jo jo, prit se ...
  • Blog
  • trille prrallore
  • Fotorrëfime
    • Në Europë te varret
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
    • 1001-netet e Ushinit
  • Për letërsinë dhe gjuhën shqipe
    • Gjuha
    • Në sofrën e hënës. Edi Rama
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • diktatori ne shilte, Meksi
    • Jam mysliman, Ben Blushi, Onufri 2025
    • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
    • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
    • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
    • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
    • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
    • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
    • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • media nderkombetare
  • referendume gjuhësore
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
  • trille prrallore
  • Fotorrëfime
    • Në Europë te varret
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
    • 1001-netet e Ushinit
  • Për letërsinë dhe gjuhën shqipe
    • Gjuha
    • Në sofrën e hënës. Edi Rama
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • diktatori ne shilte, Meksi
    • Jam mysliman, Ben Blushi, Onufri 2025
    • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
    • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
    • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
    • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
    • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
    • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
    • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • media nderkombetare
  • referendume gjuhësore
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Epoka e re

10/31/2014

Comments

 
Fillimi i një epoke të re në një kohë kur mbizotëron Perëndimi (europiano-perëndimor,) akoma, është një lezet i madh për bashkëvuajtësin kritik, që ta shikojë. Por ndodh. Pra periudha që po merret në shqyrtim, që është kjo e qeverisjes socialiste aktuale, qenka e tillë. Ka skeptikë që kur e mendojnë, thojnë se përjetimi i elektoratit i ngjan eksperiencës së fëmijëve që u duhen heq nga qarkullimi gjysmat e lodrave dhe i ndërron me kohë. Kështu edhe engledisen me një gjë të re edhe përqark nuk është shumë rrëmujë. Po pse qenka e re? 

Reforma territoriale përkohësisht i ka ikur vëmendjes së publikut, megjithëse aty është. por po përgatitet për surprizim. Reforma në drejtësi po avancon, kryesisht nëpër emra përvecëm. Opozita denoncon se njerëz që tejkalojnë parimet e së drejtës në përmbushje të detyrave partiake apo që i shërbyen sistemit të padrejtë, po vijnë. Ndërkohë përflitet aksioni si metodë e diskretituar që po përdoret me tepri. Vetë kryetari i grupit parlamentar të përtisë socialiste, Gramoz Ruci, e tha mu në foltoren e shenjtë të kuvendit. Harrimi i shpejtë i demokratëve krjon një fluiditet forcash që ka arsye të vërteta t’ja shtojë ndonjë rrudhë në ballin e lartë të nderuarit kryeministër Rama. Metaliku Meta dhëmbët e metalta i ka në nofulla të shëndetshme metali.

Qeveria ndërkohë po hedh teposhtë lloj lloj muri dhe po vazhdon në disa fronte pune. Kryeministri e ministra të tjerë dalin evropit me shikimin djaloshar e optimist që e corodit perëndimorin llogaritar, që përpiqet të përfitojë edhe prej hutimit të vet. Por që vazhdon me llogari. Niveli i antipatisë prej fqinjëve është në parametra të kënaqshëm për nacionalizmin pasiv që na shijon. Me maqedonsit nuk merremi hic. Serbët po na presin në shtëpi, ndërkohë që nuk fshehin dot trazimin që i shkakton kjo. Grekët sikur kanë harruar idenë e ndaljes së Vjosës dhe rrëmbimit të një cope det dhe po lobojnë diku me ministrinë e tyre të jashtme për ta ndalë përfshirjen e një fshati bashkë me ca fshatra të tjerë në një njësi të qeverisjes vendore. Mos kemi blerë armë atomike?

Cështja e stadiumit në Serbi, përplasjes në nivel diplomatik, furisë nacional-qytetare nëpër internet, etj ishte një muhabet ku u mor pjesë më shumë se zakonisht. Në ulje ngritjet e grafikut që pasqyron përfshirjen e qytetarit në jetën kolektivo-politike është pikë e lartë. Nuk ke me ce krahason, sjellja e armëve kimike ishte më e lartë në përfshirje por ajo ishte lehtësisht e kuptueshme dhe u përjetua si shumë e afërt (dhe zelli nuk u lejua të testohet.) Në këtë rastin e fundit nuk dihet shumë ku rreh diskutimi që sic e dimë ndodhet tej, në kufirin e përtejmë. 

Tani qeveria rikthehet mu në qendër të vëmendjes me një aksion në trasport rrugor dhe zënien e përvetësuesit të vogël e të mesëm të energjisë elektrike. Taksa e gjoba. Po shesin edhe kuti me mrroklla të ndihmës së shpejtë (personalisht jam dakort, megjithëse na lini pak se sapo e morëm vesh). Kjo ka acaru në nivel urban. Por mirë, po vihen zap. Tingëllon më i pakët lajmi me viktima nëpër rrugë. 

Pra qeverisja ka nge. Zgjedhjet janë largë. Opozita disi dalë boje dhe e pakët. Mediat po humbasin peshë ndaj internetit ku fragmentimi lejon amplifikime falë rrjetesh që ja paksojnë forcën njëra tjetrës. Zgjedhjet lokale, në cfarëdo lloj lloj skenari të ndarjes apo rezultatit, do lejojnë për një periudhë centralizimi të shtuar me fermane të shenjtë ku gjithcka me rëndësi do gjejë shtratin e vet të rrjedhjes drejt detit të mirëqenies shoqnore. Do lëshojmë satelit, për nur të pejgamerit kemi për të lshu satelit. Meteorologjik, po do ta lëshojmë. Si bashkim evropian, natyrisht.

