![]() Jul Çezari erdhi prej kroatit Ivica Buljan, në kopshtin e Teatrit Kombëtar dhe atij Kombëtar Eksperimental, madje dhe në të ngriturën e piedestalit tëMinistrisë së Brendshme. Një ndodhi që nuk mund të lihet pa vëzhgimin e rastit. Në nëntë e gjysëm tëmbrwmjes së të shtunës ndodh ndodhia. Unë mbërrij aty diku rreth 7 minuta para përfundimit të kohës për të mbërritur dhe shoh se publiku ishte i përmbajtur e tejet i madh, por dyshova nëse i gjithë ai milet ishte aty për shfaqjen (megjithëse disi e përzierë me një“happening”, siç i thonë anglishtfolësit figuratives). Unë mendova se është rezistenca e shëndetshme në mbrojtje të teatrit, për të cilin ëndrra të këqija na shpikin ndonjë sulm me buldozer nëpër natë, që nuk është tërhequr akoma aq shpejt sa duhet, por jo. Ishin për shfaqjen. Kur arrij te pishina ajo ishte krejtësisht e mbushur. Gjithsesi, pozicionimi im menjëherë pas shkallëve të hyrjes në pishinë këndej nga ana e jugut mundësonte shikim në kënde të patentuar kinematografikisht disa dhjetëra herë, ndaj mbarw. Kur ja, një këngë dhe atmosferë festive. Një këngë rakije e konjaku. Një qejf disi çakërrqejf. Dhjetë djem të rinj që festojnë, ose njëmbëdhjetë. Ooo!!! Ooo.!Pastaj aty sillet një femër. Gëzim. Luftë. Pastaj dalin dy personazhet që kundërshtojnë. Dalin aty heronj romanë, miq të Çezarit që përpiqen ta dekurajonë e shpërndajnë turmën nga festimet. Po vjen Çezari prej fushate fitimtare dhe pret nderimet prej popullit. Popullariteti i tij është i pamatë. Kurorë për mbret i ofrohet prej pasuesit të tij më të afërt, Mark Antonit, në emër të të gjithëve. Edhe vetë Çezari e pëlqen kurorën, por ai është një politikan dhe dëshiron të rrisë popullaritetin edhe përmes shtyrjes së kurorëzimit të vet. Por ka siguruar që kjo të bëhet sërish e dikur të pranojë kurorën që vetë e ofron. Por një grup heronjsh, tw bindur në besimin e vet se romani s’ka pse të pranojë sovran për vete rebelohen. Romanët e ajkës ushtarake e senatorë u përfshinë në komplot. Ciceroni i madh ishte ndër viktimat e hakmarrjes për Çezarin e madh megjithëse nuk ishte doras. Mark Antoni çoi njerëz ta vrasin. Ata e vranë. Bruti që bashkë me Kasin, Kaskën, Cimbrën e të tjerë nxorrën kamat e vet për të derdhur gjakun fisnik, vdekjen e vet ja shtuan tragjedisë së Çezarit. Shfaqja tani. Skena e parë ishte shumë e mirë. Hyrja nëhumorin e veprës ishte po ashtu e mirë. Edhe Alfred Trebicka aty që i jepte zemër festimeve dhe Gent Zenelaj e Amos Zaharia aty brenda inkurajojnë apo i ngjyrosin humorin e turmës që po feston në ujë. Trebicka i veshur shik vinte rrotull e i jepte kurajo e besim aktorëve e personazheve bashkë. Një rol episodik i tij fort i plqyeshwm. Një fantazëm e hutuar që lëvizte e lirë dhe e trembur. Ju duartrokasim zoti Trebicka. Një tufë rolesh të dyta e të treta. Çezari i Romir Zallës plot shtatlartësi dhe me peshën e duhur. Bruti dhe Kasi. Kaska. Edhe Ervin Bejleri edhe Amos Zaharia, edhe Ilirida Bejleri, Gent Zenelaj e Endri Çela duke sjellë aty brenda humore e vrulle kolektive. Plot aktorëtë tjerë plot energji, megjithëse nuk po shkëputem tani t’i veçoj secilin. Të gjithë të çlirët në“veten” e re. Një meritë e regjisorëve të huaj që kanë ardhur në skenat tona është që kanë marrë më shumë prej aktorëve. Nuk di të them nëse ideja e regjisorit u realizua, por më pëlqejnë të gjitha mundësitë teatrore që ofrohen. Me ca më shumë qetësi një harmoni mw e mirw do tw shtonte kumbimin e kumevete. Ideja e shfrytëzimit të qiellit për të mbajtur shfaqjen në shtypjen e duhur më pëlqen shumë. Në pishinë, një festë e kurorëzim. Në pyll, një profeci me rreze të shkurtër veprimi dhe komploti përmbushës. Dhe në piedestalin e dëshmorëve të rendit në Shqipëri, një vrasje. Por, për njeriun që vjen në shfaqje i vetëm, kjo ide regjisoriale shkakton ngacmime të jashtme me të tepërt. Ideja e “happenit” si performancë që e kanë këto artet figurative, dhe pasardhësit e tyre, e kanë të rëndësishme se si ndjehet njeriu, pozicioni