jo jo, prit se ...
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Shtjellime parazgjedhore vendore orë pas ore 5

4/13/2021

Comments

 
           Çfarë po ndodh me situatën zgjedhore vetëm dy javë prej datës së zgjedhjeve?
Elektorati shqiptar mund të pritet në disa kënde prej ndonjë boshti në hapsirën tre dimensionale të shoqërisë, lëre pastaj në atë me më shumë dimensione.
Ata që jetojnë më shumë në të tashme e ata të së shkuarës kë preferojnë? Kë preferojnë ata që shohin tek vetja dhe ata që shohin tek zoti i madh që po rri atje lartë në qiell dhe i sheh të gjitha gjërat? Kë e don fshatari ynë zemërbardhë që zbret kadale rrugës së gjatë i rrallë për me shit e ble, po qytetari ynë i ri e urban që vërshon nëpër beton dhe ëndërron për më shumë beton për kë voton? Kujtimi i gjyshit pellazg që kishte lënë kockat në muret e Trojës a ja ranon gjykimin dikah votueseve femra të grupmoshës 44 – 60 vjeç? Po i babës së përndjekur për një oponencë politike me një diktaturë që uroi që mos e kishte?
Por, këto tematika, për ndjekësin jo të rregullt të fushatës nuk janë aq të pranishme.
Janë vetëm liderët diku, me pak simbolika partiake mes njerëzish mbajnë fjalime të qeta, pjesa tjetër janë takime të karakterit individual dhe komunikime on line dhe ndërpersonale, nëpër rrjetin që ofron partia dhe atë individual. Pak postera. Ca flamuj. Dhe ulje taksash e shpërndarje mbështetje e financimi. Dhe ndershmëri e simpati. Përfshirja e njësive të qeverisjes vendore duket e përmbajtur.
Për ata që nuk janë edhe fort të ngrënë prej padurimit se kush po fiton pyetja e dytë që lind është: Sa po arrin, njeriu kandidat për përfaqësues, të vendosë një marrëdhënie të drejtëpërdrejtë me elektoratin?
Sa njerëz do të votojnë vetëm partinë e sa edhe për një numër aty përbri, që ka edhe një emër që i korrespondon?
Kjo është një pyetje përgjigja e së cilës përtej kurioziteteve sociologjike që ushqen do të ketë implikime për funksionimin e partive. Vlera e përfaqësuesit do të rritet pse ai mund ta ketë çarë vetë nëpër rendin që shpërndan kryesia. Kjo edhe do të rrisë seriozitetin e angazhimit politik e për më tepër lëvritjen e aktivistit politik.
Këtu mendoj se dy partitë kanë njëfarë dallimi mes tyre në qasje.
Ndërkohë që Rama tregoi njëfarë mbështetje të idesë dhe nxitje të kandidatëve për të sjellë kontribute personale në grumbullimin e mbështetjes, PD është më qendrore për kandidatët që të sigurojnë vëmendje. Edhe rinovimi i Partisë edhe prej opozitës që ka mbajtur lidershipin e PD largë protagonizmit social në nivele të ndryshme të funksionimit të tyre kanë kosoto për kandidatët demokratë, që varen më shumë nga Partia për sigurimin e aksesit në burime.
              
