COPË COPË, NJË GJENDJE E NJË TEKNIKË
Drama shqipe të martën e dytë të dimrit të parë të këtij viti vjen me dramë të Blerta Zeqirit me titullin “Copë copë”.
Për gratë. Për gratë që vetë Çajupi ynë ja pati qarë hallin në vjershën e tij për gratë që ngrihen që me natë, dhe në arë gratë. Por, Çajupi nuk përzihej aq shumë në epërsinë në dhunë që buronte nga shekuj dhe e mbante ende të realizueshëm shfrytëzimin e gruas sipas vizionit të shqiptarit që s’ka pse e përmban shprehjen e epërsisë.
Por, përzihet Blerta Zeqiri me një cikël prej gjashtë pjesëzash ose dicka kështu për gruan në shoqërinë tonë.
Një vrasje në dhunë të ushtruar prej të dashuri, abort, një dashuri lezbike që zgjohet me përdhunim, një vajzë e martuar pa dashjen e vet, një dhunë në çift me fëmijë të sëmurë që rrezikojnë të mbesin largë mëmës e që babë nuk kanë veç vetë kriminelin me akses, përdhunim në familje. Një incest prindëror. Nënshtrim ndaj rolit që shoqëria ka imponuar për gruan. Një tërësi e tërë.
Një skenë që mua mu duk se nisi si zbulim i mestruacioneve teksa dy shoqe të dashura zgjohen pranë njera tjetrës dhe shikojnë gjak nëpër vete. Por jo. Ato ishin rrëmbyer e droguar e përdhunuar, ndoshta nga dikush që po mendonte se kështu po kontribuonte që të mbahej i pastër morali i komunitetit. Vajzat ishin 12 vjeçare dhe duhej të mbanin përgjegjësi për veprimet e veta.
Mëma e vet në këtë moshë kish patur dy fëmijë.
Nga fillimi deri në fund.
Pasi e heq qafe dashurinë me vrasje që në skenën e parë, autorja nuk e le më të kthehet aty. Përveç mungesës së dashurisë diçka tjetër që mungonte aty ishte përkujtimi i përdhunimeve nga ushtria serbe gjatë pushtimit, që si i tillë është i përmendur në pjesë. Ndoshta ishte diku, por unë nuk e mbaj mend.
Një emision televiziv që në rrëfimet e tyre që shoqërohen me goxha prani fizike ngre për ne pjesën. Një këngëtare është e ftuar e emisionit dhe me këngë të bukura diku ritmuar me trokitje të tryezës e nga ajo dajrja pa lëkurë që i tunden xhinglat. Kënga pa muzikë është gjithnjë mbresëlënëse e këngët ishin të bukura e këndonin mirë.
Shfaqja me lëvizje aty këtu bëhej shumë e mirë për mendimin tim.
Një shfaqja në kufijtë e klandestinitetit, me një skenografi disi acaruese, por plot emocion e përjetim e personazhe plot ngjyra që aktoret janë edhe vetë. Me rrjedhë të mirë.
Me teknikën e këndshme të komentit të veprimit skenik. Shumë shumë e këndshme.
Një pjesë e vërtetë. Me shoqërinë, me fjalët, me ngjyrat.
Realizimi i skenave ishte fort i mirë. Aborti ishte plot me dhimbje. Në një kazan që përgjaku aktore që ishte veshur me një trupore ngjitur pas trupit për të ftuar idenë e lakuriqësisë.

Baleti me shenja i fillimit solli dhe dashuri. Edhe zhurma edhe shuplakat që rrihnin mish e tavolina kishin tingullin e duhur.
Mendoj që teksti është i dobët në këtë elementin e të bërit të së tërës bashkë. Ky trungu rondokop e monoton që duhet të mbajë degët me gjethet e degëzat e bukura nuk është i zgjedhur mirë, mendoj. Nga ky trung i ngjiten pemës përpjetë gjthë të ngeshmit si puna ime dhe shohin nga lartë pastaj. Një familjaritet i kotë. Prezantimi që merr minutat e para është i parë. Pse të mos ketë asgjë të re në tre katër minutat e para të shfaqjes, ose edhe më shumë.
Mendoj se regjizorja Zana Hoxha Krasniqi duhet të kish nxitur dramaturgen ti linte ca pjesë jashtë kësaj shfaqje. Edhe vetë të kish gjetur një mënyrë tjetër për tu futur e për të dalë nëpër rrjedhat e shfaqjes.
Të qenit në një emision televiziv nuk mendoj se është piedestali i duhur i këtij rrëfimi teatral. Gjithë atmosfera që e shoqëron të qenit një emision televiziv e shton distancën. Tavolina kaba e madhe rrumbullake. si vendimarrrëse. Megjithëse një skenë e vogël mes një salle të vogël prap largësitë të rritura. Drita e pakët si për të ndjellë një gjendje përjetimesh. Ndërkohë që drita duhet të ishte e bardhë laboratori verbues që ti thotë spektatorit: plasi sytë!
Por asgjë për tu shqetësuar, ajo që shfaqja tregonte ishte aty. Dhe regjisorja në atribute të autorësisë meriton lëvdim.
Melihate Qena, një aktore që ishte para spektatorit në Tiranë edhe me Kaligulën pak muaj më herët si errësuese e mëtutjeshme e asaj zymtësie, spikat sërish. Aftësia e saj për të përcjellë në vazhdimësi një humor të caktuar mbi sallë është e madhe. Edhe gjithë aktoret e tjera ishin të mira. Edhe emocioni i plotë. Trupi i pranishëm. E vërteta e vërtetë. Duartrokitje.