jo jo, prit se ...
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Shtjellime zgjedhore orë pas ore 7

9/21/2021

Comments

 
Një cikël prej shtatë shënimesh për zgjedhjet e këtij viti merr fund me këtë shkrim, meqenëse edhe parlamenti i ri  u mblodh edhe u prezantua një qeveri që mori besimin... Nuk di nëse shtatë shkrimet qëndrojnë bashkë, por një si ditar që shoqëron periudhën rreth zgjedhjeve, pa u humbur në referenca e pa marrë për të madhe asgjë, tani e kemi (bashkë me disa dhjetra të tjerë).
Që nga komunikimi i fundit erdhi gushti i zjarrtë, ky muaj pushimesh bregdetare kërkoi me ngulm, nëpër riinkarnim të liderit, vëmendje dhe shtatori ku vëmendja nuk kish ku shkon tjetër.
Partia Demokratike sapo kish zhytur në harresë fituesin e zgjedhjeve të brendshme në një event elektoral, kur ja në mes të vapës, ndërsa edhe unë kisha marrë shkëputjen prej interesimit politik, kryeministri shpalli që kish lënë të bënte një nënshkrim në një sipërmarrje të politikës së jashtme e njëkohësisht të brendshme dhe ekonomike dhe gjithfare. Vetë shkëlqesia e tij le rehatinë e ujit ku pluskohet me shokë e i bie Ballkanit përqark dhe promovon interesin e shtetit dhe ndoshta edhe kombit, kur me këtë punë këtë kohë mund të merreshin nëpunës të devotshëm që bëjnë llogari dhe thurin skenare për të kuptuar dobitë dhe problematikat. Pastaj kush duhet me i marr vesh, i merr e i thotë fjalën e vet zinxhirit të interesit kombëtar
Por këto janë thashetheme, se unë nuk di gjë konkrete për mënyrën se si përfaqësuesit dhe shoqëria kanë konsultuar kryeministrin dhe ai ka gjykuar më të mirën, por dimë se me staturën  kryesuese krahasuar me staturat e tjera, nisma e evoloi sipërmarrjen në “Ballkan të hapur” nga “minishengen ballkanik” që ishte.
Përveç romantizmit të shtuar nisma ka edhe poetizëm, ka edhe llogari sipas komentatorëve. Por kjo gjë na vjen e paqartë ne pak të informuarve. Dimë që të ardhurat nga taksat dhe doganat janë një pjesë shumë e madhe e buxhetit të shtetit, diçka si 60 e kusur përqind, por nga ana tjetër marrëdhënia jonë ekonomike me Serbinë nuk është edhe aq domethënëse. Por me serbët kemi edhe hallin e shtyrjes së tyre egërshane drejt juperëndimit të vet, ku ndodhemi ne.
Albin Kurti tha, pa u hapur as me ne, si shkon ky hapet me serbët?
-  Jo mor-  i thotë ky i joni - se po hapemi të gjithë. Po ju pse s’po hapeni?
- Si mos, ne mezi po mbyllemi ti thu hapu, prap?
- Jo, i thotë ky se këta janë të tjerë.
-  Ne bashkë do hyjmë në Europë. Atje është mirë.
- Në Europë pra, I thotë ky,- i thotë tjetri.
Ndërkohë Kosova ka arritur majën e pavarësisë së saj politike prej Tiranës dhe gjithashtu Beogradit. Kurti është i mirëpritur e i ftuar gjithandej. Ende nuk kemi ide për rezultatet e qeverisjes së tij, por patjetër që duhet t’i pranohet potenciali për të përzier narrativat që ushqejnë qëndrimet politike në Shqipëri.  Animi për kah rusët i serbëve i bën ata të lakmueshëm në terma të integrimit, aq sa i bën edhe të dyshimtë. Kjo i intrigon njeriun me karakteristikat e shqiptarit. Kanë shku edhe ata dreq turqish me rusët. Nga cila anë do të na hedhin në lindje a perëndim? Do hapemi. Por, më duket, nuk jemi hapur akoma. Ose jemi hapur, nuk e di?
Ndërkohë, nisma është administrative dhe i takon administratës me kreun e politizuar që të thotë fjalën e fundit. Ne duhet të shohim si e përfundojmë marrëveshjen nëse gjërat nuk shkojnë mirë dhe çfarë do të thotë që të shkojnë mirë. Marrëdhënia jonë me serbët që janë edhe zëri më i fuqishëm i trios sonë, që thotë se vetëm se i është shoqëruese korit të madh europian, që këndon si solist korist me shtatë zëra, është armiqësore. Pra me serbët kemi gjetur të artën e miqësisë, armiqësinë. Por siç ka njerëz që alkimisht e kthejnë gurin në ar, ka edhe të tjerë që mekanikisht e kthejnë arin në objekte të metalta  Është interesante në këtë rast. Siç dhe në gjitha rastet.
Ndërkohë zonja Merkel në të fundit muaj të angazhimit të saj protagonistor la mëngjesin me gjumin serb dhe hëngri drekë në vendin tonë bashkë me gjithë kryevezirët që kishte q’ai qosh dheut të terëm. Ndërkohë që vetë ardhja e saj ishte një mbështetje, fjalët e saj linin hapsira për interpretim. Ajo ndoshta dallonte, tek “Ballkani i hapur”, një rival të padobishëm për procesin e integrimit, që gjithësesi e kanë ndalur diku, në vetë perëndimin europian, ku ndonjë dashamir i vëllazërisë ruso-kineze ka pa ndonjë leverdi. Pastaj Merkel iku.
- Kam për ta lënë amanet hallin tuj, - i tha.
- Të puthim durët oj zojë e shkëlqyme, - i kthyen këta.
​Pastaj, Rama krijoi qeverinë e tij të tretë dhe partia nuk ka zëra pakënaqësie fare. Ministrat janë shtuar ndërkohë që edhe detyrat partiake u promovuan për vëmendje të gjerë dhe një rivitalizim në skakierën inheritore me imagjinatë në katror.
Shkoi puna deri atje sa morëm vesh se Taulant Balla do ta zhvendosë peshën e tij politike drejt Fierit, por këtë tragjediçkë për pak e harruam kur na ngeci te dhëmbët një shuk mish, kur ja sportëdashësit e futbollit në ndeshjen kombëtare kundër dikujt, (më duket se San Marinos,) ngritën me dron flamurkën që shkruante “Taulant Balla, ne nuk të harrojmë”. Që tani e imagjinoj se si kryetari i grupit parlamentar të të gjelbërtëve në San Marino vrau veten nga presioni i të shoqes, po atë natë kur e pa parrullën, dhe kuptoi mungesën e dashurisë së elektoratit që kishte karakterizuar karrierën e tij politike. (Për dreq u gjet aty një emigrant shqiptar që ia shoi kuriozitetin për atë parrullë kur po shihte ndeshjen në bar.)
Rama, ky magjistar i të kënaqurve, ky zhdukës i pakënaqësisë botërore tani ka edhe një parlament ku të shkarkojë tensionin e tij oratorik.
Një mjeshtër i prozave të shkurtra sarkastiko letraretë divulgueshme si material politik tani ka lexuesin e vet. Në Parlament… Një grindje e qetë. Proçedurë. Shajë e bërtit. Kaq rehat dukej situata.
Kemi edhe një program qeverisës që na kujton se pas rilindjes vjen rindërtimi, që në thelb mbetet ndërtim. Një pjesë kaq e natyrshme e evolucionit të kafshës politike.
Kur, jahhh, një operetë japoneze, një kabuki, me Sali Berishën. E përjashtuan nga grupi parlamentar. O Mizëri. Kjo qe tragjedi.
E mbushi një sallë Berisha dhe tha 17 herë togfjalëshin ja nguli thikën, ma nguli thikën, ja ngulën thikën na ngulën thikën. Ky Hamlet japonez foli keq edhe për Ramën tonë. Nja katër apo pesë nga ato thikat Rama ia ngulte atdheut.
Por kryesisht e pati me kryetarin e partisë së tij, Basha. Jemi mbledhur këtu tha  Berisha, që të kërkoj ndjesë pse se nuk e dinte ai ishte keqkuptuar prej simpatizantëve të tij për mbështetjen që i paskësh ofruar Bashës. Ai nuk e dinte që kish patur potencialin për një influencim të tillë të anëtarësisë së partisë ndaj nuk ishte kujdesur për këtë. Dhe kjo histori rrjedh pa dobi, por vetë komploti është interesant. Do të ndodh diçka në PD? Vetëm pak muaj pas përfundimit të zgjedhjeve në parti, ku megjithëse me entuziazëm të pakët Basha fitoi me rezultat kaq bindës Berisha me një thikë në dorë e katër a pesë thika ngulur në kurriz kërkon Bashën, që po bën zborin te Parlamenti dhe një publik i eksituar e brohoret. A do të kemi një çarje të Partisë? A e kuptoi Berisha që në fakt ai kish dashur të ishte Skënder Gjinushi?  A ka gjasa që Partia Demokratike të kalojë në një mënyrë tjetër organizimi? Një seri partishë të vogla të lidhura më shëndetshëm me lokalitetin? Një koalicion partishë, fleksibël, që mund të negociojë edhe më shëndetshëm? Megjithëse PD e ka rritur mbështetjen e siguruar.
Ndërkohë po rriten çmimet në të gjithë botën. Buka. Energjia do shtrenjtohet. Transporti. Lodrat do jenë shumë se 10 përqind më shtrenjtë këtë vit të ri.

Comments

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn