Çmime II: Embriologji, një për të gjithë e të gjithë për një
Në vazhdë të ciklit Çmime, që nisa ca kohë më herët me vepra të vlerësuara prej shqyrtimesh sistematike të letërsisë bashkëkohore shqiptare, unë dhashë mendimin tim mbi veprën fituese të çmimit “Kadare” të vitit 2017, ‘Profeti nga Praga’ të zotit Musa Ramadani. Këtë herë po merrem me fituesin e vitit 2016, përmbledhjen me novela me titullin ‘Embriologji’ të autorit Shkëlqim Çela.
Embriologji është një titull që nuk mund të jetë pa domethënie. Njohja e embrioneve?
Në një hell kohor, që duket se zoti Çela e ka pre të shkurtër e të gjatë nga vitet 70-të e gjysëm deri në 80-të e gjysëm të shekullit të kaluar në mijëvjeçarin që shkoi, janë përmbledhur tre novela që tregojnë diçka për embrionet. Embrioni është jetëmbajtësi nga të parët, kur mijëra qelizat që gjallonin dorëzojnë sovranitetin tek qenia e re. Embriologjia në fjalë është shoqërore. Aty e vjetra e sjell të renë, me këtë jemi dakort. Ndaj e para ndër novela tregon për një veteran që si larvë kush e di ç’fluture u mbështoll ndër lesh të vet e na nxorr një të ri, ndoshta gjirokastrit, që hyn në universitet, të cilin e nis me zbor, dhe pastaj ky bën vend edhe për një pesëvjeçar gjenial, pinjoll tironsish, diku knej nga fusha e Ali Demit, që gjykon shoqnin me syrin e shkrimtarit potencial.
Çudi ta vejmë re që kemi një gjysh me dy nipa në këtë panoramë me ngjyrime e gjykime për atë kohë. Baba na mungon. Babai është i pranishëm edhe tek novela e studentit edhe tek ajo e fëmijës, i gjallë, i rëndësishëm e i plotë, po nuk e ka novelën e vet. Embriologjia shkencore nuk do ta anashkalonte kurrë këtë halkë. Ishte kjo hallkë që drejtoi dhe pastaj farkëtoi elitat e reja, pra ne nuk ramë nga duart e plakut të keq në duar kalamajsh. Ne ja ku jemi përcjellë. (Pse e le babën pa novelë mër Shkëlqim? Mund të ftonim lloj lloj dokëndisësi (marrë nga vepra) me ta ba një gjyq të shpejtë, por po të falim. J)
Tre novela që peizazhojnë të njëjtën periudhë historike, diku në mesin e viteve 80-të. Kur projektet e socializmës nuk mund të shpëtoheshin më as me kohë e as me gjë tjetër.
Një monument për të kaluarën na duhet patjetër, thanë shokët nga juria. Nuk del qartë se çfarë kishin nëpër mend, por vetë çmimi tregon diçka.
Në të parën ndër këto tri novela, protagonistë janë veteranët. Një veteran apo gjithë veteranët? Mendoj se të gjithë. Apo gjithë mosha e tretë e shqiptarisë, tironse, apo shqiptare, nën diktaturën hoxhiste? (siç do donte edhe ambicja e shpallur në titull.) Sepse grupi prej pesë a gjashtë veteranësh, që shfaqen në novelë, është thuajse i padallueshëm prej shoku shokut. Pesë vëllezër monozigotë, padyshim që përfaqësojnë më shumë se veten. Bisedat e tyre autori i sjell si blloqe dialogësh pa dalluar kush po thotë çfarë. Megjithëse, ndoshta, jo të gjithë.
Gjithësesi, në vëllazërinë veteranore ka një protagonist. Veterani VK. Vetë gërmat V dhe K bashkë ndjellin keqkuptime prej përdorimit që kanë në gjuhën, që sociologët e qűjnë ‘slang’ dhe krijohet e flitet prej grupesh me karakter suburban e teposhtë në periudha të caktuara. VK, ndër ish të rinjtë e brezit tim, është shkurtimi i koduar i togfjalëshit ‘vari ka...’, dhe autori patjetër duhet të dijë diçka. Emri na vjen që në fjali të parë, pra mund tënuhatet qasja.
Koha që shfaqet në gjuhë, në tematika, vëzhgime e qëndrime tregon vite që panë një shthurje të regjimit, por njohja dhe pranimi i hierarkisë, shpërndarja e lajmit, ndjeshmëria ndaj survejimit, prania e moralitetit me karakter familjar në marrëdhëniet shoqëre, na e bëjnë të vështira ta gardhojme. Merrka shoku veteran lajmin për çështjen e grupit sabotator në sektorin e naftës dhe pastaj e shpërndaka lajmin si thashethem mes veteranëve, që pastaj në grupe të vogla me nga dy tre veta shkojnë e masturbojnë në park publik duke përgjuar çifte. Ky është një organizim shumë largë atij që perceptoja unë. Megjithëse askush nuk e mohon që dikush qihej andej këndej, e ndoshta edhe ndonjë përgjonte në heshtje, ndoshta kishte edhe ndonjë ndërprerës dhe dhunues, por tre veteranët si pjesë e një kori masiv përgjuesish maniakal kryesisht veteran, kjo është pak e pazakontë. Totalitarizmi?
