty do ketë vetëm  postera. Me vërte e kam. Ky është një projekt më i bukur se i Gruevskit. Një dhuratë për miletin që po e rrit interesin për teatrin, megjithëse jo pikërisht për ksoj pjesësh. Po për të gjitha.