Ajo që në të vërtetë ishte emancipuese ishte krijimi i një peshe që shpërndahet nëpër një krah të përbashkët që është si një levë e Arkimedit, që si forcë për të ngritur një botë përdor një botë tjetër. ose të pasktën një si sferë, që lëviz sa andej këndej. Që mos e zgjas sh umë, një biçim kanari shoqnor. E kur ai segment i bronxtë kolovitet sa në një anë në tjetrën derdhet sa andej këndej ca materie e peshë jo, dhe, maxhoritare sa në një anë në tjetrën. Kur peshuesi i afrohet saktësisë është kjo pako masë ajo që lëviz sa andej këndej e gjithnjë tenton dhe dikur e çon peshën dikah definitivisht. Në një situatë të ruajtjes së ekuilibrit në kontekstin elektoral, kjo lëvizje vazhdon dhe kjo masë që lëviz në nuancat e veta të çelta quhet ‘gri’.
Këtë ngjyrën e zgjedhur për përshkrimin e këtij, ndonjëherë, mbretëbërësi fizikisht të dëshmuar unë e pranoj me vështirësi. Nëse do ti referohemi rozës së socialistëve dhe blusë së demokratëve një ngjyrë e ndërmjetme do të ishte e purpurta. E purpurta është një ngjyrë shumë më dinjitoze se grija. Edhe më lozonjare. Edhe fqinjësitë në kujtesën kolektive i ka të atilla që janë më të këndshme. E purpurta që tek romakët ishte ngjyrë për veshje aristokracie e perandorësh tek bizantinët u sanksionuan si ngjyrë që e veshin vetëm perandorët.
Kjo ngjyrë duhet ti mbesë sovranit në vendin tonë, megjithëse një pjesë e madhe ka zgjedhur rozën, blunë, apo nuanca të tjera të së kuqes. Në jetën tonë politike e bardha dhe zeza janë ngjyra të sulmuara për pozicionet e skajshme që përfaqësojnë. ky është një inspirim perëndimor, për mos me thanë europian. Radikaliteti i këtij spektri është denoncuar jetë e mot. Mos shih bardh e zi! E kanë përdorur të paktën tre gjyshër dhe shumë dhënës mendsh nga të paktën tre disiplina të mendimit shoqëror. Se fundja kush është e bardha e kush është e zeza?
Në fakt edhe e bardha dhe e zeza edhe vlen. Se këtu në fakt kemi dy të bardha e dy të zeza. por kemi edhe gri, megjithëse jo nuk kemi, sepse kemi rezultat të zgjedhjeve. Socialistët korrën një fitore, fiks, në datën e duhur. meqenëse me këtë fitore të socialistëve jemi marrë edhe para zgjedhjeve nuk thellohemi shumë në to.
?.
Një event i padëgjuar sa zgjedhjet?
Zgjedhjet që po flisnim ndodhin jo vetëm mes partishë, po edhe në vetë parti. Një ndryshim lidershipi? Zgjedhje për kryetar me përfshirje të anëtarësisë. Që në shqip më shumë se me të marrurit anë, medek, është të jeshë pjesë e ndonjë organizimi a organizatet që ndjek ëndrra të përbashkëta si flutura në lëndinën plot me diell. Zgjedhjet në Partinë Demokratike gati sa nuk mpakën fitoren socialiste. Sikur mos kishte shtator, ku do nisë zyrtarisht fushata për formimin e qeverisjes së re, kur socialistët do të shohin në sy protagonistin e një filmi për ta e me ta, këto zgjedhje partie do mbeteshin një monument kilometrai i jetës politike vendore, por ja sa të kapsallitim nja katër a pesë herë sytë e do jemi në shtator. E plot ta ta të tjera.
Çfarë burimesh informacioni informojnë bindjet dhe qëndrimet e anëtarit të partisë demokratike? Media e përgjitshme? Facebooku i partisë apo sivëllai në bindje politike dhe me funksion zyrtar? Hapsira e madhe për komunikim kolektive e për bërjen e çudirave me dy mjeshtra të rrjetit internetik na gjallëroi pak. por edhe mosbesim kishte plot.
Një ndryshim lidershipi, që ka përndezur deri amerikanët, rrezikon jetën e një filizi që rritet prej 30 vjetësh? Njgjarja fillimisht u përjetua si reale. Një garë me katër konkurentë. Basha, Harxhi, Shehaj e Kadilli. Megjithëse nuk mund të jap një vëzhgim fort konkret në këtë vazhdë, kam vënë re që figura të partisë demokratike janë pozicionuar për njërin apo tjetrin anë-tar. Media ishte korrekte, megjithëse u tha se rrjetet e komunikimit të partisë u kontrolluan nga dashamirës të Bashës.
Një filiz që nis tek zoti Berisha, njeriuideologji, i cili kur la Partinë ja trashëgoi Lulëzim Bashës, një njeri me angazhim të pakët politik, deri kur i ftuar si mik i vajzës së Berishës u besua me një ministri që nuk e mbaj mend, por që ishte edhe kryetar i Bashkisë dhe ministër i brendshëm e i transportit a infrastrukturës e ksi senesh. Një karrierë të cilën deri para pak kohe shumica e kryeministrave europianë e praktikonin. Por ai nuk e shnoshi si duhet atë filiz që duhet të mbajë nën degët e veta të reja një parti e që po ti ngjitesh në majë zgjat dorën e qeveris.
Bashai ishte i akuzuar deri nga rivali kryesor për mungesë pushteti të vërtetë dhe vullneti për të rrëmbyer ndonjë gjë në këtë dimension, Basha gjatë fushatës ishte fare i qetë në karriken e kryesimit dhe askush nuk kish marrë mundimin të tregojë që ka staturën e dëshiruar për të marrë partinë pa lënë copëra të pakënaqurish nëpër kthesa. Një ditë vetë Berisha u shpreh në kontekst të fushatës se edhe ai mund ta merrte një copë anëtarësi, (sipas një medie të shkarazuar në rrjet.) Ndërkohë ajo që bie në sy se zonja Edit Harxhi ka siguruar një copë lidershipi aty që është disi i marketueshëm e copëmarrës.
Se copërat janë fort me rëndësi. Se këta s’janë as gri e aq më pak të purpurt. Dilema është se zoti Basha është vetëm pjesërisht përgjegjës për humbjen e Partisë Demokratike, kur në fakt kjo forcë vetë paraqitet problematike.
Këtu ka një kontradiksion, nga njëra anë Basha përflitet me pak vullnet dhe mprehtësi, e pastaj ai bëhet përgjegjës për një vendimarrje kaq të rëndësishme të partisë në këto kohë.
Partia Demokratike nuk ka prezantuar aspak një imazh të shkathët e profesional në ballafaqimet e veta me publikun. Analistët politikë që mbrojnë kauzat e djathta kanë qenë kryesisht profesionistë të medias që patjetër që kanë një qasje profesionale që i rrokullis sa andej këndej barrikadës, ndërkohë që frymëzuesit e insipiruesit e politikave pak kanë akses e shqueshmëri, ose partia bie në rutinë quazi rurale. Demokratët me mbështetjen për protestën e studengtëve e dëmtuan atë. Në aksionin për mbrojtjen e teatri Basha me një goxha grumbull njerëzish nga pas u veçua
Ajo që vlen të shënohet është se PD ka rritur numrin e votuesve të vet me thuajse dyqind mijjë votues në 2017 kishte 456,481 votues kurse në 2021 – 622,187. Ndërkohë që gojë të liga si e imja kanë mote që vajtojnë humbjen e systemit dypartiak në vend, kemi një përgënjeshtrim të këtij parashikimi e një një rigjallërim të kësaj force. Ps ka vetëm një rritje në më pak se 4,000 votues (764791 - 768,134).
Kjo forcë, unë mendoj nuk do të përfitonte asgjë nga një ndryshim në lidershipin e partisë. Një garë për lidershipin demokrat në këto momente mund të rezultonte e dëmshme edhe për faktin se kjo do ta rrezikonte gjymtimin e partisë por edhe pse nxit Bashën në qëndrime përjashtuese që mund ta çojnë në një lodhje të partisë. Protesta i dha frytet e veta. Zoti Berisha Unë edhe më herët kam shprehur një dhimbje ogurzezë kryqesh nga rreziku i dobësimit të skajshëm të opozitës e hapërdamjes së mëtytjeshme të saj.. Se
PD duhet të rikthehet me kontributet e veta drejt mirëqeverisjes së vendit. Nga Parlamenti, unë I ftoj, të organizojnë 23 mocione mosbesimi në muajt me 31 ditë dhe 16 në ato me 30 ditë. E ti flasë në dorë dorë për dorë. E kta çunat që mund të ushqeheshin me tepricat e bollëkut shoqëror në nivelet drejtuese të bëjnë zallamahi gjithkah ku asht mundësia.
Pastaj të mbledhin e angazhojnë komisione hetimore për ç’ti marrë mendja. Të rrisin peshën e tyre në çdo sipërmarrje të socialistëve, të promovojnë një sërë të rinjsh e të përpiqen e të marrin bursa për të vetët e si dikur. Haraç. Të kërkojnë! Po bëhet reforma dhe duket sikur partia demokratike nuk ka në mbrojtje askënd. Ndikim mbi media. Nuk mbahet televizoni me pako specialistë të një flladi që ka nisur në ara të punuara në ugare me thellësinë 25 cm nga sipërfaqja e sipërme. Ndoshta unë nuk e njoh shumë mirë situatën, por ndjesia e largët është që këta janë aq largë prej një të kuari të mjaftueshëm ideologjik shoqnor shtetëror të zyrtarit anëtar, sa me tu dhimbë edhe zyrtari edhe ky. E ksi senesh. Por kjo telenovelë mbyll sezonin në shtator. U arrit gjallërimi i dëshirës për një rritje të paprerë të demokratëve nëpër shekuj dhe pastaj me gjasë përsëritje të menjëhershme.
Nuk dimë fare se ç’zëra rikoshetohen në koridoret e pushtetit rozë, por dimë që përzjerja e listave të kandidatëve përzjeu në vorbull e renditi poshtë e lartë emra e figura duke shpërndarë fate të ëndërruara nga ca, që si ata jogit indianë, që hyjnë në transe qëndrimi me një këmbë në një cep diku, për shtat vjet, në ëndrra të të tjera mendjeve që kanë një rrjedhë të vetën dikah, dhe kjo, pa sjellë hiç zëra ankimtar të jogit. I vënë shpatullat punës çunat dhe mbajnë me zell barrën dhe dolën matanë me një fitore. Dhe qetësisht përparojnë drejt qeverisjes së re. Një qeverisje që është sa në vazhdimësi aq edhe në pako duar, që kanë edhe cilësinë e dorës që është një zonë e trupit me identitet të reduktuar, ndaj dhe mund të jetë e shumtë ose e paktë. Kush i njeh duart e qeverisjes socialiste? Kjo parti nesër sikur ta detyrojë dushmani të kalojë nw ilegalitet do ta vazhdonte qeverisje me pak kufizime dhe pa i ra fare në sy armikut. Të paktën deri në shtator. Po prap do të ketë të pakënaqur e të kënaqur.
S'ka forcë në botë që të na ndalë ne,
sot,
Revolucioni vazhdon.
Ndërkohë shkëmbi i granitit ka pësuar 22 tufane dhe 13 stuhi të vogla e të mesme, qw kanw dwmtuar vetëm ca tjegulla në skajin lindor tw shkëmbit.