Kronika e humbjes së eksperiencës politike në arkivat e individit nuk është një ndodhi fort e jashtëzakonshme, faktikisht, por ka të mirën që është jashtëzakonisht e përhapur.
Nga korriku vazhdohet tek gushti.
Gushti është i njohur botërisht që është ndër muajt më personalë të vitit. Nëse nuk je në ndonjë shtresë fatkeqe që nuk i dallon muajt, pse i duhet të ngulet gjithmonë mbi dicka që ja nxjerr ose jo bukën e gojës, atëherë gushti është më personal. Por gushti pati politikë. Apo ishte shtatori. Gushti i vetëm mezi e mban veten nga mbipersonalizimi i robit. Edhe vapa këtë muaj ta sjell veten në majë të hundës, në kuptimin që do e shohësh patjetër. Prandaj politika fillon e paket. Por dika pati. Në gusht një shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi u bë përcaktues në peshoren që do të ngrinte qeverinë mbi rrënojat e një udhëheqësi jetëgjatë si Gjukanoviçi që pati edhe mbështetjen e Ramës,. Ajo që ra në sy atëherë është se zoti Abazoviq na ishte një mbështetës i jugosllavizmës. Ai shquphej për simpatinë e një gjuhe të përbashkët të malazezve, serbëve, kroatëve e boshnjakëve, që e cilëson ëikipedia në kërkim të emrit të tij. Edhe qeveria që u zgjodh në dhjetor, na kish në krye një serb goxha të reformuar e armik të korrupsionit e me kontribute në letrarishte e që do ti shërbejë frymës romantike jugosllave. Nuk kemi pasur shumë nge ta njohim, por ai dhe miku ynë Abazoviqi kryesojnë qeverisjen në Mal të Zi e kjo nuk ka se ctë jetë tjetër veç një shenjë e kozmopolitanizmës së këtij vendi të vogël të adriatikut lindor.
Por, jemi ende në shtator.
Atëherë Kosova, doli në lajme. Pati një marrëveshje. U muarën vesh domethënë në Uashington. Edvinin nuk e ftuan. Alksandër Vuçiçi dhe Avdullah Hoti nënshkruan marrëveshje me amerikanët. Amerikanët premtojnë të ndërtojnë infrastrukturë. Në këtë fund gushti pra njihemi me firmën e zotit Trump. Ai Ujmani dhe Apo nuk është ajo?[1] Ajo ishte. Ai i çonte letër edhe Ramës ca më vonë dhe të njëjtën firmë kishte. Në të dy letrat veç të tjerash kërkohet njohja e Jerusalemit si kërkim i kryeqytetit Izraelit. Ndërkohë që këtë punë nuk e kanë bërë as vëllezërit tanë Gjermanë e lëre më tej paternaltësia e tij Bashkimi Evropian.
Por, në tetor. Në tetor ishte kaq e vështirë për të nxjerrë lajmin. Edhe OFL që vetëm ca muaj më herët furnizonte me lajme ekskluzive nga aksione piktoreske komandosh që pushtonin një strehinë luksoze mafiozësh dikah patën nevojë të nxirrnin drejtorin në detyrë të akuzohej për dekonspirim të hetimeve që kjo treshe e famshme gërmash të dilte prap në lajme dhe mezi. Dhe zonja Hajnaj në krye të prokurorisë speciale përballet me një situatë ku duhet të menaxhojë edhe presionin elektoral dhe të kërkesave të BE-së dhe këtë pushtetin e plotë që duket se gëzojnë segmente që meqenëse nuk kanë qejf të përlasen me ligjin e marrin në dorë atë. Atëherë Këshilli Europian në kushte të zhvillimit të kishte përndjekjen ligjore të atyre që ndan keq drejtësi e në zgjedhje, lakminë e gjithkuj shtu në kanar.
Ndërkohë, reforma zgjedhore arriu të sigurojë në parlament shumicërinë.
Erdhi një komisioner zgjerimi në tetor. Vajti edhe në Kosovë e do shkojë gjithandej. Por nuk foli keq. Lajçaku po negocionon me kosovarët.