V.K. është njëditëzi në realitetin socialist. Veterani që pretendon se ka qenë shtirësi i parë mbi gjermanin në krahinë X sheh ti rrëmbëhet njohja publike e këtij akti prej më mirë të pozicionuarit shoqërisht shokut Asllan, që mund të ketë qenë i pranishëm, por nuk qëlloi i pari. VK është i mërzitur shumë edhe nga gjella e keqe që e shoqja detyrohet të bëjë për shkak të vështirësisë ekonomike që po kalon gjithë vendi, nga autobusi vijnë oshtima të një ngjeshje me imoralitet dhe pashmangësi, e shoqja rrëfen rradhën për ushqime nëpër natë. Në ngut e sipër VK tërhiqet, prej shokësh kronikë, në përgjim të çifteve që në pamundësi të strehimit më të rehatshëm e sigurtë degdisen nga parku për një afeksion seksual. Te liqeni.
Pjesa kulmon në paragrafin e fundit që shkruan kështu për shokun VK, që siç treguam, i ndjellë prej vesit pllakoset në situatën-gjëmë të pranisë me shoqëri në deshqirje të vajzës së vet.
“Qielli ju rrotullua rrufeshëm, donte të bënta dicka, dora i vajti në brez si për të nxjerrë koburen, një instikt i vjetër që u zgjua sakaq. E në atë rrekje fletët e bukurshkruara i ranë përtokë, ndërsa sytë i kapën kreshtat e drurëve e më në fund Isufin, i cili po bëhej gati të masturbohej, pa u fshehur, me një gëzim nervoz, apo nervozizëm të gëzuar.”
Zoti Çela na dhuron syrin e shqipojnës, me të cilin që nga lartë shihen mijëra kilometra katrorë dhe njëkohësisht gjurmohet gjarpri nëpër bar që t’ja çosh zogjve ta hanë. Por të shkretët zogj nuk hanë tjetër veç këmbhollë të kequshqyer, injorantë ish vegla, të papërmbushur, të tëhuajësuar, të plakur e rrjedhur. Gjuha është e zhdërvjellët, por prapë të njëjtat foto për albumin tonë të kujtimeve nga ajo kohë. Vetëm ndonjë notë më lartë a më poshtë.
Por, kjo gjuhë e zhdërvjellët është më e lehtë për tu shijuar në novelën e dytë.
“Zboristët” ka përjetimet e të riut që jeton diku andej nga Gjirokastra dhe do të vijë në Tiranë për të kryer shkollën e lartë. Ajo vapa e rinisë me gjumin e kotë e të gjatë të pasdrekave. Ëndrra me realitet nëpër udhëtime e zbor. E fakultet. Dashuri ka, një çikë seksualitet. Qitje. Shoqëri të reja. Shoqëri të vjetra.
Jam dakort. Një përkujtim i këndshëm. Nëpër vete, nëpër fis. Babai zborist është dhe im atë. Pistoleta prej vërteti nuk takohej herë tjetër. Edhe im atë mban mend nga ushtria diku më në lindje të Buretos përsëritjen e të njëjtit skenar me hedhje ushqimi. Transporti. Oh, transporti. Transporti në shoqërinë socialistë gjithnjë ka qenë një vuajtje, një rrezik. Të rinj të inatosur që qëllojnë autobusin me gurë nga lartësitë. Trenat dhe autobuzët me të tillë ndodhi kanë ndryshuar përgjithnjë jetën e shumë njerëzve. Ndoshta diku akoma i qëllojnë.
Shiko ç’i ndodh këtij tani. I vjen vëllai i vogël në shtëpi dhe thërret doli or doli, dhe ky nëpër gjumë i hyn një gjetje të shpejtë të kuptimit se për çfarë bëhet fjalë dhe zhytet në një skenar, bashkë me komentar, për çfarë bëhet fjalë.
Vëllai ka qenë duke vrapuar për ti treguar se janë shpallur ata që kanë të drejtë të ndjekin shkollën e lartë. Për të kjo tërheq një zinxhir njerëzish e ngjarjesh, ku ai është bashkë me një shok me emrin Cake me të cilin rrihet, se tha që Mira “ma ka mu si kuletë beu”, aty edhe Turi djaloshi me fat e shije e neps që mëson anglisht dhe do të jetë një komentues i afërt gjatë gjithë novelës, Tirana dhe pritshmëritë rinore për të, vajza të tjera plot, baballarë të vranët si Vrana Konti.
