Fillimi i një epoke të re në një kohë kur mbizotëron Perëndimi (europiano-perëndimor,) akoma, është një lezet i madh për bashkëvuajtësin kritik, që ta shikojë. Por ndodh. Pra periudha që po merret në shqyrtim, që është kjo e qeverisjes socialiste aktuale, qenka e tillë. Ka skeptikë që kur e mendojnë, thojnë se përjetimi i elektoratit i ngjan eksperiencës së fëmijëve që u duhen heq nga qarkullimi gjysmat e lodrave dhe i ndërron me kohë. Kështu edhe engledisen me një gjë të re edhe përqark nuk është shumë rrëmujë. Po pse qenka e re?
Reforma territoriale përkohësisht i ka ikur vëmendjes së publikut, megjithëse aty është. por po përgatitet për surprizim. Reforma në drejtësi po avancon, kryesisht nëpër emra përvecëm. Opozita denoncon se njerëz që tejkalojnë parimet e së drejtës në përmbushje të detyrave partiake apo që i shërbyen sistemit të padrejtë, po vijnë. Ndërkohë përflitet aksioni si metodë e diskretituar që po përdoret me tepri. Vetë kryetari i grupit parlamentar të përtisë socialiste, Gramoz Ruci, e tha mu në foltoren e shenjtë të kuvendit. Harrimi i shpejtë i demokratëve krjon një fluiditet forcash që ka arsye të vërteta t’ja shtojë ndonjë rrudhë në ballin e lartë të nderuarit kryeministër Rama. Metaliku Meta dhëmbët e metalta i ka në nofulla të shëndetshme metali. Qeveria ndërkohë po hedh teposhtë lloj lloj muri dhe po vazhdon në disa fronte pune. Kryeministri e ministra të tjerë dalin evropit me shikimin djaloshar e optimist që e corodit perëndimorin llogaritar, që përpiqet të përfitojë edhe prej hutimit të vet. Por që vazhdon me llogari. Niveli i antipatisë prej fqinjëve është në parametra të kënaqshëm për nacionalizmin pasiv që na shijon. Me maqedonsit nuk merremi hic. Serbët po na presin në shtëpi, ndërkohë që nuk fshehin dot trazimin që i shkakton kjo. Grekët sikur kanë harruar idenë e ndaljes së Vjosës dhe rrëmbimit të një cope det dhe po lobojnë diku me ministrinë e tyre të jashtme për ta ndalë përfshirjen e një fshati bashkë me ca fshatra të tjerë në një njësi të qeverisjes vendore. Mos kemi blerë armë atomike? Cështja e stadiumit në Serbi, përplasjes në nivel diplomatik, furisë nacional-qytetare nëpër internet, etj ishte një muhabet ku u mor pjesë më shumë se zakonisht. Në ulje ngritjet e grafikut që pasqyron përfshirjen e qytetarit në jetën kolektivo-politike është pikë e lartë. Nuk ke me ce krahason, sjellja e armëve kimike ishte më e lartë në përfshirje por ajo ishte lehtësisht e kuptueshme dhe u përjetua si shumë e afërt (dhe zelli nuk u lejua të testohet.) Në këtë rastin e fundit nuk dihet shumë ku rreh diskutimi që sic e dimë ndodhet tej, në kufirin e përtejmë. Tani qeveria rikthehet mu në qendër të vëmendjes me një aksion në trasport rrugor dhe zënien e përvetësuesit të vogël e të mesëm të energjisë elektrike. Taksa e gjoba. Po shesin edhe kuti me mrroklla të ndihmës së shpejtë (personalisht jam dakort, megjithëse na lini pak se sapo e morëm vesh). Kjo ka acaru në nivel urban. Por mirë, po vihen zap. Tingëllon më i pakët lajmi me viktima nëpër rrugë. Pra qeverisja ka nge. Zgjedhjet janë largë. Opozita disi dalë boje dhe e pakët. Mediat po humbasin peshë ndaj internetit ku fragmentimi lejon amplifikime falë rrjetesh që ja paksojnë forcën njëra tjetrës. Zgjedhjet lokale, në cfarëdo lloj lloj skenari të ndarjes apo rezultatit, do lejojnë për një periudhë centralizimi të shtuar me fermane të shenjtë ku gjithcka me rëndësi do gjejë shtratin e vet të rrjedhjes drejt detit të mirëqenies shoqnore. Do lëshojmë satelit, për nur të pejgamerit kemi për të lshu satelit. Meteorologjik, po do ta lëshojmë. Si bashkim evropian, natyrisht. Një epokë e re.