Përparime janë bërë. Një paketë IPA me vlerë 9 miliard dollarë thojnë se do të derdhet këtyre anëve dhe luga në brez e kosi në lumë që të na cojë në det që është gjithashtu kos.
I gjithë lezeti duket gjeopolitik. Pas flirtit serb me Kinezët dhe zhvillimeve të tjera, erdhën amerikanët dhe pastaj europianët, që në fakt ishin këtu që më përpara por po dremitnin pak tek i njëjti poltron ku dremisin akoma.
Kovid.
Doli Rama te Opinion. Se kush dreq këshilltari i ka thënë ngacmo pavetdijen e elektoratit (një zbulim i përsëritur.) Gjeti të vetmen gazetare të pranishme dhe i përsëriste argumentin e tij të preferuar “që është i gjatë”. Jam i gjatë! jam i gjatë! i thoshte. Sikur gjatësia të qenka një burim i shkëlqyer drejtësie e mençurie te njeriu. Kur fap, dërgon ish - presidenti kryeministër, ministër i jashtëm i brendshëm dhe udhëheqës shpirtëror i zhvillimit kombëtar zoti Sali Berisha një mesazh përzjen kujtimin e nënsë së ndjerë, të vdekur prej pak kohësh dhe me sa më kanë thënë një zonjë e nderuar, profesioniste e nderuar dhe një emancipuese e mjedisit të vet, të Kryeministrit.
Edhe ja lexon faqe botës gazetari i mbinjohur vendas dhe pastaj futet në emision i paparaljamëruar kryetari i opozitës në një konferencëë për shtyp tamam si ato tre të tjerat që kish improvizuar atë ditë në takime dashamirëse me shitës të fasuleve dhe patateve dhe kusive plastike në aksh ven andej largë.
E kthy prap ndër bashkëbisedues i thoshte ky ksaj jam i gjatë jam i gjatë.
Pastaj erdhën grekët me detin, ra tërmet prap.
Pastaj se ç’ndodhi, as e mora vesh. Ndoshta u fol për buxhetin. Po rriten. Po ndërtohen.
Dhe vjen nëntori.
Në nëntorin e kuq përgjithësisht festohej, por ngrohja globale. Pastaj prap Kovidi. Vdiq. U shtu. Vdiq një tjetër. Kina po rritet, po ma tutje. BE, Amerika, Serbi, greku.
Dhe për të kulmuar gjithçka marrin në arrest në Hagë gjithë parinë politike me kontribut në drejtimin e revoltës së armatorsur Kosovare.
Presidenti Thaçi, Kadri Veseli e të tjerë në një seri keqmenaxhimesh ndjellakeqe bashkë edhe me shumë të tjerë u bënë pjesë e një mekanizmi që kanë zhvlerësuar republikën e Kosovës. Dakort një mekanizëm që pati edhe vëllezërit e BE dhe SHBA-ve në zyra ku firmat ishin si prej përfaqësuesish dhe influencat e errta të serbëve dhe efikasitetin që ofron qasja kriminale e gjithkahit, shtojnë frenimin e interesave kombëtare. Pastaj korona. E ksi senesh. Pastaj festa.
Dhe rrokullisje spektakolare në të dymbëdhjetin muajin që s’ka si mos jetë i fundit. Për atë vit. E ma vonë se në fund nuk ke si flet. Dhjetori i dymbëdhjeti.
Dhjetori. muaji i festave të vërteta. Në dhjetor ka lindur edhe Krishti, më i madhi i njerëzve të krishterë, vetë bir i perëndisë, ngjizur me frymën e shenjtë në një virgjëreshëdhe ai sjell edhe dhurata edhe pushim ushqim e koncerte. Oee!
Por më herët, nëpër natë, një polic konfrohet me një të ri dhe nuk është sqaruar ende si, e e vret atë. Nga aty nëpër protesta. Oooo. Në derë të kryeministrisë, me gura. Nëpër Tiranë. Oooo. Identiteti mbizotërues që i mvishet është ai i djalit të rebeluar, shumë i ri, futbolldashës, me potencial për agresivitet të dëshmuar. Identiteti politik është më i paqartë. Dikush sheh tek ata faktin që një detyrim për empancipimin dhe rritjen e mirëqenies nuk është përmbushur dhe pakënaqësia duhet të gjejë çdo formë ta bëjë të qartë praninë e vet.
Ndërkohë të tjerë shohin aty një sinjalistikë të rivalitetit ndërpartiak. A ka protesta një komandë diku që bën gëzuar e thur lavde për skuadërkomandantët relativisht të suksesshëm dhe për leverdinë elektorale të qëndrueshmërisë së suksessit të tyre? A nuk e pati edhe Rama një protestë në janar atë mot, kur policia i gjeti njerëzit te sheshi Skënderbe dhe i tërhoqi të motivuar e trimëruar një protestë socialistësh që përfundoi në dyert e kryeministrisë me një revansh ku u pa nevojshme të vriteshin nga ushtaraku i aksh grade në gardën e kombit për të ruajtur kryt e vendit. Atëherë para se të vinte në pushtet. Është si biçim kurban për fat. Një ritual rozafik i shqipeve, që flasin shqip që dashka me thanë. Me këtë rast qendra e partisë socialiste në Shkodër u dogj. Një afrimitet, gjithsesi.
Si një përgjegje për secilin, policia ndoqi një praktikë disi të dhunshme. I rrahu e tregoi brutalitet që nëse është disi e drejtë përshtypja që kam krijuar atëherë është fare e tepërt. Dhe ky bëhet vetë një sinjal. Edhe këtu unë opozitën pak e pashë. Me angazhimin e pako qendrave PD mund të kish kontribuar për një rritje me7 herë të vlerës së sinjalizuese të aksionit. Por iku. Ndërkohë PD pati një proces përzgjedhje për kandidatët në zgjedhje. Aksion i madh. 6000 pretendentë
Ndërkohë kemi një gjykatë kushtetuese. Ose të paktën në masë të mjaftueshme për të nisur punën. Apo, jo? Gjithësesi, koka e drejtësisë u shtua me një anëtar. Tani do të fillojë bota e re. Një botë që deri në zgjedhje do të shohë se si kishte qenë e gjithë e verteta atëherë kur kishte rëndësi.
Pastaj vjen janari.
Është arritur një marrëveshje e re me grekët për detin? Turqit pas ca ikje ardhjesh na presin kryeministrin me një flotë hipike dhe ecje e foto e pastaj ka një këngë. Dhe grekët që latini i këshillon të mbahen të kufizuar në shtrëngimin e duarve na ftuan për darkë dhe pamjet e përhapura janë të darkave që kanë përshëndetje dy grushta të mbështetur në bërryl në këndin 41 gradë në qendërikje.
Jo se kjo është një përshëndetje veçanërisht e veçantë, por babaxhani Erdogan u mjaftua me një dorë në zemër në takimin zyrtar. Kjo tregon se grekët po e shprehin qëndrimin e tyre për negociatat duke folur me shokun Edvin, për më tepër do të vinë edhe në Tiranë ku ne padyshim do ti lexojmë sërish përshëndetjet në mënyrë rigoroze.
Një dhuratë për Edvinin, (nuk dimë nëse është ai vetë që po ja bën vetes?, apo dikush tjetër? Dhe në këtë rast për cfarë i duhet shokut Rama një profil i tij prej aktori ndërkombëtar rajonal? A po kërkon ai fronin e Patriarkanës së Stambollit pas largimit nga detyra e kryministrit të Shqipërisë? Apo po aspiron ai një fron në kombet e bashkuara? Paqja turko-greke, dora në zemër nuk është e ndonjë interesi të prioritarmegjithëse përparimi i përgjithshëm i rajonit dhe përmirësimi i karmës globale padyshim që ka të mirat e veta. Ndërkohë grekët miratuan në parlament zgjerimin e ujrave greke nga gjashtë në 12 milje. Ndoshta do të ketë edhe një përballje në gjykatë, në Hagë, tha Micotaqisi, kërkojeni se atje e keni detin. Rama paska thënë është e drejta juaj e padiskutushme që të zgjeroheni po qe se jua merr mendja.
