Vdekja dhe qyteti
I.
Historik teorik
Vdekja, thonë të gjithë, e paska ndikimin në jetë gjithandej.
Gatishmëria me i ba ballë vdekjes është ndër caktues të trimërisë. E vdekja njeriun si individ e ban hiç, por ajo nuk ka të njëjtën lehtësi me ngulmimet e njeriut.
Gjithkund njerëzit i kanë ba mur vdekjes.
E prej evolucionit me pasardhësi e kanë lanë vdekjen pas.
Faraonët e mëdhenj deshën me fol me ne e mbas nesh e i bënë varret e mëdhenj. Por më vonë pati pak të atillë. Egjiptianët e lashtë janë pushtu kushedi sa herë që nga kohë e piramidave dhe njerëzit janë shtuar shumë dhe mbretërit nuk ishin më zota. Ndaj më shumë njerëz kujdesen më shumë për varrin e vet. Shumë më shumë. Gjithandej. Edhe ne. Lenini la një vete në mauzeloum.
Edhe mirëqenie edhe marrëdhënia që krijohet.
Vdekja e vendos të vdekurin në një marrëdhënie të re me botën e gjallë.
Familja është e para në materializimin e kësaj marrënie.
Familja nga ana tjetër bëhet njësia bazë e qytetit dhe zbatuese e vullnetit të tij, bartëse dhe krijuese gjithashtu.
Dhe ja ku mbërritëm tek qyteti shqiptar. patjetër shkojmë një herë edhe andej nga varret a varrezat e tij.
Qëllimi i këtij materiali është të tregojë për qytetet shqiptare, se si i realizojnë praktikat e përbashkëta shoqërore, se si i manifestojnë në kushtet edhe ndryshimi edhe ngjashmërie edhe si dëshmi e të kaluarave të ndryshme edhe si dëshmi ndikimesh të tjera.
Qyteti është rritur gjithmonë dhe për ne shqiptarët vjen sot prej një kohe jo të largët, pse urbanizimi i vendit ka ndodhur në masë vetëm gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. E ka qenë qyteti që e ka kriju edhe artin edhe drejtësinë edhe llojin e marrëdhënies mes njerëzve, në besim e humor. Plot referenca për anëtarët e tij. Edhe pasuria e tyre.
E varrezat janë objekt i këtij udhëtimi të dokumentuar në foto e nëpër kujtime e reflektime të çdo joshjeje perceptimesh që lidhin frut.
Në fakt titulli i veprës duhej të ishte "Zhvillime e vazhda urbane në zonat e varreve nëpër Shqipëri në fillim fare të mijëvjeçarit të dytë të erës së re". Por siç mund ta vini re edhe vetë "Vdekja dhe qyteti" është më letrare, dhe pako shembujt e parë që mund të gjeni më poshtë nuk mund të duronin dot më shumë përpikmëri.
Gjithsesi, referenca të kërkimeve të këtilla gjen plot.
Në këtë kontekst mund të kemi edhe rastin për një hulumtim të fshatit, që gjithashtu ka një marrëdhënie edhe më interesante në marrëdhënie me arkitekturë, folklor, e këngë e valle, e vdekje, e vaje.
Unë mendoj se ky cikël artikujsh që po ju prezantoj këtu i përket lëmit të sociologjisë komerciale.
Një sociologji që më shumë se të kryhet nga vetë autori ftohet të kryhet nga kundruesi a lexuesi i përmbledhjes së fotografive që kam mbledhur në vazhdim. Pa relevancë akademike por një revistë shoqnore.
II.
Historik Personal
Një historik i shkurtër i profesionalizmit tim do të thoshte që unë kam filluar të studioj sociologji që kur isha i ri. Nganjëherë me më shumë entuziazëm nganjëherë ca më pak.ndonjëherë unë duke quajur kështu gjithçka dhe asgjë ndonjë herë duke e quajtur kështu të tjerët. ndonjëherë e kundërta. gjithsesi kjo kryesisht ka mundur të më sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të qenë i përfshirë ekonomikisht në jetën e vendit aq sa mund ta duroj dhe të jem mirnjohës.
Ndër këto kala-mendje që mundëson sociologjia unë ushtrova edhe pëlqimin e fotografisë, i ndihmuar nga një aparat shumë i mirë fotografik. I lehtë e praktik. I vogël, e mbahej në xhep dhe ma kish sugjeruar si blerje fotografi profesionist.
Edhe me të unë kam bërë një cikël fotografishë nëpër Kosovë. Plot prej tyre. nëpër qytet. Njerëz.
Dhe një sociolog që i pëlqen të bëj fotografi mbetet i dobishëm.

