Në tetë të po asaj dite, te salla “Gëte” e Teatrit Eksperimental, 4 aktorë kosovarë nën drejtimin e Burbuqe Berishës sjellin pjesën “Bretkosat”, prej kroatit Dubravko Mihanoviç. Shfaqja kishte qëllim të shprehë mbështetjen e këtyre artistëve për lëvizjen që po i reziston shembjes së Teatrit Kombëtar për ti bërë vend një zhvillimi urban me pesë mijë qeliza ajri në fytyrën e re të qytetit. Ky fakt ndikoi disi për keq në vibrimin që spektatorët e skena shkëmbenin mes tyre, fillimisht, por ky fakt humbi relevancën sapo aktorën patën mundësinë të tregonin sa e plotë ishte përfshirja e tyre emocionale e profesionale.
Një pjesë për realitetin e burrave pas luftës. Një tjetër “strehëz” burrash, në një berberhane të Prishtinës, ku ish luftëtari e ish-futbollisti i Prishtinës, Zeka, shpalos për ne simptomat e të ashtuquajturit çrregullim pas-traumatik i stresit. Një sërë tikesh e nervozizmash, prirje për dhunë e besim në parime e moral të shoqërisë shpalosen prej protagonistit, që prej kohësh i braktisur nga gruaja dhe djalin të cilën i janë fshehur abuzimit të tij e kalon kohën në berberhane, ku i imponohet si familjar vëllait të vet dhe shokut të ngushtë. Kryesisht mbi mënyrën si duhet të jetojnë jetën e kujdesen për familjet e tyre, që sipas tyre nuk po i mbushin më me besimin te jeta dhe e mira. Dha ata po jepen kush pas bixhozit e alkolit e kush pas dashnores.
Zeka është një vëlla i mirë, por secili ka jetën e vet, me dramën e vet e me zgjidhjen e vet. Por, ai mezi pranon që fjalën e tij, që mbështetet në legjitimitetin e ish-luftëtarit dhe është ushqy me gjakun e gjithë shokëve të tij që u vranë, dikush të mos e pranojë. Shto këtu edhe problemin që ai ka për menaxhimin e zemëratës dhe gjithë skena gjallërohet gjithë kohën.
Përshtatja e pjesës prej idesë së autorit në realitetin kosovar është kaq e natyrshme. Një luftë që ka kohën e vlefshme për të dy vendet. Seadet Beqiri që ka bërë dramatizimin e pjesës për skenën shqiptare ka bërë një punë kaq të mirë duke transferuar pjesën historikisht e kulturalisht prej Kroacie në realitetin kosovar. Edhe për ditë bajrami madje.
Ilir Tafa një aktor jo fort i njohur për spektatorin e Tiranës, por një aktor plot vullnet dhe me aftësi për të befasu spektatorin me kalimin nëpër gjendje të ndryshme. Mbajtja e një njeriu të shqetësuar për kaq gjatë në lëvizje, në spazmë, në tik, në pamundësi kontrolli, nuk është punë e lehtë, por Tafa shkon deri aty sa ti me thanë ‘mos u ba si shumë?’. Unë e kam parë vetëm një herë më herët në pjesën “Sonte jam vetëm”, në Prishtinë, dhe u impresionova shumë. Aftësia e tij për të sjellë në skenë notat e larta të sjelljes njerëzore është e shqueshme. Edhe në këtë pjesë shpërthimet e tij janë të vërteta dhe tregojnë emocionin në sjellje e fjalë e veprim.
Donat Qosja gjithashtu është argëtues e i zhdërvjellët në aktrim e i vërtetë. është ai që tregon shoqërinë, zhvillimet në të, besimet e saj, problemet e saj, qasjet ndaj këtyre problemeve. Mundësia që ai i ofron protagonistit për ta plotësuar figurën e vet është kaq e pakursyer. Kontributi i tij për suksesin e shfaqjes është i madh.
Edhe Shala e Krasniqi vazhdojnë të kryejnë të njëjtin mision në shtjellimin e shfaqjes, dhe qasen nga kaq pranë personazheve të veta.
Një pjesë kaq e fortë në imponimin e vet. Nga kaq afër. Megjithëse ndonjë kritikues si puna ime do kish nisur jo po shumë si kjo e pak si ajo, pjesa mbulon gjithçka nën emocionin e fortë që ngjall.

Shtëpia e Agës
E shtuna e fundit e shtatorit të 2019-ës na mëlkoi me krijimtari artistike nga Kosova.
Në vazhdim e sipër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë FNFT-ja, apo si njihet gjithandej TIFF-i, u shfaq ndër filma të gjatë edhe “Shtëpia e Agës”, prej regjisores kosovare Lendita Zeqiri.
Mëlkimi filloi në egzakten pesë të mbasdites, tek kinema Agimi. Një koeçidencë kurioze, pse Aga që kishte filmi në titull, nuk qenka veç shkurtimi për emrin Agim, që e kishte ai që mund të konsiderohet protagonisti i filmit, djali 9 - 10 vjeç, që bashkë me të ëmën, jeton e rritet në një strehëz për gra të dhunuara, të trafikuara, rrezikuara, a në nevojë, diku nëpër pejsazhin kosovar kodrinor.
Filmi nis me Agën e vogël, që kthehet nga një ditë e gjatë, e një rrugë e gjatë, prej qytetit, ku ka shitur cigare nëpër lokale. Prezantohet aty edhe Cera, një burrë që vjen të takojë, e ndoshta dhunojë në ndonjëfarë mënyre, njërën prej grave të strehëzës që jeton bashkë me të ëmën e Agës aty në strehëz, fshehur prej Cerës, që po ta zinte, sillej me të si tja kishte qejfi e priste mendja. Një burrë që shan. Shan e shan edhe komunikon me Agën e vogël.
Pastaj prezantohet një katërshe grashë që jetojnë në strehëz e janë në njëfarë mënyre mazhoranca përfaqësuese, në të, që dhe konkuron me Agën për protagonizmin e filmit. Ato janë: kjo ish-femra e Cerës, një vajzë e re nxjerrë nga rrjete të shrytëzimit të prostitucionit, nëna e Agës e dhunuar prej shkijeve e në hall dhe një nënë me birin e humbur në luftë dhe shtëpinë e humbur në rrëmujën institucionale e njerëzore që pasoi. Veç tyre dhe një kroate që, e larguar me dhunë nga vajza e familja prej të shoqit, vuan depresionin e kryen një tentativëvetvrasje që në gjysmën e parë të filmit.
E ato hyjnë në film, teksa qërojnë speca të pjek, me rrëfime të një jete në varfëri. Me zallamahi e afrimitet vulgar, dëgjojmë për marrjen hua të rrobave ndër shoqe e humorit që mund të lindë nga këto situata, për ndonjë cigare marijuanë që e pijnë e gjëra të tjera.
Aga e ka humb babën, bashkë me të zhdukur të tjerë që ende nuk dihet nga u dergjen kockat e u vranë nga ushtria serbe. Edhe ai do të mësojë ca gjuhë serbe prej kroates që ti urdhërojë e paguajë serbët për çlirimin e babës së tij. Edhe pastaj një një diskutim i ëmbël e poetik për dashurinë, një rrëfim i sinqertë e lozonjar mbi pëlqimet në seks, pastaj vuajtjet.
Pastaj prap Cera me Agën në ndërtim të një marrëdhënie.
Edhe djali është i përzhit për babë e i beson Cerës dhe megjithëse ky nuk është i keq, duket se sa e shpejtë është vendosja e ndikimit mbi këtë fëmijë. Dhe ai është disi i keq. Pastaj punonjësja e strehëzës dhe gazetarja dhe rrëfime të tjera si ai i mamasë së Agës që është rrëmbyer e dhunuar prej serbëve për muaj të tërë, dhe pastaj shtatëzania e saj. Edhe Aga përgjon e merr vesh se është bir i pushtimit e i duhet të ngrejë një identitet të ri e dalldis i vetëm nëpër natë.
Pastaj një shkulm rrëfimesh. Rrëfimi i martesës së vajzës me një plak, prej familjes së saj, se kishin vënë re se ajo po hidhte dashuri tek një djalë që nuk do ti sillte kurrfarë leverdie familjes, e me lekët e asaj martese kishin blerë një kalë, edhe rrëfimi i trafikimit e prostituimit të vajzës tjetër. Si te qenia papërballueshëm e lehtë.
Një film plot me njerëz. Dëshirën për jetën, lodhjen prej saj. Me një dramë kaq të vërtetë e të pranishme në shoqëri tonën. Marrëdhënia me seksin, marrdhënia me gjuhën, format e komunikimit, marrëdhënia ndëretnike, marrdhënia me mariuanën janë të gjitha në një optikë të re në ekspozitën e këtij filmi.
Kjo ish-femra e Cerës, luhej prej Adriana Matoshit. Një super rol. Rozafa Çelaj në një rol kaq të bukur sa nuk di ç’të thuash. Skena e komunikimit të saj me Cerën për natyrshmërinë dhe mardhëniet e ndryshme me dominimin dhe pasionin, që shfaq meriton fjalët më të bukura. Shengyl Ismaili plot forcë e vullnet e maturi. Plaka në hall, prej Melihate Qenës, me një qarje kaq njerëzore.
Megjithëse një tematikë të trajtuar edhe më herët, madje edhe me një bosht të ngjashëm për rrëfimin, nevoja për risi e vërtetësi në qasje e në trajtim në film është e ngopur. Personazhe kaq të guximshëm. Kaq të vërtetë. Me shkrimin e dialogut të mirë, megjithëse me aksionin e pakët e shumicën e masës përcjellë nëpër biseda rrëfimtare, prap një film i gjallë e i lëvizshëm.
Njëra linjë mbase duhej rritur për mbajtje të një aksioni pak më të shtuar, pse aksioni, kur ishte, ishte vërtetë kaq i mirë sa na vjen keq të mos kemi ca më shumë.
Ndoshta hapsira të pashfrytëzuara plotësisht në përthithjen e spektatorit do të kishte më pak. Dhe kjo tendenca për ti mbledhur të gjitha sikur e rrit masën pa dendësinë e nevojshme. Kjo është bërë një kritikë tipike e shkrimeve të mija, por ja, do ti, që ndonjëherë kjo teknikë kaq e lehtë për mbushur masën e filmit (apo skenën teatrore) e kaq e vështirë për ti përcaktuar distancën e shëndetshme prej informacionit që kanë merak të përcjellin e që ja merr vendin emocionit përfshirës, jep fryte të mira. Po pse? Aktorët? Regjizorja skenariste dhe aktorët? E vërteta dhe bukura?