Për premierën e "Vrasjes së Maratit" në Teatër Kombëtar
Pjesa “Vrasja e Maratit”, që pati premierën e vet në darkë të ditës së verës, tregonte se si De Sadi, burri që i huajti njerëzimit mbiemrin e vet për konceptin e gjërë të ‘sadizmit’ interpreton kuptimin e Maratit. Marati është një emblemë e revolucionit francez. Një shkenctar fizike ai boton revistën “Miku i popullit” dhe është në ballë të grupimeve që zbatojnë revolucionin francez. Ai është në grup të atyre që mendojnë se pabarazia kishte qenë një krim kaq i rëndë sa ata që ishin në anën e përfituesve meritonin ndëshkim. Kryesisht gijotinë, kokprerësen efikase. Marati kishte qenë nga burrat me peshë që kishin vendosur për fatin e shumë fateve. Por i sëmurë nga një degjerim i lëkurës që e nxit të kruhet deri në vetmohim ai duhet ta kalojë kohën në një vaskë me ujë ku e shoqja hedh kripëra ta qetësojë. Duke ndenjur një kohë të gjatë i izoluar në vaskë ai e humb peshën që do t’ja ndihmonte të qenit në asamble apo gjykatë, por sërish letrat e tij asamblesë së revolucionit mund të ndikojnë në vrasjen e disa qindrave apo mijërave. Sipas vrasëses së tij, njëqidmijëve.
De Sadi nga ana e vet, megjithëse ishte markez e i ndëshkueshëm për këtë fakt, u bë revolucionar e ishte ai që u ftua ta tregonte përshtypjen e njerëzisë në fjalën mbi varrin e porsa çelur të Maratit. Nuk di se c’tha De Sadi në varrim, por nja pesëmbëdhjetë vjet më vonë i gjendur i burgosur në spitalin psikiatrik të Çartonit, ai bind drejtorin se do të ishte terapeutike për të cmendurit e atij spitalit, ku edhe vetë ishte i shtruar, që të vinin në skenë pjesën që ai e kishte bërë për tu shprehur mbi ato ngjarje.
Marat/Sad është edhe titulli që më së shpeshti zëvendëson titullin e gjatë të veprës nëpër citime artikujsh interneti, ndërkohë që titulli i plotë paska qenë: “Persekutimi dhe vrasja e Zhan-Pol Maratit sipas të mbyllurve në psikiatrinë e Çartonit drejtuar prej Markezit De Sad”. De Sadi ishte një njeri i fiksuar pas kënaqësisë që mund të përfitohet duke shfrytëzuar trupin njerëzor në mënyra të caktuara, kryesisht seksuale, që nuk kanë pse të kenë përmendje morale. Ishte shthurja dhe tendenca për abuzim, kudo ku shfaqej mundësia që e shpuri de Sadin në psikiatri. Sipas disave kjo ja shpëtoi edhe kokën, që ndër të tjerë ja lakmonte edhe Marati, para se të bëhej për fjalim mbi varr.
Të cmendurit e de Sadit në vepër vijnë me një mangësi. Ata janë racionalë sa për të luajtur në një vepër teatri. Një dobësi për një të cmendur, sidomos kur është personazh i një pjese teatrale, (një dobësi që kryesisht shoqëron çdo shfrytëzim të sëmundjes mendore si bartëse e estetikës dhe mesazhit, me pak përjashtime.) Autori Piter Vais, apo Peter Weiss, nuk e ka vrarë shumë mendjen, atëherë, për ta shtjelluar më natyrshëm lëmshin dhe i ka lënë regjisorët në një parehati çmendurie të koordinuar racionalisht në filozofikishten, politikishten, estetikishten e artistikishten e përjetëshme.
De Sadi, vetë shkroi libra për qendërsinë e qirjes instiktualo-kafshërore në qënësinë njerëzore. Pra, një tjetër i veçantë që racionalizohet, apo të paktën vjen në një periudhë mbivendosje. De Sadi në vepër vjen edhe si regjizor racional e artist, e lirik, e edhe si filozofi i qirjes radikale e edhe si revolucionari i muhabeteve të brendshme të klanit. Një mullar i madh për tu mbajtur nga një personazh i vetëm.
Vepra kishte, veç De Sadit në istikamet e sipërpërmendura, edhe Maratin, personazh që ishte vetëm vetja e vet, një revolucionar me fjalë e vepra revolucionare. Një narrator që komunikonte kryesisht me ne, një drejtor spitali që shtonte këndvështrimin e atyre që kanë një sistem për të ruajtur e ruajtur prej tij,
De Sadi ishte edhe markezi i realizmit sadist edhe regjizor i një shfaqje, edhe komunikonte me dikë që ishim ne. Shkëmbimet e tij ishin të rrëmujshme. Ai herë fliste ashtu që Marati ta merrte fjalën ku duhej e herë. Për rolin që arrin de Sadi në shfaqje unë nuk jam i kënaqur. Në pjesë është një skenë ku de Sadi pak para vizitës së tretë të vajzës që do ta vrasë paralajmëron Maratin se një femër me një trup që duhet ta shijojë, po vjen. Skena mezi e përcillte ftesën me epshoritetin që nevojitej. Shkatrrimtaria në marrëdhënie ndërnjerëzore që nxit De Sadi vjen si prej një shkencëtari fiziologjie, maksimumi një autopsist. Rolin e sillte Viktor Zhusti që i rezistoi largimit prej vetes.
