Stinët e armikut
Jeton Neziraj me shfaqjen “Pesë stinët e armikut të popullit” gjallëroi skenën e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e së premtes së parë të dhjetorit të 2019-s. Një dhuratë për “popullin” që i është përkushtuar mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, shfaqja ishte prani e festivalit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrtit në vazhdimësi, që sjell këto aktivitete përkrah dezhurneve kolektive e rojës së paprerë, që po gllabërojnë llokma të bollshme nga jeta e të angazhuarve. Shfaqja është prodhim i Qendrës Multimedia, Prishtinë. Edhe në këtë shfaqje Neziraj bashkëpunon me të shoqjen, regjisoren Blerta Neziraj.
Tematika fiks ajo që po ëndërronte ai grup rezistence.
Një parodi për ngadhnjimin e së ashtuquajturës mafie e ndërtimit në debatin për planin e zhvillimit të qytetit. Prishtina përmendet, por duke mos e tepruar aspak në theksim. Mafja e ndërtimit po, ajo përmendet e gjitha. Çuditërisht shumë dëgjohet edhe përfaqësuesi ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara me përfaqësimin e tyre me një administrator të qytetit në bashkëpunimin me këtë mafie janë fort të theksuara. Unë u përpoqa me shpejtësi të zbuloj se ç’zë patën ndërkombëtarët në shpërndarje të lejeve të ndërtimit në qytetin e Prishtinës, por nuk arrita shumë në atë ngut, ndaj i ndejta përfundimit që bëhet fjalë për gatishmërinë e përgjithshme të ndërkombëtarëve për tu përfshirë në zhvatje përmes shitjes së ndikimit e autoritetit andej këndej, e që është e njohur tashmë.