Mjeshtri, mjeshtria dhe neve
Mjeshtri dhe Margarita, një kryevepër e mirënjohur e letërsisë botërore ka tashmë fatin që të ketë dy përkthime në shqip. I pari prej Lili Bares botuar më 1994 prej “Apollonia”, (ribotuar prej Kohës Ditore në Prishtinë më 2005 që është edhe botimi më lehtësisht i gjetshëm,) e tjetri, i kohëve të fundit, prej Aleksandër Kolës. Viti i botimit, prej Ombra GVG, është 2015.
Një ndodhi me fat për menunë e leximeve shqip këto kohëra, meqenëse një lexim me përkthimin në vëmendje është një vlerë e shtuar për leximin e veprës.
Mihail Bulgakov, një mjek prej Kievi shkroi këtë satirë të mrekullueshme, në vitet 1920 - 1940.
Një roman për jetën letrare e artistike të Moskës staliniste. Bulgakovi bën një portret të qytetit; të një organizimi artistiko-administrativ; të një gjykimi diktatorial sa edhe kolektiv; të një shqetësimi fetar e të një imagjinate guximtare e plot ngjyra që i bën bashkë këto e të tjera fille, që kjo vepër i ka me bollëk.
Djalli zbret në Moskë i shoqëruar prej një shpure djajsh dhe mësyn qarqet artistike të qytetit. Dhe harbon e hipnotizon e shkakton trazira e gjërat vazhdojnë si zakonisht. Ndërkohë, një shkrimtar në spazma çmendurake kreativiteti shkruan një rrëfim prej dëshmitari të pranishëm për kryqëzimin e Krishtit dhe përjetimet e Ponc Platit si dhe dalldisë që përjetoi Juda i shkretë, i cili lemerisur prej peshës së fajit, përpiqet e përkushtohet ti japë fund vuajtjeve të Jezuit duke u përpjekur ta vrasë e ta shpëtojë nga sfilitjet në kryq, ku vuan i dhunuar. I vrarë e i hetuar edhe vetë. Një profeci në ëndërr prej birit të zotit edhe vetë zot për vetë kryekomandantin romak të lavdishmin Ponc Pilat.
Me dashuri dhe fluturime mbi fshesa nëpër Moskën ajrore dhe vizita andej kndej. I hhaaaa. Një ballo.
Por ajo që na intereson është fakti që ne kemi fatin të kemi dy përkthime.
Lili Bare, gjithashtu përkthyes i “Pavionit të kancerozëve” të Sollzhenicinit, botimin fin të Buzukut prej kosove pata rastin ta blej personalisht prej dorës së tij. Pati mirësinë të më shiste vetë kopjen që kishte marrë për vete prej një simpatie (ndoshta dhe bollëku personal në lidhje me veprën) që krijoi dhe që padyshim më gëzoi, e që e njoha fare pak. Po, ai ishte fort i këndshëm. Një goxha përkthyes me vetëbesim e i maturuar nga sa mund të nuhasim. Ndërsa zotin Kola e njohim akoma më pak. Në internet nuk është lehtësisht i gjurmueshëm. Përkthime të tjera me emër të tij ndoshta kemi, të më falni që tani nuk kemi ekzekutuar akoma ndonjë hetim, por nuk kemi pas nge me ble libra. Por sido që të jetë gjykimet është një nder për të ta ketë emrin perkrah Bares.
Në vijim kur të dalloj tekstet do ti shoqëroj me inicialet l.b. dhe a.k. (që të kursej bojën e printit ;)
Që në fillim shfaqen dallimet e dy përkthimeve, që janë fort të qarta dhe që hapin plot shtigje interesante. Fjalia e parë për shembull:
Në të thyer të një dite tepër të nxehtë pranvere, dy burra ia behën te pellgu i Patriarkanës (l.b.)
Një herë në pranverë, në orën e një perëndimi të nxehtë që nuk ishte parë në Moskë, në basenet Patriark u dukën dy qytetarë (a.k.).
“Në Moskë” është një tregues vendi që një herë është e herë nuk është. Këtu një dorë e ngrohtë shtrihet prej përkthyesit drejt lexuesit tonë të dashur dhe ky ja tregon muhabetin që ta kuptojë. Apo?
Por, po ashtu ka edhe zgjedhje të tjera që ndryshojnë.
Dhe tani një qasje pak më intime.
Sipërorja ‘nuk ishte parë ndonjëherë’, është vetëm tek Kola.
Përdorimi i ‘beh’ dhe ‘dukem’ . Beh është si mbërritje kurse duka është shtegtim, qoftë edhe vetëm i dritës. Pellgu dhe baseni. Patriark, i Patriarkanës.
Pak më vonë, po aty pak fare më poshtë Bare përdor ‘revistë e vëllimshme’ kurse Kola revistë voluminoze. E vëllimshme nënkupton disa vëllime pra njëfarë ‘vazhdimësie’ ndërsa ‘voluminoz’ nuk është aq kohor sa duhet si epitet. Por për të mos humbur edhe shansin e bukur që ofron Bullkagovi, ja një tjetër citim i bollshëm:
Me gjithë vapën mbytëse askush nuk erdhi asaj ore të prehej stolave të shëtitores tejndanë të shkretë. Përmes një mjegulle të thatë, dielli po rrëzohej diku, matanë unazës Sadovskaja.(l.b.)
Në atë orë, që tashmë dukej sikur nuk arrije dot të mbusheshe me frymë, kur dielli, pasi përcëlloi Moskën po fundosej në mjegullimën e thatë diku përtej unazës Sadovaja, askush nuk erdhi nën hijet e blireve, askush nuk u ul në bankinë dhe shëtitorja ishte e zbrazët.
Bare këtu një kursimtar i tmerrshëm. Unë e preferoj në fakt kundrejt shtegut të Kolës, që ndonjëherë duket se harrohet nëpër versione dhe le ndonjë copë prej versionesh tashmë të hedhur poshtë, prej vetë atij të pranishëm në tekst. Por, vetë versioni i Kolës në rast se është më i plotë pse jo? Fillimi “Në atë orë, që tashmë...” nuk është veçanërisht i lezetshëm apo kushedi sa i shkathët e korrekt, por pastaj sikur tregohet për diçka. (me rwndwsi tw veçantw pwr tu pwrmendur kwtu wshtw fakti se pwrkthimi i Lili Bares ka pwr redaktor shembullorin Dalan Shapllo, ndwrsa nw pwrkthimin e Kolws nuk na pwrmendet kurrfarw redaktori)
Për shembull: Kreu 15-të, me titull “Ëndrra e Nikanor Ivanoviçit”. tregon se si kujdestarit të një blloku banimi ku është apartamenti që djalli ja zaptoi dy artistëve, policia i gjeti 400 dollarë të fshehur ndër tuba të banjës. Mbajtja dhe fshehja e valutës në atë fazë të grumbullimit stalinist bënte spekulantë të valutës shkelësit dhe kushedi çi gjente pastaj. Dhe i tronditur prej rrezikut që e priste përfundon në psikiatri, ku nën efektin e qetësuesve të rëndë sheh një ëndërr dhe në atë ëndërr përfundon bashkë me të tjerë i ulur përdhe brenda një salle teatri.
Perdja tani.
Në përkthimin e Lili Bares thuhet ‘perdja e purpurt’ kurse në versionin e Kolës ‘perdja e përparme’. Në përkthimin anglisht të Michael Glenny, duket se perdja është e purpurt madje në të ka një reliev të stolisur që mungon në të dy versionet shqptare. ‘There was a stage, closed by a velvet curtain whose dark cerise background was streën with enlargements of gold ten-rouble pieces’). Ja një territor nga ku edhe kursimtari Bare edhe rreshtadashësi Kola nuk ja zgjasin shumë muhabetin. Ky përkthimi i Majkëll Glenit, (baba i Misha Glenit që shkruan ndonjëherë për kte nahijen tonë,) nuk mbahet për besnikëri të madhe ndaj origjinalit mes gjashtë përkthimeve në anglisht.