Marati rrinte në vaskë. Ai doli një herë për një fjalim në njërin prej dy ballkoneve që ngushtonin skenën. Ai nuk u kuptua se cili i sëmurë ishte e ç’sëmundje i sillte rolit të vet. Ai vetëm foli fjalët e revolucionarit që lëngon. Pranë i rrinte gruaja e vet e përkushtuar dhe shtrembaluqe. Roli i tij ishte qendror por teorik, politik. Një problematikë e gjithë shfaqjes ky karakter i theksuar aforistik i tekstit. (Kur duhet të mendosh gjithë kohën sikur coroditesh pak,) Hervin Culi ishte Marati. Besoj që kontributi i tij duhet të kishte më i plotë në diferencimin e dy personazheve, Maratit dhe të sëmurit, megjithëse problematika mund të jetë sjellë kryesisht prej tekstit. Ai pati hapsirë për disa shprehi të fytyrës që gjithsesi nuk plotësuan një personazh. Si vetëm Marat roli i tij ishte një barrë jo e rëndë për aktorin.
Më tej një katërshe pararojë dhe një grup të çmendurish të padiferencuar që i përmenda. Katërshja ishte vecanërisht domethëse në jetën e teatrit shqiptar. Ata i dhanë pjesës një plotësim me tekstin e kënduar, një muzikale. Një provë e vështirë për secilin akton. Erand Sojli, Egzona Ademi, Flaura Kureta dhe Mateus Frroku sillnin një freski në skenë me tekstin e kënduar natyrshëm që harmonizohej cuditërisht mirë me grinë e fjalimeve që pasonin. Të çmendurit gjithashtu ishin një bollëk i pëlqyeshëm i pjesës. Ndoshta disi jo i zhdërvjellët, por i pranishëm e i larmishëm sa duhet.
Bukuroshja vrasëse e Maratit, Sharlotë Kordaj nga Lili Bitri. Vjen si një e sëmurë me depresion që e kapërcen ligështinë dhe sjell heroinën që mendonte se duke vrarë Maratin do kursente mijëra jetët që kërcënonte tërbimi i tij. Personazhi ishte i plotë, kishte edhe një aristokrat të cmendur që i ngjasonte disi de Sadit dhe ja thoshte vetëm asaj atë që de Sadi na e thoshte të gjithëve dhe që i shtonte një tjetër çmenduri grupit të çmendur.
Tregimtari i pjesës prej Helidon Finos ishte një tjetër personazh simpatik. Luajtur këndshëm dhe me një qetësi që mungonte në pjesët e tjera ai lejoi një shijim të punës në përkthim të pjesës prej Ardian Klosit më të madh se të tjerë. Rrëfimtari herë pas here na ftonte të reflektonim për kohën tonë e për ngjashmëri. Një linjë, "kjo e ‘aktualitetit’ me pushtetarë që mendojnë vetëm për vete," që përçohej edhe prej gjithë të tjerëve.
Edhe dy rojtarët e çmendinës, veshur me uniforma të zeza, vijnë si prej kohës sonë.
Të çmendurit, drejtori, de Sadi, narratori, Marati, vrasësja vijnë të gjithë me radhë, prezantohen e bëhen pjesë e vorbullës që vjen shfaqja. Pjesa organizohet në terma kohorë në tre cikle që përkiten me vizitat e vrasëses Kordaj në shtëpinë e Maratit. Dy herë e shoqja ja mbylli derën dhe e largoi por ajo u kthye deri sa kreu vrasjen. Blerja e një thike prej Kordajit, rrahja e de Sadit ndërsa tregon revolucionin, meqenëse kështu mund ti sjellë ndonjë kënaqësi atij, joshja e Kordajit prej aristokratit të çmendur dhe predikimet e zjarrta të një prifti që është pasues i Martit janë disa prej ndodhive që plotësojnë ngjarjen.
Tre maja të pjesës ishin fjala e secilit prej protagonistëve, De Sadit, Maratit dhe Kordajës. Gjithë kjo plotësuar me parodi gazmore e filozofike të katërshes shto dhe veprim e fjalë prej të sëmurëve. Një volum të bollshëm mesazhesh e pune.
Gjithsesi pjesa sikur humb tensionin. Ngasja për të pasur spektatorin si një dëshmitar të afërt, gati ndërveprues, në zhvillimin e pjesës kishte prekur regjizorin Arben Kumbaro. Ndoshta nxitur prej vetë tekstit, por ky mendoj se ishte problemi kryesor me shfaqjen që vjen si një lëshim kumtesh mbi spektator duke i rrëmbyer kështu hapsirën e duhur ndërveprimit mes personazheve. Në kohën e shkrimit të tekstit diku në fillimin e viteve 60-të të shekullit të, dhe në vëniet e para në skenë, kam përshtypjen se do të ketë qenë e veçantë eksperienca e këtillë, por për një njeri si puna ime që lexon në rrjete sociale e faqe të tjera interneti rreth 50-të aforizma filozofik e politikë pothuajse çdo ditë, ku estrada e përjavshme e së dielës thotë se deputët tanë janë qenër që duan të vrasin njëri tjetrin me lehtësinë e një barsalete me të dehur, ku vetëdijësimi politik e shoqëror i individit nuk është më çelësi magjik i ndryshimit, ky komunikim kaq i afërt me publikun vjen shpërdorues. Ai është si një e çarë prej nga rrjedh presioni që duhet të shtypte spektatorin, ndërkohë që i jepet si peshë për ta mbajtur në dorë e që po e lodhi ta uli përtokë. Është kjo çarje që mpak De Sadin e Maratin. Zjarri që duhej të bubulonte në skenë i vjen secilit në sallë si një qiri në dorë.
Pra, pjesa është e mirë, por prej saj del i njëti që hyre, aspak eurforik e i dehur.