jo jo, prit se ...
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Depolitizimi e ripolitizimi

12/10/2014

Comments

 
Depolitizimi si proces u pa me rëndësi epike në fillimet e pas-monizmit. Shtrirja e idesë që çdokush duhej bërë anëtar i partisë së punës për ta bërë punën më mirë kishte qenë e gjerë. Ushtria kishte qenë delikate, organet e ruajtjes së rendit gjithashtu, çdo vend pune kishte parë me sy të mirë komunistin. Në parti kishte njëfarë pakje edhe të vullnetit shoqnor për të përkrah të afërmin e afërt, siç ndodhte rëndom në organizime të tjera profesionale ku dikush afrohej me ta mbrojt kurrizin. Për më tepër partia firmoste dhe vuloste me njërën dorë dhe mblidhte me tjetrën frerë dhe kallëza ngado.



Read More
Comments

Me leje, me leje

11/5/2014

Comments

 
Rasti i vrasjes së katër personave në mëngjesin e të martës në Tiranë e më pas mediatizimi e politizimi i çështjes, megjithëse u trajtuan gjerësisht mendoj se e mbajnë akoma edhe një opinion. Sidomos nga kjo llogorja këndej.

Djali i Gjergj Xhuvanit dhe Luiza Xhuvanit, nipi i Dhimitër Xhuvanit e stërnipi i mësuesit të merituar Kostaq Xhuvani dhe pinjolli i një rrënje që rriti kryepeshkopë e gjuhëtarë e patriotë, që duhet të ketë në shtëpi një biblotekë të shkëlqyer e relike të lloj-lloji paska pasur në brez edhe një pistoletë me të cilën i përfundoi katër jetë para kohe në një akt rrugaçëror patologjik.

Rrëmuja e madhe komunikimi kolektiv e ushqyer edhe prej faktit se ky para nja tre vjetësh po ky e vrau një të ri tjetër mu në derë të shtëpisë dhe i bëri vetëm dy vite burg. Gjykatësi i kohës, që ende nuk është bërë objekt diskutimi dhe gjykimi, e pa me rrugë që pinjolli heroik ti rikthehej gjirit të familjes ku do gjente ngushëllim për vrasjen e ndërgjegjjes që mund ta sjelli një krim i këtillë. Po djali na paska qëllu psikopat, përveçse kriminel, dhe nuk priti gjatë e përveçse u përfol për lloj lloj sjellje shkelëse vajti e i vrau edhe katër njerëz të tjerë pas një nate në alkol e abuzim.

Tani, komunikuesi me një gojë në media elektronike u ngrit dhe tha mendimin e vet. Dikush e akuzoi zonjën Xhuvani për hipokrizi e vonesë në reagim ndërkohë që duhet të kishte pasur kujdes ta mbante nën kontroll djaloshin kriminel ose të paktën t'ja kishte lënë këtë punë drejtësisë e të mos kishte ushtruar ndikimin e vet kur i biri bëri vrasjen e parë. E dikush tjetër u pikëllua prej dhimbjes që një mama e hijshme e dashamirëse me qëllime për të kontribu në mbarvajtjen e vendit duhet të kalojë nëpër një eksperiencë të tillë e të japë dorëheqjen prej kryerjes së një detyre dinjitoze për të cilën e kishin zgjedhur disa mijëra qytetarë të një prej zonave të vendit.

Pati ndër ta që ngritën pyetjen se pse e dha dorëheqjen zonja Xhuvani, ose më mirë me thënë se pse nuk na e tregoi zonja Xhuvani në adresimin e publik se pse po e jepte dorëheqjen. Mendoj se të gjitha, fjala dhe sjellja, edhe veshja e saj e treguan. Një nënë që kalon një stres të tillë nuk mund të pretendohet të largojë mendjen prej hallit duke votuar për reforma e ligje që do të ndikojnë jetën e një populli.

Me fajësu zonjën Xhuvani pse gjatë rritjes së fëmijës së vet i paska dhënë më shumë rëndësi karrierës së vet dhe paska lënë që fëmija i vet të rrëshkasë në sociopati më duket se është një gjykim paksa i nxituar prej publikut me zë në komunikimet facebook-ore. Edhe nëse ajo ka një përgjegjësi të tillë nuk dimë sa duhet, dhe fundja është një vendim që ajo e ka pas të gjithë të drejtën që ta marri. Kemi plot shoqe e të njohura, që sot e gjithë ditën marrin një kujdestare apo e lejnë fëmijën në çerdhe a kopësht edhe gjithë ditën i bëjnë ‘hyzmetin’ punës duke e pas mendjen po te ai fëmi. Këtu diskutimi bëhet shumë profesional për tu ngut në gjykim.

Me fajësu zonjën Xhuvani (bëshkë me burrë e me miq) pse ndikoi sistemin e drejtësisë dhe e nxorri fëmijën e vet prej burgu është pyetja tjetër, që edhe na jep më shumë hapsirë për diskutim. E para e punës, ç’qenka ky sistem drejtësie, edhe e dyta e punës që ç’qenka kjo grua, politikane, e nënë që merr përsipër e na kthen në mes tonë një psikopat të rrezikshëm që nuk e ka për gjë t’ja mbarojë jetën tjetrit.

Se çfarë sistem drejtësie është ky, ne e dimë. Opozita që po sokëllin për mafien e dalë duarsh nuk e ka fytin të qëruar sa duhet që ta dëgjojmë sa duhet. Secili grupim, demokratët a socialistët, është më i shquar për bij kapedanë që nuk e kursejnë jetën e tjetrit apo shkelin ndonjë rregull dhe bëjnë ndonjë lek më shumë, nuk e dimë. Megjithëse këtu ka vend për një studim dhe vërtetë që raste ka plot.

Tani e mira e punës është që zoti gjykatës të jetë strumbullari i këtij muhabeti. Si e pati ndikimin prej Xhuvanëve që ta nxirrte thuajse palarë pinjollin për një vrasje? A mori pare gjykatësi dhe duhet të shkojë bashkë me zonjën Xhuvani apo zotin Xhuvani (kush e pagoi rryshfetin) në burg për ti larë gjynahet për një krim që quhet korrupsion? Apo ligji e lejon një gjë të tillë kur rrethanat janë lehtësuese dhe profili psikologjik i djaloshit akoma i pazbuluar lejonte lehtësira që deri diku i meriton familja e shquar?  Apo në një tavolinë ku hahej darkë dhe deputetja socialiste bashkë me mikun e vet demokrat, me ndikim më të qartë në gjykatë (meqenese ne qeveri),  ja kërkuan ta vinte dorën në zemër e ta linte rioshin që nuk e dinte se çfarë kishte bërë? Apo i bënë një telefon njërit më lartë që i bëri një telefon atij më poshtë dhe pastaj djali doli?

Me e lënë këtë muhabet tek politika dhe tek zonja Xhuvani dhe dorëheqja dhe si u duk zoti kryeministër dhe ça do me thënë kjo për secilin, ky është thashethemi i zakonshëm që i harxhon energjit e miletit kot. 

Comments

Epoka e re

10/31/2014

Comments

 
Fillimi i një epoke të re në një kohë kur mbizotëron Perëndimi (europiano-perëndimor,) akoma, është një lezet i madh për bashkëvuajtësin kritik, që ta shikojë. Por ndodh. Pra periudha që po merret në shqyrtim, që është kjo e qeverisjes socialiste aktuale, qenka e tillë. Ka skeptikë që kur e mendojnë, thojnë se përjetimi i elektoratit i ngjan eksperiencës së fëmijëve që u duhen heq nga qarkullimi gjysmat e lodrave dhe i ndërron me kohë. Kështu edhe engledisen me një gjë të re edhe përqark nuk është shumë rrëmujë. Po pse qenka e re? 

Reforma territoriale përkohësisht i ka ikur vëmendjes së publikut, megjithëse aty është. por po përgatitet për surprizim. Reforma në drejtësi po avancon, kryesisht nëpër emra përvecëm. Opozita denoncon se njerëz që tejkalojnë parimet e së drejtës në përmbushje të detyrave partiake apo që i shërbyen sistemit të padrejtë, po vijnë. Ndërkohë përflitet aksioni si metodë e diskretituar që po përdoret me tepri. Vetë kryetari i grupit parlamentar të përtisë socialiste, Gramoz Ruci, e tha mu në foltoren e shenjtë të kuvendit. Harrimi i shpejtë i demokratëve krjon një fluiditet forcash që ka arsye të vërteta t’ja shtojë ndonjë rrudhë në ballin e lartë të nderuarit kryeministër Rama. Metaliku Meta dhëmbët e metalta i ka në nofulla të shëndetshme metali.