Ndërkohë që ne përmirësojmë marrëdhëniet ca shokë të tjerë vajtën në Dubai dhe u shtruan aty me gjona të mira e gjona të bukra si thoshte ai fenomeni i rrjetit ca kohë më herët por pyetja mbetet: a do vijë tek ky takimi i grekut me turkun ky arabi që do bëka portin më të bukur në Durrës, që do bëjë edhe një port tjetër. Historia jonë me koncensionet rifillon, por dora në zemër kjo është ide me vlera. Largimi i portit industrial e tregtar prej aty dhe krijimi i një porti që harmonizohet e lirohet më shumë me qytetin më pëlqen. Edhe gjithanej baçe. Vetë princi i kurorës e pati këtë ndriçim në zemër, që ja allahhu ja dhëntë shpërblimin e madh.
Vaksina. Po vjen dhe më shumë do vijë akoma, edhe vaksina e koronavirusit.
Kosova do mbajë zgjedhje të parakohshme për Shën Valentin. Pritshmëritë janë që Vetvendosja të arrijë kryesimin sërish. Ajo ka marrë një copë LDK, me drejtuesen e ekipit të LDK në zgjedhjet e më përparshme zonjën Vjosa Osmani. Ndërkohë që PDK që ka humbur Kadri Veselin e Hashim Thaçin. Ramushi bëri një ofertë për aleancë me vetvendosjen, duke shpallur se i bashkohet vetvendosjes për një bashkim me Shqipërinë. Një pozicion që vetë Vetvendosja thotë me mençuri se nuk është fare urgjent. Vetë i nderuari Vuçiç tha se po të bënte Serbia bashkime të tilla e bombardojnë. Megjithëse synimi i Ramushit është disi ‘i gjerë’ 😉 në qasjen e vet, dhe nuk është e qartë natyra e aleancës, vetëvendosja nuk i trembet shumëkuptimësisë në komunikim. “Krejt dhe drejt” është slogani i tyre në zgjedhje. Krejt është totali në gjuhën e huaj. Totalitarizmi mund edhe të shqiptohet si krejtnimi. Drejt dakort. Po krejt? Krejt ç’ka? Do ti shkojmë deri në fund, gjithë tematikave? Drejt? Në cilin drejtim? Apo thjeshtë është entuziazëm i madh, një ndjesi e shprehur në fjalën “krejt”, lëre pastaj “drejt”se sa shumë entuziazëm që është.
Padyshim që histori të tjera këtyre kohëve ka plot. Zakonisht ndjekja kronologjike e zhvillimeve praktikohet duke ndjekur fille të një interesi të caktuar, por ndonjëherë ka nevojë që ngjarjet të krijojnë konologjinë, jo të kemi një rrjedhë kronologjike të ngjarjeve. Si ca gurë që shenjojnë një shteg nër gjashtë kodra që janë gjashtë muaj. E pastaj secili i shton vetë eksperienca plot. Dhe pastaj pyet veten kot, si nga hiçi, nëpër darkë, po unë për kë do votoj.
Dhe ta mendosh që dilema është një hap i parë që padyshim po ti biesh andej çon edhe tradhëti kombëtare. Por ne do të shpresojmë që dashuria për diçka do na shtijë dikah.
[1]https://exit.al/en/2020/09/04/kosovo-and-serbia-signed-separate-pledges-not-an-agreement/
Kronika e humbjes së eksperiencës politike në arkivat e individit nuk është një ndodhi fort e jashtëzakonshme, faktikisht, por ka të mirën që është jashtëzakonisht e përhapur.
Nga korriku vazhdohet tek gjushti.
