jo jo, prit se ...
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Të vërtetat tona dhe bota dhe ne, Nëntori i ftohtë

​Më në fund Netflix-i foli edhe shqip. Një film kosovar me titullin ‘Nëntori ftohtë’ prej regjizorit Ismet Sijarina, prodhim i vitit 2018, që ofron para audiencës ndërkombëtare një vështrim të shpejtë në realitetin e Kosovës të fillim viteve 90-të.
Në qendër të filmit është një tematikë e rëndësishme për ne shqiptarët andej e këndej kufirit, ajo e bashkëpunimit me pushtues, shtypës e dhunues. Një temë që për ne mbetet aktuale e një temë me të cilën shumica e Europianëve, ka pasur nevojën të përballet,ta trajtojë a ta hedhë në harresë, kapërdijë e fshehë, pas Luftës së Dytë Botërore, apo edhe gjatë asaj fushate akademike e shoqërore që e quajtën postkolonializëm e që kulmoi me sulme mbi monumente.

Fadili është një njeri, i luajtur nga Kushtrim Hoxha, nuk ka si bëhet më njerëzor. Bën atë punë që bënte edhe baba i vet, për të cilin edhe i duhet të përkujdeset, meqenëse ky i fundit i goditur prej ndonjë paralize nuk lëviz e flet. Dashuria e tij me gruan, luajtur prej të aktores fort të dashur prej nesh Adriana Matoshi, e bën edhe më njerëzor. Edhe familja me djalin adoleshent e vajzën fëmijë janë penelata të brishta e plot ngjyra që shtojnë njerëzore.
Viti është 1990 a 1991. 
Shumica e punonjësve shqiptarë të kompanisë jugosllave japin dorëheqjen ose pushohen pasi serbët me Miloshevicin në krye zhbënë autonominë e Kosovës e nisën fushatën shtypëse që helmonte fëmijë nëpër shkolla, rekrutonte të rinjtë ushtarë në ushtri për ti vrarë diku, mbyllte shkolla e plot e plot.
Miku i Fadilit, Arsimi, luajtur prej të mirënjohurit Fatmir Spahiu, që nuk është pjesë e administratës, por pjesë e punëtorisë së kompanisë, jep dorëheqjen bashkë me shokët e tjerë dhe e fton Fadilin të dorëhiqet e bashkohet me të vetët, por Fadili peshon situatën, baba i sëmurë, fëmijët për tu ushqy e shkollu, gruaja që është kujdestare për një fëmijë autik të një familje disi më të kamur, që e lëshon vendin, e shpejt mbetet pa punë, banesa që i përket kompanisë e nga ku e nxjerrin po ta lerë punën, pastaj edhe e shoqja zbulon në gjoks një masë të huaj e mendon për një tumor e mjekimi i duhur ofrohet vetëm në Beograd, e kështu me radhë.
Gjithë këto faktorë e detyrojnë të ulë kokën, durojë përbuzjen e bullizimin prej të vetëve që shkojnë deri aty sa kërcënojnë që ta vrasin. Ndërkohë edhe djali vuan përçmimin e bullizimin në shkollë.
Për të zbutur edhe më tej pozitën e protagonistit tonë, edhe Arsimi që e pat paralajmëruar Fadilin për marre që po i linte vetes e shpisë, në fund i thotë Fadilit se u nxitua që e la punën e se tani nuk po i dilte më zot familjes, e ta kish pas prap mundësinë nuk i kish ik shkjaut punëdhënës prej zgjedhe e as dhomat e shpisë nuk i kish shit e nuk kish përfundu ne treg duke kultivu vese.
Si përfundim Fadili përfundon i vrarë prej shqiptarësh të rezistencës, që nuk e falin tradhëtinë, megjithëse ai tashmë kish marrë vendimin të bashkohej me të vetët, kish nxjerrë dokumenta inkriminuese madje edhe kish rrahur paq eprorin serb të luajtur prej Emir Hadzihafizbegovic.
 
Pa u bërë fort gërrnjarë, me ‘jo po këtu e jo po aty’, duhet të pranojmë se cilësia e filmit është e lartë, një film që shkëlqen me lojën e mirë të aktorëve Hoxha dhe Matoshi, dhe gjithë trupës, që kanë gjithë aftësitë e nevojshme për të përmbushur çdo detyrë që marrin përsipër prej skenarit e regjisorit. Një film që ja del me sukses si në shkarkimin e ngarkesave emocionale tek shikuesi ashtu edhe në krijimin e një aure vërtetësie e lidhje njerëzore.
Një film që spikat me muzikën, me fotografinë, me thjeshtësinë e rrëfimit.
Pa zvarritje të kota, pa stërhollime të tepërta.

​Filmi është i vetëdijshëm për detyrën e vet për denoncimin e një regjimi shtypës e dhunues që u përthith në vorbullën e vet kriminale për të vrarë e gjymtuar shpirtra edhe njerëz, por edhe për të bërë apologjinë e njeriut të thjeshtë, që e ka të vështirë të ngrejë krye e të vihet në barrikadë bashkë me shokët.
​
Në përmbledhjen përshkruese të filmit në faqen e njohur të promovimit të kinemasë IMdB https://www.imdb.com/title/tt7637874/ shkruhet: “Fadili, një arkivist, e gjen veten në situatën e vështirë ku i duhet të zgjedhë mes dy mundësive, për cilat e di se janë të dyja të gabuara. Si pasojë e vendimit të tij të pavullnetshëm e padëshiruar, ai ‘kapërdin’ turpin dhe duron presion që i vjen prej gjithë anëve.”

Dy mundësi të gabuara?

Për ta bërë disi më të pranueshme, për spektatorin kosovar, dilemën me të cilën ballafaqohet protagonisti, skenaristët Arian Krasniqi dhe Sijarina nuk e kanë lënë heroin tonë pa heroizma. Ata kanë shtuar në narrativën e filmit edhe një degëzim në të cilin protagonisti arrin të nxjerrë prej arkivës së ndërmarrjes ku punon një seri dokumentash që provojnë krimet e serbëve në Kroaci, rreh shkjaun shef, etj.
Në shënimet për spektatorin në fund të filmit rrëfehet se ndodhia ka marrë prej realitetit dhe se dokumentat e nxjerra prej protagonistit vërtetë u morën në konsiderat në gjykimin e krimeve serbe, ca kohë më vonë, në Hagë.

Për mendimin tim këto 'heroizma' janë disi një artificë, një ‘deus ex machina’, megjithëse hapsira që zenë në film nuk është e neglizhueshme. Zhurma e provokimi i filmit do të kish qenë më i plotë pa to.

Për mendimin tim kjo është një tematikë morale e politike për të cilën shqiptarët do të duhet të marrin qëndrime më të hapura. Eksperienca në Shqipëri nuk është aspak e mirë. Edhe sot e kësaj dite tematika e bashkëpunimit me organet shtypëse të diktaturës është relevante dhe riciklohet sa herë që është nevoja, me shembullin më të freskët vetëm pak javë më herët, kur u gatit një ligj që sipas opozitës po riciklohet e ka funksion kryesisht mediatik
Edhe në Kosovë, përflitet e pranohet egzistenca e një numri të konsiderueshëm individësh me peshë në jetën politike e ekonomike të vendit që shpreson të mbajë në fshehtësi e largë vëmendjes të kaluarën e vet. Këta njerëz mbeten pre e lehtë për shantazhime nga shërbimet e inteligjencës apo njerëzit që kanë akses në informacione të ‘klasifikuara’.
Kjo e bën ballafaqimin me të kaluarën një nevojë e ngutshme. Ky ballafaqim duhet qasur nga disa anë, më e para nga të gjitha ka në vëmendje viktimat. Kemi të bëjmë me është një tematikë që prek individin e kolektivin[i].
Kemi të bëjmë me një problematikë që ka nevojë për pragmatizmin maksimal të mundshëm duke pasur në vëmendje ndikimin e jashtëzakonshëm në funksionimin e shtetit të ri.
Një tematikë që duhet të marrë në konsideratë faktin se aftësia e njerëzve për të duruar dhimbje, dhunë, humbje, ndryshon. Fakti që ne nderojmë heronjtë tregon pikërisht pranimin e këtij ndryshimi.
Kosova ka nisur të ballafaqohet me dhunën Serbe që prej  më shumë se 110 vitesh. Një dhunë që është shfaqur në masakra e torturë, por edhe në përditshmëri jete të gjatë shtrirë nëpër vite e dekada mbushur me punë, fëmijë, sëmundje e gëzime. Një dhunë pasojat e së cilës ende i njohim pak por që na formësojnë boll.
 


[i] https://www.oltionkadaifciu.com/dimensione-teuml-personales-dhe-kolektives-neuml-diskursin-mbi-peumlrndjekjen-politike-neuml-shqipeumlri.html
Picture
Picture
Picture