i tij në lidhje me yjet dhe retë, me praninë. Me karriget dhe verën e ngrohtë. Shekspiri kërkon spektatorin jo vetjak. Në fakt në shfaqje fjalët që shkroi Shekspiri janë të rëndësishme, por ato vijnë disi si një skelet. Një strukturë e qartë, e mprehtë, Shekspir i tharë në tym të zjarrit. Më duhet të pranoj që të njëjtën qasje tek regjisorë të tjerë unë e kam identifikuar si problematike dhe disi rutinore. Kjo nga njëra anë tregon që qasja disi shkencore që unë përdor është e këtillë, që nëse i hyn në redaktim fshin shtatë fjalë dhe del në përfundime diametralisht të kundërta,por nga ana tjetër edhe regjia është një praktikë kërkimi kolektive. Si në shkencë, kërkohet nëpër një paradigmë deri sa dikush të tregojë se nuk ishte ky diskutimi i vërtetë Shfaqja e ka ngjarjen për protagonist dhe kjo heq nga personazhet, që tek Shekspiri e kanë më të madhe lirinë e larminë e pranisë, mëelegante. Por aksioni është i bukur, aktorët kanë arritur lirshmëri e vërtetësi dhe detyrat i kanë të thjeshta. Imazhi dhe qëndrimi kanë bashkëkohoren si modeluese dhe kjo e ngacmon spektatorin. Për t’u shfajsuar me regjisorët e tjerë mund të shtoj se në fakt edhe në këtë rast u lodha pak. Kur shfaqja mbërriti në fronin e nderit të ministrisë unë kisha kaluar lartësitë e kurbës së kënaqjes teatrore dhe po rrëshkisja ngadalë. Dhe isha i ndërgjegjshëm për këtë. Baleti e këto muhabetet e tjera pastaj e bënë të vështirëmbajtjen mbi këmbët e mia të peshës së trupit. Edhe qielli pastaj.
0 Comments
![]() Edhe viti i 2019-të i erës së re, gjeti një fitues të vetin për të begatin çmim “Kadare”. Amygdala Mandala. Një përmbledhje me tregime nga Loer Kume. Krijuesi dhe lexuesi duhet të përballen sërish nëpër të n-të në katror n të herëve të përballjeve mes tyre. Krijues e lexues. E drejta e lexuesit për të menduar kritikshwm, e lëre pastaj për të thënë gjërat që mendon, është e kërcënuar, prej së njëjtës gjë që kërcënon edhe krijuesin. Në larminë e valëve që e bëjnë ai që është, lexuesi edhe vetë jeton në identitete të shumëfishta. Lëre pastaj kur është vetë lexuesi tjetër. Por ky nuk është fare rasti. Por, pavarësisht nga e gjitha kjo, i rëndësishmi është krijuesi. E nga krijuesi në këtë përmbledhje kemi dy soje tregimesh. Të vetës së parë e të vetës së dytë. Në vetë të dytë janë Artisti, Blis, Njeriu i Dëborës dhe Prim. E ndoshta ndonjë tjetër. Nëpër të gjitha prej tyre vërtitet një protagonist mashkull, plot virilitet të madh e mendje disi të guximshme deri në tepri. Tregimi “Artisti”; protagonisti bie a hidhet në një humnerë e thyen thuajse gjithçka, e familja për shërim i dhuron një makinë të kuqe të re, që ai e përplas, pastaj një tjetër e një tjetër. E ai shkon kudo nëpër botë, e studion nëpër universitete. Por kuptimin e jetës nuk e gjen dhe në tregim kjo vjen nëpër komunikimin që ai ka me gruan e vet e që aq shumë e eksiton. Pastaj një uverturë e pastaj ai grindet prapë me këtë femrën që e eksiton dhe flasin për muzikë dhe marrëdhënie e ndezur e gjallë. Pastaj Njeriu i Borës na çon në Islandë për të dëgjuar për një fis të lashtë që jetonte nën hirin e perëndisë Mooraali i Madh, dhe nën drejtimin e priftërinjve të një kaste të ndarë dhe aty një aventurë dashurie e ndaluar që përfundon me shkrirjen e monumentit prej akulli të Mooraalit të Madh, prej frymës së dashurisë së dy të rinjve. Pastaj tek Prim, papritur një protagonist i veshur me të njëjtin tis merr e largon me zemëratë një alamet femre që kish shumë qejf të kalonte natën me të por ky lëshohet “ik moj kurvë!” Kurvë këtu, kurvë aty, ikën ajo, ndërkohë që shoku i mposhtur prej drogërave, lahet bashkë me xhaketën e tij të verdhë brenda në det dhe bien dy kitara. Pra, megjithëse me një ndjenjë familjariteti me personazhet, teksa përparoj faqet e librit, ata janë sërish të rinj për mua. Dhe shumë mbetet për dialogun. Në dialog rrëfimi mbetet disi platonik. Një dialog që duhet të konturojë protagonistin në një përmasë sa më të gjerë. Pastaj, aty ku personazhi e ka të vështirë të konturojë relievin filozofik të mendimeve e qëndrimeve të tij është rrëfimtari ai që përzihet, e mendimet kalojnë sa tek njëri e tjetri dhe e bëjnë sfondin e ndodhisë për të cilën flasim. Dhe në një masë të madhe kemi një qetësim të komunikimit që është vetëm pjesërisht në rrjedhë të përbashkët me tematikat e veprimit e komunikimit, pra një dobësi për tu adresuar. Në vetë të parë kemi një tjetër damar të mineralit letrar. Reflektime të ndodhirave e tipareve që ndjekin dikë pak a shumë të kufizueshëm nëpër një indentitet të dallueshëm nëpër libër. Kemi të përziera nëpër to edhe disa ndërprerje të lehta pak poetike, filozofike e gazmore. Ndër to është fort i këndshmi rrëfim “Mrekullia e një krijimi dhe rrobat së prapthi të njeriut me tërfil,” që ndoshta ka qenë hyrja për të cilën kishte menduar Kume, para se të shkruante Amygdala Madalën. Pse ky tregim ka edhe një gjenezë. Një kor tregon krijimin: I pari ishte masturbimi.pstaj e para tjetër është matematika. Pastaj argëtimi, rendi harmonia, arti, pushimi, dhe i teti shkatërrimi. Ndër këto rrëfime të vetës së parë janë edhe Lenonencore, Fenrir, Kohë, apo edhe Amygdala Mandala. Në këto rrëfime që janë disi më të shkurtra e të shlirta edhe ndodhitë janë disi më të larmishme. Tek Lenonencore një depërtues nëpër natë përzjehet me krijimin e artistit dhe zhduk fletën e fundit. Në të tjera një kapriçoz duhet të shfaqet në flirtime të avancuara buzëmbrëmje në një udhëtim, një i ri që sulmon me thikë një 13-vjeçar, e në një tjetër një njeri jeton si një tjetër jetën e vet dhe bie në dashuri me një të panjohur që edhe është e shoqja. Unë i preferoj ato të vetës së parë kundrejt rrëfenjave në vetë të dytë. Këtu shkrirja e kontureve të sfondit me tiparet e ndodhisë është e më e hijshme dhe për të bukurën më e lehtë të spikasë. Qasjet më të shlirta dhe ndodhitë janë disi më të larmishme Ndryshe nga rrëfimet e vetës së dytë ku shkrimi i zotit Kume e shton ornamentin në fjali deri në atë masë sa të rrezikojë fragmentimin e vëmendjes. E gjuha e zotit Kume di të imponohet nëpër veprën e vet duke përçjellë diçka nga personazhet derjt autorit, e kështu, gjithësesi, shtohet ndjesia e vërtetësisë. Shpesh ajo rrjedh, megjithëse duhet thënë që reflektimi filozofik për rrethanoren me ndonjëfarë shpërfillje egzistenciale nuk është e huaj për lexuesin, gjatë viteve të fundit. Edhe më herët ne kemi pasur një libër të ngjashëm. Por, ndryshe nga aspirant reformatori social, udhëtari apo filozofi, këtë herë protagonisti është një i ri i hedhur i tranzicionit shqiptar. Disi devijant e i përqendruar tek seksualiteti, shkatërrimtarja, dashuria, tejkalimi i kufijve, muzika, aventura, por personazhi është interesant. Pse ai është i mbrujtur nëpër dominantët e zhvillimit të shoqërisë. Por, dy pararomane, në një përmbledhje me tregime, e lejnë dimensionin e konsumatorit brenda lexuesit disi të pangopur. Pse karakteri i protagonistit nga njëra anë thërret për plotësi, e nga ana tjetër kemi tregime që e fragmentojnë, por në vend që të plotësojnë një tërësi ato shpesh mbivendosen e rriten mbi vete. Mendoj se mbetet për një vepër tjetër që zoti Kume të dëshmojë përmasën e ambicjes së tij dhe kapacitetin për të furnizuar me vullnet. Këshilla ime për Kumen do të ishte ta vriste atë ‘dvojnikun’, që ja zbuloi Preç Zogaj në parathënien e librit. Herën tjetër, kur ajo hija e zezë të ngatërrohet me dorëshkrimin, thuaji personazhit atë shkopin e policisë që mban në dorë, t'ja fusë kokës. Megjithëse në tregim ai nuk përfshihet shumë në redaktim. Ai vetëm sa merr faqen e fundit. Ai është një koleksionist faqesh të fundit nëpër dorëshkrime, ndoshta? Lexuesi është i çuditshëm. Dhe ka edhe patologjitë e veta. Si zakonisht duhet ta fsheh mendimin tim për vendimin e jurisë në një premtim se në të ardhmen do ti ndjek veprat në kontekstin e grupit të tyre, por pastaj se nga më humbin, bashkë me shumicën e letërsisë së sotme shqipe.. |
Categories
All
Archives
August 2023
|