Libri i tij i fundit, “Mëngjeset në kafe Rostand,” me nëntitull Motive të Parisit, vjen si vazhdë e një tradite të bukur që ka autori në këtë zhanër ku krijimi letrar, kritika, politika e shumë gjëra të tjera gërshetohen në një stil të zhdërvjellët që nuk marr guximin as ta lëvdoj. “Ftesë në studio” ka qenë një libër që i ndihmuar edhe prej përhapjes së gjerë, furnizoi me ide për qëndrime intelektuale një hise të madhe shqiptarësh me formim jo largë mesatarit, që lexonin. Edhe ndonjë veper tjetër, që nuk po rri ta kujtoj tani, ka qenë i pranishëm me kontribute të bollshme. (Pa i hyre fare kontributit te prozes se tij.)
Ismail Kadare është një subjekt i vështirë i shqyrtimit brenda letrarishtes shqiptare. Ai e ka siguruar, tashmë, një lozhë largë prekjes direkte që e vështirëson shqyrtimin, megjithëse e nxit atë. Tregues për këtë është edhe dëshira për t’ja hedhur një gur ceremonial çadrës së madhe, që e ka siguruar në fushim letraro-luftarak, si të dalë prej “Kështjellës” së vet, që lind tek çdo aktivist i fushës dhe më gjerë. Madje shumë më gjerë.
Libri i tij i fundit, “Mëngjeset në kafe Rostand,” me nëntitull Motive të Parisit, vjen si vazhdë e një tradite të bukur që ka autori në këtë zhanër ku krijimi letrar, kritika, politika e shumë gjëra të tjera gërshetohen në një stil të zhdërvjellët që nuk marr guximin as ta lëvdoj. “Ftesë në studio” ka qenë një libër që i ndihmuar edhe prej përhapjes së gjerë, furnizoi me ide për qëndrime intelektuale një hise të madhe shqiptarësh me formim jo largë mesatarit, që lexonin. Edhe ndonjë veper tjetër, që nuk po rri ta kujtoj tani, ka qenë i pranishëm me kontribute të bollshme. (Pa i hyre fare kontributit te prozes se tij.)
0 Comments
Braktisja masive në Kosovë, e më herët një valë protestash, tregojnë për një fazë normale të zhvillimit politiko-ekonomik të vendit, apo për një anormalitet problematik që drejton vendin për nga situata ku zhvillimi po devijohet për keq, për shumë gjatë? Pamje të stacioneve të tejmbushur me njerëz të acaruar që ngacmohen në përplasje për të hipur në autobuse janë ftesa më e qartë për refleksion mbi këtë tematikë.
Shqiptarët e Shqipërisë më herët në mënyrë të përsëritur kanë tentuar eksode me të tilla pamje si këto të këtyre netëve. Rënia e regjimit komunist, me tre valët e veta të eksodit, sjell vërshimin e atyre, që të lodhur nën mundim e mungesë shprese, ikin sapo ikja duket e mundur. |
Categories
All
Archives
June 2024
|