Për më tepër fushata është kurioze edhe me praninë në të të tematikave sa tradicionale aq edhe të paqena në diskursin bashkëkohor. Por ja ku janë çështje të tilla si nacionalizma e majtë e urbanizuar që triumfoi në Kosovë apo të majtët e Tironës universitare që kanë simpati për proletarin.
A do të jenë ata të aftë të prezantojnë praninë e një simpatie për tematika tradicionale të përçarjes politike? A do të jetë më e rëndësishme tani afria e kandidatit me komunitetin dhe problematikat e tij?  
Vetvendosje ka tre kandidatë, nga një në Lezhë, Tiranë e Gjirokastër. Vetvendosja, partia qeverisë në shtetin mik të Kosovës.
Një kandidat i pavarur në Bulqizë, ndoshta minator, që për më tepër gjobitet me 50 milion lekë pse mbledh mbështetës në kundërvajtje të urdhëresave për mbrojtjen nga Covidi. Një gjobë që duhet ta kishte minimalisht edhe Partia Demokratike me tubimin e saj pa pikën e fantazisë. Përdorimi i makinave për të përshatur sheshin në një hapsirë që ndihmon ruajtjen e distancave përfundoi në ngjeshje të njerëzisë mes të çarave të të një parkimi gjigand duke rritur rrezikun e duke denoncuar një mungesë vëmendje te detaji që nuk ngjall shumë mirkuptim. Mungesa e një ekipi profesional, me ekspertizë e vullnet, në aktin e hapjes së fushatës ishte një minus për PD-në
Të gjitha këto janë pyetje që kjo fushatë pak po i merr në konsideratë. Megjithëse ka interes,  elektorati ka distancën të shtuar nga ndodhia elektorale krahasuar me të kaluarën. Përjetimi i fushatës nga qytetari i zakonshëmn është holluar. Ka tërheqës të tjerë
Vetëm dy javë para zgjedhjeve një agjensi e kontrollit ajror hyn në grevë të qeverisë dhe hyn për uljen e rrogave nga një nivel i lartë në një nivel jo edhe fort të lartë. I kanë pas dicka si 4 mijë euro i kanë bërë njëmijë e pesëqind. Punët e tyre, por ata rrëmbejnë vëmendjen nga fushata, meqenëse lidhja është e paqartë e nuk di i shkreti njeri sit ë ndikohe t nga ndodhia. Se shiko si ishte puna:
Duke e pasur të përcaktuar në kod që nuk mund të bëjnë grevë kaq kollaj, duke pasur një process gjyqësor në zhvillim për apelimin e uljes së rrogës, dy javë para ditës së zgjedhjeve. Këta nëpunës që kanë pasur për drejtoreshë për nja pesë vjet vetë zonjën Balluku, rrezikojnë revanin tonë drejt  sepse meqë bien fluturimet pakësohen edhe të ardhurat bien e duhet me kursy edhe këtu. Në fakt raportohet që rëniet paskën ardh që më 2017ën[1], kur ndryshim gjejmë vetëm blerjen prej kinezëve dhe ikjes prej gjermanëve më 2017-ën nga operimi I aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, por këta e kanë ruajtur njëfarë inercie meqenëse ishin shumë të specializuar për ta bërë atë punë jashtëzakonisht të vështirë.
Kjo mungesë mirkuptimi e gatishmërie për bashkëpunim tek një grup individësh që shkokën në 64 a 65 veta, që u shqetësuan psikologjikisht kaq shumë prej këtij stresi sa u bënë të paaftë për të ushtruar detyrën mu në mes të fushatës tregon diçka, por është një komunikim i panjohur përgjithësisht, bisedë në tymishten ndërkomunitare të lëkurkuqve që popullojnë skajet e kanionit të madhe në Kolorado.
Ne nga fushata nuk largohemi dot dhe si një akt kryelartësie dinake e ushqyer prej egoistizimit të nënpunësit të shtetit me pozita monopoli mbi treg  nuk e pranojmë dot. Ne na fuhet një funskionalitet zgjedhor I aktit dhe variantet që mund të rendisim janë vetëm: (i) e ka lojtur Rama për të shpërqëndruar pak sytë e lodhur të elektoratit që të shohë më qartë e për të dalluar edhe cilësinë “e të qenit i tradhtuar” ndër grumbulluesit e tij të simpatisë popullor apo duke treguar brishtësinë e ngrehinës së cilës i ruan ekuilibrin në kolovitjen e vet ndaj ka nevojë për mbështetje providenciale dikah, për më tepër në këtë argument është fakti që edhe Rama mund të kish pritur edhe pak për të gjetur zgjidhjen. Por Brishtësia nga ana tjetër nuk është fare e pëlqyeshme, ndaj edhe implikimi i tij mbetet fare i pasigurtë (ii) ose kjo ishte një celulë demokrate që ishte kamufluar aty dhe po priste sinjalin për sulm në mes të fushatës. Krijuesit e brishtësisë, që në këtë rast dëshmojnë forcë. U bashkuan edhe shokët e LSI dhe zbatuan të njëjtin skenar që thamë më sipër por me objektiva të ndryshme? Opozita analistore që u angazhua aty këtu në gjetjen e argumentave legjitimues ka shprehur edhe anshmëri të tjera këtyre kohëve duke çuar kështu peshë specifike tek veprimi. (iii) Ose agjentura ruse, i ka hedhur diçka në kafen e mëngjesit dhe këta po ndjekin një protokoll të caktuar si ai i atij filmit? (I kërkoj ndjesë agjenturave ruse, por meqë janë këto shembujt e ditëve të fundit në Mal të Zi dhe Itali mendova se mund të kenë nga pak interes edhe ne nuk kemi pse mos englendisemi nga këta skenarë. Por këtu mund të shtojmë edhe shokët e shërbimeve sllavo jugore, greke, irano-pakistaneze, ose fundja edhe ndonjë dorë mike.)
Rama nga një shesh qyteti diku në jug a në veri u nervozua. Ministrja dhe të paktën tre ose katër zëvendësministra u zemëruan. Ndaloi qarkullimi ajror i vendit. Ndoshta edhe fluturimi nga Athina për në Vienë mund të ketë pasur nevojë për 20 minuta më shumë që të kryhet. Drejtësia zgjati dorën që ta thotë fjalën e vet.

Si zakonisht ngjarja do ta humbasë relevancën para se ne të marrim vesh ndonjë gjë më shumë për shkaqet e saj, por ca ditë të vyera fushate që do ti kenë pasur ekranet për vete. E pastaj komunikimi rikthehet me forca të gjeneruara rishtas dhe mund të filloj për herë të dytë xhiroja e Shqipërisë në itinerarin Leskovik – Peqin – Mamurras – Koplik dhe kthim.

Pastaj krejt papritur del lajmi se në Tiranë paskën një regjistër të plotë me të dhëna të qytetarëve votues në Tiranë. Këta të PS, me ca të dhëna bazike pak a shumë. Për mendimin tim ky nuk është fort shqetësues si lajm. Ne kaq na njeh edhe punonjësja e top shopit.

\Që na kanë numrin e telefonit, numrin IDs, adresën e emailit, këto janë gjëra qesharake. Njohja jonë është në nivel të pëlqimeve që shpërndajmë, mediat që lexojmë, filmave që ndjekim, muzikën që pëlqejmë,  kalendarin e masturbimit, etj, etj. Ju thoni na kanë ID dhe numrin e telefonit.
 Në Netflix mund të ndiqni dokumentarin ‘The Great Hack” se si në rrjete online përpunojnë e programojnë informacionin me të cilin bombardoheshin votuesit e pavendosur gjatë referendumit për dalje nga BE në Britani dhe zgjedhjeve për president në SHBA, herën e parafundit, kur fitoi Trump.
 
Por kjo nuk po ndjehet aq shumë, Ndër ata që takoj kryesisht shprehen të paditur në parashikime të rezultateve të mundshme të zgjedhjeve. Unë edhe i ndikuar prej zhvillimeve elektorale për sivëllezërit e Ramës në Serbi, Hungari, Turqi  …, (kushërinjtë tanë në zhvillime politiko-qytetare) edhe duke lexuar njëfarë mungese grinte nga opozita demokratike kam qenë i bindur se Rama është largë të qenit i zëvendësueshëm në këtë moment prej një klime të tillë politike në vend.

Kjo është një klimë vllazërore si nuk ka. Mos ishte Ilir Meta që ofron thirrje lufte, këtu mbizotëron mirkuptimi i plotë. Rrathët e Ramës jehojnë batuta dashmirëse për mungesë luftarakërie ndër kundërshtarë, ndërsa përballë ka akuzat me erë qytetarie të Bashës që propozon largim të ndikimit të krimit dhe drogës që përfaqësohen prej Ramës dhe kthim tek një protagonizëm i politikës në punët e veta. Ky është normalitet.
Unë mendoj se PD është aleati më i natyrshëm i PS në rast të pamundësisë së kësaj të fundit për të krijuar mazhorancën. Le ta shpresojmë një rezultat të tillë? Një koalcion të madh për integrimin e vendit. Lëvizja Mbisocialiste për Integrim. I vetmi problem është që Rama thotë se e ka mazhorancën, kurse Basha thotë që e ka koalicionin.
 [1] https://www.reporter.al/kriza-financiare-e-albcontrol-filloi-kohe-perpara-pandemise/
​
Picture
Picture
Comments

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn
Picture
Picture
Picture