“20 VJET, 2 JAVË E 2 DITË” QË IKËN E NA PRESIN
“20 vjet, 2 javë e 2 ditë” ishte pjesa me autorësi e regji nga Stefan Çapaliku që do ta kishte premierën më 6 nëntor. Unë e pashë shfaqjen në parapremierë. Në shfaqen për profesionistë e miq me të drejtë fjale. Në teatër të Metropolit.
Ngjarja
“20 vjet 2 javë e 2” ditë është periudha që ndante një lyerje të shtëpisë prej tjetrës në familjen e një ish të përndjekuri politik, tashmë i plakur bashkë me zonjën e vet. Vizita e bojaxhiut është një gjë që trondit botën, dhe jetët e pleqve që tronditen më fort në të tjera ngjarje të pleqërisë që po i mpin.
Ndërkohë që spektatorët kthjellohen e pozicionohen nëpër karrike për atë që i pret, një ekran në mur vazhdon pamje nga betejat e rezistencës hungareze ndaj shtypsve sovjetik në pranverën e vitit 56. Pastaj në skenë ka hyrë burri i moshuar. Intelektual e me autoritarizmin mirkuptues të bashkëshortit qytetar e kuazi-borgjez të Shkodrës që po shkon. Mbajtësi i farës së pjesës.
Një mjek që ka kryer studimet në Budapest ka makthin e përnatshëm. Dhe zgjohet e grindet dhe e shoqja i shkon pas fijes herë duke u bindur e herë duke shpotitur si nëpër vete. Burri grindet. Çorapet e mija, sendet e mija, rregullat e mija.
Lajmërohet një lajm i mirë që ka ardhur. Shaka me ofiqin ‘gjeneral’, që nënkupton dicka.
Një monolog. Dhe që justifikon nevojën për përgatitje. Burri me obsesion kërkon që të paktën gjërat e tij mos i lëvizë askush, por gruaja sikur e tërheq me vete dhe në këtë gëzim dhe ai është i mirësjellë dhe i dashur në ezaurimentin e vet.
Dhe gruaja fton fillimisht një bojaxhi e nis e tjerr historinë që do të na tregojë dhe shumicën e detajeve që përmenda më lartë. Aty marrim vesh edhe që periudha e përmendur në titull është periudha që ka kaluar që prej lyerjes së fundit. Zonja e mban mend aq mirë sepse për herë të fundit dëshirën dhe energjinë për të zbukuruar ambjentin ku jetojnë e kanë gjetur kur ra muri i Berlinit dhe pritja për ndryshimin u bë e vërtetë edhe në Shqipëri.
Dhe pastaj mbërrin dhe muratori e pastaj hidrauliku. Këta të tre i dhjesin më të gjithë fillit të ngjarjes që gruaja thur me të tjera pretendime për jetën e dinjitet. Edhe secili me të drejtën e zotit e sheh veten në qendër të gjithçkaje.
Dhe gjithcka shkatërrohet. Edhe lajmi i gëzuar në një tjetër pritje,edhe mundësia për ti gjetur një kuptim gjithckaje në një tjetër rëndesë fizike që përjashton cdo komoditet.
Pastaj ka një tentativë vërtetë të sikletshme për ta përcjell atë mërzi përmes situatës e jo aq shumë fjalëve.
Nga biseda private me autorin di që personazhet qëndrorë janë të njohur personalë të tij dhe ngjarja ka korrespondencë në shumicën e situatave.
Shfaqja
Tre akte? Akti i parë me dy skena e dhe ai dyti me tre, dhe i treti me dy?
Nuk jam i sigurtë, por autori Stefan Çapaliku i thur ngjarjet aq dendur sa shkëputjet nuk janë kurrë të plota. Mund të jetë edhe një akt e një skenë.
Justina Alija në një personazh të mbuluar nga afër. Mosha e duhur, pamja e duhur, qëdrimi i duhur. Në dialekt të vet. Një vlerë e shtuar e pjesës. Një rikthim i saj në vëmendje të publikut me një plotësi të këndshme.
Edhe Guljem Radoja në rolin e burrit shënon një rikthim. Hyrja e tij në dialekt shkodran shumë e mirë. Teksti ja shpërndan ngarkesën jo njëtrajtshëm dhe ai e mban mirë.
Në fillim, në jermin e të moshuarit shpështillet klima shpirtërore që synon të ngjallë pjesa. Lufta vazhdonte në ekran prej kohësh. Dhe gruaja një dorë e fortë për tu tërhequr drejt jetës.
Ajo ka energji, racionalitet. Ajo ka dëshira.