Qeveria ndërkohë po hedh teposhtë lloj lloj muri dhe po vazhdon në disa fronte pune. Kryeministri e ministra të tjerë dalin evropit me shikimin djaloshar e optimist që e corodit perëndimorin llogaritar, që përpiqet të përfitojë edhe prej hutimit të vet. Por që vazhdon me llogari. Niveli i antipatisë prej fqinjëve është në parametra të kënaqshëm për nacionalizmin pasiv që na shijon. Me maqedonsit nuk merremi hic. Serbët po na presin në shtëpi, ndërkohë që nuk fshehin dot trazimin që i shkakton kjo. Grekët sikur kanë harruar idenë e ndaljes së Vjosës dhe rrëmbimit të një cope det dhe po lobojnë diku me ministrinë e tyre të jashtme për ta ndalë përfshirjen e një fshati bashkë me ca fshatra të tjerë në një njësi të qeverisjes vendore. Mos kemi blerë armë atomike?

Cështja e stadiumit në Serbi, përplasjes në nivel diplomatik, furisë nacional-qytetare nëpër internet, etj ishte një muhabet ku u mor pjesë më shumë se zakonisht. Në ulje ngritjet e grafikut që pasqyron përfshirjen e qytetarit në jetën kolektivo-politike është pikë e lartë. Nuk ke me ce krahason, sjellja e armëve kimike ishte më e lartë në përfshirje por ajo ishte lehtësisht e kuptueshme dhe u përjetua si shumë e afërt (dhe zelli nuk u lejua të testohet.) Në këtë rastin e fundit nuk dihet shumë ku rreh diskutimi që sic e dimë ndodhet tej, në kufirin e përtejmë. 

Tani qeveria rikthehet mu në qendër të vëmendjes me një aksion në trasport rrugor dhe zënien e përvetësuesit të vogël e të mesëm të energjisë elektrike. Taksa e gjoba. Po shesin edhe kuti me mrroklla të ndihmës së shpejtë (personalisht jam dakort, megjithëse na lini pak se sapo e morëm vesh). Kjo ka acaru në nivel urban. Por mirë, po vihen zap. Tingëllon më i pakët lajmi me viktima nëpër rrugë. 

Pra qeverisja ka nge. Zgjedhjet janë largë. Opozita disi dalë boje dhe e pakët. Mediat po humbasin peshë ndaj internetit ku fragmentimi lejon amplifikime falë rrjetesh që ja paksojnë forcën njëra tjetrës. Zgjedhjet lokale, në cfarëdo lloj lloj skenari të ndarjes apo rezultatit, do lejojnë për një periudhë centralizimi të shtuar me fermane të shenjtë ku gjithcka me rëndësi do gjejë shtratin e vet të rrjedhjes drejt detit të mirëqenies shoqnore. Do lëshojmë satelit, për nur të pejgamerit kemi për të lshu satelit. Meteorologjik, po do ta lëshojmë. Si bashkim evropian, natyrisht.

Një epokë e re.  
Comments

Radikalizimi islamik i shqiptarëve

7/7/2014

Comments

 

Radikalizmi islamik në Ballkan u soll si fenomen në vëmendjen e këtyre ditëve prej Joshka Fisherit në një artikull për pasojat e ndërhyrjeve amerikane në çështje të Lindjes së Mesme, Irakut e Sirisë dhe pasojave që kjo sillte për evropianët, (meqenëse ishin edhe audienca.) Radikalizmi i Ballkanit dhe kthimi i islamistëve të radikalizuar e sprovuar ndër luftra në hapsirën që e kanë të vetën brenda shoqërisë evropiane ishin rreziqet që ai paralajmëronte. E në Ballkan myslimanë vetëm ne dhe boshnjakët jemi.

Ndërkohë që togfjalëshi mprehtësinë e vërtetë e mori në protestën e pak ditëve më herët në Shkup ku për të kundërshtuar dhunimet e së drejtës njerëzore që i pësojnë se janë shqiptarë, shqiptarët thirrën edhe emrin e Allahut dhe ngritën përkrah flamurit kombëtar edhe atë të Hamasit.

Dy ditë më herët akoma, qenia jonë prej mediafilësh pa një mysliman gjynafqar të Kaçanikut që merrte me shpulla e ofendime monumentin e heroit tonë kombëtar, burimin që mbushi me përralla netët e errta të stërgjyshërve tanë ashtu si dhe me kujtimin e një unikaliteti ndër raca që vinë prej lashtësie në vetëdijen kolektive. Edhe më herët ishin kujtuar ta përdhosnin monumentin e gurtë, bashkëkombas të ndricuar prej shkrimesh të shenjta (meqenëse këto të pashenjtat nuk i bënin efekt.) Por këta nuk kanë pse na prishin fort qetësinë, të tillë kemi plot që shkruajnë emra nëpër shpella turistike apo nxjerrin male të shenjtë të shiten si gur nëpër rrugë, helmojnë lumenj, shfarosin kafshë e peshq e kështu me radhë.

Që Fisheri mund të jetë duke ja futur kot e që ky nivel radikalizimi që gjihet edhe nëpër rrugët periferike të Londrës e Berlinit është normal të gjihet edhe nëpër Tiranë e Devoll, a katune të Kuksit, apo kushedi ku, kjo edhe mund të jetë. Fundja edhe gjyshi ishte mysliman, edhe një vizitë në xhami është githashtu edhe një mundësi e mirë për ti ndihmu ndonjë cikë ekonomisë familjare apo organizimit të kohës së lirë.

Që problemi do ishte akoma më i mprehtë në Kosovë e Maqedoni kjo dihej se edhe ka qenë një përmbushje e një nevoje për komunikim e organizim shoqëror që ishte privu nga fusha të tjera si politika apo edhe fusha tjera që pushtohen prej pushtuesit. Edhe armikut nuk i ka shku keq kultivimi i këtij angazhimi e perceptimi. Meqenëse perëndimi nuk ka ndonjë dobësi të  madhe për byrazerët e anës matanë identifikimi si islamik radikal ka ndikim në  paksim aleancash.

Por, në rast se ky koment i Fisherit përmban të vërtetë apo është pjesë e një plan-profetizimi, më shumë se gjithkush tjetër të shqetësuar janë shqiptarët, të cilët i kanë të shkrira në një të dyja rreziqet.

Vendet ku në praktimin e qytetarisë është e pranishme një formë e tillë e qytetarisë si radikaliteti islam nuk janë hiç rehat. Ndoshta edhe faktorë të tjerë, si post-kolonializmi, kolonializmi, grykësia, etj. kanë ndikimin e vet në parehatinë e vëllezërve myslimanë, por ne asociacioni na shtyn të mendojmë se radikalizmi islamik sjell në arenën e brendshme probleme që nuk i duam hiç. Një moralitet i tejkaluar që përjashton relativitetin e ofruar prej bashkëkohësisë e që përjashton publiken për ta zëvendësuar me moralin e burrit babë që i di të gjitha se i dëgjoi te kafja ose xhamia, një organizim shoqëror që forcon celulën familjare kundrejt atyre më kolektive, reduktim i hapsirës për lëvizjen e femrës në shoqëri, reduktim i hapsirës për sjelljen e çlirët seksuale, etj., nuk është hiç i mirëpritur (megjithëse kjo pikë ha diskutim).

Në kohën e afrimit me Bashkimin Evropian, aleancës së lënduar me amerikanët prej refuzimit të armëve kimike e hesapeve gjithnjë të hapura me fqinjët, radikalizimi islamik nuk na leverdis hiç. Struktura e fortë e lidhjeve ndërpersonale mund të ngadalësojë përshkallëzimin e radikalitetit dhe lëvizja e shpejtë e shoqërisë drejt modeleve perëndimore e laike e kthen atë në një ngjarje periferike, por sërish duhet të kihet vëmendje.

Interesi sociologjik i politikëbërësve patjetër ka nevojë të kultivohet në këtë drejtim. Kush si pse, u sa mirë, u sa keq, duhet patjetër të marrin përgjigje. Këto ditë mediat kryesisht kosovare shkruajnë se janë shërbimet sekrete serbe që i fryjnë radikalizimit islamik të shqiptarëve, ndërkohë që në Maqedoni akuzohet pamundësia për përfaqësim e për mbrojtje institucionale edhe prej Shtetit Shqiptar. Në Shqipërinë e fiksuar pas mirëqenies, gjendja e vështirë ekonomike është fajtore për shumicën e radikaliteteve. Ndërsa nga ana tjetër efektshmëria e institucionit fetar të besimtarëve mysliman për të tërhequr potencialin për radikalizëm (padyshim që në segmente) ndikohet prej faktit se qendrat e këtij besimi janë në vende ku ka nevojë për radikalitet; qasjes ndaj individit me problemet dhe nevojat e veta dhe me mundësinë për të përmbushur disa prej tyre, etj.

