Në këto vise këtej të shqiptarisë na del nevoja e ngutshme e aspak e pëlqyeshme e të pasurit një opinion. Por ja që mezi po e krijojmë. Koha me qeverisjen socialiste po ecën tmerrësisht ngadalë. O zot i madh, unë duhet ta kisha festuar 70 vjetorin që njëzet vjet më herët. Por jo. Kjo qeverisje vazhdon. Ilir Meta ballafaqohet me të gjithë sërish. Megjithëse jo me të gjithë. Në gut e sipër ndoshta po përmend demokratët?
Por jo, më herët u trasmetuan pamje të trafikut të armëve që malazezët trafikojnë në Shqipëri nëpër natë. Qëlloi me pushkë njëri te emisioni i lajmeve te ABC-ja. A-ja, B-ja ene C-ja. Trafiku i armëve një ngjarje që bëhet, ne e dimë. Në Amerikë i shesin në dyqan dhe kanë shqetësimet e veta. Edhe ne kemi zbrazur tunele me lloj lloj armatimi këndej nga ne. Por, trafikantët sllavo-malazezë kishin marrë mundimin të bënin një video. Do na thonin ndonjë gjë, apo donin ti thonin ndonjë gjë ndonjërit që ne nuk e njohim? Qëllohej boshi nëpër këneta e krisma dhe planet ishin nga afër. Tobestakfullah, po shyqyr ato armë ishin për shtetin islamik. Me ato armë kishin vrarë nëpër Paris ca djaj të përvëluar nëpër ferrin afrikano-aziatik. Në lajme kështu. Por, më herët qeveria tregoi për arritje sidomos në plan të zhvillimit (aty ku do futen pare me shpresë se investimi do sjellë pasuni e dituni, rehati e kshu gjanash.) Reforma në drejtësi. Për të bërë një shaka me reformën në drejtësi televizionet publike tregojnë se në fakt ka një bollëk faktesh për të treguar grykësinë imorale të lloj lloj personazhi të sitemit të drejtësisë në vend. Mirëqenia e gjyqësorit është e njohur. Ja fakti. Ligji e mbulon që tani veprimin ndaj tyre. Por ata mbikqyrin kullimin e mirëqenies publike nëpër tavan. Ndajnë drejtësi burrat e e gratë e botës. Kjo lehtësi e denoncimit mediatik që tregon se medemek nuk paska shumë nevojë për një reformë, nuk i bën hije një përpjekje që ndoshta donte të siguronte mbështetje për një ndryshim në këtë drejtim gjithësesi... Por ndërkohë mirëqenia kullon nëpër dysheme. Se varet ku je duke ndejt, kuptohet. Refoma në drejtësi boll me këtë gjullurdi që ka ngjallur dhe ka larë veten. Kush i dha dorë të djathtës më shumë se reforma në drejtësi? miushët gjumashë i lanë muhabetet e opozitarizmit folklorik dhe po futen te rreshti se do bëhet apeli. Ilir Meta “mbretbërësi” prej tuli shpreson se mund të ngjallë të sëmurin te shtrati djathtas. Ndërkohë që pacienti tjetër ka zbritur në kuzhinë për vaktin drekës. Sikur të mos ishte për këta demokratët kaq të ngordhur nuk do kishim pse shqetësoheshim. Rilindja vazhdon e shtrihet në një seri reformash. Qeverisja vendore siç pritej shtrihet e riorganizuar. Kryetari i pashkisë mbikqyr troje sa të ha syri majtas e djathtas. Qeverisja ja me këto muhabetet e zakonshme. Lloj lloj gjërash fliten. Kryeministri ikën e sheh ndeshje basketbolli në Majemi. Po mirë ne e dimë që të tilla gjëra mund të ja lejojnë vetes edhe drejtorë ekzekutivë të ndonjëfarë suksesi. Ose pronarë zdrukthtarishë të suksesshme. Ose ndërtues e tregtues. Noterë e kontabilistë, pronarë ish-pronarë dhe inovatorë të tjerë. E shoqja paska prona. Dhe ai vetë ka njëfarë ideje se si bëhet leku. Ju vetë e keni parë se si e sheh tjetrin në sy dhe