Një epokë e re.  
Comments

October 18th, 2014

10/19/2014

Comments

 
Për serbët kemi dëgjuar shumë gjëra edhe ca i kemi ndjerë. Një vizitë dhe një ndeshje na risjellin në vëmendje atë që jetojnë përditë ca prej nesh në kufij. Ca më herët ca më shumë.

Tani, nga ky zelli ynë i tepruar në zhvillimin e ndeshjes? Na fshihkan flamurin, na thojnë ‘vdekshi’ kur këndohet një gjë që ne e kemi me respekt të vecantë dhe rrezikojnë e na dhunojnë ca vllezër që i kemi çu të na përfaqsojnë në një garë sportive. Pse paskemi ne kaq zell? UEFA? Dakort edhe trupa të rregullta të ushtrisë greke ëndërronin të bënin këpucë prej lëkurës sonë.  Por lufta me ta fshihet më mirë prej dhjetra lidhjesh dhe kapërdijmë ksoj muhabetesh.

Tani ne duhet të mbyllemi mirë e mirë me këta. Sa ma pak me marr e dhanë. Ta forcojmë kufirin dhe të kërkojmë për miq. Këtu te politika e jashtme po mblidhet njëfarë simpatie, por kjo konfirmon dobësi. BE u ngut kot e më kot të pozicionohej ndaj një flagrance dhe kjo mund të mos ketë qenë e paqëllimshme. Tërheqja po bëhet, por Putini vajti në Beograd. Rusia në mes një konflikti me Ukrainën e madhe ku shpërthejnë çernobilë dhe ka ara të pamata me grurë. E kryministri ynë shkon së shpejti në Beograd.

Pra pyetja është, për cfarë po luftohet sot me shkije?

Variante të ndarjes së Kosovës janë folur, ndërkohë që falë zemërgjerëzisë së klasës politike aktual-kosovare ca pozita të mira janë siguruar, tashmë, prej përfaqësuesve të pakicave serbe. Por gjithë ajo makinë e madhe ndërkombëtare duhet të vihet në lëvizje, e njerëz do kenë pasoja.  

Si ka mundësi që Shqipëria u bë kaq papritur protagoniste në këtë ngjarje? Qeveria e Kosovës dhe ambasadori i vet amerikan, ose ndonjë shok tjetër, deri tani janë marrë vetë me këto muhabete. Fakti që po na flasin edhe ne, është një tregues më vete. (Shpresojmë nuk janë duke ëndërruar sërish një dalje në Adriatik.)

Po cfarë do të thotë vallë? E kuptojmë aspektin psikiatrik të huliganizmit serb, por si ka mundësi që klasa politike foli për provokacione. Përfolën vëllanë e kryministrit tonë si dorasi sekret që detonoi zallamahinë gjeopolitike dhe rrezikoi të binte në duart e shtetit të shkëlqyer serb. ?. Folën për mungesën legjendare të qytetarisë ndër shqiptarë. Pas shumë vitesh luftë, shkijet do i thojnë ca budallallëqe më shumë, por ne mbesim të paqartë për sa seriozisht e kanë. Se në fakt këto luftat serbe një lukuni huliganësh që  djegin e shkatërrojnë kanë qenë. Po lufta kështu është përgjithësisht, megjithëse rastis më e përmbajtur. Ose më pak.

Mungesa e plotë e angazhimit për të ruajtur një faqe të mirë kah Evropi tregon se serbët kanë identifikuar tashmë diçka që duan ta marrin dhe që e dinë se vetëm duke e rrëmbyer mund ta kenë. Po pse me parapërgatit. Apo nuk bëhen këto gjëra pa testuar një herë durimin e mosaprovuesve?

Kryeministri Rama bën shumë mirë që vazhdon me shprehë gatishmërinë me shku. Kjo edhe tregon se ai diçka di edhe tregon se pozitat nuk i kemi hic të mira.

Nga erdhi kjo shkreptimë? ne sa po dremisnim?

Comments

Politika është edhe bukë edhe gjellë

9/4/2014

Comments

 
 Pa dash me përhap panik. Ta zemë se Partia Demokratike e Shqipërisë pëson një carje të madhe. Cfarë do të thotë kjo për qeverisjen e vendit? Tani jo se duam të keqen e demokratasve, por në zgjedhjen e një aksioni politik si ky i demokratëve, për një sulm të ashpër që vështirëson komunikimin e shumë personave me elektoratin, trupat fillojnë e mërziten. Ata janë akoma një grup kompakt por këto dreq legjislaturash zgjasin shumë. Se katër vjet jeta rrjedh. Zgjedhjet lokale dhe sulmi në drejtësi, ndërtime, taksa, aksione policor e president, duket serioz.


