jo jo, prit se ...
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Shtjellime zgjedhore orë pas ore II/II

5/19/2023

Comments

 
Picture
Foto e lajmeve te para qe dalin kur kerkon Albania ne 'google news' pasditen e 19 majit 23.
Nëse zgjedhjet lokale të 2023-it patën ndonjë dobi kjo padyshim ishte në njohurinë elektorale që prodhuan për zgjedhësit e akterët politikë që mëtojnë të kontribuojnë në mirëqeverisjen e mëmëdheut  tonë të dashur, që zoti ja shtoftë ymrin e bereqetin. Një njohuri me vlerë të madhe  meqenëse zgjedhjet për parlamentin më 2025-ën janë relativisht afër e nevoja që oferta politike në vend të ketë njëfarë ‘rikalibrimi’ është e madhe.
Natyrisht, të gjitha bashkitë e vendit tani e kanë një kryetar e një këshill që vjen prej zgjedhjesh ca më legjitime se të kaluarat, një kryetar që në masë të madhe është socialist, por mund të ishte edhe tjetërqysh.
Qeverisja e socialistëve të rilindur vazhdon të njohë rritje e fitore por sërish lajmi i parë është humbja e opozitës. Një humbje për të cilën në shkrime e shkrime më herët unë kam vajtuar e mbajtur zi, por, pa dobi e ja ku rivdiq. Tobejarebi, por vdiq përsëri. E pas kësaj vdekje të radhës që më përgënjeshtron në hamendësimet e mia ajo që mund të thuhet është se opozita është e gjallë.
E mposhtur, por trungu e lëviz lëngun jetësor.
Opozita vërtetë humbi një palë zgjedhje lokale e ka nevojë rilindjen, por rilindja do vijë, se ai që rivdes edhe rilind. E meqenëse opozita Berisha-Meta, do të kenë shumë për të humbur në zgjedhjet e ardhshme e padyshim nuk do të mund ta rrezikojnë atë humbje, meqenëse kanë kontroll të shëndetshëm mbi forcat që drejtojnë e meqenëse sipas gjasave kanë burimet financiare të nevojshme për një përballje finale, përballja do të vijë.
Vërtetë jemi në të 21-in shekull ku gjërat lëvizin shpejt e shpejt e një aktivitet delikat si vendimmarrja padiskutim do të bëhet domen i Inteligjencës Artificiale, por deri atëherë do të ketë një “qeverisje e ndërmjetme” që do të ndajë e hajë e që do të rivijë përsëri nëpër përballjen e lashtë.
Çfarë mund të hamendësojmë për përballjen e lashtë ku rilindasit do të përballen me të e rilindurit. Meqenëse më duket disi më interesat pozicioni i opozitës po përpiqem të thur parashikim të përzier me strategjinë që unë hamendësoj se duhet e do të ndjekë opozita duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të sapopërfunduara:
  1. Diversifikim. Jo vetëm i teknikave të luftës e burimeve të angazhuara por edhe i vetë fonteve. Pra si fillim: “Bashkë nuk fitojmë”. Nga leximi i klasës së dytë e të tretë në fillore mbaj mend atë fabulën (a si i thojnë) ku Skënderbeu i mëson trimave që vandaku i shkarpave po të jetë i lidhur bashkë është i pathyeshëm, e po u mor shkopiçkë më shkopiçkë thyhet kollaj edhe prej një djalke të vogël që qëlloi të jetë aty, i ngatërruar ndër trima, në oborrin mbretëror ku po lëngonte heroi kombëtar. Kjo fabul u diskretitua shkencërisht, meqenëse vandaku i shkarpave mund të mos ketë nevojë të thyhet, por hidhet ashtu siç është në zjarr ose lidhet në një qoshe që një shërbëtor ti hyjë më vonë me naxhake e ta shkërmoqë ose ta hedhë diku ku fabulat nuk marrin asnjë element. Qasja e re duhet të jetë që vandaku i shkarpave të jetë aq i madh sa djaloshi të lodhet duke thyer, djegur e hedhur. Shkarpa ngado. Shkarpa që kur heroi të ulet ta shpojnë, trimave ti ngatërrohen nëpër këmbë, e kur ti hedhin andej këndej ti bien shokëve nëpër sy e ti qërrojnë. Shkarpa që fshehin merimanga e nëpërka. E vetmja shpresë për opozitën është atomizimi. Në këtë vazhdë unë gjej hapsirën të mbaj gjallë ëndrrën time për një çarje në PS. Likja dhe Sala kanë ç’kanë kursyer nëpër bodrume të lagështa diku duhet t’ja venë në dispozicion një socialisti ambicioz të pakënaqur që po kalbet në hijesirë për të marrë ca vota. Një qasje që e afirmon edhe suksesi i Fredi Bjelerit në Himarë. Ja, duke angazhuar një personazh kontroversial, qartësisht antishqiptar, të akuzuar për vrasjen e ushtarëve shqiptarë në një sulm të pabesë nëpër natën, që flet për helenizimin e Himarës në fushatën e 2023-it e që rindez diskutimin shqiptaro-grek për minoritete që mund të lindin kudo me pak angazhim nga qeveria greke Berisha e Meta arritën fitoren e tyre më prestigjoze të këtyre zgjedhjeve. Në 2025 kjo dyshe mund të bëhet pasaporta për rehabilitim e angazhim qytetar e politik për çdo individ që paraqet njëfarë potenciali për mobilizim elektoral. Rama me angazhim keqbërësish ka arritur rezultate jo të neglizhueshme nëpër zgjedhje lokale e më shumë. Një potencial që nuk duhet nënvlerësuar duke pasur në konsideratë qytetarët shqiptarë që u nisën drejt Anglisë e Europës së Bashkuar me ëndrrën për një makinë të kuqe me disqe që shkëlqejnë dhe tani flejnë mbi mullarë eurosh që mund të blejnë një fabrikë që prodhon 25 makina nga ato që shkëlqejnë ditë për ditë.
  2. Radikalizim, radikalizim, radikalizim. Mospranimi i rezultatit të zgjedhjeve, shpallja e njëfarë pafuqie kundrejt makinerisë së manipulimit të vullnetit popullor, nevoja për të siguruar aktivstë e qytetarë për të ardhmen çojnë vetëm aty. Aty na kthejnë edhe grushtat mizorë që plagosën liderin historik të së djathtës shqiptare. Vërtetë turma gjysmë profesionale që kishte rrethuar e mbronte liderin shkarkoi instiktet e veta të para mbi dorasin me shndet të pakët mendor, por gjaku është i pamarrë. Berisha pas sulmit akuzoi Ramën se e kishte dërgu at doras, e gjaku ka met pa marr. Me ja pru Flamur Noka një kafe Berishës kur rrinë bashkë a ja qet për nën gju? E pra kjo punë nuk ban. Berisha kur amnistoi të shamen para ca kohe, kur tha se me Nanon ishin sha nëpër fushatë, për të ramen nuk tha gja e pra “e shamja si e ramja e ramja si e vramja” asht zbut deri te e shamja, por te e ramja tjetër qasje mbetet.  (A do kemi ndonji plagosje në 2023-in? Po 2024-a a do ketë kurban? E për ma tepër si shkun zgjedhjet e 2023-it pa gjak? A ke lujt menç a të ka ble Rama? (Ilir, Berisha mos të ka shit! Ai s’po i del zot vedit e ti po e len me të marrë në qafë?)) Për mendimin tim një acarim i menjëherëshëm i situatës nuk është i paimagjinueshëm. Refuzimi i rezultatit të këtyre zgjedhjeve e do një përshkallzim të menjëhershëm, këto ditë. Situata do acarohet pak e nga pak e 2024a duhet me qenë zjarr. Vërtetë Rama i ka për vete shumicën e kriminelëve në Shqipëri, por ma lehtë se me kokëkris kjo punë nuk bahet. Me guerilje janë luftu pushtues e kolonizatorë e nuk po u luftoka kundërshtari politik, që vetëm pak vite ma përpara e merrje në nji qoshe e ja