horizontin te cicat. Karabinatë që shqyrton ai drithërohen. Ndoshta shumë reforma, ndërkohë që shihet se rezistenca është e madhe? Po edhe arsimi i lartë iku. Mjekët po bëjnë provime. Doganat po nxjerrin lekë edhe për ekzpertizën e bukuroshes Sher që e ka shtëpinë andej nga fundi i botës, ku shiu vadit përdit. Fëshfërimat nëpër dritare janë, dhe ditë të ftohta parashikohen mu në fillim të javës që vjen. Pastaj asgjë s’marrim vesh. Mirë, keq. Lekë s’ka po hajt vajzhdojmë. Megjithëse ka lekë. Numri i vrasjeve ka rënë. Dalldi fillimviti edhe ndodh, por ndoshta shenjat nuk janë keq. Projekte të mëdha andej këndej, edhe korrupsioni dëgjohet i madh, por këto ishin që më përpara. Plane zhvillimi. Bollik. Po vjen bollik. Një ndër dhjetë destinacionet për tu vizituar në botë jemi ne. Mbahuni burra. Edvini për Kosovën nuk ka fol shumë. Apo ka përshëndetur marrëveshjen dikur? Por nuk është shumë puna jonë? Ambasadori shqiptar nuk protestoi për ndalimin e qytetarëve nga Shqipëria që po shkonin në protestë, megjithëse ma ha mendja nuk ishte shqetësim jashtëzakonisht i madh. Ta mendojmë se veç ndonjë incidenti paraprak, (që e nuhatëm nëpër tematikat e zgjedhura për ilustrim më lartë,) zgjedhje të parakoshme do ta zbukurojnë jetën politike në vend? Dakort spostimi i LSI-së djathtas do të mbante për pak kohë në këmbë një qeverisje, por zgjedhjet edhe në kohën e vet do të dukeshin të parakoshme. Të djathtët e bashkuar lëngues kapur pas krahut integrues do kishin përballë një PS, që ka copra që tek humbja shohin shpresë? Apo vetë Partia Socialiste që në përballje të parë do të mposhtte aleancën që tashmë ka një precedent të pahijshëm pangopësie patologjike, e që mori vendin që meriton në zgjedhjet e fundit. Lideri ynë i madh duket në pozita pune. Balli i tij i lartë ka një errësim të brendshëm të lëkurës por ai mendon shumë. Në fakt gjërat duket se nuk janë aq të vështira, me pak vullnet dhe mençuri jeta e popullit do ndryshojë. BE-ja është përkrah. Vërtetë rreziku që zoti Rama të ushtrojë një kontroll të shtyrë mbi sistemin e drejtësisë mund të jetë i mundshëm, por ku qëndron problemi këtu? Sistemi i drejtësisë përbëhet nga individë që dinë ti dalin për zot vetes. Me prona e miq, rrjet e fis, kalamaj e shokë kalamajsh ata do dinë ta përmbajnë goditjen në ca shokë të mbiekspozuar dhe që kanë fatin e keq të kenë e lënë gjurmë të thella. Le të mos shqetësohemi shumë. Reforma e ç’është reforma? Një program qeverisës me ca vota më shumë. Të gjithë mendojnë për reforma. Reforma është pasion hamejsh mbështetur nëpër voza në porte të ngeshme që pështyjnë copa gazetash politike. Dakort një goxha sipërmarrje, po pse jo. Qetësohuni shokë. Edhe një rënie do ta përmirësojë situatën, ne gjithmonë na kanë pëlqyer shkundjet. Përplasja me Metën? E ku ka më mirë se një përplasje për Metën. Vetëm kështu do mund të frenohet kjo rrokullimë gurësh nga mali. Kriza, refugjatët që ikin e mund të vijnë. Shkjau, uji dhe deti dhe greku. Maqedonasi e malazezi. Byrazeri turk fatkeqësisht po shpërqendrohet pak, por privatizime paskan mbetur ca dhe ndonjë lek do ta bëjmë. Natyra po gjallërohet në moraturiume dhe pyjet e shfarosur i presin ditë të qeta. Jeta politike e vendit po gjallërohet.
