Fushata, kjo vegël muzikore me tingull të zgjatur, të mprehtë dhe bubullues njëkohësisht, të gjallë e të pashqitshëm, është një aksion politik që i bën thirrje aftësive disi më të ngutura të njohjes popullore, por po aq vendimarrëse, për të vendosur. Në fushatë ka rëndësi ngjyra, tingulli, batuta, gjetja konceptualo-regjizoriale. Këmishët me bojna, tegeli me ojna dhe lloj lloj pispipillosje tjetër. Në fushatë thithet mbështetja e besimi i të lëkundurve, tërhiqen ata që nuk janë me ne, frenohet erozioni i tanëve. Kandidatët dhe ekipet e tyre janë në timon.
Comments
Zgjedhjet lokale të qershorit të 2015-ës vijnë edhe për të përmbushur një reformë që e zhvendos qeverisjen lokale disi më largë prej banorit. Ose të paktën kështu duket në pamje të parë.
Reforma e mëhershme kishte gjykuar keq aftësitë që mund të gjeneronin komunitetet andej këndej vendit për tu pleqnu e qeveris lokalisht, dhe kishte menduar se më afër banorit do ishte më mirë, si për t’ja marrë vesh hallin, si për t’ja gjetur ilaçin. Lloj lloj kryekomunari e krybashkiaku kishte vrapuar pas interesit të vet personal dhe kishte mbushur administratën me punonjës që sërish i shërbenin interesit të tij ose të partisë ku e kishte të fshehur fuqinë. Në ngut e sipër kishin marrë fund pyje e kullota, tokat ishin ngatërruar, pronat publike e private ishin zhvlerësuar e kishin shkuar në duar makute e të njollosura, investimet ishin derdhur në kanale të gabuara, plehrat ishin shpërndarë, lumenj e liqene tejshfrytëzuar e të tjera plot. Natyrisht edhe normaliteti dhe shokët e nderuar janë të pranishëm. |
Categories
All
Archives
February 2025
|