Ndër foto në Kosovë unë bëra një numër të madh syresh në varreza të befta në qytetet e Pejës dhe Gjakovës. Duke ec unë rrugë e pa rrugë për të pa qytetin hop gjendesha në mes të një varreze. Mu në mes të Çarshisë në Gjakovë, kthej unë djathtas ja ku jam në mes të një varreze në oborrin e xhamisë. Me obelisqje në miniaurë. rresht, qetësi, e bar.
Derën e hapa vetë, asnjë njeri nuk ishte e u lëshova unë aty, bam e bum, e i bëra kushedi sa fotografi gjithandej. |
Hasja e tyre ndodh jo shumë largë qendrës. Ecja ime ishte e kuturushme dhe qytetet jo fort të mëdha, ndaj nuk mund të kisha shkuar larg. Megjithëse zona rreth varrezës nuk duket të ketë shumë kohë që ka mundësuar përthithjen e varreve brenda zonës së banuar, afërsia ka qenë e madhe. Por për të qenë edhe më të qartë me këtë afërsi, ja kjo xhami në një prej cepave të privilegjuar të fundpazarit në Pejë, që mban varret e Ali Pashë Gucisë dhe Haxhi Zekës, që na kujtojnë për mëmëdhe e dashuri për të, siç mban edhe plot varre të tjerë që nuk i merr dot vesh.
Bukuria e delikatesa plot ojna e arabishtes, meriton ti jepet e drejta ti kontribuojë larmisë pamore të urbanes, e ta përkujtojmë si një periudhë me vëmendje te estetikja e përkorësia familjare.
A është kjo edhe një kujtesë e asaj që ishte edhe ndër Shqipëri gjithandej?
E pastaj kur i pashë të gjitha bashkë, thashë: pse nuk po e ndjek unë pak kte punë?
Dhe shëtita pak qytete më vonë me zell politik-sociologjik dhe u përpoqa të sjell një material sa më të bollshëm dhe të organizuar sa më mirë që mund të hyjë në punë për reflektime të lloj llojshme. I papërfunduar natyrisht. I shoqëruar me një tekst që pëpiqet të jetë një manual, ose të paktën shembull për një manual për figurativen në varreza.
Për të gjurmuar ekuilibret mes estetikes dhe etikes. Mes religjozes dhe pavetëdijes dhe arsyes.
III
Qasje
Diskutimi se sa urbane e sa afër qendrës së kuptimeve për jetë janë këto varreza? Ku janë të tjerat? Ç'historik kanë ato? A i përkasin një ngjarje a një procesi?
Jam dakort që nuk mund të zhvillohet shumë i informuar bazuar prej këtij kërkimi, por siç edhe thashë ky është një nxitës i interesit sociologjik e jo ngopës i tij.
Varrezat e varret janë një ojekt kaq privat dhe ndjesi të thella te gjithësecili ngjallen, por këtu unë përp
iqem të ballafaqoj lexuesin me një të atillë rrëfim që më duket si i arsyeshëm e tërheqës për lexime të këtilla.
Sociologjia për revista on-line siç mund ta konsideroj edhe unë prurjen time në këtë faqe interneti që më përket mua, është e mirënjohur dhe ka pak vend për prurje të reja, por një kuriozitet që kërkon dobi të tregtueshme si ky i imi na sjell këtu.
Ky kërkim për material që mund t'ju shërbejë për refkeltim sociologjik nis në Korçë.
Romantizmi shqiptar dhe marrëdhënia e tij me orientalen dhe gjithë ndikimi në marrëdhnien e njeriut me qytetin dhe me vdekjen.

IV.
Gjetje
Qyteti shqiptar, tamam si tek ajo teoria e Tomas Kuhnit për dijen shkencore, nuk është rritur me shtim të paprerë të prurjeve, por me revolucion. Bum një ngjarje e madhe dhe për një hark kohor të shkurtër gjithë pejsazhi urbanistik ndryshon. Ndryshojnë lidhjet, ndjeshmëritë. Hierarkitë. Statuset. Estetika. Etika. Në Shqipëri, prurja e parë që mund të ndjekim me ndonjëfarë interesi të gjallë qe pas luftës së dytë botërore e aty qytetet ndryshuan.
Qytetet u zgjeruan shpesh duke larguar prej aty varrezat e qytetit. Një vend fare pranë shtëpive të vjetra të qendrës, që dikur kish qenë i gjithë qyteti, tani ishte shpërngulur tej. Kosova në këtë kontekst ruan ende pejsazhe urbane që tani edhe ata edhe ne në qytetet shqiptare shumë më herët i humbëm. Ose të paktën i ruante deri në 2008-ën. Fotot në vazhdim janë nga dy varreza jo largë qendrës në Gjakovë e Pejë. nga të katër anët ka shtëpi. të zonës së dytë të qytetit
I kërkoj ndjesë atyre që ushqejnë ndjenja disi më të brishta në marrëdhëniet me vdekjen e rrjedhimisht edhe me varrezat, por mendoj se ky gjithsesi është vend që tregon shumë dhe paraqet një burim të dobishëm informacioni për shoqërinë. Dhe sipas gjasave edhe një dokumentim që në një kohë tjetër nuk do të jetë më i mundur.
Cikli titullohet "Vdekja dhe qyteti" pse ai sheh se si organizmi i qytetit ka një marrëdhënie me vdekjen. Një kontroll mbi të, një ndikim mbi të. Ky punim është vetëm dëshmia e përpjekjes sime për të gjetur domethënie shoqërore në materialin e mbledhur në kudrime e fotografime.
Gjithë personalizmi i vdekjes është përjashtuar në këtë qasje. Në ato pak raste kur më duhet të përmend ndonjë emër kërkoj sërish ndjesë, por kjo është bërë vetëm në rastet kur është gjykuar se personi i përmendur është përfaqësues për ndonjë koncept që ndihmon reflektimin sociologjik dhe asnjë mungesë respekti nuk nënkuptohet.
I kërkoj ndjesë edhe lexuesve më profesionalë e sistematikë për mungesën e vendosjes së punimit në një kontest akademik, gjë që reflektohet deri tek mungesa e citimeve por kjo 'varrezologji e aplikuar fotografike' vetëm sa hedh hipotezat tej e shpesh bëhet pak si shumë i dhënë mbas kërkimit të dëfrimit nëpër tekst.
Ky punim do të sjellë material fotografik nga një udhëtim sociologjik nëpër varrezë. Por jo i gjithë materiali është mbledhur.
Puna për ta plotësua këtë mozaik e rrjedhimisht, për të kontribuar në kuptimin më të mirë të njohjes së karakteristikave tona si njerëz. Si shumica shoqërore. Si pakica shoqërore. si pjesmarrës së njësisë urbane. bashkëpunimi, hierarkitë e përbashkta që trashëgojmë, shijet e përbashkëta, parimet. Nevojat, e plot e plot.
Unë do të sjell edhe pak fotografi nga varreza në fshat për të mundësuar edhe kënde të tjera krahasimi që mund të jenë me interes për korahasime kontekstiale.
Materiali është i mbledhur pjesërisht dhe angazhimet e mija në të duhet të gërshetohen hijshëm me lloj lloj angazhimi tjetër. Nëse dini ndonjë mënyrë se si ky punim mund të bëhet i dobishëm për mua ju lutem më kontaktoni. unë sapo ju kontaktova personalisht :).
A. Korçë

