“KARRAMEL”, ËMBËLTIM KALIMTAR I MIKUT QË IKËN SHPEJT
“Karramel” nga Naser Shatrolli ishte të hënën e 28 dhetorit në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Do kisha dashur të kisha pasur një mundësi të isha treguar më dashamirës ndaj autorit, por nevoja të ngutshme nuk na lejnë të presim.
Ngjarja sillej në një ditë të paparapërzgjedhur në bashkëjetesën e një babe e një bijë në një qytet diku në Kosovë, një varrezë jahudishë në afërsi të Mitrovicës; stacioni i trenit i përkiste Fushë Kosovës?
Në fakt jo. Ishte përvjetor i vdekjes së nënës e gruas të personazheve tonë.
Ngjarja kishte një hyrje dalje të kulmimeve të kësaj bashkjetese dhe rutinës së saj nëpër të. Si vrima hapsinore diqysh. Aman o zot. Fup, fup. Fup fup.
Këto vrima thithën e pollën me shpejtësi coprat e një ngjarje që është shpërthyer dhe pastaj rimblidhet në rreshtime thuajse rastësore për të rikrijuar trupin që do rishpërthehet sërish. Një ritëm i lartë që reflektohet në shpërthimet emocionale që aktorët i mbushin me profesionalizëm dallueshëm më të lartë se gropat që pasojnë, ku dialogu duhet rindërtuar për të arritur lartësinë nga ku mund të hidhej sërish në përplasjen që mund të shokojë spektatorin.
Vajza ankohet se baba e shpërfill, baba prezantohet se është ish-drejtor turizmi dhe i dhënë pas femrave, ai tregon se brezi i ri që ai njihte prej miqve të së bijës është mosmirëmonjohës dhe thellësisht i paedukatë, ajo acarohet kur dikush mendon se një vajzë e një djalë mund të jenë miq meqenëse qëllimi i vetëm i meshkujve është me të qi, ai tërhiqet, e beson. Pastaj ajo acarohet pse ai ka harruar përvjetorin e vdekjes. Ajo acarohet pse gjithçka është lënë pasdore për të pi me ca miq artista të hamomit. Pastaj acarohet ai pse i ka humbur një verë e pastaj a është ajo një vajzë legjitime? A tradhëtonte ai nënën? Ai që donte me kap gratë e shokëve dhe bashkëpunëtorëve.
Pastaj gjihet ajo shishja e verës që në fakt ja kishte dhuruar vetë Tita në aeroport të Prishtinës. Një verë që i kujtonte Jugosllavinë e humbur, ku jeta kishte të tjera drejtime zhvillimi e mundësi lëvizje e arritje. Maksi acarohej keq fare kur dikush ja kujtonte që emri i tij i vërtetë ishte Maksut.
Pastaj ishte një polic me të cilin po të ishte qi ajo me atë, ky e përzinte nga shpija se ai polici i kishte thënë se ishte spiun i komunistave. Në fakt ajo nuk ishte qi, por kishte marrë një avokat për të ndryshuar pronësinë e shtëpisë pastaj prap e prap një seri hedhjesh nga trampoline.
Por aktorëve u merret mendja nëpër kthesa. Shpejtësia e kthimit në rolin që përmenda mundësohet edhe me faktin se kemi shumë maja dhe shpesh të ulëta. Por ka marramendje.
Shfaqja e kishte spektatorin në skenë. Unë për vete isha në prapaskenë. Por lëvizja ishte edhe rrethore. Një pozicion intim që më pëlqeu.
Ismet Azemi, baba, Maksi, ish-drejtori, qejfliu, i pëlqyer i shtetit jugosllav, pijaniku, vejani, sentimentali agresiv, hedonisti nga halli.
Driada Matoshi e bija, rebelja nevrike e idhnake, provokatore e pafajshme me njëfarë ezaurimenti, por e re dhe e drejtë, ose ndonjë gjë kështu. Me një tatuazh shqiponje në fundshpinë meqenëse sot burrat e kanë zakon me të pa nga bytha se me të pa në sy nuk ja mban bytha.
Fillimi: (hiq pritjen deri në fillim,) s’kaloi pak e Maksi u ngrit të bënte një kafe turke dhe tha se Enver Hoxha kështu ja paska pirë gjakun shqiptarëve me çezve kafeje. Nga hiçi aty, një atentat mbi shokun Enver. Është ky një mendim i autorit apo i personazhit? Shoku Enver një gjakpirës? Ky bir i popullit që rithemeloi e mbajti mbi valët e pas luftës së dytë botërore shtetin nevrastenik shqiptar vërtetë tregoi gjakatari të pashoqe dhe obsesione, por ka gjasa që mos jetë fort largë normalitetit si udhëheqës në ato vite të para, meqenëse e ndihmon fakti se ishte në krye të një force komuniste dhe se ishte edhe në ndikim të madh prej ushtrisë jugosllave, asaj të kuqe, etj., që mund të gjykojmë se nuk e përfillte fort heroizmin e ushtrisë nacional çlimtare shqiptare.