bëje kafkën më të butë se barku. Edhe Meta ka shoqni me potencia. Në këtë kontekst Berisha duhet të mos kursehet këto kohë edhe për shoqëri civile e media. Raste do vinë e strukturat për mobilizim e kapitalizim nëpër to duhet të jenë të shpejta e efikase. (Ashtu si në Serbi, kur ai nxënësi vrau nxënës të tjerë, rasti do të paraqitet, po duhet me qenë gati.) Dhe pastaj në pranverën e 2025 afrohet një brez i ri e i ambël që e lehton kujtimin e trazisë dhe shtron alternativën përpara. Mendoj se ky mësim që nuk ka qenë i panjohur për disa pjesmarrës në tryezat e nivelit të lartë të opozitës, po diçka është shpresu, por tani ka edhe ma shumë argumenta. Siç e do rasti duhet fillu me të butit në rradhët e veta. Mendoj se njëfarë destabilizimi do ta favorizojë edhe situata rajonale. Edhe grekët që gjithmonë janë gati të tregojnë se nuk jani si uji që flen edhe serbët me një situatë që po i bezdis disi andej nga Kosova do të jenë gati të venë në dispozicion burime, influenca e njerëz në një destabilizim të moderuar të situatës. Pa harruar këtu Tavarishin e madh që i lodhur prej Ukrainës do ta ketë jetik një shpërqendrim englendisës të publikut sllav në brigjet e ngrohta të mesdheut.
  3. Lideri, lidershipi.  PD është padyshim në një krizë lidershipi. Një krizë shumëvjeçare tashmë. Megjithëse me anëtarësi në parametrat e normalitet, partia vuan për udhëheqje. Zgjedhjet lokale nuk popullarizuan thuajse askënd në nivel kombëtar. Këlliçi nuk shkëlqeu me rininë e vet e as nuk shfrytëzoi mundësinë që të afrojë e prezantojë partinë me ndonjëfarë rrethi shoqëror metropolas e perëndimor. Veç Berishës askush tjetër nuk u promovua nga zgjedhjet. Edhe Meta nuk sokëlliu sa e ka gurmazin e aspiratën. Berisha, siç edhe duket e ka moshën që e ka, e shok të afërt nuk e ka. Ideja e mbajtjes së një eunuku besnik u diskretitu e tani duhet me investu te një njeri që i ka koqet po nuk të ...; po kand? Unë shumë kohë ma herët pata thanë që Argita, e bija e Berishës do kishte qenë kandidatja e përkryer. Berisha do t’ja jepte mbështetjen pa rezerva, grigja do ta pranonte pa rezerva dhe populli do ti kapërcente rezervat.  Një juriste e sukseshme, e pozicionuar mirë, me bashkëshortin e përfshirë në afera e me eksperiencë për të hy e dal nëpër zyra burimesh njerëzore; me vëllain me oreksin e nevojshëm e me rrjetin e lezetshëm nëpër bllok që të sigurojë një repart të vogël aspirantësh për zëvendësministra që duken mirë nëpër fot e flasin me serbesllëk, me babën kanunor e me fis. Pra janë të gjithë elementët e nevojshëm. Argita nuk do të ketë nevojë të ekzpozohet se synon eksluzivisht lidershipin, madje po nuk deshi le të tërhiqet. Një deputetllik i zakonshëm në Kavajë do të mjaftojë që elektorati ta kuptojë se partia realisht e dëshiron fitoren. Zgjedhjet për partinë do të zhvillohen pas zgjedhjeve, e vetëm pas zgjedhjeve do të ketë nevojë të kalojë pishtari i stafetës olimpike.

Në rast të një shmangie të madhe nga ky skenar fiktiv e rikthimi në retorika qaramane me moral e alternativa nuk mund veçse të dyshojmë me bindje se Berisha e Meta janë xhepin e Kryeministrit të blerë a të trembur nga një dosje me provat e mjaftueshme për t’ja mshef qiellin e diellin.
Comments

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn