jo jo, prit se ...
  • Blog
  • Teatri/Kritika
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • kujtesa e ujit
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Kush e solli Doruntinen
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • vrasja e maratit - tk
    • elektra - tk
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • radio iliria - tk
    • Netët e dramës shqipe I
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • vdekja dhe qyteti I
    • Vdekja dhe qyteti
    • durimi i Tiranes
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • Nentor23
    • qyteti dhe vdekja
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • cmimet e letersise bashkekohore shqipe >
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • prozë
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • siqyshtek

Referendume Gjuhësore: Votimet vazhdojnë tek Homeri

12/15/2017

0 Comments

 
Në vazhdë të nismës sime eseistiko subjektive, për tu ngatërruar në gjurmime gjuhësore, është e pashmangshme një përfshirje në lexime të orientuara vëmendjedashëse dhe mbi të gjitha të krahasuara, me dëshirën për të nxjerrë dobi të motivimit në rivalitetin ndërshqiptar të andejkëndejit kombëtar për konsum të përgjithshëm.
E kush më mirë se Homeri na hyn në punë? Në dy përkthime. Dy përkthime kaq të ndryshme e ftonjëse në hetim. Se edhe vepra është e bukur te zoti, paskën thanë, gjithmonë, të gjithë. Edhe vetë padyshim e miratoj këtë gjykim, megjithëse dikur lodhesha shpejt në ato shtylla pa fundim nëpër faqe që gëlojnë nga emra e ngjarje njerëzish e zotash, e lloj lloj qeniesh për midis.
Metodologjikisht jam dakort që themeli është informimçe, rastëor e Sipfaqësor, por bolliku është i madh. Me Homerin vetë pse me u ngatërru?. Një tjetër fjalor. Një tjetër alfabet. Një tjetër gjuhë. Por përkthimet tona, pse jo? Gjuha është e jona, interneti është aty edhe ndonjë libër faleminderit zotit të madh e kemi përqark. Pra, dy përkthimet tona e meritojnë një vizitë sipas mundësisë.  

Përkthimet: 
Spiro Çomora një dramaturg e përkthyes e aktivist i shëndetshëm i letërsisë e përparimit kombëtar vjen me një botim të pëlqyeshëm. Çomora, që na qenka vunjots i Korfuzit, ka përballë një të fort spikatur si zoti Pashko Gjeçi, që shkëlqen ndër shqiptar me kontributin në përkthim të Dantes e për ma e ma edhe me Odisenë e Homerit. Një shkondran i hijshëm, por në këtë rast fort i nxitur ti përmbahet letrares.
Dhe ne kemi dy përkthime. Ky i Çomorës ka vetëm 12 këngët e para ndër 24 këngët e origjinalit, ky i Pashkut është i plotë. Ky i Çomorës në një shënim të autorit thuhet se është realizuar më 1972, ndërsa vepra e Gjeçit mbërriti publikun dikur nga 1976-a.
Çomora përdor vargun hekzametrik që paska 13 deri më 17rrokje të mbajtura në 6 këmbë, si edhe Homeri, ndërsa Gjeçi shkon për vargun e ndonjë etiketimi krejt tjetër shkencor me 11 a katërmbëdhjetrroksh. (Unë e preferoj vargun e Çomorës, që ish si i Homerit, e që e ofron rrjedhën në vazhda më të lehta kuptimore. Në kuptimin që, për tënga fjalia tek vargu tjetër mbetet ndonjëfarë rrethanori a kundrinori jo fort jetik i, a si i thojnë këtyre gjërave të gjuhës? Ne profanëve të vargut, vargu gjithmonë si farë fjalie na është dukur.)
Odisesë së Gjecit, në libër i thojnë Uliks, kurse i Çmorës mbetet Odise.
Dhe përkthimet janë plot ndryshime. Ndryshime në fjalë e detaje. Ndryshime madhore në cilësi që disi ndryshojnë prej kohës ku e marrin botkuptimin. Prej marrëdhëniesh shoqërore të kohëve. Në raste fort të veçanta për shembull, (mos me u lodh hiç e me pa vargun e parë) tek Gjeçi “i urti burrë”, tek Çomora “burri me mendje aq shumë pjellore”.“Burrat fodullë” të Çomorës janë“Cuba” te Gjeçi.  Natë e zezë te Gjeçi, botë e territ te Çomora.
Por kjo nuk ka pse të jetë fort domethënëse. Por nëse gërmimi ynë i krahasuar shkon më tej shiko se ç’gjejmë:
Gjithë vizita e Odiseut tek Alkinou i Feakëve gjatë këngës së tetë është fort e këndëshme.

Kërcimin pas këngës së mrekullueshme të dashurisë të aedit Demodok ku Efesti ze në pranga dashnorin e së shoqes, Afërditës perëndeshë, Aresin zemërakun e të gjtha luftrave, është një kurth i mirë për një krahasim mes dy poetëve ku ti jep gjykime të pateklifta.

Ja vallja tani:
“Thirri ahere Alkinóu të dy djemtë e tij, Laodámën
dhe Halíun, të cilët i ftoi të hedhin një valle,
veç secili se shoku s’ju gjendej ndër burra të tjerë.
Morën në duart e tyre një sferë të purpurt,
Ndërtuar bukur nga Polibi mjeshtër, ta kishin për lodrat e tyre:
Njëri përkulej dhe sferën e flakte drejt reve të murrme,
Tjetri hidhej përpjetë ta kapte pa rënë në tokë.
Pasi e hodhën atë dhe e pritën shumë herë, filluan
T’heqin një valle në tokën e pasur që ushqen njerëzimin,
Rrotull ata duke ardhur sa herë me radhë. Të gjithë
 trimat e rij që qëdronin në këmbë aty pranë përplasnin
duart dhe vendi buçiste nga thirrjet e tyre gazmore.”
Gjeçi, tani:
Alkinou vu pastaj dy djemtë e tij
të lodrojnë, Laodomantin e Aliosin.
Askush s’matej me ta. Morën ndër
duar një top të bukur, të purpurt djelmoshat,
që kishte bërë për ta mjeshtër Polibi.
Njëri duke u përkulur, hidhte topin
deri në re, ndërsa tjetri kërcente
e priste në ajër, tokën pa e prekur.
Pastaj mbasi e lanë topin, filluan
Një valle duke u hedhur e përhedhur.
Shokët përreth me ritëm duart rrihnin,
Mbushin atë shesh plot zhurmë e gaz rinor.

Tek Geçi nuhatet një lloj tjetër i marrëdhënies njerëzore. Kapitalizmi po lidhte sythet kur i dashuri Dante endej nëpër ferr shoqëruar prej poetit Virgjil, për ti dhënë një fytyrë atij sikleti që mbetej mbrapa, kurse Odisea ynë dy mijë vjet më parë në ferr zbriti vetëm se donte të pyeste Tiresiasin, që tek Gjeçi është Tirezja, për punë të kthimit në atdhe. Vetë mëma e Odisesë,  Antiklia, bija e Aftolikut apo Antikleja, e bija e Autolikut e pyeti: po ti çdo këndej o Odise ose Uliks?

Këtu mund të tërheqim vëmendje tek përdorimi i theksimeve të shkronjës brenda fjalës. Edhe te Gjeçi nuk mungon por më e pakët.
Madje këtu mund të flasim për gisht-trëndafilen Eo, që tek Gjeçi është zhdukur prej njëfarë Agimi. Tobestakfullah!
Për të mos lodhur lexuesin në krahasime që është i ftuar ti bëjë vetë, mund të themi se gjuhë e Çomorës, edhe mendim i tij, kanë një ojnë tjetër. Kanë një hijeshi tjetër. Mendoj që pëlqimi për të mua më duket fort i natyrshëm. Ku buron kjo hijeshi? Në afërsi të kërkuar me origjinalin? Në afërsi të kërkuar të gjuhëve, ose natyrale? Në ndikime të ndërsjella të hershme që gjithsesi familjarizojnë, megjithëse dhunshëm herë pas here dhe kryesisht. Apo në talent të madh dhe dashuri? Dhe njohuri.
Ja për shembull, në shënimin për togfjalëshin  “duke lajthtur, Varfi tërheq vëmendjen në një ledhë të këtyrë vargjeve:
Po kur shijuan ata ëmbëlsinë e pemës, s’ju bënte
zemëra më që të kthehen dhe nuk na dërgonin më lajme;
Donin të rrinin atje pran’ atyre të hanin lotúsin,
Duke lajthitur një herë e mirë atdheun e dashur.
Andrea Varfi sqaron, v. 96: duke lajthitur” – në tekstin grek ka një lojë fjalësh: lotos-lathetai” (lotos-lajthitje, harresë: krahasuar lumi i lethes, letit, lajthitjes). Kjo është qëlluar bukur edhe në shqip lotos lajthitje.
Tek Gjeçi jo vetëm që nuk e kemi lajthitjen por edhe lotusi në këtë përmendjen e këtyre vargjeve është bërë “gjellë e tyre”.
Kujtdo që hante aso frutash të ëmbla,
s’i binte më ndërmend t’kthehej në atdhe,
donte ndër ta të ngulej përgjithmonë,
e drekë e darkë t’shijonte gjell’n e tyre.
A mbeten këto përkthime sinjale për zgjedhje qytetërimore në dijen e sapoposeduar vendase?
Meqë mbetëm në lëm të emrave, ja dhe një argëtim ekstra që ofron gjurmimi i krahasuar i përktimit.
Spiro Çomora, duke ndjekur edhe shëmbëllën e një përkthyesi në frëngjsht i përkthen në gjuhën e vet këta emra njerëzish që i referohen detyrave a pozicioneve në anije që ja thotë detyrën alknou se odiseja do shkojë në dhe të vet:

Manjaniu, Detshpejt, Voziti, Detani, Kiçorri edheBregushi, Rremoku, Detgjeri, Bashani, Vrapeci i Hypaniut, Rrethujsi që lindur e kishte Shtoreahi i Mjeshtraniu edhe Euriali si Ares i gjallë.

AndreaVarfi, që ka bërë shënimet e veprës e na ndriçoi për këtë fakt, e lëvdon këtë përpjekje se sipas tij ajo kthen mbrapsht një padrejtësi nënshtruesish që grekët e bënin për të fshirë gjurmë kulturore të të tjerëve, e në këtë rast të Feakëve ilirë që Grekët ndoshta ja përkthyen emrat.

Tek Gjeçi kemi
Akroneu dhe Akijali, Latreu, Nanteu, Primneu dhe Ankiali e me ta Eretneu edhe Ponteu, Anabezini, Amfiali i Polinit, Tektoni, Euriali trim rrufe si Ares.

Në këtë rast një grup shqiptarësh i jepet tundimit për të parë një afrimitet mes grekëve të lashtë e shqipes të paktën po aq të lashtë ose ca më pak, kush e merr vesh. Janë fort të këndshëm në atë gjurmim gjuhësor dhe është fort e çuditshme pse ndër pjesmarrës nuk ka fort simpati. Profesionistët gjithmonë bezdisen nga masivizimi i punës së tyre. (Por, kjo nuk na ndal.!:)) 
Mua për shembull më pëlqen ta bëj vetë këtë gjurmim që na pëlqen nëpër fjalët e Homerit e grekëve të lashtë, ja për shembull: a kro ne-u, a kij,  la(rt)treu, nan te-u, pri m’ne-u, eret – neu (nderjen e velave ne kemi). ana be zini, a m'fiali.  Ky versioni i Çomorës, Detshpejt e Vozit, e bregush, nuk më pëlqejn. Por të tilla rastësi nuk i gjenden shpesh tek zotit Çomora. Dashuria e tij për veprën është e madhe. Edhe për gjuhën.
Uliksi i Gjeçit ndoshta tregon për marrëdhënie të tij të ngushtë me degëzimin latin që gjithashtu solli veprën në bashkëkohësinë perëndimore? Çomora është në një shqipe më të ngeshme, Gjeçi dihet se bënte punën e tij në kushte të mjedisi armiqsor që ja ndërtonte burgun përreth, që nuk e vlersonte, e paguante keq, e strehonte keq, kjo duhet të ndikojë? Ai ka jetuar gjatë ndër ishuj të ngjarjeve dhe ka një tingull që hamendësoj të jetë më afër origjinalit, por gjithsesi më poetik.

Se mos zoti Gjeçi symbyllët ndjek një folklor e epos? që ja tregojnë edhe vargun edhe fjalën?
Duke mos ju trembur ballafaqimit qytetërimor të muhabetit, po sikur të mendojmë se në fakt aty është një epos që qëndron i fshehur në një gegnishte të ndrydhur që gjithsesi ka rrymat e detit dashamire. I ndjeri Gjeçi vërtetë po lundronte erëra më të pavolitshme, por rryimat ta shtrojnë rrugën. Era është vetëm sikleti. Në një Epos era fryn vetëm për tu çarë.
Ja për shembull në përralla popullore të mbledhura në Bernardin Palaj, në faqen 41 qenka përralla “Vetja vetja.” E tregokan historinë e një burri që trimnisht i thotë djallit se është vetja, kur ky pa takt e pyeti kur ju afru me qëllim që ti hipte në shpinë, se ishte lodh e ishte ba për shkalc. E ndoqi pak dhe u tërhoq prapa me qëllim që ti hipte në kurriz, oor burri e kuptoi “kapi një alamet gurit e t’i a përmbledhi djallit kres vik! e e rrxoi lmuç e në tokë.” Kur ndihma erdhi ai tha vetja. "S’kenka gja, thonë djement nder vedi.  – Duket se kenka rrxue e paska ganduen vetin."
Kurse ciklopët e Odisesë a Uliksit fjalë fluturake ahere i thanë, në qoftëse s’të bie në qafë a të ngan askush, atëherë e ke nga Zeusi, kështu që mbaje. Por edhe vetja e përrallës sonë heroike fiton. Fatkeqësisht, Ciklopët janë të gjithë në një ishull, kurse djemnet lëvizin gjithandej.  
Por gjithçka do të shkojë relativisht mirë për ca kohë. Fjalori etimologjik shqiptar thotë se më vonë Odisenë e shkretë e vranë. E vrau i biri që pati me Qirqen se nuk e njohu dhe u martua me Penelopën pastaj. Vetë Telemaku u martua me Qirqen. Zoti madh.
0 Comments