Riorganizimi i partisë me zgjedhjet e brendshme nuk shkoi hic mirë. Pati lajme për muhabete kot për konkurenca të sëmura makutësh nervozë. Dhe për konkurenca interesante politikanësh, natyrisht. Por në to nuk u invenstua sa duhet mediatikisht, kjo i dha partisë një karakter deri diku të panjohur. Për të paangazhuarin, natyrisht.

Antarët e dinë, padyshim.

Largimi me kokën prapa prej kryetarit ishte një ogur deri diku i keq. Kryetarin e ri e dyshuan për regjent. Në kohë të tilla edhe kur s’është e nevojshme ka kokcarje. Përcarja e sunitëve me shiitët ndodhi pse kta nuk u morën vesh a duhet ta ndjekin familjen e kryetarit, a jo? Jo jo thanë kta kjo është familja e kryetarit. Jo jo është kjo, dhe u grinë e u bënë copash për 1600-700 vjet..

Pra rreziku është që të ketë largime. Largime me humbje. Trima që brenin hekurin me dhëmbë do braktisin atë front dhe do hapin një llogore më mirë të ekspozuar ndaj dritës së djellit.

A mund të jetë rreziku i humbjes së një force që përbën kërcënim serioz për ndryshimin e qeverisjes një humbje e zëvendësueshme në organizimin tonë politik apo nuk mund të jetë? Koalicionet politike në vend do shkojnë keq apo mire? A është skenari kosovar i zgjedhjeve të fundit një ndodhi që na hyn në punë për të orientuar shikimin apo një rastësi fatdicka. Nuk përjashtohet hic një defragmentim (si i thotë kompjuteri) i socialistëve diku nëpër kongrese. Më vonë Pra një fluiditet gjeneral nuk është i përjashtushëm.

Anglezët në parlamentin e vet kanë lëvizshmëri të madhe (pa ekzagjeruar shumë, por e kanë) të deputetëve në varësi të politikave apo ligjeve që paraqiten. 
Lëvizja Vetvendosje në Kosovë u investua në realizimin e një koalicioni ku nuk do merrte pjesë, por që i mbështeste në një veprim vendimtar fillestar. Tani ajo po prezantohet me kryetarin e bashkisë, por në atë fillim vetë kryetari Albin Kurti dha shembullin e vet personal dhe të mjaftueshëm. LDK, AAK dhe shokët ish ministër dhe ish kryetar i parlamentit prej lëvizjes filan e morën vetë në kontroll iniciativën, por PDK dhe kryetari i vet nuk dun me e marr vesh hic. Do ketë zgjedhje të parakohshme, gjithcka do të sqarohet. Por rrëmujë e madhe. Qeverisja është një sport shumë i vështirë edhe në kohë të mira.

Ja një skenar, iku.

Pastaj skenari tjetër. demokratët inatosen dhe një grup i madh prej tyre ikin dhe marrin degën e shëndoshë të trungut dhe i shkelin syrin socialistit. Ky i qepet nga prapa dhe i arrin. Kjo e zgjat shumë legjislaturën dhe con në dhelpëri akute ose delir. Ose në normalitet danez ku ka një kontroll më të mirë social mbi gjithcka, përvec humorit personal. Që te ne është disi më i shprehur.

Pastaj skenari tjetër. Ikin një grup i vogël demokratësh dhe ne mbesim duke parë qeverisjen energjike socialiste të përpiqet për një të ardhme me rreze të mesme veprimi.

Ose ndoshta PD-ja jonë e ndashur nuk cahet hic. Sot ose dje, shoku Bode tregoi se zgjedhjet lokale nuk do të bojkotohen. Si e la këtë rast pa folur kryetari? Vetë kryetari e instruktoi?

Në aleatët e largët edhe modestët e përplasin derën.

Ndërkohë qeverisja socialiste vazhdon me furi. Merkeli u mor personalisht me zotin Rama. Barroso në ikje premtoi evro. Stadiumi në Elbasan po rigjenerohet, sheshe po hapen. Po hiqen ndërtesa.

Ministri i jashtëm dhe ministrja e integrimit na flasin prej Uellsi. Tablloja shkëlqen me roz-eri të nuancave të thella. Po lahen borxhet dhe po merren të tjera. Po rrisin intensitetin e komunikimit në segmente të gjata kohore. Kryeministri komunikon intensivisht në internet me shumë njerëz. Kryesisht tregon për veprimtarinë e vet, por ndoshta do ti shtojë karakterin ndërveprues, ai merr komente natyrisht, qofte edhe me përzgjedhje.

Shqipëria ka burime. Ka bregdet, ka pozicion të lakmueshëm. I është një lejuar një refuzim amerikanësh dhe luftrat me fqinjët për lumej e detra po shtyhen sipas nevojës. Për pazarin e fundit ky është tregues pozitiv. Destabiliteti i botës sllave dhe islame  është një ndihmë për një tjetër vlerësim për ne prej aleatëve.

Evropa shpresoj të ketë një minutë për të marrë frymë. Junkeri si I djathtë do qetësojë revanshin djathtist me ca politika që ne nuk na prekin shumë gjatë kësaj legjislature të parlamentit evropian. Edhe zëvendësuesja e Ashtonit, një cupe të matur prej Italie është një ogur i mirë. Pavarësisht entuziazmit shkodran gjatë kampionatit botëror ne kemi plot tifozë edhe me futbollin Italian. Përditshmëria futbolldashëse i përket vetëm italjonve. Kot nuk na do Kadareja katolik neve. Amin o zot.

