Pastaj, turku at takoi shkjaun e madh mu në Moskë. Tregoi një zell të tepruar në pendesë vetëm pak kohë pasi ja hodhi tajaren prej havasë mu përtokë për hatër të zemërimit që ka me Asadin e Sirisë, ku një luftë civile vazhdon që prej kohës kur po bëhej luftë ngado aty rrotull. Arsyet për këtë pendesë, post-padishahu i nxorri prej zemërimit që i lindi me Evropin, që nuk e përjetoi edhe aq keq grushtin e shtetit, që sipas Erdoganit, zoti Gylen dhe gylenxhijtë ja konspiruan. Mah? (Mos është vallë ishte marksist ky Gyleni dhe i përcolli një lajm putinian zotit Erdogan, që u befasua shumë fort? Apo ishte thjeshtë një deklaratë e përbrendshme e turkut.)
Aty shkijet, direkt, shtohen. Putini dhe Serbia e Mali i Zi, Maqedonia. A na bën ndonjë punë turku në këtë mesele, ndërkohë që evropi gjermanik e ka mendjen tjetërkund?
Xhaxhi Rexhep ka ardh herë mbas here dhe ka taku udhëheqës prej tanëve. Ai na ka mbështet edhe në arenë ndërkombëtare, ndoshta me deklarata pak si shumë patronizuese dhe kontribut ndoshta jo jashtëzakonisht i madh, por halli ka qenë i madh. Shkjau greku.
Edhe ura islamike për te Allahu i madhërishëm ka rastis me na ba bashkë, megjithëse lloje të reja arabi atraktiv po ushqejnë përdëllimin e bashkëatdhetarëve tanë me shije e nevoja, që nuk kemi pse i paragjykojmë, përderisa dielli hyn në çdo dritare të hapur, natyrisht, nga ana ana ku ai ngrihet atje lartë në atë kohë të dhënë.
Për ne, ky angazhim turk në skenën e madhe ndoshta lehtëson disi përmbajtjen e ndriçimit të islamit modern-autotheksues. Madje me këtë rast, sipas gjasave, mund të spastrojmë dhe të përfolurit gylenxhinj. Vërtetë do marrë zgjerim ky elementi radikal arabik, por një ndërmjetësi zbutëse me shoqërinë do mpaket dhe kalamajtë tanë do habiten prap kur këllëf leckash me njerëz brenda do ti shfaqen rrugëve. Dhe habia pastaj do sjellë direkt reflektim filozofik siç edhe dëshmojnë sa e sa dijetarë për marrëdhenien e fortë që lidh habinë me filozofinë. Natyrisht këto hamendësime nënvlerësojnë karakterin folklorik të marrëdhënies në politikë të jashtme të vendeve tona shqiptare me hyqymetin, se xhaxhi Rexhep na ka përqafu fort. Por pse mos jemi optimist?
Dakort në Turqi disa qindra mijëra shqiptarë u zhvendosën pas luftës së parë e të dytë botërore dhe prej tyre lajmi na vjen se kanë njerëz të infiltruar mirë fort nëpër shtet e ekonomi e dituni dhe askush nuk i ka rënë në qafë në sferë të kultivimit individual. Ka dhe vizita dhe miqasi, posi. Por Turqia largë, diqysh. Atje, mbas krahëve të grekut modern dhe evropian, ndoshta pak tinzar e dashakeq nëpër turiçkën e vet ortodokse, por gjithsesi ngjitur me turirin tonë simpatik.
Në konflikt që kemi me grek e shkije ne dem baba dem perceptojmë se gjihemi përkrah byrazerit të madh turk,por, gjërat nuk po shkojnë aq keq me fqiun. Me grekun jemi mirë. Pas një serie fshesash e bllokadash, konvertimesh e keqtrajtimesh tani jemi ngeshëm. Megjithëse është çështja e detit, e çamëve, e minoritetit dhe fortlumturive, Vjosës, prapë, tensionet përtojnë të bubullojnë.
Kriza ekonomike dhe mëshimi fort i grekut nëpër këto çështje të nacionalizmës strikt kombëtare sikur na nevrikosin, shto edhe një të shkuar me të keq, me vrasje e mohim, dakort; po globalizma virtualo-reale, personal - kolektivo - masash-ore, përparimi teknologjik mbi të gjitha, nuk na lejnë të verbohemi pas inatesh të paleverdisshme.