Gushti është i njohur botërisht që është ndër muajt më personalë të vitit. Nëse nuk je në ndonjë shtresë fatkeqe që nuk i dallon muajt, pse i duhet të ngulet gjithmonë mbi dicka që ja nxjerr ose jo bukën e gojës, atëherë gushti është më personal. Por gushti pati politikë. Apo ishte shtatori. Gushti i vetëm mezi e mban veten nga mbipersonalizimi i robit. Edhe vapa këtë muaj ta sjell veten në majë të hundës, në kuptimin që do e shohësh patjetër. Prandaj politika fillon e paket. Në gusht një shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi u bë përcaktues në peshoren që do të ngrinte qeverinë mbi rrënojat e një udhëheqësi jetëgjatë si Gjukanoviçi që pati edhe mbështetjen e Ramës,. A/që bie në sy është se zoti Abazoviq na ishte një mbështetës i jugosllavizmës. Këtë përfundim unë e nxjerr prej simpatisë së tij për idenë e një gjuhe të përbashkët të malazezve, serbëve, kroatëve e boshnjakëve, që e tregon ëikipedia në kërkim të emrit të tij. Edhe qeveria që u zgjodh në dhjetor, na kish në krye një serb goxha të reformuar e armik të korrupsionit e me kontribute në letrarishte e që do ti shërbejë frymës romantike jugosllave. Nuk kemi pasur shumë nge ta njohim, por ai dhe miku ynë Abazoviqi
Por jemi ende në shtator.
Kosova, doli në lajme. Pati një marrëveshje. U muarën vesh domethënë në Uashington. Edvinin nuk e ftuan. Alksandër Vuçiçi dhe Avdullah Hoti nënshkruan marrëveshje me amerikanët. Amerikanët premtojnë të ndërtojnë infrastrukturë. Në këtë fund gushti pra njihemi me firmën e zotit Trump. Ai Ujmani dhe Apo nuk është ajo?[1] Ajo ishte. Ai i çonte letër edhe Ramës ca më vonë dhe të njëjtën firmë kishte. Në të dy letrat kërkohet njohja e Jerusalemit si kërkim i kryeqytetit Izraelit. Ndërkohë që këtë punë nuk e kanë bërë as vëllezërit tanë Gjermanë e lëre më tej paternaltësia e tij Bashkimi Evropian.
Por këto gjëra gjehen vetëm në tetor. Në tetor ishte kaq e vështirë për të nxjerrë lajmin. Edhe OFL që vetëm ca muaj më herët furnizonte me lajme ekskluzive nga aksione piktoreske komandosh që pushtonin një strehinë luksoze mafiozësh dikah patën nevojë të nxirrnin drejtorin në detyrë të akuzohej për dekonspirim të hetimeve që kjo treshe e famshme gërmash të dilte prap në lajme dhe mezi.
Dhe zonja Hajnaj në krye të prokurorisë speciale përballet me një situatë ku duhet të menaxhojë edhe presionin elektoral dhe të kërkesave të BE-së dhe këtë pushtetin e plotë që duket se gëzojnë segmente që meqenëse nuk kanë qejf të përlasen me ligjin e marrin në dorë atë. Atëherë Këshilli Europian në kushte të zhvillimit të kishte përndjekjen ligjore të atyre që ndan keq drejtësi e në zgjedhje, lakminë e gjithkuj shtu në kanar.
Ndërkohë, reforma zgjedhore arriu të sigurojë në parlament shumicërinë.
Pra; duhet t’ja vini fotografinë bamirësit, të gjithë, në mur! Por kur nuk u bë në shtator kjo ndodhi, çu bë tani?
Erdhi një komisioner zgjerimi në tetor. Vajti edhe në Kosovë e do shkojë gjithandej. Por nuk foli keq. Lajçaku po negocionon me kosovarët.
Përparime janë bërë. Një paketë IPA me vlerë 9 miliard dollarë thojnë se do të derdhet këtyre anëve dhe luga në brez e kosi në lumë që të na cojë në det që është gjithashtu kos.
I gjithë lezeti duket gjeopolitik. Pas flirtit serb me Kinezët dhe zhvillimeve të tjera, erdhën amerikanët dhe pastaj europianët, që në fakt ishin këtu që më përpara por po dremitnin pak tek i njëjti poltron ku dremisin akoma.
Kovid.