Reportazh direkt

Tani, tani po flet kryeministri.

Sokol Balla e teproi në nderim, për kryeministrin që ishte ulur tashmë. Kjo e nervozoi me veten, po pak.

Nuk më pëlqen, pavarësisht.

Prapa ka një avion dhe modestia e tij e thotë qartë që është modest.

Ndërkohë që ai tregon se opozita socialiste kishte qenë për të vendosur këndvështrimin tonë mbi problemet, jo si e demokratëve. E të tjera.

Tek pyetja po pse, po pse?

Kryeministri u harrua në teknikalitete dhe la pas dore drejtësinë e kauzës së vet.

Pas kryeministrit ka edhe dy mjete luftarake si tankse si raketahedhës nuk e di.

Fakti që Uellsi qeka shkrujt Wales tek vendi ku zakonisht rri stema e Top Channel tregon se imazhi i imagjinuar i spektatorit qenka një riosh/e anglishtfolës.

Bashkimi europian si deradikalizues për islamikun te rruga. Jam dakort.

Papa, qejf i modh, - tha kryeministri. Jam dakort. E ka thanë edhe Kadareja. Jam dakort.

Nëse Edvin Kristaq Rama i cel vetes një karrierë nëpër tregun evropian të punës politike osht qejf i madh. Në këto kohë ku tamam bashkimi me bashkimin nuk shihet me sy të mirë brenda bashkimit patjetër që do ngrihen institucione të nivelit të lartë me përfaqësim rajonal. Kjo ambicja shtatlartë e bën interesant dhe me leverdi.

 Harxhun kohë edhe me statujën e nënë Terezës. Shenjtësia e saj nga mendjet e zemrat tona qenka trasferuar nëpër bronz. Simboli do respekt lale.

 Nuk do lejojmë asnjë humbje kohe në avancim të reformave, kushtetuta na lejon. I nderuar president!!

Kryeministri qenka katolik.

 Amin o zot!

Axhenda dhe reformat nuk do ndalen. Drejtësi! Ah, të ishte edhe presidenti.

Megjithëse ai nuk. As ka, as di.

Një konferencë për reformë në drejtësi. (Mmm, konsum.)

Për opozitën:

Qeveri në mërgim që pret zbarkimin e aleatëve. (Jam komplet dakort.)

Diskretimi i justifikimit të opoztës. (Rrahja e demokratit Strazimiri është gjithsesi qesharake. Rrahjet mes deputetësh nuk janë fort të padëgjuara. Humbje kohe me një fjalë edhe në intervistë.) Do ta kritikojmë edepsëzin që e bën.

Ridvan Bode dhe Dashamir Shehi thanë do vimë te zgjedhjet elektorale.

Oooo.

Reforma kaq historike dhe transformuese. Bashkësia ndërkombëtare na tha mos prisni, po ne pritëm dhe ata nuk erdhën. Do hamë fruta, tha.

Fullani. Një kaurr i keq. Institucionet, lale. Do presim. Nuk vendosim ne kësoj precedentësh. Pse do flas unë për atë që nuk jam institucion. (Mirë mbrojtje që tregon elokuencë.) Prokuroria serioze. Nuk ka zvarritje. Shpresoj thellësi. Mos ta zgjasin. Do qartësohemi dhe lëvizim.

Ta mendojmë ndryshimin e ligjit.

Partia socialiste: Diskutimi në grupin parlamentar ishte një shembull diskutimi demokratik, plot drejtëpërdrejtësi. Një mbledhje komunikimi mes deputetësh të gjithë folëm. Do strkturohemi në komunikim qeveri - grup parlamentar.  

Balla. Ëëëë? E mirë.

Nuk lexoj gazeta. Vetëm përmbledhje të shtunën.

Qeveria mirë. Ndryshime nuk ka. Unë kam përgjegjësinë.

Veliaj po punoka mirë. Nuk e prisja kaq.

Natën e mirë.

Comments

fitorja si lajmëtar i fitores

4/24/2013

Comments

 
Pas 21 janarit isha i mendimit se gjaku i viktimave të asaj dite më shumë se efekti anësor e i rastësishëm i një zemërimi të dalë duarsh e një reagimi zemërak ishte një lëng i nevojshëm për nomolitjen e rradhëve të partisë (secili të vetës). Edhe mund të thuhet se gjithçka shkoi mirë. Radhët janë të shëndetshme si asnjëherë më përpara. Socialistët megjithë piruetën që i bashkoi me LSI-në nuk patën thërrmija, veç atyre që ishin bërë më herët, megjithëse natyrshëm që pazari me LSI-në do i zvoglojë racionet e vaktit që pritet. Demokratët si zakonisht njëshkolonë, me vetëm një fytyrë në ballë e me ndonjë batutë leshi nga prapavija janë më kompakt se asnjëherë. Me Lulin të rehatuar në Bashki dhe Xhozin me mikrofon të zhbllokuar partia nuk ka tensione as për telenovelën e përditshme. 

Tani, problemi mbetet me elektoratin. Elektorati si zakonisht kontaktohet përmes rrjeteve që marrin e japin nëpër terren, që shtrihen nëpër institucione e magazina, në rrugë e në mal, e fushë e kudo. Elektorati si zakonisht është kurioz e i drithëruar për politikën ndërkohë që po mendon një gjë tjetër. 

Fushata do ketë mangësi në tematika që mund të mbajnë emocion dhe zëra të lartë. Korrupsioni, pas thithjes së LSI-së në bashkësinë socialiste, nuk është një temë aq simpatike. Ndërkohë që ,keq menaxhimi i shtetit nga Berisha kolovitet mes antipatisë që ai ngjall tek ndërkombëtarët dhe argumetit thuajse mistik që ai është një shërbëtor i djallit, nacionalist mesjetar dhe antishqiptar, një belbëzues dement morali me kleptomanira patologjike, që për më tepër ja ka trashëguar edhe trashëgimtarëve madje jo, trashëgimtarët ja kanë trashëguar atij, një paranojak që sheh institucionin si një trofe për koleksionin e vet. Po të gjitha këto janë të vjetra. Berisha ka qenë më keq. E njëjta gjë për Ramën, personi i tij nuk është më një themel i shëndetshëm për fushata. Prirja për sadizëm familjar e imoralitet tani nuk mund të shërbejnë as për të eksituar pak ndonjë turmë entuziste nëpër pallate sporti. 

Programi i socialistëve që na mungoi zgjedhjet e kaluara këtë vit erdhi shumë herët. Programi për Rilindje pas një maratone finishhumbur tani nuk justifikon një pozicionim të kënaqshëm në edicione lajmesh as tek televizionet aksionere në aksionin e madh. Një vendim i drejtë, ndoshta, meqenëse programi, gjithsesi, nuk mund të mbante ndonjëfarë ngarkese serioze në një betejë elektorale kaq vendimtare për karrierën politike të liderit. Demokratët nuk ja kanë nevojën fare një programi duke kursyer letrën që blihet me parat e taksapaguesit, ndërkohë që taksa e sheshtë, rritja ekonomike, teknologjia dhe mijërat e kilometrave rrugë janë edhe bukë edhe gjellë. Kriza financiare evropiane krijon një kontekst të papërshtatshëm 

Ku do ngrihet fushata e ardhshme? Dy muaj para zgjedhjeve dhe nuk dimë ende për ç’farë do zihemi, përveç rezultatit të zgjedhjeve, që tashmë është bërë e vetmja minare nga ku ja vlen të hedhësh ndonjë thërrmije mbi klyshët gojëhapur të fitores që po vjen. Natyrisht është mungesa e profesionalizmit elektoral të socialistëve që konsumuan me ritme kaq të larta një mal me horrllëqe që kishte prodhuar qeverisja.  Berisha nuk ka nevojë ta ndërrojë xhaketën që i rri kaq mirë. 

Comments

Fresh kill

3/24/2012

Comments

 


Deri më tani gjithë përpjekjet për të analizuar e kuptuar ngjarjet e 21 janarit kanë marrë për bazë konfliktin mes partive të mëdha në Shqipëri, ndërkohë që duket se pak rëndësi i kushtohet ndikimit që ato patën në jetën e brendshme të këtyre partive.  Mendoj se ishte pikërisht funksionimi i brendshëm i partive që pati pasojat më të qarta, ndaj dhe mund të ketë qenë ndër arsyet  pse u deshën dhe u lejuan trazirat. Shtypja e ndonjë fraksioni që po mbarset diku ndër socialistë është shkaku i trazirave të 21 janarit, ndërkohë që për demokratët, që dhanë kontributin e vet të bollshëm duke marrë përsipër rolin e gjakatarit, leverdia del në largimin prej vëmendjes të skandalit Meta, skandalit Ruli, e kështu me radhë. Në zgjedhjet e ardhshme si zakonisht emblemë e demokratëve do të jetë i drejti , por gjaknxehti Berisha e jo një kusar e shok kusarësh, si thotë opozita për të dhe siç mund të na shkojë mendja se është.

 Në konfliktin pozitë – opozitë,  asgjë e re nuk ka ndodhur përveç pasurimit të fjalorit politik me termat “grusht shteti” dhe “vrasës” si dhe emocionit të shtuar në diskutim. Për ta thënë këtë mendoj se mjafton që të mos harrojmë se pak kohë më herët patëm një grevë urie të një grupi deputetësh e dashamirësish të partisë socialiste, protesta, manifestime, bojkotime të parlamentit, e akuza lloj e lloj. Demokratët dhe byrazerët e tyre post-socialistë me noçkat zhytur në tepsinë e quajtur mëmëdhe, domosdo që gjinden të papërgatitur e të bezdisur prej këmbënguljes socialiste. Por kjo as nuk ja prish oreksin as nuk i shqetëson. Në këtë kontekst protesta me të vrarë ishte vetëm një akt regjisorial paksa i guximshëm. Ne, tre shqiptarë në ditë na i shtyp makina e nuk po i  harxhuakemi për projekte politikë kaq urgjentë. Për kaq gjë asnjë qytetar a fshatar shqiptar nuk e ka ndërruar llogoren e vet, dhe kjo ishte e parashikueshme, shumë, shumë shkaktoi ca ëndërrime me ndryshim drejt së mirës për shqiptarët si popull dhe njerëzimin si formë ekzistence në përgjithësi. Paqe, dashuri dhe kështu me radhë.