Specialistë valute – kambistë janë dy, janë të tjera zgjedhje kaq të ndryshme mes Bares dhe Kolës. Përdorimi i fjalës ‘kambist’ prej Kolës duket se nuk duhet ti kishte shpërtuar një redaktimi të kujdesshëm. Fjala kambist në përdorimin e përditshëm i përkon dikujt që për profesion merret me shkëmbimin e pareve ndërkohë që në kontekstin e përdorur prej Bulkagovit, ideja duket se është për njerëz që janë familjarë me shkeljen e ligjit prej ‘spekulimit’ me monedhën e huaj. Dashamirësisht konferencieri i Bares/ apo drejtuesi i programit e prezantuesi i Kolës.
Si për ti paraprirë kalorsisë së Bares ndërsa prisnin të merreshin në pyetje, spekulantëve u prezantohet aktori që u reciton monologun e aktit të dytë prej dramës së shkurtër të Pushkinit, “Kalorësi dorështrënguar”.
Vargu i parë prej të cilit thotë:
Si një djalë çapkën që pret të takohet me ndonjë lozonjare bishtpërdredhur ...
në përkthimin e Bares dhe bëhet tek Kola:
Siç pret çapkëni i ri takimin me ndonjë të përdalë dhelpërake.
(Lozonjare bishtpërdredhur /e përdalë dhelpërake.)
Në demaskimin e këtij personazhi Pushkinian konferencieri thotë: “Ky kalorës shpresonte se nimfat e zhdërvjellta do të mblidheshin me një frymë, për të kaluar me të disa orë të këndshme. Por siç e shihni nimfat nuk ju afruan as me vrap e as me ngadalë, gjithashtu edhe muzat nuk i shprehën pikën e mirënjohjes ju e patë fundin e tij e patë si tundi këmbën për shkak të baules me valutë dhe me gurë të çmuar. Ndaj po ju lajmëroj se edhe juve ky fat ju pret, në mos edhe më keq nëse nuk e dorëzoni valutën.” l.b fq 17 3).
Ky kalorës shpresonte se nimfat e shkathëta do ti rendin pranë dhe se do ndodhnin ende plot gjëra të këndshme, po të tilla. Por siç e shihni asgjë prej këtyre nuk ndodhi, asnjë nimfë nuk rendi pranë tij, edhe muzat s’ia dhanë hakun, edhe saraje nuk ngriti dot asnjë, por përkundrazi, përfundoi mjaft ndyrë, vajti në të s’ëmës nga damllaja mbi sëndukun e tij plot valutë dhe xhevahire. Ju paralajmëroj që edhe me ju do të ndodhë diçka e këtillë, në mos më keq, po nuk e dorëzuar valutën. (a.k. fq. 266)
Por ndoshta kjo nuk është fort e rëndësishme se fjalët janë vetëm fjalë. Ritmi dhe muzikaliteti janë ato që kanë rëndësi. Tatatataa ta ta.
E ku mund të zbulohet kjo më mirë se në një “ballo e madhe në shtëpinë e Satanait” apo si thotë Kola - “Ballua e madhe në Satani” Satani? Zoti Kola e gjeti këtë gjetje në rusishten e Bulgakovit apo ai i gjeti një tjetër harem dreqit tonë të dashur?
Kjo ballo kulmon me flijimin e specialistit të spektakleve, me detyrën e ciceronit pranë të huajve që duan të njihen me kuriozitetet e kryeqytetit. Baroni Maigeli apo Mejgel.kështu e përmed vetë Satanai që kishte emrin Voland (l.b.) apo Uollend sipas Kolës.
Në lexim të emrave të Kolës haset ndonjë tingull anglez. Uollen. Diftongu uo vend të vo, lle në vend të la dhe end në vend të and. Zoti Kola, sipas gjasave, fillimisht ka zotëruar anglishten ose ka konsultuar ndonjë referencë anglishte në përzgjedhje të tinguje që ka zgjedhur. U në vend V?
Por ku e gjen ti ma të nevojshme shkëputjen prej këtij muhabeti e ndjekjen e u-së a v-së? Vetë tematika e identitetit tonë na ka mbajt sot e gjithmonë me muhabet si mos ma mirë. Shyqyr edhe vllazëria sllave që s’po di ta ndalojë vitalitetin e vet të shumtë na ka ardh jet e mot me v. Vetë viç-i i famshëm i emrave të mesit fillon me v.