Një ngjarje që shënon një zhvillim të ri mediatik ndodhi në Tiranë. Mediatik meqenëse ngjarja duket se pati thjesht synime të rrafshit mediatik. Dy forcat kryesore politike, për shkaqe që nuk i kuptoj deshën një ngjarje që na çuditi, zgjati pesë orë, pati gjak e lëndime, dhe qe e çensuruar në kuptim. Vonesa të pasqarueshme të prononcimeve prej dy palëve që panë qetësisht një lojë të zhvillohej në dyer institucionesh ku vdiqën katër njerëz. Mijërat, që duhej të ishin shprehja e një pakënaqësie popullore u shndërruan në hije të çngjyrosura që ndiqnin me durim ngjarjen prej anëve të ‘mejdanit’, me liderët e humbur dhe me hundët e çara prej gazit. Kryeministria e uzurpuar pashpresërisht prej marrokut apolitik S.B. sulmohej prej një grupi nervoz e rrugaçëror, që ne e dimë se ekziston në gjirin e evropianëve albanezë, duke injoruar që zoti potencialisht gjithçka, E.R. paska pasur një ide tjetër, ardhur prej ëndrrës së vet me demokraci e lulëzim.
Çështja si gjithçka ka shumë anë, po se si gjinden në këtë muhabet anë që t’i leverdisin të dyja palëve kjo nuk është e lehtë për t’u rrokur. Ta zëmë se shteti në shërbimin e marrokut apolitik deshi të demaskohej pamja më e fundit e serisë së shndërrimeve të socialistëve drejt organizatës që kanë pa tek televizori, dhe njëkohësisht donte të vinte gardhin e së lejueshmes. Ta zëmë se socialistët deshën të tregojnë që potenciali i tyre politik përmban seriozitet në ballafaqimin me marrokun apolitik S.B. A doli kjo? Pse duheshin aq shumë orë për mesazhe kaq banale që grupimet e përfshira dihet se kanë aftësitë rrugaçërore t’ia komunikojnë njëri- tjetrit me qartësi e efikasitet. Prapë orë të vyera deklaratash politike s'u përdorën në një mënyrë që deshi ngjarjen të digjej vetë e ngadalë, pa u cenuar. Gadishmëria e një grupimi pa ngjyrë politike për të sodomizuar një grup policësh, që deshën të shmangin dhunën dhe në përfundim mbetën me katër të vdekur nëpër këmbë, meriton analizë sociologjike. Ne jemi mësuar t’ja mësyjnë policisë nëpër Evropë lloj lloj revolucionarësh të rinj që mbushur prej entuziazmit anarkist e marrim me sy rrezikun dhe në kalim e sipër shkatërrojnë gjithë ç’gjejnë përqark, por grupimi i djeshëm kishte krejt të tjera karakteristika. Dhe më e qarta mendoj se është mungesa e qëndrimit politik. Ne jemi mësuar me protesta ku gjysma e protestuesve janë gjynahqarë që duhet t’i shohë shefi, por një grupim i tillë që lufton me policinë për disa orë nuk është i zakonshëm. Dakort ideali entuziazmi dhe të gjitha këto. kjo e pranoj që është Problemi është mediatik edhe për mënyrën se si media nuk arriti të na ngopë me shpjegime. Një protestë në të cilën nuk u desh të flitej pa u parë çfarë po ndodh deri në fund. Media ngulur në skena që përsëriteshin drejtpërdrejtë me djegie të qeta e analistë që shprehnin një keqardhje qytetare deri sa të fortët u shprehën, ndërsa ne na duhet të shtrëngojmë radhët ndër llogoret përkatëse, ose ata që s’kanë llogore të zgjedhin një. Akuzat vinë prej të dy palëve njësoj si më herët dhe ne nuk dimë si dilet prej këtij qarku që kërkon zgjidhje politike, ndërkohë që politika riciklon veten në shterpësinë e leverdishme. Ne dimë pisllëkun e dyanshëm të udhëhapësve tanë, por realiteti njihet rast pas rasti dhe kjo është fatkeqe. Gjithsesi unë bëj thirrje që ta ruajmë veten prej skandalizimit se me siguri do dukemi keq në sy të njëri tjetrit. Realiteti vazhdon. Ne e dimë, ne e kemi parë e jetuar edhe herë tjetër, ne po kalojmë aty. Kjo s’duhet të na ndalë të përfshihemi të gjithë në parti politike e ta vëmë peshën tonë prej ‘homo politicus’ prapa ndonjë grupimi luftarak që do zoti është i duhuri. Yrysh milet, yrysh t’ja qisim fundin ktij muhabeti, se do vdesim e s’do marrim vesh si ishte puna.
0 Comments
Leave a Reply. |
Categories
All
Archives
May 2023
|