Po Bota, ç'do të thotë Bota?
Bota gjen përdorimin prej shqipes, si fjalë, më shumë se sinonimet e veta planet, glob apo togëfjalëshi rruzulli tokësor. Togëfjalshat e fusin botën gjithandej. Bota jonë, bota e kafshëve, bota kinemasë, etj. Është edhe përdorimi zhargonist ti/ai/ajo/kjo/ajo është bota.
Pra vetë titulli Bota, zgjedhur prej autorëve Iris Elezi dhe Thomas Logoreci, të filmit “Bota”, shfrytëzon një fjalë me shumë domethënie. Në fakt ky është edhe emri i një kafeneje pranë një qendre banimi buzë lagunës, nëpër skaje të Myzeqesë. Një ndërtesë e drunjtë mbi ca trarë në mes të një dheu të ngjeshur ranoro kripor diku nga Divjaka, ose më mirë të themi nuk e di ku, është në qendër të filmit. Një peisazh i madh, në plan të parë, nga afër, me shpeshtësi ishte emblemë e filmit. Një album fotografish të bukura me pejsazhe të mëdha e të bukura.
Madje dhe portrete e fotografi me njerëz më largë e më afër.
Shijimi i fotografisë ka fatin e keq të konsumimit shumë kohë. Përdorimi i kohës në një film është objekt shqyrtimi dijshëm e padijshëm. Filmi “Bota” mendoj se ka dobësi në menaxhimin e kohës. Kuptimet prej fjalës janë të ngadalta pastaj bëhen të menjëherëshme. Pa shumë konsukuencë ndër etapat e ndryshme. Kulmimi i ngjarjes mbështetet pak në gjysmën e parë të filmit.
Filmi ka frymëzim regjisorial prej të sukseshmëve që pëlqyen fotografinë e bukur, si pejsazh e portret, por subjekti i saj është kah familja e filmave me ritëm më të lartë, me më shumë informacion. Për ti hapur vend fotografisë skenari vjen i rrallë, i ngadaltë.
Ngjarja, interesante.
Një nënë plakë, paksa sklerotike, me mbesën e vet jetojnë në mes të këtij vendbanimi të izoluar. Tinka Kurti dhe Flonja Kodheli (Juli) shtrijnë linjën e parë të rëndësishme në film. Plaka e ka emrin Noja, si i zgjedhuri për mbijetesë prej përmbytjes që zoti e deshi. Vajza menaxhon lokalin “Bota” si e punësuar besnike dhe familjare e pronarit, Artur Gorishti (Beni).
Në tarracë të lokalit kishte një makinë të vjetër që e shfrytëzonin për të bërë seks Beni dhe kamarjerja bukuroshe luajtur prej bukuroshes Fioralba Kryemadhi (Nora). Këta të dy mbajnë edhe linjën tjetër të rëndësishme.
Juli dhe Nora në miqësinë e tyre mbajnë linjën tjetër, më pak e zëshme, por shumë e rëndësishme, më vete dhe si plotësuese. Kjo bashkë me dashurinë shkarazishte por të fortë të Julit me një personazh të vijës së tretë, që ishte inxinier ndërtimi me firmën që po bënte një autostradë 10 kilometra më tej, bëhen bashkë
Italiani epror i inxhinierit ka një fill të filmit me Benin, një si biçim korruptimi për ta shënuar largësinë e “Botës” nga autostrada më pak nga sa është realisht. Më saktë, 8 kilometra. Kjo marrëdhënie bëhet shkak për futjen në film të një ftese për në lokal prej Benit, pastaj dhe vizitën e inxhinierit dhe italianit, më tej festën te Bota. 2 kilometra në tabelë çelin rrugën për një të pestën e filmit.
Pastaj është edhe Guliem Radoja si një nënpunës që kërkon trupa të zhdukurish prej tërbimit komunist, nëpër kënetë. Ky shfaqet në fillim thjeshtë si kafepirës që endet me biçikletë nëpër ranishten e madhe dhe mbetet i panjohur deri në fund kur zbërthen dramën e vërtetë.