Për partinë socialiste viti i gjashtë në opozitë domosdo që do të ishte i rëndë. Një lukuni biznesmenësh që shtinë sevda me socialistët në vitet e qeverisjes zemërgjerë të shokut Nano mbesin jashtë privatizimeve e shumave të bollshme që qeveria demokrate po investon nëpër infrastrukturë. Çdo lum a përrua i vendit do ketë hidrocentralin e vet dhe asnjëri nuk do ta ketë zemrën majtas. Dhe nuk do ketë të tjerë, meqenëse lumenj të tjerë nuk do kemi. Zoti Ruli shquhet për efikasitetin e vet në menaxhimin e pasurisë popullore. E kështu me radhë. Në këtë situatë, e natyrshme që radhët socialiste të shthuren e morali të bjerë. Por, jo. Rinovimi i partisë me emra të rinj nga radhët e trashëgimtarëve të socialistëve të vjetër, nga bashkia e ojf-të rinore dhe klima deri diku e ndezur që u mund të mbahej falë acarimit për manipulimin e zgjedhjeve e solli kompaktësinë e dëshiruar. Gjithsesi kjo nuk mund të zgjasë shumë. Zoti Rama vërtetë ishte i vetmi me përmasat e duhura për kryetar i partisë së madhe në momentin e dhënë, por kjo vonesë, që shoqërohet me grykësi të paparë prej demokratëve që po e mbarojnë thesin, nervozon. Çarja do ishte fatale, por socialistët po mbahen. Ngjarjet e fundit i shtrënguan mirë radhët. Sa do të zgjasë kjo është një çështje interesante. Zgjedhjet lokale dhe kërkesa për bojkotimin e tyre krijojnë konditat për çarjen.  Por, a do munden ikanakët të harrojnë gjakun e dëshmorëve?

Një ish oficer amerikan pjesëmarrës në luftën e Vietnamit, në një shkrim të vetin me mbresa mbi këtë eksperiencë, tregonte se si një gjeneral amerikan përdorte me mjeshtri eksperiencën traumatike të betejës për forcimin e solidaritetit dhe ngritjen e moralit të trupave. Këtë strategji gjenerali e quante “fresh kill”. Besoj se një gjë të tillë sapo e jetuam. Në jetën politike brenda partive ndryshimi është më i dukshëm e i thellë. Të tjera figura po marrin barrë më të rënda me deklarata konfliktualiteti të rëndë ndaj dhe do të meritojnë më shumë përgjegjësi në zgjedhjet e zhvillimet e ardhshme. Zoti Rama ndoshta do përjetojë stabilitetin e nevojshëm brenda partisë për të vepruar me qetësi dhe në një rrafsh paksa më politik. Edhe zoti Berisha tani mund të tresë i qetë LSI-në dhe të ricentralizojë burimet në shërbim të betejave të ardhshme.

Politika shqiptare vetëm përfitoi prej trazirave.  Ne u ripamë në pasqyrë dhe u kujtuam se duhet të rruhemi. 


Comments

Yrysh

1/25/2012

Comments

 
Një ngjarje që shënon një zhvillim të ri mediatik ndodhi në Tiranë. Mediatik meqenëse ngjarja duket se pati thjesht synime të rrafshit mediatik. Dy forcat kryesore politike, për shkaqe që nuk i kuptoj deshën një ngjarje që na çuditi, zgjati pesë orë, pati gjak e lëndime, dhe qe e çensuruar në kuptim. Vonesa të pasqarueshme të prononcimeve prej dy palëve që panë qetësisht një lojë të zhvillohej në dyer institucionesh ku vdiqën katër njerëz. Mijërat, që duhej të ishin shprehja e një pakënaqësie popullore u shndërruan në hije të çngjyrosura që ndiqnin me durim ngjarjen prej anëve të ‘mejdanit’, me liderët e humbur dhe me hundët e çara prej gazit. Kryeministria e uzurpuar pashpresërisht prej marrokut apolitik S.B. sulmohej prej një grupi nervoz e rrugaçëror, që ne e dimë se ekziston në gjirin e evropianëve albanezë, duke injoruar që zoti potencialisht gjithçka, E.R. paska pasur një ide tjetër, ardhur prej ëndrrës së vet me demokraci e lulëzim.

Çështja si gjithçka ka shumë anë, po se si gjinden në këtë muhabet anë që t’i leverdisin të dyja palëve kjo nuk është e lehtë për t’u rrokur. Ta zëmë se shteti në shërbimin e marrokut apolitik deshi të demaskohej pamja më e fundit e serisë së shndërrimeve të socialistëve drejt organizatës që kanë pa tek televizori, dhe njëkohësisht donte të vinte gardhin e së lejueshmes. Ta zëmë se socialistët deshën të tregojnë që potenciali i tyre politik përmban seriozitet në ballafaqimin me marrokun apolitik S.B.

A doli kjo? Pse duheshin aq shumë orë për mesazhe kaq banale që grupimet e përfshira dihet se kanë aftësitë rrugaçërore t’ia komunikojnë njëri- tjetrit me qartësi e efikasitet. Prapë orë të vyera deklaratash politike s'u përdorën në një mënyrë që deshi ngjarjen të digjej vetë e ngadalë, pa u cenuar. Gadishmëria e një grupimi pa ngjyrë politike për të sodomizuar një grup policësh, që deshën të shmangin dhunën dhe në përfundim mbetën me katër të vdekur nëpër këmbë, meriton analizë sociologjike. Ne jemi mësuar t’ja mësyjnë policisë nëpër Evropë lloj lloj revolucionarësh të rinj që mbushur prej entuziazmit anarkist e marrim me sy rrezikun dhe në kalim e sipër shkatërrojnë gjithë ç’gjejnë përqark, por grupimi i djeshëm kishte krejt të tjera karakteristika. Dhe më e qarta mendoj se është mungesa e qëndrimit politik. Ne jemi mësuar me protesta ku gjysma e protestuesve janë gjynahqarë që duhet t’i shohë shefi, por një grupim i tillë që lufton me policinë për disa orë nuk është i zakonshëm. Dakort ideali entuziazmi dhe të gjitha këto. kjo e pranoj që është

Problemi është mediatik edhe për mënyrën se si media nuk arriti të na ngopë me shpjegime. Një protestë në të cilën nuk u desh të flitej pa u parë çfarë po ndodh deri në fund. Media ngulur në skena që përsëriteshin drejtpërdrejtë me djegie të qeta e analistë që shprehnin një keqardhje qytetare deri sa të fortët u shprehën, ndërsa ne na duhet të shtrëngojmë radhët ndër llogoret përkatëse, ose ata që s’kanë llogore të zgjedhin një. Akuzat vinë prej të dy palëve njësoj si më herët dhe ne nuk dimë si dilet prej këtij qarku që kërkon zgjidhje politike, ndërkohë që politika riciklon veten në shterpësinë e leverdishme.

Ne dimë pisllëkun e dyanshëm të udhëhapësve tanë, por realiteti njihet rast pas rasti dhe kjo është fatkeqe. Gjithsesi unë bëj thirrje që ta ruajmë veten prej skandalizimit se me siguri do dukemi keq në sy të njëri tjetrit. Realiteti vazhdon. Ne e dimë, ne e kemi parë e jetuar edhe herë tjetër, ne po kalojmë aty.

Kjo s’duhet të na ndalë të përfshihemi të gjithë në parti politike e ta vëmë peshën tonë prej ‘homo politicus’ prapa ndonjë grupimi luftarak që do zoti është i duhuri. Yrysh milet, yrysh t’ja qisim fundin ktij muhabeti, se do vdesim e s’do marrim vesh si ishte puna.


Comments

Politika ta thotë fjalën e vetë për reformën në drejtësi

6/14/2009

Comments

 
Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial ka përfunduar më 6 prill mbledhjen e aplikimeve për gjyqtarë dhe prokurorë të gjitha niveleve në Kosovë. Kandidatët, të cilët vijnë nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë si dhe juristë që nuk kanë qenë më herët pjesë e këtij sistemi, do përzgjidhen e emërohen për një afat të pakufizuar, pra deri në kohën e pensionimit të tyre. Një numër i konsiderueshëm aplikimesh janë paraqitur pranë këtij komisioni.

 Në përzgjedhjen e vet komisioni do ti referohet kritereve të përcaktuara në rregulloren e UNMIK-ut me numër 2005/52, që veç parametrave profesional do të kërkojë nga kandidatët edhe integritet të lartë moral. Objektivat kryesore të këtij procesi duket se janë rritja e besueshmërisë ndaj drejtësisë kosovare si dhe e efikasitetit të këtij sistemi që shpesh është ngarkuar me përgjegjësi për probleme të ndryshme që dëmtojnë funksionimin e shtetit dhe shoqërisë kosovare.

Veç një mundësie të mirë për reformimin e sistemit të drejtësisë procesi i filtrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve duket se ka edhe një dimension politik, që lidhet me gjyqtarët e prokurorët e angazhuar për dhënien e vendimeve politike gjatë periudhës kur Kosova ishte pjesë e një shteti tjetër. Një detyrë e tillë i është ngarkuar shumë prej gjyqtarëve në detyrë gjatë asaj periudhe. Shumë prej tyre tani argumentojnë se thjeshtë po zbatonin legjislacionin në fuqi, çka mund edhe të jetë e vërteta. Por, problemi qëndron se ata janë ballafaquar në detyrën e tyre me qytetarë që kanë pasur në objekt të aktivitetit të tyre pikërisht deligjitimimin e legjislacionit që gjyqtarët në fjalë po zbatonin dhe që kanë dhënë përgjegjësi për bindjet e tyre. 

Për më tepër, vendi, aktualisht, i gëzohet një lirie që është, të paktën pjesërisht, rezultat i lëvizjeve që legjislacioni i shtetit serb e jugosllav i shtypte rreptësisht. Kjo rezistencë ndaj represionit në të kaluarën përbën edhe asetin kryesor për shumë prej aktorëve aktivë në politikë. 