Doli Rama te Opinion. Se kush dreq këshilltari i ka thënë ngacmo pavetdijen e elektoratit (një zbulim i përsëritur.) Gjeti të vetmen gazetare të pranishme dhe i përsëriste argumentin e tij të preferuar “që është i gjatë”. Jam i gjatë! jam i gjatë! i thoshte. Si një burim i shkëlqyer drejtësie e mençuriete njeriu. Kur fap, futet ish - presidenti kryeministër, ministër i jashtëm i brendshëm dhe udhëheqës shpirtëror i zhvillimit kombëtar zoti Sali Berisha dhe e ngacmon kryeministrin nga nëna e ndjerë që kishte vdekur prej pak kohësh dhe me sa më kanë thënë një zonjë e nderuar, profesioniste e nderuar dhe një emancipuese e mjedisit të vet. Edhe ja lexon gazetari i mbinjohur vendas dhe pastaj futet në emision i paparaljamëruar kryetari i opozitës në një konferencëë për shtyp tamam si ato tre të tjerat që kish improvizuar atë ditë në takime dashamirëse me shitës të fasuleve dhe patateve dhe kusive plastike në aksh ven andej largë.
E kthy prap ndër bashkëbisedues i thoshte ky ksaj jam i gjatë jam i gjatë.
Pastaj erdhën grekët me detin, ra tërmet prap.
Tobejarebi.
Pastaj se ç’ndodhi, as e mora vesh. Ndoshta u fol për buxhetin. Po rriten. Po ndërtohen. Në nëntorin e kuq përgjithësisht festohej, por ngrohja globale. Pastaj prap Kovidi. Vdiq. U shtu. Vdiq një tjetër. Kina po rritet, po ma tutje. BE, Amerika, Serbi, greku.
Dhe për të kulmuar gjithçka marrin në arrest në Hagë gjithë parinë politike Kosovare, të kohëve të fundit.
Presidenti Thaçi në një seri keqmenaxhimesh që ndolli bashkë edhe me shumë të tjerë u bënë pjesë e një mekanizmi që ka zhvlerësuar republikën e Kosovës. Dakort një mekanizëm që pati edhe vëllezërit e BE dhe SHBA-ve në zyra ku firmat ishin si prej përfaqësuesish. Të dërguar special e të tjerë autoritete që pak u përpoqën të sjellin përgjegjshmërinë e profesionalizmin me të cilin lulëzojnë demokracitë e tyre ishin gjithashtu pjesë e këtij mekanizmi. Pastaj influencat e errta të serbëve dhe efikasitetit që ofron qasja kriminale e gjithkahit shtojnë frenimin e interesave kombëtare.Pastaj korona. E ksi senesh. Pastaj festa.
Rrokullisje spektakolare e në të dymbëdhjetin muajin që s’ka si mos jetë i fundit. Për atë vit. E ma vonë se në fund nuk ke si flet. Dhjetori i dymbëdhjeti.
Dhjetori. muaji i festave të vërteta. Në dhjetor ka lindur edhe krishti, më i madhi i njerëzve të krishterë, vetë bir i perëndisë. Ngjizur me frymën e shenjtë në një virgjëreshëdhe ka edhe dhurata dhe ka edhe pushim ushqim e koncerte. Oee!
Nëpër natë, një polic konfrohet me një të ri dhe nuk është sqaruar ende si, e e vret atë. Policia. Nga aty nëpër protesta. Oooo. Në derë të kryeministrisë, me gura. Nëpër tiranë. Oooo. Identiteti mbizotëerues që i mvishet është ai i djalit të rebeluar, shumë i ri, futbolldashës, me potencial për agresivitet të dëshmuar. Identiteti politik është më i paqartë. Dikush sheh tek ata faktin që një detyrim për empancipimin dhe rritjen e mirëqenies nuk është përmbushur dhe pakënaqësia duhet të gjejë çdo formë ta bëjë të qartë praninë e vet.
Ndërkohë të tjerë shohin aty një sinjalistikë të rivalitetit ndërpartiak. A ka protesta një komandë diku që bën gëzuar e thur lavde për skuadërkomandantët relativisht të suksesshëm dhe për leverdinë elektorale të qëndrueshmërisë së suksessit të tyre? A nuk e pati edhe Rama një protestë në janar atë mot, kur policia i gjeti njerëzit te sheshi Skënderbe dhe i tërhoqi të motivuar e trimëruar një protestë socialistësh që përfundoi në dyert e kryeministrisë me një revansh ku u pa nevojshme të vriteshin nga ushtaraku i aksh grade në gardën e kombit për të ruajtur kryt e vendit. Atëherë para se të vinte në pushtet. Është si biçim kurban për fat. Një ritual rozafik i shqipeve, që flasin shqip që dashka me thanë. Me këtë rast qendra e partisë socialiste në shkodër u dogj. Një afrimitet, gjithsesi.
