SALOME, Ç'I BËRE GJONIT, SALOME!?
Salome e Oskar Uajlldit. Oskar Uajlldi me nam që u dha pas sa më shumë qejfeve që ofronte ai rehat anglez 100 e 40 e kusur vite më herët shkroi në frengjisht "Salomenë," që marroset fare pas Gjon Pagëzorit dhe kur pa që këtij nuk i shkonte mendja fare për atë dashuri i kërkoi kokën e tij mbretit e tha fjalën zëlartë që nuk kthente, se do ta puthte gojën e tij. E ai nuk donte. I tillë kish qenë gjithmonë tërbim i tillë.
Pagëzori akuzon me të madhe mbretëreshën e mbretin për mëkate epshi, dhe duket se versionet biblike thojnë se e ëma Herodia ja kërkon kokën përmes së bijës që ja pati bërë fort qejfin kur e kish nderuar me një vallëzim në ditëlindje të tij a diçka e tillë. Ose vetë Herodi kishte nevojë për atë shkak.
Por sipas Uajlldit, ishte Salomeja që kur e sheh marroset pas tij. Është dashuria thotë ai, jo një mama që ka kontroll të plotë mbi bijëza. Vajza është kapriçoze sa më ska. Një shtrigane që ndez e fik njerëz si qirinj. Ajo marroset fillimisht pas trupit pastaj pas kokës e pastaj pas gojës së Gjon Pagëzorit. Ajo e kërkon kokën e Gjonit që t’ja puthë gojën. Dhe është poetike e sensuale gjithë kohën, e fjalët e mira që ja hedh janë vargje të bukura.
E ëma mbron kërkesën. Tetrarku ofron një të tillë larmi gurësh të çmuar që ka vetëm tek një mijë e një netët, që ajo ta lerë profetin dhe të mos e ngatërrojë me një zot e ardhmja e të cilit është ende e paqartë. Ka zëra që thojnë se i pëlqente predikimi i tij.
Shfaqja tani. Ajo vazhdon më tej Uajlldit nën drejtim të Shakalugës (Carlo Sciaccaluga), që është një regjizor që dhe më herët ka provuar skenën e Eksperimentalit. Ndoshta arbëresh? Ka diçka shqiptare tek ai.
Dy roje, profeti, hëna. Një mbrëmbje, kapiteni. Një vajzë. Salomeja, e ëma, njerku sovran, hebreu stereotipik me duart mbledhur në gji e gishtat që i lëvizin gjithë kohën sikur numërojnë diçka, prifti jahudi fjalëpak por me qëndrim skeptikocinik, i dërguari romak i Cezarit, që sjell verë e ushtron autoritet dhe ndonjë figurant janë aty.
Me një treshe aktorësh të dalluar dhe një total dhjetë personazhesh a më shumë, (me nji aktor ma pak) me një regji që nuk di fort mirë ta vlerësoj. Pak inovatore. Pak gjallëri në lëvizje. Me kontekste që ndërpriten. Me ndriçim cka. Por, me protagonistë të realizuar.
Alert Çeloaliaj është protagonist i shfaqjes. Personazhi i tij është edhe paksa narratori. Krijues i familjaritetit historik me narrativën e shfaqjes. Ai na tregon si ka vrarë njërin prej të afërmëve dhe është martuar me të shoqen e tani i ka sytë te bij e tyre. Ai na tregon për kapitenin e rojeve që u vetvra në fillim të shfaqjes si ishte bir i një mbreti të mposhtur, për Cezarin dhe mardhëniet me Romën, për mbretin rival. Për aktet e veta. Dialogët e tij tentojnë të jenë monologje rrëfimtarie e gjallërie dramatike. I dehur, i brishtë e i pushtetshëm. NJe tian i papergjeshem zemer lig qe dominohet nga nepsi e grykesia. Me makiazh që ja theksonte tiparet e karakterit. Një rol i mirë. Rrobat e tij nën kostum kujtonin një zyrtar. Te gjithe te tjeret bashke nuk folen sa mbreti. E shtigje qe u ndoqen nder fjale ishin shume me pak.
Salomeja që e luan Ermira Hysaj ka joshje e zemëratë për ti përzier në doza të ndryshueshme për të krijuar sfidantin e protagonistit në zhvillimin e veprës. Ajo kërcen dhe ndjellshëm përsërit fjalë që janë të latuara me sensualitet. Por personazhi i saj ka pak larmi, megjithëse ndjenjat e tij janë të forta. Përdorimi i zërit prej saj është kaq i aftë dhe e plotëson kaq mirë portretin. Kercimi sic e permendem nuk e pati ate dehjen qe shpresonim, por pranojme qe kjo eshte edhe disi rrethanore.
Yllka Mujo në një rol fort të mirë. Herodja e shoqja e Herodit kishte marrë nga Mujo tipare të një gruaje të fortë të sotit. Lirshmëria e saj dhe energjia e saj dhe aftësia e saj për emocion janë fort të dashura për ne.
Pastaj edhe Vin Bejleri si Gjoni, një profet i çakërdisur pa pikën e qetësisë hyjnore. Dramatik, por një pjesë e interpretimit të tij ishte e regjistruar dhe luhej në bokse disi me pak zhurmë, brenda atij podit që thamë. Një akt antikatolik i zotit Shakaluga.
Skenografia e pjesës nuk më pëlqeu kushdi sa. Edhe për vallzimin mendoj se ka pozicionuar Hysajn në një parehati. Ushtrimi koreografik në figura me këmbë mendoj se ishte një teknikë pak spirituale, megjithëse vallëzimi pati edhe figura të tjera më të këndshme. Në ato pjerrësi i vihej froni edhe Herodit dhe Herodjas. Ajo lartësi në rastin e e tyre është disi më e pranueshme, por kjo nuk është edhe aq simpatike as për Gjon Pagëzorin që duhet të rrijë aty brenda, megjithëse ma merr mendja që dilte.