Lufta e Dytë Botërore dhe imagjinata heroike për veten time
Djemtë e kanë nevojë të imagjinojnë veten në luftë, e qorrollesur në syhapësi (nëse kanë fat sa duhet, natyrisht,) të prodhojnë vizione fluturake në plotësi të përparuar.
Kryejnë heroizma dhe mbajnë fjalën e fitores. Ata ndoshta edhe mbledhin të mirat e fitores. (Vajzat? Ndoshta edhe vajzat, po kush i njeh ato?)
Djemtë padyshim që mendojnë për veten edhe rrezik tjetër jo kaq kolektiv në bazat e veta, se i madhi pafundësinë e rrugëve nuk e mbajti vetëm për vete, por pastaj do humbnim.
Pjesmarrja në luftë dembabadem ka qenë një nevojë që kërkonte forcë dhe njëfarë kokrisje, që domosdo sillte nder të madh, megjithëse kishte njëfarë pashmangshmërie tragjike. Por, mund të shquheshe. Grekët e lashtë i dhanë za këtij muhabeti duke i dhënë shembull vazhdimësie të qëndrueshme ndër vëmendës të vëmendjes. Ata ja çelën Akil këmbshpejtit një shteg nëpër gërma që del mu këtu.
Nuk di nëse ishte lufta me shpata nëpër lagje, filma a libra që kishte vrarë së pari civilin, që do rilindte në mua, por Lufta e Dytë Botërore kishte meritën për themelim të fjalorit imazho-kuptimor të heroizmit vetjak në mua. Të paktën deri në të dinjitetshmen moshë të braktisjes së fëmijërisë për të hyrë në djalërinë e vonë.
Ishte ajo që e furnizoi me imazhe këtë prodhimtari imagjinative.
Lufta e Dytë Botërore kishte gjetur tek unë heroin që e humbi pa e përdorur, (shyqyrzot i madhërishëm.)
Pas nesh e ndër ne kanë të tjera luftra, por prurjet e njohjes të fëmijërisë sime socialiste, diku nëpër të 80-tat, e kishin me zell promovimin e rëndësisë së kësaj lufte dhe karakterit gati legjendor të realizimit të saj.
Secili duhet ta ketë luftën e vet, qoftë edhe për fatin e keq që e ka. Në mos po tamam të vetën diku aty pranë. (Sa më largë qoftë, që mos qoftë!)
(Edhe duelet qofshin sa më largë!)
Lufta pra. Në kontekst të historikes ajo rrezikon të degradojë shkëlyer nëpër preferenca si plackë prej nga mund të shkulen gurë të cmuar.
Jo!
(Rreziku?
Lufta e Parë Botërore kishte qenë gjithashtu e nderuar. Breza kositur nëpër ara prej urrejtjes kryesisht jopersonale.
Fantashkenca e mbushur me luftra.
Të apasionuarit e gjuetisë kanë repartin e vet.
Don Kishoti çan shekuj me ushtë.
Dremit i miri Shvejk.)
Lufta e Dytë Botërore kishte të gjallët.
Kishte miliona viktima; secila me një dhimbje të madhe. Një personalizim i plotë i Luftës, që u ofrua më vonë.
Japonezët kishin çuditur Azinë. Dhe i lavdishmi byrazer amerikan kish skalitur në trupin e vet një prazmore magjike dhe ca bombëhedhës, që u deshën vite të përktheshin në heroizma.
Fatkeqësi e madhe. Dhe triumf i plotë. Tamam siç na e lexon porosinë tonë natyra jonë shtazore.
Pastaj heroizëm rus nëpër letra.
Pastaj francezët alamet filmash me rezistencë.
Pastaj filmat amerikanë. Një heroizëm më i sofistikuar agjenturoro djaloshar.
Pastaj “alo alo”, seriali anglez i bukur e humoristik për rezistencën franceze. Pastaj filmat u rikthyen më me forcë.
Pastaj dokumentarët, pastaj...
Një emër. Piktura. Albumi fotografik i pikturave me tematikë nga ajo e ushtrisë popullore.
Pastaj Mata Hari. Pastaj kampet e përqendrimit.
Pastaj i nderuari Remarque. Hebrejtë, fillimisht të pashqueshëm, u bënë gjithnjë e më të qartë në racizmin që nuk kurseu as sllavë (nderim për shokët sovjetikë) e romë e armiq e civilë. Gaz e vdekje dhunim e shfarosje.
E dyta Luftë Botërore kishte skenën e vet; përballë së cilës unë gjeta një qoshk të qetë për të kundruar; me një shtyllë disi pranë dhe përpara karrikes me numrin e biletës sime.
Lufta e Dytë Botërore për mua nisi në rrëfimet lozonjare të gjyshit tim, Sejdinit. Plaku bardhosh e bukurosh, me faqet e rrufitura, ishte ciceron në shtëpinë muze të një heroi të Luftës së Dytë Botërore, në qytetin e Elbasanit: Qemal Stafës. Atij që me vdekjen e vet zgjodhi ditën për kujtimin e çdo dëshmori edhe sot në Shqipëri. Ky hero i ri, idealist dhe dashamirës e kishte një shtëpi katërdhomëshe, me një kat, në cepin e një kuadrati vilëzash, ku më të mira e ku më të këqija, në lagjen karshi times. Kur ikja prej kopshtit, drekave të herëta me shi, ose jo, unë flija nëpër shiltet e shtëpisë së heroit, ku gjyshi im kishte dhe një koleksion fluturash, që në atë kohë mendoja se ishin thjesht flutura ngulur në një fletëz bukëpeshku me gjilpëra me kokë.
Gjyshi im tregonte si duke qeshur se si ky kishte vënë një mitraloz në një grykë dhe kishte palosur kushedi sa qindra gjermanë kur kishte qenë partizan. Ai duhet ta hutojë disi hazdisjen e kureshtjes sime fëminore.
Një mitraloz diku dhe breshëri. Si filma, e ke parasysh? Njeriu me top. Një imazh që ai e ndante edhe me rininë e mëvonshme.
Daj Musai, kur ma çmitizoi betejën heroike të gjyshit, nuk ishte i vetdijshëm për çiltërsinë e besimit tim. As unë nuk isha. Ashtu shkoi ajo punë, por aty kishte qenë një fëmijë.
Imagjinata heroike për veten është një kukudh me shtatëmijë sy që këshillon ç’i ka qejfi, ndaj kontrolli është objekt vëmendje të kuruar. Por gjithsesi, ritmet ishin të ngadalta dhe në atë kohë informacioni ishte më i pakët e lehtësisht i kontrollueshëm.
Partia komuniste shqiptare kishte lidhje të shëndetshme me Luftën e Dytë Botërore si produkt direkt i veti, që ishte. Ndaj edhe unë, ndaj edhe prurja që po thonim ishte luftarake. Shumica e muzeumeve ishin të Luftës së Dytë Botërore. E ku e kishe ti një të tillë arsenal të bollshëm luftarak për ta kqyrur veçse në muzeun e Luftës së Dytë botërore? Aty shumica e armatimit dukej të ishte në gjendje pune dhe nëpër ëndrra rutinë ti filloje aksionin duke bastisur muzeumin. Ngutja nëpër terr për rrëmbim të armës është një paraskenë luftrash në lloj lloj rrëfimi për lloj lloj lufte, por lufta me armë bëhet. Një njollë.
Ngutja nëpër terr në…
(Në fakt ishte edhe pistoleta e babit, e zborit, por ajo ishte pak si shumë e rëndë dhe me të në dorë nuk mendon hiç për qindrat që palos tërbimi yt jopersonal, heroiko-gazmor.)
Njëherë në një qytet lexova në anglisht një vepër për persekutimin e disa autorëve hebrenj që aq qartë kishin kontribuar për atë që ishte e do bëhej qytetërimi ynë.
Një herë i betohesha një të njohuri hebre se unë isha radikalisht kundër çdo forme të racizmit. Por, meqenëse nuk paraqitej ndonjë formë rreziku dhe dukej qartë se unë kisha holluar ndjeshëm lëngun magjik të heroizmit, për shkak të fatlumërisë së paqes ku na la e madhërishmja Luftë e Dytë Botërore (e na çoi zhvillimi e masivizimi i njohjes,) gjithë fjalimi im rezultoi i pavend dhe disi patetik. Por gjithçka kishte ndodhur tashmë.
Pra, isha rritur dhe Lufta e Dytë Botërore kishte mbetur e largët, nëpër shilte, e madhe. Me gjyshër e gjyshe, që kishin eksperincat e veta. Me halla që ishin; filma që vinin, e mbiinformim e kështu me radhë.
Por Lufta e Dytë Botërore nuk ishte tamam lufta ime. Lufta ime fatmirësisht nuk ka ndodhur. Shpresoj kurrë të mos ndodhë, kaq pak heroizëm kam trashëguar nga vetja.
Lufta e Dytë Botërore nuk na furnizoi mirë. Zhvillimet e saj ishin të shpejta dhe të rrëpirta. Mallkuar qoftë.
Lufta është për robotë e mercenarë të lajthitur. Diku nëpër mal. Produktet e saj janë për konsum politik. Falenderim për kolonizatorët e qëndrueshëm.