Gjithë kjo zgjat pesë faqe. Në faqen e parë të novelës, që në libër i korrespondon faqja e nderuar 99, thuhet si fjali e parë: “Ëndrrën erotike të gjumit të drekës ia ndërpreu një zë që bërtiste me sa ke në kokë doli or doli.” dhe tek 105-a vazhdohet : “Por sot nuk ishin mizat që i prishën si tjetër herë ëndrrën me Mirë, ishte zëri therës i vëllait të vogël që po afronte me të shpejtë:
“Doli or doli!”
Unë u çudita shumë kur doli “doli or doli” prap. As nuk e kisha kuptu që ishim akoma aty. Por, kjo nuk ka ndonjë domethënie të veçantë të veçantë. Ndërthurja e rrjedhës së historisë me meditime bëhet, shumë shpejt, e shkathët dhe kalimi nër qasjet e ndryshme të rrëfimit më i natyrshëm. E këndëshme, e lehtë, megjithëse sërish e mbështetur fort në boshtet ndodhi – mendim i rafinuar. Gjithësesi më pak se novelat e tjera. Në këtë pjesë më shumë se në të tjerat realiteti vjen prej përrethit, megjithëse ky shpesh përshkruhet me poetiken, estetiken.
Intelektualizma vjen e rritet në novelën e tretë, ku pesëvjeçari që kërkon tek lagjet fqinjë dyer transhendentale, që po hutojnë gjithë miletin, ballafaqohet me një larmi më fatlume se gjirokastriti Ernest (se VK, po e po.) Copa kopështi, përzier me kinematografi. Votimet dhe gara për rezultate sa më herët, përrallat me arixhofka, këngë supe, edukatore, prekje organi seksual të bashkëmoshatares në ndjekje e sipër të filmit, babi, mami, prindërimi, fëmija, një breshëri fqinjësh e emrash. Shtëpia më e madhe e lagjes, në dhomën e mirë vjen kutia e votimit, frigoriferi. Intervistime gjatë zgjedhjeve. mitiologjia për diktatorin, vëllai i madh dhe fjalia: “Ajo Elena Kadare është alamet femre”. Mësimi i shkronjave, dëshmi të herë pas hershme gjenialiteti për mamin dhe për lexuesin. Një mik i verbër i babait, hero i një lloi të caktuar përplas kokën tek dega e ulët e merr një goxha xhungë. Lloj lloj personazhi. Edhe filli që i mban bashkë sikur nuk është i keq.
Një katagol antropologjik i kolektivitetit urban socialist.
Në të parin lexim të të tërë novelës, rrokopuja më mori me vrull dhe mi trasferoi gjysmat e ndjesive nga rreshtat e parë deri në fund pa u vënë re. Me atë shije të veteranit qëllimhumbur e fatkeq kaluam në zbor dhe kur mbërriti ky fëmija zheni që flet në vetë të parë dhe është një pesëvjeçar që na ka një përrua ndërgjegjje fort të spikatur, por herë pas here duket shumë më i madh e më serioz në këtë angazhim, unë mendova keq.
Thashë: Sforcim për boshtet ndodhi – shtjellime intelektualo-letrare të shpërndara kuturru në po këtë dydimensionalitet karakteristik të veprës. Shumë ndodhi. Përdorim jo i ndjeshëm i seksit, jetës, punës, luftës, njeriut. Skeptiku i zakonshëm i tranzicionit që i vjen barrikadës përqark. Përdorim i tepruar i lirisë së fjalës aforistike, poetike. Distancë e zakonshme e shkrimtarit shqiptar me personazhet e veta. Prani e theksuar e trajtave socialpsikologjike të vetë autorit në rrjedhat e veprës. Vëmendje në po ato copëza të realitetit që i koleksionojnë të gjithë.
Por, kjo është e ngutur. Në rilexime kaq kohëshkurtër sa ky për këtë artikull, gjurmimi nëpër faqe, që i zgjedh shorti, rezulton dukshëm më argëtues. Veçanërisht novelat ‘Zboristët’ dhe ‘Yje të pash(q)uar’ kanë goxha larmi, fjalitë janë të këndshme, me finesë, humor. E vërteta është gjithandej. Copëra, edhe të mëdha, andej këndej na informojnë ose kujtojnë për të kaluarën, siç edhe pati porositur juria. Të tjera na argëtojnë e intrigojnë. Por, intensifikimi i marrëdhënies ndër pak personazhe të ngarkuar me misione të rrufeshme na nxit këtë ngutin verdiktedhënës Vetja aty edhe na pëlqen edhe na i zbeh mbresat. Unë dyshoj se novela është paketimi i përshtatshëm për këtë material.