Si një përgjegje për secilin, policia ndoqi një praktikë disi të dhunshme. I rrahu e tregoi brutalitet që nëse është disi e drejtë përshtypja që kam krijuar atëherë është fare e tepërt. Dhe ky bëhet vetë një sinjal. Edhe këtu unë opozitën e shoh pak.
Sa zgjati procesi i përzgjedhjes iku tani ai vrull edhe po presim se kryesia e partisë do marri vendim.
Ndërkohë kemi një gjykatë kushtetuese. Ose të paktën në masë të mjaftueshme për të nisur punën. Apo, jo? Gjithësesi, koka e drejtësisë u shtua me një anëtar. Tani do të fillojë bota e re. Një botë që deri në zgjedhje do të shohë se si kishte qenë e gjithë e verteta atëherë kur kishte rëndësi.
Pastaj vjen janari.
Është arritur një marrëveshje e re me grekët për detin? Turqit pas ca ikje ardhjesh na presin kryeministrin me një flotë hipike dhe ecje e foto e pastaj ka një këngë. Dhe grekët që latini i këshillon të mbahen të kufizuar në shtrëngimin e duarve na ftuan për darkë dhe pamjet e përhapura janë të darkave që kanë përshëndetje dy grushta të mbështetur në bërryl në këndin 41 gradë në qendërikje.
Jo se kjo është një përshëndetje veçanërisht e veçantë, por babaxhani Erdogan u mjaftua me një dorë në zemër në takimin zyrtar. Kjo tregon se grekët po e shprehin qëndrimin e tyre për negociatat duke folur me shokun Edvin, për më tepër do të vinë edhe në Tiranë ku ne padyshim do ti lexojmë sërish përshëndetjet në mënyrë rigoroze.
Një dhuratë për Edvinin, (nuk dimë nëse është ai vetë që po ja bën vetes?, apo dikush tjetër? Dhe në këtë rast për cfarë i duhet shokut Rama një profil i tij prej aktori ndërkombëtar rajonal? A po kërkon ai fronin e Patriarkanës së Stambollit pas largimit nga detyra e kryministrit të Shqipërisë? Apo po aspiron ai një fron në kombet e bashkuara? Paqja turko-greke, dora në zemër nuk është e ndonjë interesi të veçantë për ne, megjithëse përparimi i përgjithshëm i rajonit dhe përmirësimi i karmës globale padyshim që ka të mirat e veta.
Ndërkohë që ne përmirësojnë marrëdheniet ca shokë të tjerë vajtën në Dubai dhe u shtruan aty me gjona të mira e gjona të bukra si thoshte ai fenomeni i rrjetit ca kohë më herët por pyetja mbetet: a do vijë tek ky takimi i grekut me turkun ky arabi që do bëka portin më të bukur që do bëjë edhe një port tjetër. Historia jonë me koncensionet rifillon, por dora në zemër kjo është ide me vlera. largimi i portit industrial e tregtar prej aty dhe krijimi i një porti që harmonizohet e lirohet më shumë me qytetin më pëlqen. Edhe gjithanej baçe.
Për ata që e përdorin youtubin gjatë gjithë këtyre muajve shikohet një rikthim në varfëri të ofertës videoistike. gjatë muaj muajve të parë të bllokadës kovidiane, njeriu i vetëizoluar pati vëmendje prej një angazhimi më intensiv të profesionistëve e vendimmarrësve.
Padyshim që histori të tjera këtyre kohëve ka plot. Dhe zakonisht ndjekja kronologjike e zhvillimeve praktikohet duke ndjekur fille të një interesi të caktuar, por ndonjëherë ka nevojë që ngjarjet të krijojnë konologjinë.
atje larte foto nga google kur kerkon Albania ne sektorin news.
[1]https://exit.al/en/2020/09/04/kosovo-and-serbia-signed-separate-pledges-not-an-agreement/