jo jo, prit se ...
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Për ilustrimet tek '1001 netët'

Picture
Dalja e libër-mbajtësvve elektronikë (kindle, amazon, etj.)  është një ndodhi e para shumë kohëve, tashmë, por libra të shtypur në letër vazhdojnë të mbushin libraritë e ka gjasa që kjo gjë nuk do të ndryshojë edhe për ca kohë.
Në gjuhën shqipe ky zhvillim teknologjik ende nuk është afër përmbushjes së mundësive të veta, por me siguri këto zhvillime nuk do të vonojnë dhe një bollëk shqetësues librash do të jetë i arritshëm për shumicën e atyre që ndjejnë të kenë një afërsi a lidhje me librin.
E sipas gjasave pasja librave do të rifitojë një funksion që për ca kohë e pat humbur, atë të prezantimit të një vepre arti, të një gjëje të rrallë që mbart një vlerë që është estetike e materiale, një send që është më shumë se një shumësi shkronjash që rrëfen një rrëfenjë, një histori, një reflektim a një kërkim, një gjetje a humbje.
Libri dikur e ka pasur këtë status. Para se Gutenberg-u ta shpikte shtypjen e shkronjave në shtypshkronjë, librat shkruheshin me dorë e kjo kërkonte një njeri që të dinte të lexonte e shkruante, të kishte shkrim të bukur e durim që riprodhonte një libër. Dhe padyshim një njeri tjetër që ta paguante, motivonte a detyronte ti hynte kësaj angarie. 
Krijimi i bibliotekave ishte një mision për të kamur e për të pasionuar pas librit. Pasja e librave ishte rrëfyes i pushtetit. Platoni tregohet të niste niste poetë në lashtësi për ti gjetur veprat që i duheshin nëpër Mesdhe, Princi i rilindjes italiane angazhonte shkrues ti kopjonin libra, e murgjit rregullisht e kishin një copë të bollshme jete këtë aktivitet. E jo pa rezultat, 
Kalimi i bibliotekave bizantine në duart e rilindësve europianë është një themel pa të cilin qytetërimi perëndimor siç e njohim nuk do të kishte ndodhur, madje jo vetëm qytetërimi perëndimor, por edhe ai lindor. Arabët e vjetër u rritën mbi librat e gjetur në zgjerimin e vet nëpër Persi e Mesdhe për të themeluar qytetërimin e tyre të lavdishëm.
 E meqë arrita këtu mund të shpall qëllimin e këtij shkrimi, që synon të përsërisë një kërkesë për shtëpi botuese në Kosovë a Shqipëri që mund të 'shtijnë' në dorë punën e mrekullueshme që i nderuar Ilmi Agani pati bërë për të sjellë në shqip librin e bukur të "Njëmijë e një netë"-ve. Këtë kërkesë unë e pata bërë edhe më herët në një shkrim ku krahasoj përkthimet që kësaj vepre i patën bërë Faik Konica, Mustafa Greblleshi e Ilmi Agani.
Meqenëse në atë shkrim unë e prezantoj pëlqimin tim të madh për punën e Aganit, për atmosferën që ai e përcjell aq mrekullueshëm, për gegnishten e bukur që ai e rrit ma shumë, për fjalorin e shqipes që na e sjell të pasuruar. Kjo vepër, për mendimin tim është një kulmim i shqipes së përkthyer prej gjuhës huaj. E siç e them edhe në atë shkrim, megjithëse përkthimi kalon nga dheu gjuhësor i rusishtes nëpër armiqësoren serbishte, prapë arrin tek ne në gjuhën tonë.
Me gjithë tensionin e madh që me të drejtë krijuam për kulturën arabike, që ne na arriti prej pushimit të egër osman e që na mbeti prej dorëzimit pjesor në fe të pushtuesit, prapë kjo që jemi sot, kalon nëpër aty e si uji krijon kujtesën e vet ashtu edhe jemi ajo që na bën kujtesa jonë. 
     Por këto pak a shumë unë i pata thënë në atë shkrim, e këtu dua të kthej vëmendjen më shumë nga një bibliografikë pragmatike të ardhmërisë. E fjala është për 8 vëllimet e njëmijë e një netëve që na i pat dhënë atëbotë shtëpia botuese e Prishtinës "Rilindja". Botimi nisi më 1965-ën e përfundoi më 1987. Në 65-wn botimi nis me mw shumë përfillje e kujdes kapakët janë prej kartoni e ka ilustrime nëpër letrën që është butë, por botimet në vazhdim ndryshojnë e bollëku mehet.
Kur librashitësi im i dashur atje në sheshin te bulevardi në Prishtinë më tha se nuk ishte se unë nuk po gjeja botimet e para por që kështu kishte shkuar historia e botimeve unë u mërzita. veçanërisht për ilustrimet.   
Në veprat origjinale që janë përdorur për ti përkthyer e përhapur netët arabe nuk ka pasur ilustrime. Por artistë të shumtë, sidomos nga shekulli e 19-të e mbrapa, kanë parë në ato rrëfenja skena e portrete plot. David Coester, Kamol ol-Molk, William Harvey, Gustav Dore, i njohur edhe për ilustrimet e “komedisë hyjnore”, John Teniel, që na prezantoi me Lizën dhe kapelebërësin e çmendur, Walter Crane, Albert Letchford,  Edmund Dulac, Kay Nielsen, Errol Le Cain, e Wassili Kandynski, janë vetëm pak prej emrave që i kanë hyrë kësaj pune.

Për fat të keq botimi i Rilindjes nuk e tregon se kujt i takonte merita për ato ilustrime. Në fakt edhe për përkthimin rusisht nuk jepet ndonjë vëmendje e veçantë thuhet vetëm se prej rusishtes në serbisht e përktheu Marko Vidojkoviçi. Përkthimi i Vidojkoviç prej rusishtes në serbisht, ku gjithashtu mungojnë përkthime prej origjinalit në arabishte, konsiderohet një përkthim i rangut të parë[1], ndërkohë që përkthimi në rusisht prej Mikhail Salye në vitet 1930-të, ishte i pari në këtë gjuhë prej origjinalit arabisht, e është bazuar në botimin e dytë Kalkutës. Përkthimi i Salyes është i vlerësuar e këtë e tregojnë  edhe parathëniet për të prej Maksim Gorkit e Sergej Oldenburgut.
Picture
 Ja në këtë ilustrim vëllezërit Shehrjar dhe Shah Zaman duken në ballkonin në të majtë tek shikojnë  orgjinë që e shoqja e Shah Zamanit organizon kur mendon se i shoqi është nisur në gjueti. Skllevërit e zinj që dominojnë jetën seksuale jashtëmartesore të oborreve të kalifëve e mbretërve të 1001 netëve janë aty për të kënaqur epshet e grave. Epshe që tërbojnë Shehrjarin deri në atë masë sa nis e shfaros gjithë virgjëreshat e bukura që kish mbretëria e tij pa kufi. Gjermani Max Kellerer në një kohë pak a shumë të ngjashme sjell një dimension më personal të ndodhisë. ndërkohë që edhe mbreti madh Shehrjar, kockëdal e mjekër gjatë duket më i varfër e neurotik, edhe i vëllai në trishtim e vet nuk duket aq mbretëror. 
Picture
Gjithsesi ajo që është qendrore në këtë shkrim janë ilustrimet të bëra për të prej artistit rus Nikolai Aleksejeviç Ushin. Ushini ishte një artist i dalluar që lindi nw Shwn Petwrburgun e 1898 e vdiq gjatë rrethimit nazist të Leningradit nw prillin e  vitit 1942. Por në artikuj që trajtojnë ilustrimet prej ‘1001 netëve’, shpesh mungon emri i Ushinit.  Ushin për ilustrimin e '1001 netëve' në botimin rusisht të shtëpisë botuese të Shën Petërburgut, “Akademia” fitoi medalje të artë në ekspozitën  e Parisit më 1937. Një event mbresëlënës ku sovjetikët dhe gjermanët e nazifikuar matën forcat për herë të parë para se të dilnin në fushëbetejat e Luftës së dytë Botërore. Por edhe në prezantimin që Wikipedia i bën këtij aktiviteti, në listë të fituesve, emri i Ushin mungon. E kjo duket e padrejtë. Ushin me qasjen e tij më shumë se gjithë ilustruesit e tjerë i është afruar teknikës së miniaturave persiane, ku spikat durimi ndërkohë që nuk mungojnë aty edhe kureshtja e guximi i perëndimorëve.
Picture
Ilustrimet për ‘1001 netët’ janë të shumta e artistë të shquar kanë marrë guximin të ngërthejnë nëpër vija e ngjyra imagjinatën e pjekur në shkretëtirë me zjarr dielli të afërt, duke na ndihmuar ti vendosim përfytyrimet tona në rreth vetes, por edhe duke na kufizuar e tërhequr në shtigjet që i ka zgjedhur vetë.
Sesi kultura të ndryshme, kohë të ndryshme, individualitete krijuese, rryma të artit e plot kontekste të tilla kanë drejtuar e shtrënguar në duar lapsa e penelë ka qenë e mbetet objekt i kërkimit e kritikës. 
Sa është e mundur të gjesh argumenta në mbrojtje a kundër teorive të Eduard Saidit për një paragjykim të perëndimorëve në qasjen ndaj produktit intelektual të lindjes nëpër vija e ngjyra kjo është një pyetje për një qasje shumë më sistematike, por shije mund të provohen. Shije që kultivohen brenda artistit, shije që artisti i kultivon pse ai percepton një pëlqim të lexuesit a botuesit apo shkolla e rryma ku artisti e gjen veten, ideologji. 
Historiani anglez Robert Irwin ka një libër të gjatë e plot ilustrime për mënyrën se si është imagjinuar e vizualizuar xhindi nëpër libra, ndërkohë që edhe autorë të tjerë më të vjetër e më të rinj janë marrë me këtë tematikë e kanë sjellë në vëmendje e nën shqyrtim autorë e shkolla ilustrimi.
Më poshtë janë disa foto prej faqeve të tre vëllimeve të para.
Picture
Picture
Picture
Picture
Picture
Picture
Picture
Picture
Picture
Picture
Picture