Gjithsesi kjo zgjatje kaq e kotë erdhi vetëm prej një fjalie për pirje gjaku me çezve të kafesë prej shokut Enver. Asgjë tjetër nuk vazhdoi këtë drejtim.
Edhe kafja u bë pa kujdes. Lëngu u derdh nëpër filxhanin e çarë, por në fakt ai kishte pirë. Pastaj pështyu një gjysëm fruti, pastaj kjo e bija ju lëshua një medemek komshies së vet, por që në fakt ishte një rrotull 60-vjeçare spektatore në rreshtin e parë që u shastis prej sulmit. Ta qi familjen. Ti që ja kallxon gjithë miletit po që qihesh vetëm me policin. Ha, ha, ha. Haha. U nxi nënja e shkretë. Mbeti ngrirë në buzëqeshje se kjo i vajti te ftyra.
A jam unë fëmijë legjitim? Pse nuk më thua mua mirëmbrëma ti që i thua mirëmbrëma katërqind vetave në ditë?
Ti s’di respekt! Gjërat e burrave i bëjnë vetëm burrat! Piçku matre.
Pështymë, zëra të lartë, fjalë të pista, damarë nëpër qafë, muzikë përmallore. Do iki, të mbys, të vras, vër perce moj kurvë, jo nëna ime nuk është kurvë, dil përjashta, jo shpija është e imja. E mirë, prit se harrova.
Padyshim një karrocë e mbingarkuar. Një kali të hazdisur si marrdhënia bijë e babë në Kosovën tejmoderne nuk mund ti kërkosh të tërheqë 88 tematika, 6 kulme dhe 52 histori ndihmëse, dhe një mori gjykimesh e provokimesh. Ndoshta mundesh, por nuk e di kurrë se ku do arrish.
Realizmi popullor. Një farë teatri epik që synon me të shkëput prej personazhit që ti të shohësh qartë fenomenin shoqëror, por atë që pak a shumë ti nuk pret që ta shohësh, por që disi ti e ke parë, por ndoshta jo në skenë.
Konformizëm zoti Shatrolli, konformizëm i varietetit ‘antikonformist’.
Nëse përdoret një marrëdhënie relativisht konfliktuale babë - bijë si foltore për të shprehur opinione politike, historike, fetare, gjinore, kulturore, familjare ti mos po do të thuash diçka vetë? Ku je ti, e ku personazhi? Ku të shohim e mendojmë ne. asnjë indikacion i fshehur ku të derdhim simpati e ku antipati.
Një sipërmarrës i sukseshëm që ka mall për rininë e ikur ndër qefet e pozitës së mirë në ish-Jugosllavi?
Gjykimi për shokun Enver me vizione legjendare të gjakpirjes është i këtij egoisti të manipuluar prej propogandës jugosllave dhe frikws e dëshirës, apo vetë autori mendon se diktatura e inspiruar prej Hoxhës ishte në thelb një fatkeqësi për shqiptarët.
Një përpjekje pë ta shtu tagjinë seksuale ndër ne, por jo me të gjitha gratë?
E njëjta gjë për gjithë situatat e tjera. Një çoroditje në marrje të mesazhit për spektatorin e shkretë. Se dakort që ti skicon dy njerëz në një rrethanë, po fundja kush jemi ne të gjykojmë jetët e të tjerëve? Por kur jashtë debatit vetëm në funksion të plotësimit të karaktereve ose emancipimit tonë të mëtejshëm na vijnë një mullar me qëndrime për shumçka, ne duhet të pozicionohemi, po ne s’dimë ku jemi.
I gjithë emocioni, shpërthimi i aktorëve, vjen nëpër marrëdhënien personale. Aty ku drama është familjare. Pastaj informacionet janë për një dritë tjetër të të parit të moralit (jo aq tjetër), për një dritë tjetër të të parit të jetës në Jugosllavi (për ca ose shumë shqiptarë të Kosovës (nuk e di)), për marrëdhënien burrë - grua, natyrën e marrëdhënieve në fqinjësi, etj, etj. ne na duhet të mbushemi me keto të dytat e të shkarkohemi tek të parat.
Një tjetër pjesë kosovare që i varet në qafë kryeneçësisë së qëndrueshme karakteristike të aktorit kosovar (që si zakonisht merr gjthë sipatinë tonë), energjisë dhe agresivitetit që ne në këtë anë të kufirit nuk na e lejon as edukata familjare më së pari dhe pastaj as katakteri familjar që na e karakterizon në këtë art skenik.
Në përfundim të shfaqjes një nënqeshje dashamire ta gudulis gjoksin vetëm se duhet të keshë qetësinë dhe distancën e duhur.