Autori ka ditur të mbushë situatën me pak material. Gjithë skena e parë është në funksion të klimës. Edhe monologu që nis kthesën për informacion e aksion shton aty.
Pastaj bojaxhiu. Kurizitet, përtaci, sëmundje. Pastaj muratori. Mendjelehtësi, vulgaritet, paratërbim. Pastaj hidrauliku. Hall, mendjelehtësi, aventurë.
Të tre vijnë e ngrenë skicën e steriotipit social.
Për ti dhënë hapsirën e veprimit këtyre personazheve autori ka vendosur në mes të skenës një platformë të ngritur prej dyshemesë. Hapsira e një dhome të mbushur prej orendishë të metalta. Dollap metali, divane e kolltukë të metaltë.
Bojaxhiu që vuan nga nervi shiatik dhe është kurioz e dembel fillon e i ofron gruas veshët ku të mbysë disi brengat e veta dhe zbulon që prapa dollapit muri ka një dëmtim të suvasë. Muratori që vjen i tregon bojaxhiut se ka pranuar që ti dërgojë një personi nëpër afrikë 600 dollarë e bashkë me të edhe numrin e vet të llogarisë bankare ku ai do të mund të hedhë 10 milion euro ndër të cilat 4 do të ejnë për të. Muratori tashmë ka një plan konkret për investimin e parave të shumta.
Pastaj hidrauliku.ai ka dërguar të shoqen dhe vajzën në Amerikë dhe ka dështuar në përpjekjen për ti shkuar nga pas ilegalisht dhe në përpjekjen e fundit e kanë ndalur në Budapest.
Ndërkohë ata e bëjnë shtëpinë lëmsh me moskokëçarjen e vet të papërgjegjshme. Rrëmujë. Humor. Konflikte.
Realizmi i tyre vjen bashkë me një familjaritet të tepërt për ne që nuk kemi qenë të aftë të ballafaqojmë ustallarët që na kanë shërbyer nëpër jetë me kanosjen e një rreziku serioz dhe jemi zbythur nëpër sëkëlldi. Qeshja dhe gëzimi janë të rrëmbyera automatikisht. Por nuk e pëlqej këtë automatikishtizëm.
Një llokëm e madhe e vëmendjes sonë mbllaçitet nëpër këtë gaz. Pastaj propozohet të thërritet edhe elektricisti, por si përfundim ai është i panevojshëm.
Burri kthehet në shtëpi. Ai ka thyer këmbën e krahun. Nervozizmi prej gjithckaje që ka ndodhur e ve përballë tre ustallarëve tashmë çakërrqejf nga rakija që po pijnë duke u sorollatur nëpër shtëpi. Ata bëhen gati ta keqtrajtojnë madje nën orientim të regjisorit e varin Tomën nëpër çengelë.
Mezi ikin dhe në fund plaku e plaka mbesin të vetëm në shtëpi dhe vajtojnë e ngushëllojnë të keqen që i rrethoi e i rrethonte prej kohësh.
Sërish një përcjellje e bollshme e mërzisë. Me pak fjalë ti ndjen peshën, mërzinë. Situacionalitet.
Marsias Lila, Pjerin Vlashi dhe Ergys Çekrezi janë të tre mirë. Bashkuar me lojën e Aliajt dhe Radojës shfaqja vjen e plotë e në një paketim korrekt. Skenografia, monitori, që të dy janë konceptuar mirë e i shërbejnë përcjelljes së mesazhit. Një risi e këndshme vendosja e gjithë aksionit në një platformë të ngritur që derdhet.
Një shfaqje që i ngjason eksperiencave të thuajse secilit në përjetimin e ngjarjeve të tilla (kur nuk e ke barrën mbi shpatullat e tua, natyrisht). Pra, historia e dhimbshme e shpërdorimit të jetës nën padrejtësi e dhimbje, kotësia e një dëmshpërblimi të vonuar e simbolik dhe pastaj dallgët e një përditshmërie banale-shqiptare të viteve që jetojmë dhe pastaj rikthim plakjen e pashpresë.
Derdhja e pjesës në dy rrjedha ja zbeh forcën valës. Të dyja janë të mira po te lumi i madh ndoshta bashkohen më tej. Drama e madhe dhe përditshmëria. Lehtësia e kapërdirjes së traumës së madhe prej angarishë qesharake të përditshmërisë është një mesazh që pjesa e përcjell qartë. Kjo padrejtësi rrezikon të kryhet edhe prej vetë protagonistëve. Gati një shfajsim edhe për ne që pamë e shohim shumçka e mbesim si një mulli fatkeq që gjen veten nën sulmet marroke të një Don Kishoti tinzar që i ra rruga këndej.

“