0 Comments
Koha jonë më së pari.
Shqiptari shqiptari. Unë për veten time jam i mendimit se çështja e Kosovës po shfaqet me insistim të dallueshëm, gati të paedukatë. (Jo se nuk ushqej interesa, po ato të pakta që kam i përdor me kurrnacëri.) Më herët unë kisha shkruar këtu se në këto zhvillime, kryesisht, mund të nuhatej pjellja politike e një “mbretbërësi” të fluiditeteve të jetës politike në vend. Por jo. Ky mund të ishte edhe vëllai i vet marrok që po qiste kryt në xham dhe me dorën tjetër mbante një diçka. Mazhorancët e dy forcave madhore politike në Kosovë po përballen në jo aq të thellin dimër të 2016-ës me një rezistencë që surprizoi edhe dashamirësit e vet. Në një shtet relativisht gjysëm diktatorial, (kryesisht për shkak të demotivimit të ashpër të qytetarëve për tu marrë me politikë aktive dhe zellit me të cilin shfrytëzojnë pozitat për fuqizim të vetes klika udhëheqëse) këto nuk janë normale. Një bllokadë e tillë me karakter politik e në rritje, e që po arrin kaq shumë, jeta politike kosovare nuk e ka njohur. Gjykata kushtetuese derdhet në anën e peshores që mbron shembjen e një politike serb-duruese që inkubohet në Brukselin e lartë ku shtatëqind kanarina shumëngjyrëshe këndojnë këngë që as sirenat e Odisesë nuk i dinin. Kjo marrëveshja (Zajednica) krijon një krah veprues në nivel lokal, për sipërmarrjet, që mund të artikulohen në nivel qendror pa shumë vështirësi. Ushqyer edhe me pare e ekspertizë serbe krahu mund të shëndoshet shumë dhe ne e njohim shtrëngimin e atij krahu prej të kaluarës jo të thellë. Ndërkohë që edhe burime natyrore përfliten ti ikin frytdhënies për shoqërinë kosovare e të ushqejnë krahun e trupin matanë. Burimet përfliten të bollshme e jetike. Keqmenaxhimi përflitet i madh, dhe qeveria e qeveritarët nuk e kanë merak të madh të fshehin luksin që i lejojnë vetes, dhe stile jete e pune që nuk janë fort të lavdishëm për bij që i dolën zot popullit të vet me armë në dorë dhe pastaj u çapërlyen në gosti të neveritshme të përlyer me bukën e gojës, por damarët e tij organizativë janë jetikë. Fisi i pari. Pastaj njëqind burrat e tij me dyqind krahët e tyre japin fjalë e shtrëngojnë duar dhe shihen vëngër me të ngjallë frikë. Në kohëra të politikës, paqësorët rezistues të lidhjes demokratike dhe shokët nga rezistenca e armatosur mund të kenë menduar diçka tjetër, por në kapitalizëm zemra e tyre njeh lakmi. Më 9 janar, lëvizja Vetvendosje mbajti një protestë kundër pranimit të Zajednicës dhe lëshimit të territoreve në favor të Malit të Zi në zonën kufitare diku mbi Pejë. Lideri politik i Lëvizjes, Albin Kurti është në arrest shtëpie por kryetari Visar Ymeri ishte në ballin tjetër të rezistencës politiko- burrnore. Më herët në disa protesta Vetvendosja ka qenë e gatshme për të shprehur sypatrembësi e parlamentin e qorruan me gaz lotsjellës për gjithdit, por këtë herë një forcë e re ishte aty. Dhunë është ushtruar mbi ngrehina të shtetit. Policia nuk e ka reshtur zellin e vet për të treguar besnikëri e bindje ndaj urdhërit politik, megjithëse këtë herë duhej të pranonte që masiviteti nuk lejonte ushtrime aktesh me heroizëm të madh. Një grusht burracak mbi një njeri të lidhur ishte gjithë ç’ka pamë prej forcës policore që na ka dhuruar edhe vetë presidenten e Republikës. Më herët unë pata folur për këto zhvillime kaq të reja e domethënëse për jetën politike kosovare, por duke u përqendruar në dobinë e krijimit të një poli të ri politik në jetën kosovare e për rëndësinë e madhe që kishte ky zhvillim e për mundësinë e mirë që kishte aksion politik kundër Zajednicës për të farkëtuar këtë aleancë mes Ramushit, Limajt dhe Vetvendosjes, (që fut nëpër rradhët e vet krahëhapur këdo që zgjat dorën dhe që nuk ka ndonjë konflit shumë të shpallur me kauzën.) Por, vetë aksioni politik për mua kishte qenë i një rëndësie të dorës së dytë. Unë nuk mendova se ndalja e Zajednicës kishte potencialin deri në këtë masë. Megjithëse për mendimin tim aksioni është i drejtë dhe shpresoj që ti shkundi një herë mirë këta gjumashë qeverisës që kanë humbur të zotin, të harruar me turinj nëpër tepsi, prap dyshoj që ndonjë përfitim mund të dalë nga kjo. Nëse asociacioni do të përbahet le të kenë tre associacione. Byrazerë serbë mos u inatosni, PDK – LDK do ti fitojnë prap zgjedhjet dhe do t’ju qerasin prap. Masiviteti ishte i mirë. Shpresojmë se ai e ul rrezikun e agresivitetit. Një turmë e vogël duhet të gjuajë fort për ta imponu mendimin. Kur janë shumë rreziku .... Gjithsesi qafa e trashë e Ramushit duhet të ushqejë me gjak një tru të matur sa për dy anë. Ndërkohë ai puth devotshëm flamurin amerikan që e puthin edhe shokët e mazhorancit. Por kësaj qafe ndoshta nuk i duhet varur shumë. Shokët eVetvendosjes mund ta ngecin Ramushin në një lojë nevrike, ku ai të mos ketë qejf, apo nuk ndodhin gjëra të tilla? Gjithësesi tronditja duhet të jetë e atillë që PDK dhe LDK të shtrëngojnë fort radhët dhe plot njerëz të gjejnë tek koalicioni opozitar një besim të ri dhe thirrje për përfshirje. Ndarja e opinionit publik në qëndrimet e ndryshme ndaj çështjes duhet të jetë e fortë? Edhe kryeministri Mustafa edhe zv-kryeministri e ministri i jashtëm Thaçi nuk janë kursyer në ngritjen e alarmit për rrezikun që i vjen Kosovës prej mosmirënjohjes ndaj ndërkombëtarit çlirimtar dhe nevrikosjes të bacit shkja që na myti m’keksa e tomël. Rreziku i përshpejtimit të situatës në përzjerje të vrullshme na tremb. Rusi i ftohtë vërtetë mund të mbajë territore kaq të largëta? Vetvendosja ka të drejtë në qëndrimin e vet për sa thotë se serbët mbesin një trup kompakt në zgjatimin e vet nëpër territorin kosovar (qoftë edhe jo me vazhdimësi territoriale.) serbët ne i njohim ata djegin e vrasin me tërbim, kur ja kërkon nevoja që i vendosin vetes. Oh, një përballje me serbët. Madje jo. Fillimisht me shqiptarët. Zgjedhje, aman zgjedhje prap. PDK e LDK në koalicion para zgjedhor. Një ndarje e re e armatës popullore në rreshtime politike. Me serbët e malazezët i zgjidhim muhabetet nëpër detaje, ata dinë të na çorientojnë në tabelë të shumëzimit. |
Categories
All
Archives
November 2023
|