Pjesë të këtij diskutimi nuk janë rastet e gjyqtarëve që për të rrëfyer besnikërinë e tyre ndaj shtetit serb tejkalonin ligjin në persekutimin dhe shtypjen e përpjekjeve të qytetarëve shqiptar për ruajtjen e identitetit dhe të drejtave të veta, për të cilët mund të jetë i nevojshëm një trajtim të mëtejshëm politik e ligjor, por gjithë ata që kanë qenë pjesë e proceseve të tilla në cilëndo periudhë kohore të historisë kosovare të pas luftës së dytë botërore deri në bombardimet e NATO-s.

Në trajtimin e këtij problemi duhet të kihet parasysh se cilat janë kapacitetet e Kosovës për krijimin e një sistemi funksional të drejtësisë. Pra sa janë të zëvendësueshëm gjyqtarët e sipërpërmendur për shkak të përvojës dhe aftësive që kanë përfituar gjatë karrierës.

Përveç të kaluarës edhe e sotmja paraqet mjaft probleme. Një sërë vlerësimesh nga organizma ndërkombëtarë dhe vendorë kanë gjetur tek drejtësia kosovare probleme që më pas i përçohen funksionimit të shtetit dhe shoqërisë kosovare. Organizata Çohu në një studim të vetin të periudhës qershor – nëntor 2008, që mblidhte opinionet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të qarqeve dhe komunave në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Mitrovicë, Prizren dhe Gjakovë, gjeti se situata e drejtësisë në Kosovë ishte larg të qenit e kënaqshme. Mos angazhimi në zgjidhjen e një numri çështjesh të rëndësishme që kanë prekur interesat e shoqërisë kosovare; mungesa e vendosmërisë dhe anshmëria në zbatimin e ligjit; numri i madh i lëndëve, trajtimi i të cilave është shtyrë për një periudhë të gjatë; akuza të shumta për korrupsion e një numër i konsiderueshëm rastesh kur janë identifikuar shkelje dhe janë pezulluar e marrë nën hetim gjyqtarë e prokurorë, kanë qenë disa prej dobësive të identifikuara.

Siç u bë me e ditur më lartë, procesi po drejtohet plotësisht prej ndërkombëtarësh që mund të mos konsiderojnë fort të rëndësishëm dimensionin politik të çështjes, por, gjithsesi, prononcimi i klasës politike kosovare do të ishte i dobishëm për disa arsye, ndër të cilat: për të ndihmuar punën e Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial në marrjen e vendimeve të veta; për të mundësuar rritjen e besueshmërisë dhe mbështetjes ndaj drejtësisë kosovare prej institucioneve të tjera të shtetit dhe opinionit në përgjithësi duke i dhënë legjitimitetin e të zgjedhurve të vet si dhe për të qartësuar qëndrimin e tyre ndaj së kaluarës. Një prononcim i tillë nuk duhet të shihet aspak si përpjekje e politikës për të shtrirë influencën e vet, por si një marrje përgjegjësie politike për zhvillimet që po ndodhin në vend dhe si një hap të parë për vendosjen e një komunikimi të domosdoshëm ndërinstitucional, që deri më tani ka munguar në masë shumë të madhe.  

Kohëve të fundit gjithnjë e më shpesh në media po diskutohet për mungesën e identitetit të forcave politikë, ç’ka në njëfarë mase dëshmohet edhe nga lëvizja prej një force politike në tjetrën e personazheve të ndryshëm. Për votuesin kosovar do të duhet të kalojë një kohë e gjatë para se të mund të orientojë preferencat  e veta politike duke vlerësuar programet e partive politike në terma e majtë, e djathtë, e qendrës apo diçka tjetër. Tema të tilla si qëndrimi ndaj të kaluarës do të lehtësonin orientimin e elektoratit dhe do të mund të kompensonin atë mungesë të identitetit në politikën kosovare që do ti jepte edhe vetë aktorëve politikë një ndjesi vazhdimësie që do t’i ndihmonte të kuptonin se politika nuk është një videolojë ku reagohet me instinkt ndaj problematikave që dalin papritur ndërkohë që duhet të akumulosh sa më shumë. Krijimi i disa temave që do të mundësonin një pozicionim dhe angazhim afatgjatë ndoshta do mundësonte që politikanët kosovar të kuptonin se profesioni që kanë zgjedhur ka gjithë potencialin për ti mbajtur të punësuar e të paguar për një periudhë të gjatë e nuk ka nevojë që të bësh sa më shumë para për një kohë sa më të shkurtër.  

Problemi i të kaluarës është vetëm njëri prej një sërë të tillësh në reformën e drejtësisë që do të ketë nevojë për vëmendjen e opinionit, klasës politike, shoqërisë civile e medias. Aktualisht organizata Çohu është e angazhuar në një projekt që synon të kontribuojë në procesin e reformimit të gjyqësorit duke e sjellë atë në qendër të një debati publik që do të ketë kontributet e politikanëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, shoqatave të ish të burgosurve politikë etj; si dhe duke u përpjekur të kontribuojë në procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve përmes sigurimit dhe bërjes publike të  informacioneve që mund të sigurojë mbi gjyqtarë dhe prokurorë.

Comments
Forward>>

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    August 2026
    July 2026
    June 2026
    December 2025
    September 2025
    August 2025
    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn
Powered by Create your own unique website with customizable templates.