jo jo, prit se ...
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...
Picture

Durim-
I i
Tiranë
s

A është kjo ekspozitë një rrëfim për një matje?  
"Tirana Patience, siç është edhe titulli origjinal i ekspozitës edhe për vizitorin e mundshëm shqiptar, ndryshe nga të tjerat ekspozita të arteve figurative, sjell si lëvizjen e saj origjinale "tërheqjen e përkohëshme dhe jo shfaqjen e punimeve që kanë qenë të ekspozuara, duke ndryshuar konfigurimin, gjatë gjithë dekadës së fundit."
Hiq atë zellin e madh për të theksuar idenë e risisë, që gjurmohet në përsëritje herë si "origjinalitet" e herë si "ndryshe nga të tjerat",  tërheqja në vend të shfaqjes, në një ekspozitë të arteve figurative është kurioze. Më herët unë kisha dëgjuar për pjesë për piano prej kompozitorësh të njohur që nuk e kishin një notë vetme nëpër pentagram, veç udhëzimeve për mbyllje kapaku që të ndahen pjesët, por tek artet figurative me sa di unë mungonte një zbatim i këtillë. Por ja zbatimi erdhi prej kuratorëve Adam Szymczyk dhe Nataša Ilić. Në fletushkën prezantuese sqarohet që veprat në fjalë i përkasin fondit të realizmit socialist të galerisë. Madje ekspozitës së saj të përhershme. Por  tani ato janë të mbuluara.    
E prap vizitorit nuk i mbetet veç të merret me ato që janë të zbuluara. Ja, unë, një rishtar drejtimdashës në lëm të viguratives nuk duroj dot e merrem me atë që shfaqet. Me ato pak piktura të lëna zbuluar e me ato video a punime origjinale, që janë shtuar për të plotëzuar ekspozitën me ca kuptime shtesë. Një sabotim i idesë madhore të ekspozitës, por e zbuluara gati mjafton për një vizitë.
Picture
Picture
Një beze e bardhë mbulon gjithë pikturën në mënyrë të përsëritur. Por ka edhe ca të tjera të zbuluara. Janë ca që tërheqin vëmendje të shtuar pse shoqet janë mbuluar. Kontekste të reja.
Durimi i Tiranës. Durimi i Tiranës për atë ekspozitë, apo për politiken e jetuar shoqërisht nëpër histori? Durim i Tiranës për atë që ishte përcaktuese e artit figurativ në periudhën e diktaturës? Apo ndonjë tjetër? Ka shumë mundësi të jetë edhe kjo.
Kontekstet tregojnë dhe ato janë disa.
​
Nëpër galeri ishin shpërndarë katër a pesë ekrane me madhësi të vogëlveprimi që krijonin kontekste estetike e etike.
Shfaqeshin xhirime të pejsazhit rus. Me kalërime heroike. me fusha të gjera grurplote e pemë e erë e lirizëm në një ekran që i ndarë përgjysëm dyfishon lirizmin. E në citime jepen përmbledhje të teorisë që prezanton Realizmin Socialist. Nga Gorki për shembull thuhet se "Realizmi socialist dëshmon jetën si aksion, si një përpjekje krijuese që ka për qëllim zhvillimin e paprerë të aftësive të çmuara vetjake të njeriut, me qëllim triumfin e tij mbi forcat e natyrës." Mah.!
Ky ishte ekrani në krye të dhomës në të majtë kur sapo ngjitesh në shkallët e katit të mesit në galeri. Kurse në skajin tjetër të atij holli ku përfundojnë ato shkallë ka një tjetër damar. Ndoshta i të njëjtit qëllim, por tjetër. Atje një vizion i nazizmit apokaliptik me lopata i krijon një kontekst pikturës së njohur, të piktorit të njohur, me aksion, diçka.  
Picture
Picture
Në fakt fotot më sipër nga ekranet janë vetëm fillim për një video prej polakut Artur Zmijewski për një çift  që bëjnë një vizitë te ajo arena gjigande e parakalimeve  e fjalimeve të Adolfit gjakatar në Nuremberg. Një video për dy të rinj në dashuri që bëjnë një parodi e vazhdimësi, e denoncim, për atë që ishte e kaluara e shoqërisë së tyre gjermane. Ata blejnë lopata dhe vizitojnë arenën e lavdishme, dikur në vitet 80-të a 90-të e puthen e dashurohen e shohin kush vjen në arenë si ata për të mësuar a nderuar. Gjithmonë me lopata nëpër duar.
Pastaj ishte një video për një kolektiv, europianolindor, në kohët tona, me kujtime të kohës më herët, ndoshta rus. Pastaj një video e kohës së studimeve e Anri Salës për interpretimin vetjak të pjesmarrjes në një regjim shtypës si ai i Hoxhës prej një aktorje relativisht qendrore, joprotagonise; pastaj një tjetër për hapsirën e brendshme të një dhome ku seksualitete e rutina jete vinin si shënime e foto e portrete e pamje jashtë dritares, diku në Rusinë pranë Odesës.