Nata e dymbëdhjetë në muaj të dymbëdhjetë në vitin në vazhdim

12/11/2017

0 Comments

 
Nata e dymbëdhjetë prej Uilliam Shekspirit. Në atë natë të dymbëdhjetë pas të kërshëndëllave na qenka Epifania që ndër të ca vende të krishterë u festoka me një karnavale ku shërbëtorët lejoheshin të vishnin rroba zotërinjsh e burrat mund të visheshin si gra ose si dikush tjetër.
Vendi qenka në Ilirinë e një kohe të përthyer në otomanizma, megjithëse me të lashtat kostume popullor përzier me ndonjë qylaf, qeleshe, ose shamira. (goxha kostume.) Çamja, korçari, një shqiptar i mesëtirës që ndoshta ishte edhe nga elbasani, një verior gati kosovar, një mallakastriot, ose çorovodasor. Një milet i madh aty mor ti. Edhe lëvizje. C’po ndodh. Për ne që jemi disi familjar me dramën prej vënies më të hershme në skenë prej Teatrit Kombëtar apo ndonjë shfletimi të ngeshëm të veprës kishte ndryshime. Sër Tobi ishte bërëTobi beu. Edhe kishte përqark Asllanin që dikur kish qenë Fabiani, dhe Endrju Agën kte pasanikun e lehtë/trashë në kulm që përdorte dialektin e përmendur verior gati kosovar si Sër Endrjun.  Maliqi ishte Malvoloi i ri.
Gaztorin andejnga fillimi e thërritën budallai. Të tjerë. Herë si zaptije e herë si malsorë. Shoqëruese e shërbyese.
Një përpjekje për të na sjellë gjithë larminë e mundshme të dialekteve e ngjyrime folklorike në sofrën treatrore të sallës Shekspir në teatër të Metropolit prej amerikanit Justin Anderson. Por, në fillim një valle. Një valle në anijen që do të mbytej e ku udhëtonin protagonistët vëlla e motër. Pak para stuhisë ata po kërcenin këngë arbëreshe në kërcim të atyre viseve. Një goxha kor i vogël polifonik, orkestra.
Lloj lloj kostumi. Një festë. Vallja e hapi e vallja e mbylli pjesën. Por, në fund një valle e madhe. Plot skena, tre radhë valltarësh. Kori i duartrokitjeve e çoi vlerësimin deri në cërrngëngërritje që dëmtuan këngën  në vallen e grave në fund të shfaqjes, çuditërisht të pashkurajuar nga brenda. 
Prej Shekspiri pako hije ndjemë.  Kjo hije e pakët solli zbardhëllim që secilit personazh ja çoi ngjyrat drejt njëtrajtësimit që sërish çon theksin tek situata e batuta.  Gëzimi i përgjithshëm ishte i madh, por personalisht u lodha.  Se fjala është aty, por disi e rrëmujshme, e pa ngjeshur në trup të shfaqjes. Fjala ish lehtuar dhe humbte disi në gurgullima të forta të shfaqjes me dendësimin e batutës. Ajo ka peshë edhe kur nuk e ke parësore, apo dytësore. Ze volum. Fjala është edhe kohë. Personazhet kanë atë shqetësimin mjegullues në linja. Pa qetësinë e nevojshme për të shijuar ndonjë damar poetik shekspirian. Veç kur kumtohej si varg.
Më herët, unë jam shprehur për qasjet skenike duke ballafaquar larmi të nxitura prej autorit me larmi të zbatuara të regjisorit, duke shpresuar  se ndërtohet kështu një bosht i qëndrueshëm referimi për opinione teatrore. Shtuar pastaj me hamendësime për dobi të synuara prej mesazhesh etiko-estetike, qoftë edhe politike. Unë më herët i jam ankuar regjisorëve të ndryshëm për insistim kaq shumë në një kohë të imgjinuar shumë pranë sonës, ndërkohë që diçka nga koha e autorit duan ta sjellin e pastaj me ca ndrojtje vejnë o shumë largë o shumë afër o shumë në mes. Duke ndjekur të njëjtën rrjedhë disi familjare shijesh.  Më duhet ta pranoj se kjo qasje regjisoriale është e kohës sonë tashmë. Bollëku i saj, energjia e saj, freskia e saj janë dëfryes e simpatindjellës, por indiferenca e saj për marrëdhënien me spektatorin individual, për emocionin, për reflektimin na çojnë drejt referencash të spektaklit, që pastaj na duhet t’ja gjejmë një tjetër bosht referencial.
Gati dy orë. Por, këngë  e valle. A ngopet njeriu me këngë e valle? 
0 Comments

    Author

    blogu mirepret gjithe kontribuesit, por une ruaj te drejten ta heq ate qe nuk e pelqej.

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn
  • Blog
  • Teatri/Kritika
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • kujtesa e ujit
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Kush e solli Doruntinen
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • vrasja e maratit - tk
    • elektra - tk
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • radio iliria - tk
    • Netët e dramës shqipe I
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • vdekja dhe qyteti I
    • Vdekja dhe qyteti
    • durimi i Tiranes
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • Nentor23
    • qyteti dhe vdekja
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • cmimet e letersise bashkekohore shqipe >
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • prozë
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • siqyshtek