0 Comments
Për serbët kemi dëgjuar shumë gjëra edhe ca i kemi ndjerë. Një vizitë dhe një ndeshje na risjellin në vëmendje atë që jetojnë përditë ca prej nesh në kufij. Ca më herët ca më shumë.
Tani, nga ky zelli ynë i tepruar në zhvillimin e ndeshjes? Na fshihkan flamurin, na thojnë ‘vdekshi’ kur këndohet një gjë që ne e kemi me respekt të vecantë dhe rrezikojnë e na dhunojnë ca vllezër që i kemi çu të na përfaqsojnë në një garë sportive. Pse paskemi ne kaq zell? UEFA? Dakort edhe trupa të rregullta të ushtrisë greke ëndërronin të bënin këpucë prej lëkurës sonë. Por lufta me ta fshihet më mirë prej dhjetra lidhjesh dhe kapërdijmë ksoj muhabetesh. Tani ne duhet të mbyllemi mirë e mirë me këta. Sa ma pak me marr e dhanë. Ta forcojmë kufirin dhe të kërkojmë për miq. Këtu te politika e jashtme po mblidhet njëfarë simpatie, por kjo konfirmon dobësi. BE u ngut kot e më kot të pozicionohej ndaj një flagrance dhe kjo mund të mos ketë qenë e paqëllimshme. Tërheqja po bëhet, por Putini vajti në Beograd. Rusia në mes një konflikti me Ukrainën e madhe ku shpërthejnë çernobilë dhe ka ara të pamata me grurë. E kryministri ynë shkon së shpejti në Beograd. Pra pyetja është, për cfarë po luftohet sot me shkije? Variante të ndarjes së Kosovës janë folur, ndërkohë që falë zemërgjerëzisë së klasës politike aktual-kosovare ca pozita të mira janë siguruar, tashmë, prej përfaqësuesve të pakicave serbe. Por gjithë ajo makinë e madhe ndërkombëtare duhet të vihet në lëvizje, e njerëz do kenë pasoja. Si ka mundësi që Shqipëria u bë kaq papritur protagoniste në këtë ngjarje? Qeveria e Kosovës dhe ambasadori i vet amerikan, ose ndonjë shok tjetër, deri tani janë marrë vetë me këto muhabete. Fakti që po na flasin edhe ne, është një tregues më vete. (Shpresojmë nuk janë duke ëndërruar sërish një dalje në Adriatik.) Po cfarë do të thotë vallë? E kuptojmë aspektin psikiatrik të huliganizmit serb, por si ka mundësi që klasa politike foli për provokacione. Përfolën vëllanë e kryministrit tonë si dorasi sekret që detonoi zallamahinë gjeopolitike dhe rrezikoi të binte në duart e shtetit të shkëlqyer serb. ?. Folën për mungesën legjendare të qytetarisë ndër shqiptarë. Pas shumë vitesh luftë, shkijet do i thojnë ca budallallëqe më shumë, por ne mbesim të paqartë për sa seriozisht e kanë. Se në fakt këto luftat serbe një lukuni huliganësh që djegin e shkatërrojnë kanë qenë. Po lufta kështu është përgjithësisht, megjithëse rastis më e përmbajtur. Ose më pak. Mungesa e plotë e angazhimit për të ruajtur një faqe të mirë kah Evropi tregon se serbët kanë identifikuar tashmë diçka që duan ta marrin dhe që e dinë se vetëm duke e rrëmbyer mund ta kenë. Po pse me parapërgatit. Apo nuk bëhen këto gjëra pa testuar një herë durimin e mosaprovuesve? Kryeministri Rama bën shumë mirë që vazhdon me shprehë gatishmërinë me shku. Kjo edhe tregon se ai diçka di edhe tregon se pozitat nuk i kemi hic të mira. Nga erdhi kjo shkreptimë? ne sa po dremisnim? |
Categories
All
Archives
May 2023
|