Greku, që thoni ju, na paska rastisur disi nevrastenik se për ndryshe do kishte parë tek ne një zgjatim fort interesant. Zgjerim akoma më i madh i tregut dhe kultivim të shëndetshëm të fqinjit. Madhësia e tregjeve të reja që duken sikur do të duken, pasi zhvillimi teknologjik të ketë mbërrritur ngopjen e gjithë grykësive individuale që ngjall pushteti komunikativ, gjithashtu teknologjik, lejon mirësi. Pastaj, ne gjithmonë jemi përzi e kemi jetu bashkë. Shtatë-tetëqindmijë emigrantë, që e pranojnë origjinën e vet, megjithëse modestisht, se fundja emigrantë, janë aty.
Një zgjerim i dejeve për antikitetin e stërtreguar, ca fshatra të braktisur çamë në një kompesim që s’ka pse mos jetë gjysmak, një shlodhje për detin dhe rezervat ndoshta të pavenojshme të naftës që ai fsheh e që njëmijë format e reja të përfitimit të energjisë do tja zbehin bukurinë e zezë për jo dhe aq shumë vjet. Ne dihet që jemi zemërgjerë. Dhe ja ku u bëmë rehat.
Tani që kombi u themelua dhe hyri në të tjera orientime pse të merakosemi për lavdi të shkuar? Për politkë të brendshme dhe rekrutim kokboshësh me vlerë politike? Po ja ku e kemi turkun, islamik dhe imperialist, ndoshta edhe të dobësuar.
Nga ana tjetër, Shkjau. Prap mirë. Prishtina zyrtare jo vetëm që nuk ka kurrfarë armiqësie me Beogradin, por edhe këto momente energjie të madhe politike që normalisht i kishin kohët pas-traumatike të bashkëjetesës me serbë, i bënë hasha dhe i injoruan në krijim të kapitaleve të veta politike. PDK-ja braktisi trashëgiminë vet në UÇK dhe u soll si delegacion i partisë simotër nga Madagaskari, që meqenëse ju prish aeroplan po rri ktu e po qeverisë sa ti rregullohet. Edhe vllamit të vogël malazes po përfliten ti bëhen disa dhurata mijërahektarshme. Ndërkohë nën ndriçimin merkelian vetë Edvin Rama e ngriti krytin deri në lartësitë Vuçiçore dhe atje bërë hokatarizma guximtare.
Maqedonia ruan surpriza dhe duket sikur mund të habisë, por me vllaun grek që të na instruktojë ne ndoshta ja bëjmë disi që edhe ata ti displinohen evropianizmës euro-atlantike. Greku prap, pra.
Se për fat të keq, frateli italini dopo mare. Gjermani dopo anchora. POr, jo bashkimi EVorpian. Kjo pluskuesatriçe pararojë na e hodhi dorën në qafë mu atëherë kur byrazeri turkoshak desh me na fugëzuar në do minor. E tregoi edhe reforma në drejtësi, ky litar vetëndëshkimi që e kishim pas harru lidh në brez prej kohëve kur kisha e shtatëqind e tridhjetë e nëntë shenjtorëve paraprirës ishte ende duke buzëqeshur para pasqyrës që kur e pyeste se kush është më e bukura e dheut, fap ja shkelte syrin.
A është rrëshkitja e turkut turkoshak në autoritarizmin autoritar nën shtrëngim të krahu të çeliktë të besimtarit mysliman e president, Rexhep Erdogan, një tregues për zhvillime në projektin e Bashkimit Europian? A ishte ndonjëherë i sinqertë angazhimi evropian për pranim të turkut në BE? Ka gjasa që po[1]. Megjithëse, pranimi nuk rezultoi ndonjë fat real për gjithë deklaratat e vllazërisë unifikuese që u shpallën që në shtatëdhjetat a tetëdhjetat e hershme. Dy milion byrazerë t’Gjermanisë i thonë vetes turq. E ndonjë milion tjetër andej këndej evropit. Dhe letrat do shpërndahen prap se loja nuk ka pse i afrohet fundit, por tani që trashëgimia e qytetërimit lashtë grek dhe judeo-kristiane mund të shpallen më fuqishëm, dhe që britaniku nuk do na çorientojë kot e më kot evropi ka gjasa të rigjallërohet. Le ti hapim pra krahët e vllazërisë fqinjësore, megjithëse ndoshta më mirë sikur Putini ti merrte, ca kohë, në krahët e veta shkijet e dashur. Pastaj le të vinë prap.
[1] Britanikët ikën më herët prej evrope, por ata ndoshta nuk kanë pse na shqetësojnë kufiri i asaj ane nuk është i mësyeshëm. Vëllezërit anglezë, ndoshta, bëjnë mirë ti ndihin kushëririt amerikan. Kështu edhe na e sjellin më afër se sikur është hallakat si shumë nëpër muhabete globalizmi oqeanik. Por turku, me një luftë pas kurrizi, që vazhdon më tutje me luftra të tjera, i tregon fytyra me zhvillime shqetësuese vetes tonë.