MESAZHI I DITËS BOTËRORE TË TEATRIT ISABELLE HUPPERT
Sërish në pranverë, në vazhdë të pandërprerë 55 vjeçare, po kremtojmë Ditën Botërore të Teatrit. Një ditë, që do të thotë 24 orë që nisin pranë teatrit Noh dhe Bunrakut, kalojnë përmes Operas së Pekinit dhe të Kathakalit, që na kalamendin mes Greqisë e Skandinavisë, së Eskilit e Ibsenit, të Sofokliut e Strindbergut, mes Anglisë e Italisë, të Sarah Kejn dhe Pirandelos, e mes të tjerash na sjellin në Francën ku jemi, e në Parisin që mes gjithë qyteteve të botës është mikpritës i më shumë trupave teatrore të huaja. E brenda këtyre 24 orëve mund të shkojmë prej Francës në Rusi, prej Racinit e Moljerit tek Çehovi, madje mund të kapërcejmë edhe Atlantikun për të mbërritur në ndonjë universitet kalifornian, ku të rinj ka gjasa të jenë duke rishpikur një teatër të mundshëm. Sepse teatri kështu rilindet prej hirit të vet.Ai s’është tjetër veç një praktikë që hidhet poshtë papushim.Ndaj ruan gjallërinë. Teatri ka një jetë magjepsëse që i shpëton hapsirës e kohës, pjesët më bashkëkohore ushqehen nga shekujt e kaluar, repertorët më klasikë bëhen modernë sa herë që vihen në skenë.
Ndaj, Dita Botërore e Teatrit nuk është një ditë e zakonshme në kuptimin e jetës së përditshme. Ajo na mundëson të rijetojmë një hapsirë-kohë të pamatë, e për ta qartësuar këtë hapsirë-kohë do të doja ti referohesha një dramaturgu francez, sa gjenial aq edhe diskret, Zhan Tardiës. Po e citoj: “Për hapsirën, na duhet rruga më e gjatë prej një pike tek një tjetër…” Për kohën na sugjeron të matim me të dhjeta të sekondës kohën që na duhet për shqiptuar fjalën “përjetësi”. Për hapsirë-kohën, gjithashtu, ai thotë: “Para se të flini, fiksoni në mendje dy pika çfarëdo të hapsirës pastaj llogarisni sa kohë i duhet ëndrrës për shkuar prej njërës te tjetra.” Është fjala “ëndrrës” që më mbetet në mend. Duket sikur Tardië dhe Bob Uilsoni janë takuar bashkë.
Mund ta përmbledhim Ditën Botërore të Teatrit edhe në shprehjen e Samuel Beketit që në stilin e vet të rrufeshëm bën personazhin e tij, Uini-n, të thotë: “Oh ç’ditë e bukur do të kish qenë”. Teksa mendoja për këtë mesazh, me kërkesën për të cilin më nderuan, kujtova gjithë ato ëndrra, gjithë ato skena. Pra nuk kam ardhur e vetme në këtë sallë të UNESKO-s. Gjithë personazhet që kam interpretuar në skenë më shoqërojnë, role që duket se të lënë kur bie perdja, por që në fakt nisin një jetë të nëndijshme tek ti, të gatshme për të ndihmuar a shkatërruar rolet që pasojnë; Fedra, Araminta, Orlando, Hedda Gebler, Medea, Mertij, Bjanka DyBua…. Më shoqërojnë gjithashtu gjithë personazhet që i desha e i duartrokita si spektatore. E kështu unë i përkas gjithë botës. Unë jam greke, afrikane, sirjane, veneciane, ruse, braziliane, persiane, romane, japoneze, njujorkeze, marsejase, flipine, argjentinase, norvegjeze, koreane, gjermane, austriake, angleze, vërtetë nga gjithë bota. Globalizmi i vërtetë është këtu.
Në Ditën Botërore të Teatrit më 1964-ën, Lorenc Oliveri njoftoi se pas më shumë se një shekulli përpjekje, një Teatër Kombëtar ishte themeluar në Angli, një teatër që ai menjëherë desh ta kthente në një Teatër Ndërkombëtar, të paktën në terma të repertorit. Ai e dinte mirë se Shekspiri i përkiste botës.
Me kënaqësi kujtoj që mesazhi i parë për këtë Ditë Botërore të Teatrit, më 1962-in, ju besua Zhan Koktosë, edhe për faktin se ai ishte autor i librit “Sërish rreth botës për 80-të ditë”, apo jo. Unë i kam rënë rrotull botës në një tjetër mënyrë, unë kam bërë 80 shfaqje apo 80 filma. Them edhe filma sepse unë s’bëj asnjë dallim mes të luajtur në teatër apo film, e di se kjo befason sa herë që e them, por është e vërtetë. Asnjë dallim.
Teksa flas këtu nuk jam vetvetja, nuk jam një aktore, jam vetëm një prej atyre shumë njerëzve falë të cilëve teatri vazhdon të egzistojë. Kjo është paksa detyra jonë. Dhe nevoja jonë. Si të thuash: nuk e bëjmë teatrin të egzistojë, por është falë tij që ne jemi. Teatri është shumë i fortë, ai reziston, i mbijeton gjithçkaje, luftrave, çensurimit, mungesës së parave. Mjafton të themi, “një skenë e zhveshur nga një kohë e papërcaktuar” e të ngjisim në të një aktor. Ose aktore. Ç’do të thonë? Ç’do të bëjnë? Do të flasin? Publiku pret, ai do të dijë. Publiku pa të cilin nuk ka teatër, kjo nuk duhet harruar kurrë. Një njeri prej publikut, është një publik. Gjithsësesi le të shpresojmë mos mbesin shumë karrike bosh! Një rrezik që nuk i kanoset Ioneskos … Siç thotë Plaka nga vepra e tij: “Po po, vdesim në lavdi të plotë, …Vdesim për të hyrë në legjendë … Të paktën do të kemi rrugën tonë …”
Dita Botërore e Teatrit përkujtohet tashmë prej 55 vjetësh. Në 55 vjet unë jam gruaja e tetë që ftohet të japë një mesazh, megjithëse nuk di nëse fjala mesazh është e duhura. Paraardhësit e mi, (në mashkulloren e imponuar) folën për teatër të imagjinatës, të lirisë, të origjinës, theksuan larminë kulturore, bukurinë, pyetjet pa përgjigje ... Më 2013-ën, vetëm katër vite më herët, Dario Fo tha: “e vetmja zgjedhje për krizën rri në shpresën për një gjueti shtrigash kundër nesh, mbi të gjitha kundër të rinjve që duan të merren me teatër: aty do të lindë një diasporë e re komedianësh që padyshim nga kjo shtrëngesë do të nxjerrin përfitime të paimagjinueshme përmes një prezantimi të ri.”
Përfitime të paimagjinueshme është një formulë e bukur e denjë për tu përfshirë në një program politik, jo?... Meqenëse jam në Paris pak para zgjedhjeve presidenciale ju sugjeroj atyre që duket se kanë dëshirë të na qeverisin të jenë të vëmendshëm ndaj përfitimeve të paimagjinueshme që sjell teatri. Por pa gjueti shtrigash!
Teatri për mua është tjetri, është dialogu, është mungesa e urrejtjes. Miqësia mes popujve, nuk di mirë çdo të thotë kjo, por unë besoj tek komuniteti, tek miqësia e spektatorëve e aktorëve, në unitetin e gjithë atyre që teatri i bën bashkë, pra shkrimtarit, atij që përkthen, atij që sqaron, kostumografit, skenografit, atyre që interpretojnë, atyre që e bëjnë e atyre që shkojnë. Teatri na mbron, na strehon … Unë besoj që ai na do ... po aq sa eduam ... Më kujtohet një regjizor i vjetër i kohëve të vjetra që para se të ngrihej perdja, në prapaskenë, do të thërriste me zë të fortë: “Vendi i teatrit!” Kjo është fjala ime e fundit. Faleminderit.
Përktheu: Oltion Kadaifçiu
https://www.world-theatre-day.org/messageauthor.html

Dita Botërore e Teatrit 2016, 27 Mars
Autori i Mesazhit të Ditës Botërore të Teatrit 2016 është regjisori rus Anatoli Vassiliev
A na duhet teatri?
Kjo është pyetja që mijëra profesionistë të zhgënjyer në teatër dhe miliona njerëz që janë lodhur prej tij po i bëjnë vetes.
Për çfarë na duhet?
Në këto vite kur skena është kaq e parëndësishme krahasuar me sheshet e qyteteve dhe trollin amëtar, ku tragjeditë e vërteta të jetës marrin jetë.
Ç’është ai për ne?
Galeri të veshura me pllaka ari dhe ballkone në holle teatrore, anekse të ndotura skene, zëra të mirë-llustruar aktorësh, - apo e kundërta, diçka që mund të ketë dukje të ndryshme: kabina të zeza, njollosur prej baltës e gjakut, me një tufë trupash lakuriqë e të dalësh mendsh, brenda.
Ç’mundet ai të na thotë?
Gjithçka!
Teatri mund të na thotë gjithçka.
Si jetojnë zotat në qiell, dhe si të burgosurit lëngojnë nëpër shpella të haruarra nën dhe, dhe si pasioni mund të na ngrejë lartë, dhe si dashuria mund të na shkatërrojë, dhe se si askush nuk ka nevojë për njeriun e mirë në këtë botë, dhe si dredhia sundon, dhe si njerëzit jetojnë në apartamente, ndërsa fëmijët shtrëngohen nëpër kampe refugjatësh, dhe si të gjithë ata ukthyen prej shkretëtirës, dhe si ditë pas dite jemi të detyruar të ndahemi prej të dashurve, - teatri i thotë të gjitha.
Teatri gjithnjë ka qenë, e do mbesë përgjithmonë.
Dhe tani, në këto pesëdhjetë a shtatëdhjetë vite të fundit, është veçanërisht i nevojshëm. Sepse nëse i hidhni një sy gjithë arteve publike, menjëherë mund të dalloni se vetëm teatri na kalon një fjalë gojë më gojë, një shikim sy më sy, një gjest dorë më dorë, e trup më trup. Ai nuk ka nevojë për ndërmjetës që të veprojë mes qenieve njerëzore – ai është ana më e ndriçuar e dritës, ai nuk i përket as jugut apo veriut, apo lindjes, apo perëndimit – jo, ai është vetë esenca e dritës, shkëlqimtar në katër anët e botës, menjëherë i dallueshëm nga çdokush, miqësor apo armiqsor qoftë ndaj tij.
Dhe ne kemi nevojë që teatri të mbesë i ndryshëm, ne kemi nevojë për teatër të shumë llojeve.
Ende, mendoj se mes gjithë formave dhe trajtave të mundshme të teatrit, format e tij arkaike do tregojnë të jenë ato më të kërkuarat. Teatri i formave rituale nuk duhet kundërvënë artificialisht me atë të kombeve të “qytetëruara”. Kultura shekullare, tashmë, po bëhet gjithmë e më shumë e mashkullorizuar, i ashtuquajturi “informacion kulturor” pak e nga pak po zëvendëson e shtyn jashtë njësitë e thjeshta, ashtu si edhe shpresat tona për ti ndeshur ato një ditë.
Por unë tani shoh qartë: teatri po i hap kanatet e dyerve të veta. Hyrje e lirë për të gjithë e gjithëkënd.
Në dreq me gjithë pajisje e kompjutera – veç shko në teatër, pushto gjithë rreshtat e sallës dhe galerive, dëgjo fjalën dhe shih figurat e gjalla! – teatri është para teje, mos e neglizho dhe mos humb rastin për të qenë pjesë e tij – ndoshta është mundësia më e vyer që ndajmë sëbashku në jetët tona boshe e të ngutura.
Ne kemi nevojë për çdo formë teatri.
Ka vetëm një teatër që padyshim nuk i nevojitet askujt – e kam fjalën për teatrin e lojrave politike, një teatër çarqesh për minj, një teatër politikanësh, një teatër i pabukë politike. Ajo që padyshim nuk na nevojë është një teatër terrori të përditshëm – individual apo kolektiv, ajo që nuk na nevojitet është një teatër me kufoma e gjak nëpër rrugë e sheshe, në kyeqytete e provinca, një teatër qesharak përplasjesh mes besimesh fetare e grupesh etnike ...
Anatoli Vassiliev
http://www.world-theatre-day.org/
Përktheu nga anglishtja: Oltion Kadaifçiu

TEATRI – QUO VADIS, PËRMBLEDHJE E PËRSHTYPJE NGA NJË EMISION
Megjithëse teatri është një element jo aq periferik i jetës në qytetin tonë të Tiranës, debatet televizive për të janë një gjë jo aq e shpeshtë (pa llogaritur këtu emisione që trajtojnë shfaqje të veçanta.) Një i tillë ndodhi të mëkurën në mbrëmjen e vonë në emisionin Top Show.
Emisioni bëri gabimin që të niste me një kronikë për një konflikt dhe një ndodhi të shëmtuar në Teatrin Kombëtar ku përflitet se vetë shoku drejtor, Hervin Çuli, na kishte përveshur mëngët dhe i është hakërryer keqazi (disi,?) gazetarit Eni Shehu të ABC-së, dhe i ka bërë presion të madh këtij, që kishte dash të prishte klimën e provës gjenerale me ndonjë batutë zëlartë me shoqen aty pranë (ndoshta). Ky Çuli, tani, duket si tip që mund të ruajë inate dhe ma merr mendja, po të ketë epërsi në sigurimin e mirëkuptimit të miletit aty përqark, (të bezdisur nga zhurmat,) si dhe njëfarë epërsie të padiskutueshme në mjete të dhunës fitimtare, e shpall hakërrimin, ndoshta deri fizik. Nuk jam dakort, por e kapërdij.
Kjo tërhoqi diskutimin për një të tretën e parë të emisionit dhe e la atë me pasoja çyrykllëku deri në fundin e fundit. Dhe dëmtoi imazhin e shumicës prej pjesmarrësve në panel, pasi emisioni u llaçkavit një alamet copë here në ‘unë edhe ti’. Vetë drejtuesi Alban Dudushi e riktheu diskutimin në titullin e emisionit.
‘Teatri - Quo vadis?’ e kishte titullin. ‘Quo Vadis?’ është prej latinishtes një pyetje që më shpesh pëdoret si: ‘po tani nga t’ia mbajmë?’ Për ta thelluar këtë zymtësi, jo të domosdoshme të togfjalëshit, ‘Quo vadis?’ e hasim edhe si titull të një romani historik, prej Henryk Sienkiewicz-it, për të kishterët kur ishin ende të përndjekur e përburzur në Romën e lashtë. Unë mbaj mend vetëm ca kafshë të egra që hanin ca të krishterë në një arenë që bashkqytetarët të festonin ndonjë karnavale, që perandori ishte treguar aq zemërmirë sa ta ofronte, (por për kokën time që e kam lexuar.)
Dhe aty të ftuarit, përveç drejtorit. ishin edhe Stefan Çapaliku, Ema Andrea, Altin Basha e Kastriot Çipi. Secili në diskutimin e vet mbarti një argument që vlen të jetë pjesë e diskutimit mbi zhvillimet e teatrit shqiptar sot.
Çapaliku, shqetësim të vetin kryesor ngre problematikën që ‘drama shqipe nuk është parësore për teatrin shqiptar’. Kjo formë e organizimit të teatrit sot, me teatrin kombëtar si një qendër gravitacionale e parivale në jetën teatrore shqiptare, krijon hapsirë për aftësira produksionale e regjizoriale që lejnë në hije prodhimtarinë letrare të dramatugëve shqiptarë. Zhvillimi i regjizurës me fytyrë të shqueshme si produkt i një kulture apo shkolle shqiptare nuk mund të ndodhë pa pasur një marrëdhënie të shëndetshme me produktin e dramaturgjisë shqipe, vazhdon ai.
Edhe unë mendoj se kujtimet e shkollës, të parët e një videoje të sukseshme nëpër youtube, leximi i kujdesshëm e besnik i shënimeve të autorit, (apo ku di unë) që mund të frymëzojë dhe pajisë me një aparat konceptual e mjete pune një regjizor që ka lidhjet apo pozicionin e duhur për ta marrë mbështetjen e hapsirën, nuk mund të jetë një terren i qëndrueshëm për rritjen e një teatri që pretendon të artikulojë produktin intelektual të një populli që ka nevojën e ngutshme për ta identifiku e pranu veten e vet me njëfarë gëzimi.
Përgjigjja e zotit Çuli rri. Ai thotë se gjithsesi në këto kohëra kur prurjet e dramës shqipe janë të dobëta e nuk mund ta privojmë publikun prej këtij arti që para se të jetë kombëtar është njerëzor. Sjellja e publikut në teatër është një mision prioritar. Fjala në shqip, tha ai, është një rival për dramën shqipe.
Për më tepër ai sjell argumentin se gjithësesi në këto kohëra të drejtimit prej tij dhe qeverisë së majtë, drama shqipe ka pasur hapsirë më të madhe se më herët. Netët e dramës shqipe një aktivitet i organizuar në Teatër Kombëtar në dy sesione mblodhi prurje të bollshme por për fat të keq vetëm pak pjesë u arritën të shquhen.
Argument shtesë ishte që në Teatër Kombëtar nuk mund të eksplorohet produkti shqiptar qoftë edhe për natyrën e vet të pakonsoliduar, ndaj është i nevojshëm krijimi i hapsirave të tjera për këtë qëllim. (Një hapsirë e tillë është Teatri Eksperimental, që në fakt po mbillet e korret me të tjera makutëri nëpër mend, thotë ndonjëri.)
Debati pati si argumenta të tjerë atë të zotit Basha që thotë se bordi i ngritur nuk ka pasur shqetësimin dhe seriozitetin e duhur për domethënien e kësaj iniciative dhe sipas gjasave nuk ka lexuar shumicën absolute të 54 pjesëve që u paraqitën dhe nëpër atë skepticizëm e dembeli verore pranoi sugjerimin e dikujt të shtyrjes përpara të pjesëve nga autorë emrat e të cilëve përbëhen nga rrokje me tingullim të njohur.
Çapaliku e çon edhe më përpara këtë diskutim duke ngritur problematikën e përbërjes së bordeve që marrin vendime jetike për dramën shqipe. Borde që sipas tij për shkak të mospërfshirjes emocionale e profesionale rrisin hapsirën për regjizor-producentët sharmantë, duke anashkaluar detyra të rëndësishme që teatri ka për ushqimin e damarëve identitarë të shqiptarizmës. Unë personalisht jam paraqitur në të dy thirrjet me dy drama (të cilat i kam paraqitur në mënyrë të përsëritur duke thyer ndonjë rregull) dhe ndaj mendimin që kjo punë u mor si lehtë. Nuk pati një fjalë të bordit për prurjet për gjetjet, për opionet dhe qëndrimet e veta. Për atë që po kërkonin e për atë që gjetën, me një fjalë. (Personalisht ndoqa gjithë “Netët e dramës shqipe I” dhe opinionet e mia i kam shprehur në artikuj të botuar në këtë lidhen e internetit http://oltionkadaifciu.weebly.com/neteumlt-e-drameumls-shqipe-i.html. “Netët e dramës shqipe II” nuk arrita ti ndjek për shkak të angazhimeve të tjera, por komunikimet dhe identiteti i bordit mbetën sërish të humbura nëpër ndonjë tavolinë.)
Problematika e bordeve shkon edhe më tej meqenëse në të, zoti Çapaliku identifikon një tendencë të qeverisjes qëndrore për të mbajtur ndikim të shtuar mbi teatrin. Vetë zgjedhja e drejtorit të Teatrit Kombëtar është detyrë e një bordi që e ngren Ministrija e Kulturës, ndërkohë që edhe në institucione ndjeshmërie të lartë si prokuroria, apo në universitete, zoti Çapaliku tregon, përzgjedhja e drejtuesve i lihet në dorë dinamikave të brendshme të komunitetit të interesuar.
Këtu zoti Çapaliku sjell një tjetër tematikë që ndjek diskutimin e mësipërm, atë të ‘konceptit kuratorial’ në drejtimin e Teatrit Kombëtar. Pra a ka një vizion filozofiko-estetik që i rri prapa prurjeve teatrore të një periudhe të përcaktuar apo tre shfaqje i merr dera e madhe e Kastriotëve, dy për Balshajt, një për Muzakat dhe nji për Batmanin?
Zoti Çuli prap këtu ka argumentat e veta që janë me vlera. Teatri shqiptar ndjek një rrjedhë të vetën historike dhe pavarësisht revolucionit të ëndërruar evolucioni që ndodh është i ngadaltë dhe për tu përshëndetur. Drama shqipe gjithsesi tashmë ka një derë të hapur. Duhen gjet telat, se rrota qerrja e kshu muhabetesh, por vijnë prej një të kaluare ku spektatori braktisi teatrin. Shfaqjet e këtyre sezoneve kanë gëzuar sukses të madh. Njerëzit po kthehen, biletat po shiten. Rritja e rëndësisë së teatrit do të jetë një hap i parë i rëndësishëm që gjithsesi do të bjerë zhvillimet e tjera.
Zoti Basha nga ana tjetër akuzon zotin Çuli se shumë lehtësisht pranoi dhe u bë palë në një sërë krasitjesh që ju bënë pemës teatrore. Heqja e shpërblimit për artistët, dorëzimi pa luftë nga premtimi që të ardhurat që mblidhen nga biletat ti shkojnë artit, pranimi i privimeve lloj e lloj, heqja e teatrit shqiptar nga Konventa Evropiane e Teatrove, mospërkrahja e iniciativave publike e private për gjallërim të jetës teatrore (festivali i të rinjve, etj) janë tregues të një mungese vullneti, burokratizmi servil apo egocentrizmi të zotit Çuli, që e tëhuajson prej komunitetit të artistëve dhe shtyn drejt autoritarizmit.
Reforma e përfolur e zotit Çuli, sipas Bashës, ka problemin e parë që është e panjohur. Nuk u prezantua një dokument që e tregonte, argumentonte dhe shpjegonte si do ndodhte. Ajo u kufizua në pako lëvizje në organikë që mund të kenë domethënie vetëm për emra konkretë.
Shto këtu edhe hapsirat e bollshme që Çuli i krijon vetes dhe zoti Basha ka një istikam të rëndësishëm për sulme, megjithëse ulja nëpër detaje prej tij, herë pas here ngjyros diskutimin me pasimpati.
Këtu, zoti Çuli ka më pak mbrojtje, megjithëse këmbëngulja e tij për ta vendosur gjithë diskutimin në një kontekst të zhvillimeve të pandërprera në teatër e bën ‘linçimin’ e tij jourgjent.
Pjesa më e rëndësishme e këtij debati është ajo e marrëdhënies me aktorët e Teatrit Kombëtar. Tashmë secili prej tyre ka kontrata një-vjeçare që e vejnë në pozita pune, sipas Çulit; dhe në stres, servilizëm e tëhuajsim sipas Bashës. Që teatri është një aktivitet që ka nevojë për frymëzim, mundësi përqendrimi e përjetimi ky është një fakt i njohur. Edhe ilustrimi i zotit Basha se ngarkesa emocionale e një roli barazohet me atë të tranditjes prej një aksidenti automobilistik është shumë domethënës. Fakti që Teatri Kombëtar është abuzuar prej ndonjë mediokri nëpër vite me rradhë nuk duhet të përkthehet në penalizim me pasiguri për gjithë trupën.
Ndoshta diskutimi i zotit Çapaliku për konceptin kuratorial që i nevojitet drejtimit të teatrit mund të plotësohet me një farë autoriteti që mbajtësi i konceptit kuratorial të rikompozojë trupën e aktorëve, por zbritja e diskutimit në nivele motivimi përmes presionit mendoj se është e pashëndetshme.
Ema Andrea. Zonja Andrea solli në debat nevojën e ngutshme për të trajtuar jetën komunitare të artistëve të teatrit si një burim për shumicën e problematikave që shqetësojnë teatrin shqiptar. Jam plotësisht dakort me të. Një komunitet kaq armiqsor me veten, mbushur me njerëz-klane, antipatira e armiqësira, ekcentrizëm edhe nëpër mediokritet domosdo që nuk do të jetë fort i shëndetshëm dhe efikas në ‘shtimin e tagjisë së vet’. Këtë tematikë kaq të ndjeshme e plotësoi edhe zoti Kastriot Çipi i cili tergon se në fakt komuniteti teatror në mënyrë të përsëritur ka neglizhuar iniciativat legjislative për rregullimin e jetës teatrore në vend. Në kalimin e ligjeve për teatrin komuniteti teatror nuk ka marrë pjesë, nuk ka artikuluar mendime e qëndrime. Dy argumentat janë një. Megjithëse ky është themeli prej nga ku do të ngrihet çdo strukturë reformatore, tematika e përçarjes brenda komunitetit është kaq rrëshkitëse. E vetmja zgjidhje që vjen ndërmend është legalizimi i fraksioneve :).
Le të krijohen grupe të qarta që fillimisht do ndahen në bazë lidhjesh shoqërore e që shpresojmë të shkojnë drejt ndarjes në shkolla e preferenca. Nëse kemi 200 artistë që luftojnë të gjithë kundër të gjithëve le të kemi dy ushtri të vogla prej 15 samurajësh që luftojnë për kreun me punë e produkt. Nuk dhuron partia për shokun filan një teatër, se shoku filan mund të rastisi jo i përshtatshëm (këtu nuk po flas vetëm për Teatrin Kombëtar.) Teatri është i yni. Teatrot janë tonat.

Mesazhi i Ditës Botërore të Teatrit 2015
Mjeshtrat e vërtetë të teatrit, më lehtë se kudo, gjenden largë skenës. Dhe përgjithësisht, ata nuk kanë interes për teatrin si një makinë që replikon konvencione e riprodhon klishe. Ata kërkojnë burimin pulsues, rrëketë e gjalla që synojnë të tejkalojnë sallat e shfaqjeve apo mizëritë e njerëzve kërrusur mbi kopimin e një bote, apo një tjetre. Ndërsa ne kopjojmë botë të krijuara, që përqendrohen apo mbështeten në debate me audienca, në emocione që gëlojnë poshtë sipërfaqjes. Dhe në fakt nuk ka asgjë që mund të rrëfejë pasione të fshehura më mirë se teatri.
Shpesh, unë i drejtohem prozës për udhërrëfim. Ditë pas dite e gjej veten tek mendoj për shkrimtarë që rreth njëqind vjet më herët përshkruanin profetisht, e njëkohësisht përmbanin, rënien e zotave të Evropës, muzgun që pllakosi qytetërimin tonë në një errësirë ende për tu ndriçuar. Po mendoj për Franz Kafkën, Tomas Man-in e Marsel Prustin. Sot, do të llogarisja edhe Xhon Maksuell Koetzen (John Maxwell Coetzee) në atë grup profetësh.
Arsyetimi i tyre për fundin e pashmangshëm të botës – jo të planetit, por të
modelit të marrëdhënieve njerëzore – dhe të rendit shoqëror e trazirave, është mprehtësisht aktual për ne këtu dhe tani. Për ne që jetojmë pas fundit të botës. Që jetojmë faqe krimeve e konflikteve që flakërojnë në vende të reja edhe më shpejt nga sa e kudondodhura media mund të sjellë. Këto flakë shpejt bëhen të mërzitshme dhe veniten prej raportimeve të shtypit, për të mos u kthyer më kurrë. Dhe ne ndjehemi të pashpresë, të llahtarisur e të mpakur. Nuk jemi më të zotët të ngrejmë kulla, dhe muret që me kokfortësi ngrejmë nuk na mbrojnë prej asgjëje – përkundrazi, ato vetë kërkojnë mbrojtje dhe përkujdesje që konsumon energjinë tonë jetësore. Ne nuk kemi më fuqinë të përpiqemi e shquajmë atë që rri pas porte, pas muri. Dhe pikërisht kjo është arsyeja që teatri duhet të jetë dhe ku duhet të kërkojë forcën e vet. Të diktojë brenda, aty ku shikimi është i ndaluar.
“Legjenda kërkon të shpjegojë atë që nuk shpjegohet. Sepse ajo ngrihet mbi të vërtetën, ajo duhet të përfundojë në të pashpjegueshmen” – kështu përshkroi Kafka shndërrimin e legjendës së Prometeut. Jam i bindur se të njëjtat fjalë duhet të përshkruajnë teatrin. Dhe ky është lloji i teatrit, që i bazuar tek e vërteta dhe që gjen fundin e vet tek e pashpjegueshmja, që uroj për gjithë punëtorët e tij, ata në skenë e ata në publik, dhe e uroj këtë me gjithë zemër.
Krzysztof Warlikowski
perkthyer prej anglishtes nga Oltion Kadaifçiu
http://www.world-theatre-day.org/en/picts/WTD_Warlikowski_2015_english.pdf
Një letër e vonuar për dramaturgë e teatërbërës pjesmarrës në aktivitetin e organizuar në Tiranë për dramaturgjinë shqipe në 15 e 16 prill 2014
Ky artikull flet kryesisht për institucionet dhe unë nuk identifikoj asnjë individ, që mundem ta identifikoj, si të jetë një institucion. (Njerëzit që bluajnë brenda vetes mendimin se artsisti është një institucion mund të vazhdojnë bluarjen.) Ajo që dua të them është se nganjëherë ndër ne rastis shumë e çuditshme marrëdhënia. Të gjithë ëndërrojmë të kemi një gjenialitet bohem të përzierë me neuroza të llojllojshme dhe misione madhore, qoftë edhe të zhgënjyer, që na vështirësojnë fort komunikimin dhe kjo e gjitha në njolla të mëdha përtese e injorance që e rikthejnë në normalitet. Të zhgënjyerit disi më dashakeqës.
Problemet si zakonisht janë të karakterit individual dhe institucional.
E para e punës (dhe e vetmja e saj.) Eksperienca ime e komunikimit me artistë në komunitetin teatror shqiptar ka qenë një film thuajse policesk. Njerëz që nuk përgjigjen fare janë normaliteti, ndërsa më rrallë rraca krenare e atyre që ndërpresin komunikimin pa lënë asnjë gjurmë në mënyrë të çuditshme. Ti fillon e mendon se po nis një komunikim me dikë, por ai pas një shkëmbimi të varfër por gjithsesi real, ndërpritet. Pa nji hajt shnet.
Ndoshta edhe nuk kanë kohë dhe kjo është një praktikë normale e vendosjes në kohë për leximin e një njeriu të panjohur, por ti me atë punë merresh i nderuar. Një përgjigje përfillse nuk është ndonjë mundim i madh. Ti përshëndetesh përzemërësisht me njerëz rrugëve që sa më shumë njerëz ta përcjellin mesazhin e realitetit të vet me ty. Ti përhap utopirat e shtegut të ri dhe dehesh prej jetës edhe në format e veta më të shëmtuara. Ti gjurma e një kohe që ndodh vetëm një herë në atë dimension jetgjate që e dëshmojnë skena dymijëvjecare. I nderuar artist ti nuk je kryespecialisti global i marrëdhënieve publike që përzgjedh destinacionin e buzqeshjeve me logaritme kushediçfari, ai i shërben kauzës në një tjetër aktivitet.
Meqenëse po flasim për eksperiencën time mund të prezantohem si autor i tre veprave për skenë, për të cilat nuk kam nevojë të prezantohem, duke ofruar të mirëqenë nivelin më të ulët të mundshëm, por që jam paraqitur me to edhe pranë bordeve institucionale. Ti pret një komunikim të shkathët e dashamirës meqenëse bëhet fjalë edhe për bashkëpunim ndoshta me dobi por edhe për njëfarë gdhendje shpirtërore të cilësisë së mirë. Kur fap nuk ka përgjigje hic. Nuk do doja të përdorja emra por është i cuditshëm niveli jashtëzakonisht i lartë i mos komunikimit. Ky është një turp i madh.
Dakort ata janë në të drejtën e vet e në detyra ku kanë orientime specifike. Por, këto janë institucione shoqërore dhe duhet ti lirojnë njerëzit që mendojnë se shoqëria nuk shfaq interes. Institucionet janë për burokratë që i tregojnë mamit ndodhitë e punës duke ngrënë supë. Nëse janë artistë të guximshëm që sjellin risi ata janë padyshim personazhe të kulluar në pozitivitet. Risia nuk është për të zakonshmit në një kohë me kaq shumë kontribute dhe barra e institucionit e mundon artistin që edhe ashtu po vuante nën peshën globale.
Publiku është legjitimues shumë i mirë i pranisë së tyre, por jam dakort që edhe publiku ka humbur njëfarë interesi për teatrin si një formë e shprehjes së vetvetes shoqërore dhe kjo na acaron nervat edhe me të. Dakort rivaliteti në forma të tjera të sigurimit të jetës mund të jetë edhe kriminal por mundësia për ti shkëputur ndonjë gjë kësaj zamallahie në komoditetin e teatrit nuk ka pse të mos jetë më e ciltër dhe e ndershme. Një problem sistemik, jo kapitalizmi, jo komunizmi, biologjizmi e kështu me radhë.
Për më tepër edhe publiku nuk ndjehet shumë i përfaqësuar, por cfarë ti bësh ky nuk është një proces i lidhur me zgjedhje.
Kjo na mundëson angazhime individuale në këtë lëmë, dhe kjo është me leverdi por duhet liruar pak gryka e thesit shokë se do mbytemi. Jam me ju, jam me ju.
Pra cështja padyshim që ka edhe dimensionin e vet institucional që mund të shkojë deri në diskutime për strukturën. Marksi vetë ngriti dyshimin për kush ishte bërësi mes njeriut dhe institucionit. Por për momentin na mjaftojnë ato të teatrit.
Nuk di dhe nuk kam mundur të komunikoj me teatrot shqiptare. Kam marrë pjesë në festivalet e rastit. Ose të paktën në ato që kam marrë vesh, por nuk kam komuniku me njeri. Ndoshta edhe unë mund të jem pak i ndrydh dhe kam përdorur internetin për këto punë, por tjetri mirkupton deri diku dhe nëse i pëlqen dicka e mbështet dhe bëhet pjesë e saj. Në rastet kur ndonjë fatkeq harxhon kohën kot dhe bezdis miletin, një xhaxha ose tetë e mirë i thonë qetësohu pak dhe merru me ndonjë gjë tjetër, po me njerzillëk dhe duke e përshëndetur dëshirën për të kontribuar në një gjë kaq të shenjtë si krijimi. Profesionistët syzjarr ngjeshur nëpër kostume dukë kërkuar fitim dhe krijuesit që rrojnë për veprën e vet flasin për vete në tribuna të tjera institucionet me karakter shoqëror a popullor si të doni nuk janë për këtë. Më falni se u ktheva tek individualja.
Pra institucionet nuk janë aktive dhe e humbasin rradhën duke ja lënë individit.
Teatri cuditërisht i ka shpëtuar sulmit të parë nën të cilin ranë forma të tjera të shprehjes artistike si ato pamore apo të tingullit, ku kufijtë kulturorë kalohen më shpejt. Dhe globalizmi i përpiu ashtu sic edhe i lartoi. Teatri është forum. Dakort unë nuk është se e njoh shumë, meqenëse pak e ndjek. Ndaj dhe nuk flas me ndonjëfarë kopetence të madhe, një etiketim si ‘amator naiv’ unë e kapërdij shumë kollaj.
Larmia e llojit tonë është ndër rracat e fundit jovirtuale të kësaj mirqënie që e shoqëron komunikimin tonë shoqëror dhe është edhe përfaqësim në kultura pëlqimi i të cilave na intereson. ka dashurin e vullneteve popullore prandaj do triumfojë. E shoh në sytë tuaj që nuk i shoh dot tani prandaj më mungojnë shumë.
Komunikoni shokë sa më shumë, ju i shpëtuat përmbytjes. Urra!!!
Ju përshëndes me mall.

Mesazhi i Brett Bailey-it, shkrimtar dhe shkrues për teatër prej Afrikës së Jugut (2014)
Kudo që ndodhet shoqëria njerëzore, shpirti i pamposhtshëm i shfaqjes shpallet.
Nën pemë, në fshatra të vegjël dhe në skenat e teknologjisë së lartë të metropoleve globale; në salla shkollash dhe në fusha dhe në tempuj; ndër kampe, në sheshe urbane, qendra komunitare dhe bodrumesh të qytetit të brendshëm, njerëzit mblidhen bashkë të shoqërizohen në botë teatrale fluturake që ne krijojmë për të shprehur kompleksitetin tonë njerëzor, larminë tonë, thyeshmërinë tonë, në mishin e gjallë, dhe frymë, dhe zë.
Ne mblidhemi të vajtojmë dhe të kujtojmë; të qeshim dhe qahemi; të mësojmë dhe të përforcojmë dhe të imagjinojmë. Të çuditemi me shkathtësitë teknike dhe të rimishërojmë zotat. Të kapim frymën tonë kolektive në mundësinë tonë për të bukurën, dashamirësi e përbindshmëri. Ne vijmë të gjallërohemi e fuqizohemi. Të festojmë bollëkun e kulturave të ndryshme dhe të shpërbëjmë kufijtë që na ndajnë.
Kudo që ka shoqëri njerëzore, shpirti i pathyeshëm i shfaqjes shfaqet. Lindur prej komunitetit, ai vesh maska dhe kostume të traditave të ndryshme. Ai vjel gjuhët tona, dhe ritmet, dhe gjestet, dhe pastron një hapësirë ndër ne.
Dhe ne, artistët që punojmë me këtë shpirt të lashtë, ndjehemi të thirrur ta kanalizojmë atë përmes zemrës sonë, ideve tona dhe trupave tanë për të zbuluar realitet tona në gjithë mondanitetin dhe misterin vezullues.
Por në këtë moshë, në të cilën kaq shumë miliona po sfiliten të mbijetojnë, po vuajnë nën regjime shtypës dhe kapitalizëm grabitqar, po i arratisen konfliktit dhe mundimit; në të cilën fshehtësia jote pushtohet prej shërbimesh sekrete dhe fjalët tona censurohen prej qeverish që fusin hundën ngado; në të cilat po zhduken pyje, shfarosen specie dhe helmohen oqeane: çfarë ndjehemi të shtyrë për zbuluar?
Në këtë botë fuqish të pabarabarta, në të cilën urdhra të ndryshëm hegjemonikë përpiqen të na bindin se kombi, raca, gjinia, preferenca seksuale, feja, ideologjia apo korniza kulturore sundon mbi gjithçka tjetër, a i dilet në krah këmbënguljes se artet duhen shkundur prej detyrash shoqërore?
A jemi ne artistët e arenave e skenave duke ju epur kërkesave të sterilizuara të tregut, apo jemi duke rrëmbyer pushtetin që e kemi tonin që të pastrojmë një hapësirë zemrat dhe mendjet e shoqërisë, të mbledhim rreth vetes njerëz, të frymëzojmë, magjepsim dhe informojmë dhe të krijojmë një botë shprese dhe bashkëpunimi zemërçelur.
http://www.world-theatre-day.org/en/message.html
përktheu: Oltion Kadaifçiu