NATËN, MA
Natën, Ma. Një pjesë për të qarë me dy personazhe. Ora e fundit para vetvrasjes e një vajze që nuk po ja del dot më të mbajë barrën e jetës. Plot kohë më herët fort i nderuari psikiatër që kisha nderin ti numërohesha si koleg lexonte në frëngjisht një libër për vetvrasjen e më tregonte për rrëfimet që i tërhiqnin vëmendje. Profesor filani dhe e shoqja vendosin 30 vjet më herët që në filan moshë filan ditë të dy sëbashku do ta mbyllin jetën pse e gjykojnë që jeta varfërohet e mbas tridhjetë vjetësh bëjnë ashtu. Nga ai e lloj lloj burimesh tën tjera dimë: mendimet e Hjumit që thoshtë se asnjë jetë që ja vente të ruhej nuk është humbur nga vetvrasja; veprën e Gëtes “Vuajtjet e djaloshit Verter” që ai e mbyll me vetvrasjen e heroit e që e ndoqën një sërë vetvrasjesh, Vdekja e Luçio Batistit nxiti rritjen e vullnetit vetvrasës ndër italianë, më tregonte dikur një kolege italiane, që kish shërbyer në një shërbim telefonik për njerëz me nevoja psikologjike të veçanta. Kadare na tregonte për ata kaukazianët andej që vrisnin veten për rritje të vëmendjes për veprën e tyre letrare. Ne vetë nderojmë vetëvrasjen heroike të vajzave që hidheshin e vetvriteshin me ndonjë mënyrë, kur mbrojtja thyhej e hasmi i bëhej vendit zot deri tek ai shkëmb i thepisur në mal.
Ajo që dua të them është se, vetvrasja ka një lirshmëri që nuk është e papranuar ndër shokë e shoqe. Ka legjimit personal në të. Por nga ana tjetër është mëkat, dhe Dante i digjte në lumin e zjarrtë Legeton, sëbashku me dhunues të fqiut apo të Zotit. E këto kahje janë ndër rivalitete. Dhe ku është ky ekuilibri që njerëzit krijojnë mes tyre për të ndarë një vetvrasje të pranueshme nga ajo e papranueshmja? Në shumicën e rasteve rrethanat janë të atilla që opinioni yt është i papërdorshëm qoftë edhe për vetë ty.
Vepra e Marsha Norman, “Natën, ma”, që është edhe fituese e një çmimi Pulitzer, ka një vajzë në prag të vetëvrasjes. Jeton me të ëmën që pas divorcit dhe i bindet angazhimeve që kjo marrëdhënie ofron. E lindur me një sëmundje të trashëgueshme që ka edhe krizat epileptike ndër simptomat të veta, ka një mosvazhdimësi të kujtimeve në kohë. Por edhe një martesë. Një burrë që dikur iku, një djalë që u rrit jashtë vëmendjes së nevojshme dhe u dha në drogëra dhe kriminalitetin e nevojshëm për ta siguruar. Një rënie nga kali dhe pastaj trajtim me mjekime të reja që sigurojnë një ruajtje më të shëndetshme të kujtesës.
E në fjalë të saj, pasi u kthjellua mbi ç’po ndodhte, vendosi të vrasë veten. Njofton e i lë porositë mamasë në orë të fundit. Një grua që është plakur dhe tashmë robinjë e një asketizmi sistematik. Me një shoqe që ka dy zogj. Me një djalë. Me një burrë që gjithashtu kish vuajtur prej sëmundjes e kish krijuar me vajzën marrdhënien e afrimitetit familjar edhe në kurriz të marrëdhënies me gruan. Ai shkonte për peshk dhe nuk dilte nga makina, por rrinte brenda, e thurte me tel figurina.
E në këtë orë të fundit, një mardhënie familjare nënë e bijë. Vajza që është edhe duruese edhe në hall. Ka marrë masa që e ëma të ketë kohë të mendojë duke ja bërë shtëpinë gati. i kërkon mirkuptimin, bekimin e saj. E nëpër ulje ngritje emocionale, zbulojnë të panjohura që i mundonin prej kohësh. Diskutojnë. Zihen, qeshin, qajnë.
Në fakt qamë të tërë bashkë. Mezi i mbajtëm lotët. Regjizorja Ema Andrea vetë ishte dëndur në të qarë. Unë vetë nuk di as vetë nga e fsheha një lot që më rrodhi.
Kur në fakt nuk u dëgjua as krisma e vetvrasjes! Për ata si puna ime që ishin për ta parë pjesën në herën e dytë, pas asaj të para ndonja dy muajve, kur shfaqja ishte sërish te Metropoli, mungesa e krismës ishtee me interes. Unë i mbreha veshët dhe ishte qetësi kur errësira po binte dhe krisma po vononte. Nuk dukej të ishte faji i armës sepse as gishtinë këmbëz nuk lëvizi.
Ata e dinin. Atë krismë e kishte pasur edhe Marsha Norman edhe regjizorja Ema Andrea në serinë e parë të këtyre vënieve në skenë. Ç’janë këta lot?
Shfaqja tani.
Ema Andrea ka një pëlqim për teatrin anglofon të ca autorëve që eksplorojnë kufijtë e njerëzores në shoqërinë urbane. Të alienuar, disi të sëmurë, por njerëzorë. Sa më njerëzorë. Ky eksplorim i vazhduar i zonjës Andrea në këtë brez të gjerë autorësh të spikatur që numëron Sarah Kane dhe Jon Fossen dhe ndonjë tjetër që unë nuk po di ta përmend tani, është tregues i një marrëdhënie me rëndësi të shtuar, i një besimi të shtuar në detyrat shoqërore të teatrit.
Ilire Vinca dhe Egla Ceno janë një zgjedhje fort e mirë e zonjës Andrea. Zonja Vinca e ka edhe qetësinë e duhur edhe energjinë e bollshme në shpërthim. Ajo i di kufijtë e më shumit në emocion dhe ka forcë të mbajë tensionin e lartë të shtrirë të shtrirë rehat nëpër gjendje humore e skena të gjata a të shpejta qofshin. Një aktore e arsyeshme, që nuk ka frikë të lëshohet më rrjedha emocionale të personazhit e tja ofron edhe shtatin edhe protretin e vet..
Ceno është gjithashtu një emër i spikatur i skenës sonë. Ajo di të përhapet brenda personazhit duke mbajtur vete sa duhet. Edhe është e mobilizuar, e fortë dhe e praktikuar. Me një përdorim shumë të mirë të fjalës. Me lëvizje simbolike që përcjell emocione,me kumbime muzikale.
Që në fillim skena është e ngritur arsyeshëm. Në një televizor me zë goxha të ulët, është një lexim aktiv i veprës, në anglisht më duket? Nja tre komodina si dollape përreth. Ca rrëmujë, po jo aq shumë, por ca si më shumë. Tamam siç ka shkruar edhe autorja, por edhe me vibrime më të afërta. Meqë ra fjala, publiku kishte kontribute të mira në suksesin e shfaqjes edhe si prani edhe si aftësi për të akomoduar të vërtetat dhe vërtetësinë e veprës.
Por e enjtja e premierës së dytë nuk besoj se ishte tamam mbrëmja e duhur për ta shijuar shfaqjen. Nëse mund të dërgoj një mesazh në shishe nëpër oqeanin e lexuesve, do të doja të dija a pati krisma në netët në vazhdim?