Por duket se janë pikturat e galerisë ato që të parat zgjojnë kuptimin e ekspozitës për kuratorët. Kontekstet janë për to. Në prezantimin e vizionit kuptimor ata më së pari i referohen kësaj pjese të ekspozitës. "Një lidhje më e ngushtë me disa vepra ..." është qëllimi i ekspozitës. Dhe aty mundësia për argëtim është e këndshme. Mbulimi i shoqeve ka shtuar tek pikturat detaje plot, e mundësira për furnizim të vetes fjalamane me hapsira shoqërore e personale për kuriozitet legjitim.
Picture
Picture
Por në të tilla raste është i madh rreziku të përfundosh në thashethemanaj të padobi. E përfundon në pyetje si: Ç'e donte egzemën në fytyën e elektriçistit shoku Petro Kokushta tek vepra "Në lartësitë e dritës"? Për të shtuar realizmin? Një padurim për të gjetur dobësi tek njeriu i ri socialist? A vajti shpesh për të parë modele në realitet atje majë malit Kokushta. Ç'janë këta elektriçistë si nga palestra e Tiranës 2020? Ç'e pati ai amerikani atë muhabetin me ëngjëj ikona e  homoseksualitet1? Dhe përgjigjet e mbetura prej ekzpozishem të tjera para kësaj pikture janë pak. Natyrisht një pikturë e bukur. Megjithëse trupat muskuloz nuk janë të zakonshmit për repartin e elektriçistëve të atyre viteve e atyre vendeve fytyrat janë të vërteta, dhe liqeni dhe mali dhe reja janë realë. Por siç thotë edhe kategorizimi një realizëm socialist.
Picture
Një tjetër pikturë që ka zgjuar vëmendjen e kuratorëve apo artistëve të tjerë që kanë marrë përsipër të ndikojnë zgjedhjet e kuratorëve dhe të komentojnë ndonjë prej pjesmarrësve, është ajo e "Epika e yjeve të mëngjesit" prej Edison Gjergos. Një tjetër vepër plot hapsirë e hapsirë për interpretime1.

Por këto vepra kanë qenë e janë aty, e mundësia për të folur për to ka qenë e do mbetet akoma, ekspozita me "durim" ka kontekstet e reja për risi të vetën. Megjithëse ndonjëherë nuk mungojnë as veprat e reja.
Ja për shembull një cikël pejsazhesh në korniza që tregojnë ardhmen urbane nga Genti Shkurti. ​
Picture
Megjithëse secila vepër ka vlerat e veta e shtyhet me pejsazhe të tjera në garën për lavdi ndër pejsazhe, ato në galeri vijnë bashkë. Pallatet e reja që do të jenë aty do ta përcaktojnë hapsirën dhe vepra e Aristotel Papës atje në fund na tregon për ato pallate. 
Picture
Pallate të reja që imponohen. Në fakt shikoni se si i kapërdijnë njerëzit e Papës pallatet e tij. Megjithëse pesëkatëshe të zakonshme ato ngrihen madhështor mbi picirukët e humbur përfund, ndryshe nga sa përcaktojnë manifestet e realizmit në fillim ku pejazhi e ka jetën aq sa heroi rri në, ku natyra është sfond për heroin, ku natyra pret për heroin, ai thuajse nuk është. Por ata janë aty. Ja ku janë.
Në fakt ata janë punëtorë. Dhe ky testim i durimit në Tiranë bëhet përmes punës e duket se ky është boshti ideologjik i ekspozitës.
Ja më tej autorja kosovare Doruntina Kastrati me instalacionin "Heronjt publik dhe sekretet e tyre". Një vepër me shfrytëzimin e klasës puntore të sodit në Kosovë ndër mend.
Picture

Picture
Por megjithë të rejat ekspozita e mban vëmendjen tek vetja e jo veprat. Madje as tek vetja, tek interpretimi. Një ekspozitë artesh figurative që ëndërron të jetë një pamflet? Ajo krijon mundësi për vëmendje për detaje dhe reflektime, por si përfundim figurativja humbet territor. Vizitori i ka gjithë shqisat  mprehur. E ne nuk mund të shkojmë pas një interpretimi si shkoi i vendosur ​ky punëtor në drejtimin që nuk tregonte Lenini me parakrahun e humbur, në oborrin e pasëm të Galerisë. Gjithsesi interesant fakti që narrativa etiko-estetike po mundësohen të thuren prej kuratorësh miq.
Duke shpërthyer prej rrëfimit të kuratorëve në fletushkën prezantuese, sukses për ekspozitën do të ishte derdhja prej sallave të saj e polemit të ndriçuar drejt ndriçimit të përgjithshëm, por kjo nuk duket të ndodhë. Pamjet që duhen të shiheshin para Galerisë, që mbuluar me rrecka të së njëjtës ngjyrë të errët prej Ibrahim Mahamas është kthyer në "Pallat ëndrrash", janë vetëm tek pikturat e Lumturi Blloshmit ndërsa muret e çarë prej tërmeti të galerisë përmbajnë qetësi. Meqë ra fjala, tërmeti kish krijuar goxha krisje nëpër mure dhe askush nuk kish harxhuar një dorë stuko për të fshehur gjurmët e frikëndjellësit të madh. Çudi. Një zhvillim do ta zhvillojë? 


1. https://neweasterneurope.eu/2019/04/10/art-and-sex-in-communist-albania/
2. ​https://www.oltionkadaifciu.com/gjymtyret-e-gjergos.ht2ml
Picture
Picture
Picture