Juli qenka bija e një të përndjekure politike që ja kanë humbur trupin nëpër kënetë. Më herët, ne pamë që Beni tërhoqi nga banka ca lekë, shumë. Madje këtu punonjësja i kërkoi me përulësi të mos i tërhiqte të gjitha se kjo do të ishte mbyllja e tretë që i ndodhte në karrierën e saj të shkurtër dhe për këtë do ta pushonin, po ai u tregua vërtet shpirtkazëm dhe e la në fatin e vet. Në fakt nuk kishte faj, një tjetër shpirtkazëm që i kishte dhënë ca lekë borxh i donte prap, të gjitha. Me ngut.
Parat qenkan të dëmshpërblimit që Beni ja përvetësoi gjyshes së Julit me ndonjë kushedi çfarë dredhie. Plaka kishte thënë në një prej komunikimeve të veta të mjegullta se Beni që pas marrjes së firmës ishte zhdukur, por Juli dhe ne nuk e morëm vesh për ç’firmë bëhej fjalë. Dhe plaka nuk përzihej më gjatë, karakteri i saj ishte kryesisht aforistik.
Një i pagojë që fle nën kafene luajtur prej Erand Sojlit, një shtatëzani tjetër e padëshiruar e Norës, sëmundja dhe vdekja e plakës, vrasja aksidentale e Norës prej Benit ndërsa kjo i vidhte paratë e fshehura te makina në tarracë, përzierja e disa djemve që punojnë në një lavazh aty pranë në një lojë rinore me Julin, pasioni i kësaj të fundit për tu marrë me pikturë që i bën përshtypje inxhinierit që pëlqehet me të, etj plotësojnë përrenjtë që është filmi dhe subjekti vjen i fragmentuar.
Fakti që kjo qenka një qendër banimi ku regjimi komunist paska izoluar dikur të përndjekur na bëhet i njohur prej një rrëfimi që inxhinieri ja bën kolegut të vet italian gjatë festës që organizohet te bota me qëllim fshehjen e atyre dy kilometrave. Fakti që një informacion i tillë vjen prej burimesh kaq anësore e gjitha njëherazi gati si artific tregon për marrëdhënien disi anemike të vendxhirimit me ngjarjen.Kjo marrëdhënie reduktohet tek mundësia për fotografi të bukur gjatë pjesës më të madhe të filmit. Vetëm në pjesët e fundit ai vend interesant bëhet pjesë organike e filmit, përndryshe ai gati konfliktohet me lirshmërinë, bukurinë e botkuptimin e vajzave.
Personazhet nuk krijojnë hapsirën e nevojshme për një trupë kaq simpatike artistësh të realizojë potencialin e vet. Gorishti sjell një ecje të re në interpretimin e Benit. Një ecje që më pëlqen dhe tregon për përfshirje në rol, edhe pamja e gjuha trupore e tij rrinë mirë, por dialogu i pakët që ngec e kufizon. Kodheli dhe Kryemadhi të dyja janë mirë. Kodheli në një personazh introvert përcjell shumë me sy dhe mimikë, por edhe ajo është kaq e fragmentuar sa mezi arrin ta plotësojë një portret. Fioralba Kryemadhi fatmirësisht ka më shumë shanse të na ngopë me personazhin dhe hijeshinë e vet. Megjithëse po aq qëndrore në film, ajo nuk ka të njëjtën peshë për të mbajtur si dy personazhet e parë dhe kjo mundëson një marrëdhënie më të lehtë e hedoniste me të për spektatorin e karakteristikave të përcaktuara prej natyrës.
Filmi ka muzikë të mirë.
Ambicja e autorëve për një film tej kinemasë së konsumit nuk gjen foltoren e duhur në skenarin e filmit. Vërtetësia e tij nuk shtrohet aq shpesh si çështje meqenëse i shmanget përballjes me vlerësimin e spektatorit aq të apasionuar për gjykime të tilla. Mbetet ndjesia që filmi adreson një publik disi të largët që ndjek ngjarjen si në një libër të ilustruar. Kjo largësi duhet ta ketë simetriken e vet tek autorët. Rruga e zgjedhur në realizimin e filmit shmang rrezikun dhe ngjan me prodhime të tjera shqiptare megjithëse përmasa dhe shpenzimi bëjnë diferencën.
Gjithsesi suksesi që filmi ka pasur në festivale ndërkombëtar na gëzon dhe i urojmë autorëve edhe më shumë suksese. Ky është vetëm një film i parë.