Varrezat e Korçës janë mu aty tek skaji lindoro-jugor i qytetit.
Korça padyshim që ka ç'thotë në terma të marrëdhënies së qytetit me vdekjen, apo të paktën, ka ç'thuhet për të.
Varrezat e Korçës padyshim që pritet të ofrojnë hijeshi.
Një ndër qytetet e pasur të vendit në traditë e histori të gjatë dhe përkujdesje ndaj estetikës.
Ja për shembull, sapo mbërrin, një rregullore pret vizitorët. Një rregullore që është edhe një shpallje e faktit se varrezat janë për të gjallët.
Se të vdekurit nuk i kanë ato ide.!

Duket se një rend sundon. tamam si qyteti kur e sheh nga lartësitë e atij ballkonit që kanë ngritur te ai sheshi qendror e ka nisur të gjejë vendin e vet.
Barazi. Modesti. Vila të bukura. Përfillje e përmbajtje. Një estetikë në solidaritetin rradhë shtrënguar. Pranë e pranë, por edhe arsyeshëm. Lart njësoj. |
Shquarja që përmendëm më lartë domosdo që nuk është ndonjë koncept i lehtë. Asgjëkundi nuk është.
Quaj është aksioni i vënies një emër, shquaj ësht kur e ndan nga të tjerë pa një emër në mend?

Ashtu siç do të jenë edhe bestytnitë. Ja si tek kjo fotoja në vazhdim. Nga fëmijëria ime e deri sot unë koleksionoj kujtime me cigare të ndezur në koka varresh, karamele, qirinj apo filxhanë me vaj, që rastiste e digjeshin vrullshëm. Por atëherë ndryshe ishte varreza. humbur mes barit të lartë e gjeje veten mes dy gurësh të vjetër të të njëjtit varr e aty nuk duhej shkel.
Aty ka fruta per të njomur buzët nën kujtimin ngushëllues të vdekjes mbi kryq të vetë birit të zotit edhe vetë zot Jezusit prej Nazareti. Çifuti simpatik që i lindi Maries prej vetë të madhit zot. Mezi e besojnë ateistët dhe monoteistët e feve të tjera. Çudi, se hyjnitë e vjetra kishin bij e bija plot. Me njerëz e hyjni. edhe ata nganjëherë vetë bëheshin hyjni. Ata i hanë mollët. edhe frutat ose karamelet. |
Estetikat, influencat, historitë.
Ja këtu përbri është një reliev nga varri i kampionit të botës në mundje, shqiptarit Peter Sturgis, lindur më 1894. Në 32-in në Boston e paska shpall si kampion një promotor vendimtar. Aty më lartë është një varr që ka edhe një basoreliev. Kokën e një djaloshi, a një burri të ri. Me shkronja greke a në gjuhë greke. Dhe padyshim nuk ka si mungon bunkeri. Sociologjikisht interesante. Pjellore. |
Ekuilibrat e dukshëm. e të padukshëm. Pushtetet brenda stofës shoqnore.
Vetë detajet që tërheqin vëmendjen tek unë janë objekti i këtij shkrimi, e unë jam pjesë e objektit të kërkimit tuaj sociologjik, si zakonisht në përpjekje që kanë një komunikimi pjesë aktivitetit. |