Feja që perëndimorët e kanë këndim nëpër kore apo përdëllim ndërjavor mezi e mban radikalizimin (përveç varianteve si shumë sipërmarrëse por që pastaj janë në përmasa të kufizuara). Përsa i përket krishterimit ortodoks, kapaciteti i tyre për të mbajtur radikalitetin shoqëror është i kufizuar. Megjithë përzjerjen në konfliktin  shqiptaro – grek, që është i mbushur plot dyshim e kontribut çam e që në përfundim mbetet veçse një bashkëpunim me hile, natyra e përzjerë e besimtarëve, natyra pak internacionaliste e kishës ortodokse, etj, e dobësojnë pozitën për radikalitet. Nacionalistë të mirëfilltë mund të gjejnë një foltore interesante brenda saj, por vetë kisha nuk ka interes për një grigjë të çakërdisur. Edhe marrja e një qëndrimi ndaj cështjes me sllavët nuk kishte pas nevojë për vëmendje deri sa ftoi Janullatosi i lumturuar dhe hyjnor hynorin e lumtur Irenej.  Kishte festë Janullatosi po shpërndante karamele prandaj kot ti kërkohet opinion, gjithsesi radikalizimi i këtij segmenti ortodoksësh që përfaqësojnë interesa jofetare bartet prej qeverisë greke dhe vec ndonjë shkrythje si në rastin e Përmetit apo gjetkë, gjithçka është ‘hallvë e kabuni’.

Katolikët po dalin burrat më të mirë gjatë këtyre rinovimeve të shpeshta në fronin papal. Po tërhiqen gjithandej duke shmang rrëmujën e tepërt dhe s’ka vend për radikalizëm.

Tani çështja është te radikalizimi. Popuj edhe më pak të stresuar se shqiptarët kanë hisen e vet të radikalizmit. Kush e aktivizon në nacionalizëm e kush në politikë. Kush në tifozllëk sportivo-huligan a kriminalitet e kush në bestytni e fe. Lufta.

Pyetja që mbetet është sa radikalizëm ka shoqëria shqiptare dhe pse po kanalizohet këtu? Ndalja e Vetvendosjes në Kosovë te kuotat e zgjedhjeve të mëhershme në zgjedhjet e qershorit dhe qesharakëria që shoqëroi kapërdirjen e kuqezinjve në harresë tegojnë se radikaliteti mund të konsiderohet i  përmbajtur.  Në Maqedoni një forcë e tillë mungon plotësisht. Edhe forcat politike që vinin nga organizime radikale janë asimiluar tërësisht prej bashkëqeverisjes. PDSH-ja e BDI-ja janë totalisht në varësi të qenit në opozitë apo qeverisje për të përcaktuar hapsirën për vendosmëri. Forca të treta a të më pakta janë akoma në prapavija që nuk i kap kamera..

Trajtimi i çështjes i ndarë në këndej dhe andej kufirit padiskutim që është problematik. Lëvizshmëria e lartë, karakteri individual i radikalizimit, identifikimi (dhe të qenit) bashkë si shqiptarë, trasferimi i shpejtë dhe pa filtra i problematikave në shtetin amë, etj. e bëjnë të pamundur parcelizimin. Projekti i shumëpërfolur i çarjes së shtetit FYR Maqedoni nuk është analizuar si duhet prej nesh. A na intereson te marrim territore e njerëz? A kemi nje hartë të asaj që duam të marrim? Cfarë ndryshimesh gjeopolitike e shoqërojnë një gjë të tillë. Etj.

Radikaliteti është potencial fort i leverdisshëm politik për avancimin e reformave brenda vendit si dhe për shkëmbim e negocim me të interesuarit e jashtëm, opozita trembet me radikalitet, gojët e uritura heshtin me radikalitet, projekte të mëdha çelen me radikalitet nëpër këmbë. Prandaj asgje per tu trembur.

Radikalizmi islamik. Allah, allah. Njeriu i ri socialist nuk kishte të tillë kushërinj, nga dolën këto shije estetike me lesh dhe pantallona të shkurtra. Një këngë e dalldisur nëpër natë në një gjuhë të panjohur. Dakort mund ta respektojmë, por.

Por ky është një frenim për zhvillimin politik, teknik, kulturor e imagjinativ. Me këtë impenjim që kërkon besimi islam nuk është fare i leverdisshëm për shoqëri me mundësi të reja për të prodhuar e shijuar. Besnikëria ndaj hyjnores është konvertuar aq herë sa të mos ketë komplekse për kovertime të mëtejshme.

Lëre pastaj shqiptarë të radikalizuar në beteja që vijnë prej lajmesh nga futbolli gjerman apo fronte në Siri e Irak ku shqiptarët identifikohen prej medias në repartet e Shtetit Islamik të Irakut e Sirisë që kanë pushtuar Mosulin e lashtë ku Sheherazedet dikur qetësonin mbretër të pagjumë.

Anëtarët e shoqërisë që duan diçka hyjnore mund të rrinë pranë leverdisë, si më e shkathta ndër besimet e deritanishme. Racionale dhe me eksese të pakta, pavarësisht dobicit kapital-ist, leverdia i prin kovertimit.

Ky internacionalizim i identitetit kombëtar prej ideologjive komuniste,  represive e të vetëmjaftueshme, në identitete fetare që nisin në të nxehtët e Gjirit Persik e Arabisë së largët, kthen forma perandorake të organizimit me qendra që janë shumë largë realitetit rrethues.

Ndërkohë që një masë e madhe e angazhimit shoqëror duhet zhvilluar në komunikime fqinjësie apo bashkime të punëve profesionale. Dakort pastaj duhet edhe me kërku që mos harxhojnë shumë kohë para televizorit apo nëpër internet, po mirë se ja kërkojmë ne. Megjithëse një gjë do ta bëjnë, dhe ktu shthuret muhabeti. Ishalla shkon mirë. O zot i madh.

Gjithsesi duhet me rikthy sportin e kulturën si konsumator të radikalitetit të tepërt. Tregojini miletit që kuintal për hektar e shnet janë lajme nga vendi, Lajmet nga bota këshillohen të shikohen duke ngrënë bukë. Internacionalizmi është padyshim aktivitet pasbukor.

Dhe lini duhanin!


Comments

Përndjekja politike, vetflijimi dhe shqiptarët

10/14/2012

Comments

 

Këto javë të përndjekurit politikë, pas një periudhe të gjatë në prapavijat e lajmit shqiptar, rikthehen në qendër të skenës me një formë radikale të protestës, atë të vetflijimit. Më herët disa qytetarë nga rradhët e të përndjekurve politikë kishin shprehur zemëratën për vonesa në dëmshpërblime dhe kishin rrëmbyer ca minuta mediatike duke goditur kryetarin e komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli, fyer ministrin e financave Ridvan Bode dhe më vonë duke hedhur miell ndaj makinës së të lavdishmit Sal.

Sipas kryeministrit nuk kemi të bëjmë veçse me blerjen e një grupi mercenarësh prej opozitës që investon kështu në një tjetër projekt paraelektoral ekstravagant, që megjithëse periferik për zallamahinë politiko-ekonomike ku qorrollepset vendi ka ndezur median në një përdëllim energjik. Në fakt kohëzgjatja për 20 ditë e një greve urie nga një numër relativisht i madh qytetarësh duhet të ishte një ngjarje shumë më serioze në vend dhe, pavarësisht nga shtysa, duhet të kishte tërhequr shumë më tepër vëmendjen dhe pozicionimin e qytetarëve. Por, përtej një keqardhje dhe simpatie për vuajtjen njerëzore shqiptarët nuk duket se janë fort entuziastë për zhvillimet. Kjo për disa arsye për të cilat ende nuk ka informacion të mjaftueshëm.

Ndër  të cilat së pari do të veçoja pyetjen, sa përfaqësohen të përndjekurit politikë nga personat e përfshirë në grevë? Ditët e fundit në media po raportohet se edhe grupe të tjera të përndjekurish janë gati ti bashkohen vetflijimit, por akoma mungon një lidhje e qartë mes asaj shtrese prej disa dhjetra mijëra të përndjekurish dhe këtyre njësive relativisht të vogla që po angazhohen në protestë. Diskutimet në media kanë treguar ndarje të qarta mes vetë të pëndjekurve. Disa përfaqësues të insitucioneve pranë qeverisë pranojnë se realiteti shqiptar është problematik por që pavarësisht neglizhencës qeveritë e djathta kanë qenë më mbështetëse ndaj çështjes së tyre. Ndërkohë kujtojnë se qeverisja socialiste nuk ka pasur shumë lartë në hierarkinë e prioriteteve një çështje të tillë. Çështja e dëmshpërblimit të përndjekurve politikë është një çështje për të cilën shoqëria shqiptare nuk është shfaqur shumë unanime. Ndaj para një realiteti të tillë ku çështja e të përndjekurve ju hoq institucioneve të drejtësisë të cilave u takonte dhe i kaloi politikës, të përndjekurve nuk u mbetet veçse të bëhen pjesë e saj.

A është forma e protestës në raport të drejtë me pretendimet e protestuesve? A mund të djegë veten apo shokun dikush që ka një problem me keqqevrisjen sikurse edhe një pjesë shumë e madhe e bashkëqytetarëve të vet? Një çështje që zvarritet prej 20 vjetësh çështja e të përndjekurve politikë është padyshim një nga më të turpshmet për qeveritë gjatë tranzicionit shqiptar. Por duke pas parasysh se vendi gëlon nga skandale korrupsioni lloj e lloj që përfshijnë shpërthime që vrasin shumë njerëz, vrasje gjykatësish, vrasje dëshmitarësh, video me korrupsion, shitje pronash publike për hiç mos gjë, grykësi olimpike familjesh në olimp; kur kriminaliteti është në një nivel të lartë me serial killera që grabisin dyqanet e dritave, me grabitës rrugësh që vrasin për qindarka, me kultivues e trafikues që i shpallin luftë shtetit; kur shumica e madhe e qytetarëve që përballen me sistemin e drejtësisë apo të shëndetësisë e kanë të vështirë ti ngrenë sytë nga toka për të ndjekur ç’po ndodh në arenën sociale, rasti i të përndjekurve politikë relativizohet.  Sidomos kur publiku ende nuk e ka të qartë nëse është dhënë ndonjë sasi dëmshpërblimi a jo?   Retorika kundër qeveri, dhe kundër njeriut që e mbart këtë kuptim në Shqipëri, që ka shoqëruar grevën zakonisht kultivohet prej elektoratit të majtë që nuk ka ndonjë lidhje të veçantë emocionale me të përndjekurit politikë. Natyrisht që ata janë të gatshëm të përfshijnë të përndjekurit politikë në radhët e viktimave të keqqeverisjes berishiane, por pa u përfshirë më tej në teknikalitete të përndjekjes politike dhe korrigjimit të kësaj padrejtësie. Kauza e lidershipit socialist nuk është aq shumë kauzë e elektoratit socialist. Dhe kjo padyshim që ka ngjall njëfarë hezitimi. Edhe pozicionimi i lidershipit socialist vetëm pas ngjarjeve të ditëve të fundit ka marrë formë të qartë, meqenëse më herët ai ka pas një ngjyrim thuajse individual. Nga ana tjetër apeli që kjo çështje ka në elektoratin e gjerë nuk është e madhe. Një çështje që vazhdon prej 20 vjetësh, që herë pas here ka lejuar të keqpërdoret prej pseudo përfaqësuesish në shërbim të politikës domosdo që nuk do të eksitojë kushedi sa shqiptarët hallexhinj e provincialë. Vetëm pak muaj më herët me të njëjtin mekanizëm Berisha i nxirrte të përndjekurit për të justifikuar shembjen e piramidës për të mundësuar një tenderim me leverdi. A është ky zhvillim me ndonjë farë rëndësie për precedencën që krijon për zgjidhjen e problematikave që shfaqen për individë, grupe a shtresa të ndryshme në shoqërinë shqiptare? Ca kohë më herët një grup grash u barrikaduan në tarracën e një pallati për të zgjidhur përmes shtetit një cështje që kishin me një palë tjetër. Ndonjë kujtim tjetër sulmesh me gurë mbi policinë, bllokimi nënstacionesh elektrikë apo rrugësh mund ta gjejmë nëse rrëmojmë, po a mund ti prishet rehati sistemit tonë të drejtësisë për ndodhira fukarenjsh andej e këndej? 

Qeveria e harruar pas interesave vetjake me privatizime dhe tenderime padyshim që ka lënë pas dore të përndjekurit politikë, por që socialistët do të gjejë më shumë hapësirë në praktikën e vet qeverisëse, pas marrjes së mundshme të pushtetit, për çështjen e të përndjekurve kjo është e dyshimtë.  Qytetarët prej të përndjekurve politikë që janë përfshirë në këtë protestë ka gjasa që u gjetën aksidentalisht pjesë e shfaqjes politike shqiptare, por ajo që është e sigurtë është që nuk do arriijnë ndonjë gjë të madhe. Të paktën jo për të përndekurit politikë. Por edhe si ngjarje paraelektorale nuk ma merr mendja se ka ndonjë peshë të madhe meqenëse deri për zgjedhje ne si popull konsumojmë lajme plot.




Comments

Yrysh

1/25/2012

Comments

 
Një ngjarje që shënon një zhvillim të ri mediatik ndodhi në Tiranë. Mediatik meqenëse ngjarja duket se pati thjesht synime të rrafshit mediatik. Dy forcat kryesore politike, për shkaqe që nuk i kuptoj deshën një ngjarje që na çuditi, zgjati pesë orë, pati gjak e lëndime, dhe qe e çensuruar në kuptim. Vonesa të pasqarueshme të prononcimeve prej dy palëve që panë qetësisht një lojë të zhvillohej në dyer institucionesh ku vdiqën katër njerëz. Mijërat, që duhej të ishin shprehja e një pakënaqësie popullore u shndërruan në hije të çngjyrosura që ndiqnin me durim ngjarjen prej anëve të ‘mejdanit’, me liderët e humbur dhe me hundët e çara prej gazit. Kryeministria e uzurpuar pashpresërisht prej marrokut apolitik S.B. sulmohej prej një grupi nervoz e rrugaçëror, që ne e dimë se ekziston në gjirin e evropianëve albanezë, duke injoruar që zoti potencialisht gjithçka, E.R. paska pasur një ide tjetër, ardhur prej ëndrrës së vet me demokraci e lulëzim.

Çështja si gjithçka ka shumë anë, po se si gjinden në këtë muhabet anë që t’i leverdisin të dyja palëve kjo nuk është e lehtë për t’u rrokur. Ta zëmë se shteti në shërbimin e marrokut apolitik deshi të demaskohej pamja më e fundit e serisë së shndërrimeve të socialistëve drejt organizatës që kanë pa tek televizori, dhe njëkohësisht donte të vinte gardhin e së lejueshmes. Ta zëmë se socialistët deshën të tregojnë që potenciali i tyre politik përmban seriozitet në ballafaqimin me marrokun apolitik S.B.

A doli kjo? Pse duheshin aq shumë orë për mesazhe kaq banale që grupimet e përfshira dihet se kanë aftësitë rrugaçërore t’ia komunikojnë njëri- tjetrit me qartësi e efikasitet. Prapë orë të vyera deklaratash politike s'u përdorën në një mënyrë që deshi ngjarjen të digjej vetë e ngadalë, pa u cenuar. Gadishmëria e një grupimi pa ngjyrë politike për të sodomizuar një grup policësh, që deshën të shmangin dhunën dhe në përfundim mbetën me katër të vdekur nëpër këmbë, meriton analizë sociologjike. Ne jemi mësuar t’ja mësyjnë policisë nëpër Evropë lloj lloj revolucionarësh të rinj që mbushur prej entuziazmit anarkist e marrim me sy rrezikun dhe në kalim e sipër shkatërrojnë gjithë ç’gjejnë përqark, por grupimi i djeshëm kishte krejt të tjera karakteristika. Dhe më e qarta mendoj se është mungesa e qëndrimit politik. Ne jemi mësuar me protesta ku gjysma e protestuesve janë gjynahqarë që duhet t’i shohë shefi, por një grupim i tillë që lufton me policinë për disa orë nuk është i zakonshëm. Dakort ideali entuziazmi dhe të gjitha këto. kjo e pranoj që është

Problemi është mediatik edhe për mënyrën se si media nuk arriti të na ngopë me shpjegime. Një protestë në të cilën nuk u desh të flitej pa u parë çfarë po ndodh deri në fund. Media ngulur në skena që përsëriteshin drejtpërdrejtë me djegie të qeta e analistë që shprehnin një keqardhje qytetare deri sa të fortët u shprehën, ndërsa ne na duhet të shtrëngojmë radhët ndër llogoret përkatëse, ose ata që s’kanë llogore të zgjedhin një. Akuzat vinë prej të dy palëve njësoj si më herët dhe ne nuk dimë si dilet prej këtij qarku që kërkon zgjidhje politike, ndërkohë që politika riciklon veten në shterpësinë e leverdishme.

Ne dimë pisllëkun e dyanshëm të udhëhapësve tanë, por realiteti njihet rast pas rasti dhe kjo është fatkeqe. Gjithsesi unë bëj thirrje që ta ruajmë veten prej skandalizimit se me siguri do dukemi keq në sy të njëri tjetrit. Realiteti vazhdon. Ne e dimë, ne e kemi parë e jetuar edhe herë tjetër, ne po kalojmë aty.

Kjo s’duhet të na ndalë të përfshihemi të gjithë në parti politike e ta vëmë peshën tonë prej ‘homo politicus’ prapa ndonjë grupimi luftarak që do zoti është i duhuri. Yrysh milet, yrysh t’ja qisim fundin ktij muhabeti, se do vdesim e s’do marrim vesh si ishte puna.


Comments

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn