Një galeri, në fakt, është plaga që i hapin dheut minatorët që nxjerrin prej tij mineralin e çmuar që lëshon energji kur digjet ose materialin që me energji e shkrin e e bën vegël. Por, siç e dini, i thojnë edhe galerisë së artit. Një rrëmim i interesant i artistëve, në fjalor, për një praktikë të vetën. Unë nuk e di pse e humba prezantimin kuratorial, por betohem që e pashë diku. Gjithësesi, ajo më humbi, e ajo që mbetet në sy është se të gjitha veprat i përkasin vitit 2020. 'Nëntor 23', ndoshta, është fjala për një ekspozitë që do të hapet në vitin 2023, por po paraprezantohet 23 vjet më herët? Ndoshta.? Ndoshta, është e 23-ta ekspozitë, ose ka 23 anëtarë kjo shoqëri piktorësh. E kjo shumësi mundësishë në kuptime na çon në një zhvlerësim të titujve e titullit në rastin konkret.
Në ekspozitë, autorët janë prezantuar kryesisht me nga dy vepra, por ka edhe të tjerë që kanë ardhur me një. Kjo e bën edhe më të vështirë zbulimin e trillit kuratorial apo kompetitiv i galerisë, që pastaj e bën të vështirë orientimin e shprehjen për të. Koha e gjatë që mu desh për përfundimin e këtij shkrimi dhe fluiditeti i mbresës prej vizitës në galeri kanë ulur subjektivitetin e arbitraritetit tim dhe kjo padyshim lë boshllëqe në prezantim. Por vizita nuk është pa gjurmë. E kur nuk ke ujkun do ndjekësh gjurmën.
Shumica e fotove janë për diçiturën 'detaj nga ...', por pastaj duhet shtuar që bëhet fjalë për një goxha detaj.
Veprat e sjella në këtë shkrim shfrytëzojnë qasjen kuratoriale për tu hequr po aq aksidentale, megjithëse nuk është aq e lehtë të përcjellësh a justifikosh.

Ja këtu, një kompozim interesant. Ca njerëz që ndihmohen e mbahen e shtyhen e shkojnë përpjetë. është interesante se si ky ambinguitet i njerzores transferohet në një situatë të ekuilibruar. Personalisht do të kisha dashur një realizëm më të madh në realizim. Madje jo një realizëm, por një profesionalizëm, se ja ky që po ngjitet në majë, ku e ka mbështetur këmbën? Nëse do ta kish mbështetur te krahu i këtij të tretit nëse e nis numurimin nga kokat që vijnë prej poshtë.atëherë krahu i tij do të ish kapur ndryshe në trupin e katërtit, që duhet të mbajë mbi shpatulla atë që do të shkojë më lartë se të gjithë. Ai është veçanërisht problematik dhe më shumë se të tjerët sulmon rendin e përbashkët të veprës. duart e tij krijojnë një simetri të pavarur në mbajtje të panatyrshme. Krahu i tij i djathë mbështetet askund kaq rehatshëm ndërsa i majti është karakteristik i dinamikave të tjera të lëvizjes, këmba e tij që s'mbështetet askund na fton tek një tjetër këmbë kaq humoristike, e nëse ajo nuk duket aq humoristike, atëherë kaloni tjetra. Por ideja në përgjithësi është zbatuar me një paqartësi në ndonjërën prej kolonave mbajtëse të lidhjes së veprave me autorin, megjthëse edhe ideja edhe qasja në ngjyra e aplikime mbeten jashtë sferës sonë për gjykim, dhe nuk duken keq.
Ja dhe kjo pjesë lufte. Autori (A.Filipi) ka zgjedhur një skenë komplekse dhe disi arketipike. Mendoj se fillimisht dikush ka sulmuar dikën ose disi e ka gjunjëzuar e mposhtur, dhe pastaj ka ardhur ky tjetri me epërsi të theksuar në aplikim të agresivitetit. ky që duket sikur ka Trampin të vizatuar si errësirë mbi bark. Apo Hiçkokun? Apo Boris Xhonsonin. Apo ndonjë fqinj tiran që ndez eshkën në gji. Patjetër një koleg i tyre është, dhe shikoni frikën e blunjtë si është përhapur mbi kokën e të sulmuarit. Ai nuk mbrohet apo kundërsulmon. Kjo vajza me bishtalec ja ka shtrënguar dorën me një dorë të fuqishme ndërsa një shok i kuqëluar po hidhet në sulm në mbrojtje të mikut a vllaut. Sulmin po e përmban dhe një shok i agresorit epror, kurse i gjunjëzuari është gati indiferent. Shikoni, ajo është e kujdesur. Megjithëse shikoni, është edhe një vajzë ndër to.
Gruaja dhe religjoni vijnë bashkë në këtë ekspozitë "Nëntor 23".
Shikoni një vogëlushe, me krahëçkat e vogla për fluturim si të Kupidit, të nxjerrë prej vendit ku rri zemra një gjë si bota. Me një lule të kuqe të sjellë si për veten në atë errësim që do ta kaplonte pas kësaj lindje të panatyrshme. (A. Buca)
Shikoni pastaj edhe shoqen e besimit islam se si mbështet e e përgjysmon shikimin në pëllëmbën e madhe me gishtat e shëndetshëm. një dorë e tillë patjetër që duhej shoqëruar me një nofull të poshtme disi më tërheqëse, por shikimi i saj është i vendosur të gjejë diçka që i intereson. dhe ato rruazat e kuqe e gjashtë vrimat e metalta mbi mëngë edhe ushqejnë me aq sa ka nevojë. Por nofulla e poshtme mbetet gozhdë në zemrat tona. Koka mpaket mbi pëllëmbë dhe ai kërkim i saj kompromenton dëshirën e spektatorit për të qenë zbulim i atij kërkimi. Apo autori (B. Berdo) është idhujtare e ndonjë religjoni që e dënon dëshirën e të gjeturit prej spektatorit të asaj që kërkon?
Arti bashkëkohor e ka të lehtë të gjejë rrëfime për të servirur. Ja për shembull, në këtë pikturë të Llazar Taçit, nga e kaluara diktatoriale kemi një internim nëpër nëpër natë të një familje. Përmes komunikimeve të tjera kolektive, si letërsia, për shembull, ne jemi njohur me ndodhi të tilla, por një fytyrë për xhelatët, një borselinë nën çadër e kësi detajesh na informojnë për shumëçka.

Por është i paqartë trilli kuratorial apo kompetitiv i galerisë. Gati gati, kemi nevojë ti kërkojmë Buron Kacelit ti shtojë pyetjet që i çon qiellit. Pse dhe Përse, që ai i nis në veprat e tij nuk na mjaftojnë.
Për më tepër këto pyetje për qiellin nisen drejt dy qiejsh kaq të ndryshëm ndryshe. I burrit është i një dite i një jete që ka ikur tashmë. Një i verbër në skaj të botës që kërkon lëmoshë prej djellit që ja shkrin tiparet në dritë. E aty matanë gruaja në qiellin e zi të natës, e uji që i kullon prej llëre ka jetën dhe tokën dhe prapë pyesin pse?, e përse?.
Jam dakort, e kush pyet më mirë se këta pritës pasivë pyetjen e madhe që i rri mbi krye secilit pritës të hyjnores së shenjtë, se të përfaqësuarit prej këtij binomi figurativ që njohën ndonjë lloj dashurie e i vajtën pas, por pyetja jonë mungon.

Gjithësesi ekspozita ka vepra të arrira, siç ka edhe prani të spikatura, teknika të ndryshme e frymëzim. Më poshtë vepra nga Gazmend Leka dhe nga Ardit Boriçi. Ringjallja apokrife' është në vazhë të qasjes së Lekës ndaj mënyrës për t'ju qasur emocionit e për ta ndihmuar atë të marrë pjesë në evolucionin e madh. Megjithëse në përmasa të mëdha e me ndriçim në këndin që nuk mbetet kurrë pa reflektim, piktura është e vështirë për tu qartësuar në shikim, një errësirë e veçantë kjo e Lekës, ndoshta pas shumë vitesh kur piktura shqipe të takohet me ngjyrat e veta krah të kuqes së Onufrit do të jetë edhe e eerta e Lekës. Ndërkohë që personalisht më pëlqejnë edhe ngjyrat e Boriçit. Dita e tij e braktisjes, pavarësisht se në një kënd pak imagjinativ, e disi të lodhur prej artistëve shqiptar, të fatit të vajzws sw ndarw nga i dashuri, duke i shtuar dramaticitet e vlerë në shoqëri si kjo e jona për një ndodhi që për mendimin tim duhet çmitizuar e natyralizuar, prap kapja e tiji e një gjendje, përcjellja e saj duke shfryëzuar, forma, pëmasa e raporte. Kanotieret prej shkumësi, janë kaq të bukura e me një ndihmë të madhe për kompleksitetin e veprës, edhe finesa e formave, natyrshmeria e qëndrimeve janë me shije. Dakort, po moderniteti është i pakët, edhe profesionalizmi i pamjaftueshem.