
M’u në mes majit të vitit të njëzet të shekullit të parë të këtij mijëvjeçari të tretë të epokës së re pas Krishtit, kur ishte edhe muaji i madhnueshëm i Ramazanit, sipas një kalendari tjetër që ndjek vetëm hënën, Teatri Kombëtar u bë një nga 10 kantieret e qendrës së qytetit që do të ofrojë kuadrate prej xhami që rrëzohen sipër njëri-tjetrit për t’u përplasur në kuadrate të tjerë, betoni, tullash e xhami në rrugë.
M’u aty ku kryeministri dikur ëndërronte një park të përshpirtshëm, gjurmë historike të qytetit e vendit fshihen dhe teatri humbet një aset të vazhdimësisë së vet si dhe mundësinë për të ruajtur e krijuar një mitiologji a rrjet anekdodash. Një yrysh ndaj historikës ngado që vizioni urban socialist e fsheh pas qëndrimit që kjo e histori është e mirë apo ajo e keqe. Një qëndrim i panevojshëm nga Partia Socialiste e Shqipërisë.
Të gjitha historitë janë njësoj të vlefshme dhe tek trashëgimia kulturore, përfshirë ajo e turkut, Zogut, Italisë, gjermanit e diktaturës, edhe ajo e Teatrit Kombëtar meritonte mbijetesë dhe shijet zhvillimore me dyndje e dëndje janë tejkaluar.
Ndërtime që shtojnë nevojën për trafik m’u pranë bulevardit, fut brenda një lagjeje të zakonshme shumicën e qendrës kombëtare administrative, artistike e historike. Një qasje urbanistike ndaj qytetit që ka qëllimin në përfitime për pak njerëz.
Ndërkohë është mundësia që një qasje tjetër shoqërore e urbano-arkitekturore që e shpërndan përqëndrimin. Ulja e vlerës për shumicën e pronave do të lehtësonte zgjidhjen e problemeve të pronësisë që ndjekin shpronësimet e diktaturës dhe drejtësinë e njollosur të demokracisë. Ne kemi një marrëdhënie të mirë me fshatin. Shumë njerëz kanë lëvizur nga fshati kohët e fundit. Distancat janë të shkurtra.
Atje ajri është më i mirë. Ekonomia familjare mund të ndihmohet si me prodhime ashtu edhe me biznese të vogla si mikpritja, shërbime të vogla me komunitetin që kombinohet me punë në kohë të kufizuar apo nga shtëpia.
Një sistem i mirë transporti, i lehtë, ekologjik, me energji alternative duhet të jetë synimi ynë për të ardhmen. Kanalizim për burimet financiare dhe mbështetje në përhapje të teknologjive të informacionit, mbështetje e përhapjes së teknologjive të tjera të sipërmarrjes në zeje e shërbime. Çdo krizë detyrimisht është shoqëruar me barazi të shtuar.
Por jo rrjedha e ngjarjes është tjetër.
Këshilli Bashkiak e kish pasur autoritetin mbi teatrin, por atëherë Këshilli Bashkiak nuk e kish vizionin e nevojshëm, ndaj çështja iu dërgua parlamentit ku, siç e mbajmë mend, unanimiteti ishte më i shëndetshëm. Ai e mori e miratoi gjithçka tamam si duhej, se me një ligj të fortë me aq baballarë kombi që ia vinin peshën e vet burrnore me e ngrit përpjetë, prap ky u kthye tek këshilli bashkiak. Unë si i pavëmendshëm nuk e di nëse përdorën atë ligjin e parë apo atë të dytin? Tani sikur po hapen edhe fjalë të mos pasjes së pronësisë. Duan edhe një letër nga shoku drejtor i Teatrit Kombëtar, apo më lezetshëm akoma nga ndonjë drejtor i akshcilit departament? Do ta gjejmë shokë! E kishim dhe patjetër e kemi lënë diku.
Mbasi Kuvendi Popullor ia mori teatrin Tironës, pse është një çështje mbi bashkiake që i takon kombit ta pleqnojë.
E mori parlamenti dhe e mbajti në gji të vet gjithë dimrin. Dhe pastaj krejt papritur kur pranvera ish qartë që nuk do të kthehej pas, ia ktheu Këshillit Bashkiak dhe një “gërrdau” zgjoi sheshin ku tani dëgjohet gumëzhima e freskët e njëmijë e një përdoruesve.
Dhe teoritë gëlojnë. Pastrimi i parave. Fitimi i parave. Investim i parave. Grumbullim i parave.
Por këto janë përtej, ajo që dimë është se Bashkia, atë mëngjes, megjithëse me trupat e veta të shëndetshme, me uniforma të blunjta dhe kapele relativisht të rehatshme, e kishte pushim.
Për ta, Këshilli Bashkiak, përmes një shoku të ngushtë kunat me një drejtor të Policisë së Rendit që është vëlla se ka pi gjak me kunatin e ministrit të punëve të përmrenshme, shokun që iu edhe vetë e dini, ka siguru ndërhyrjen e nevojshme të forcave të rendit. Madje më të zgjedhurit e tyre. Se ka dhe një vëlla të vetin komandat aty. Dhe një firmë e ndërtimit, tenderuar sipas procedurave të tenderimit, (apo i ka vetë bashkia ato fadromat,) me mbrojtjen dhe legjislacionin përkatës si truall për marshimin e vizionit urbanistik fitimtar marshon dhe gjithë dokumentacioni përkatës.
Një aksion i qëmenatës. E vunë çunat ditën përpara, e shmangën zhegun e keq dhe me një goditje hodhën përtokë fasadën me dritaren e madhe për mur, që s’mund ta kish dhe një kishë.
Nga ministria e brëndshme një shok i nderuar është autorizuar të ofrojë për popullin e gjerë kujtimin vizualo-akustik të atij veprimi. ?.
Edvin, po ti atë video duhet ta kishe çu në biennale, more zotëri!
Rrethi artistik i sindikatës policore kishte dal direkt në lajme në dritën e duhur si fitues të biennales së Venecias me titullin, arkitektura urbane dhe pallatore gjen mbrojtësit e vet. Me foto heroike të djemve që lënë çunat e firmës së ndërtimit të lyejnë agimin me ngjyrë trëndafili.
Progres mos ki frikë se dhe neve bëjmë muzikë!?
Kjo mund të ish edhe pjesë e videoklipit për këngën e re të Tiranës. Kjo maskë duhet të kishte një jetë dymujore. Rrënoja mjafton për çmitizimin e aksionit.
Kur ja, ashtu qyl, në prehër të një gazetari të përgjumur, apo më keq akoma gjithë popullit tonë të përgjumur bie një bum videosh direkt nga dritarja e sipërme e ministrisë së brendshme me lulen .
Kurse ti Edvin, krejt papritur zgjodhe një situatë qartësisht të provokuar prej policisë së shtetit për të ndërmarrë një sulm ndaj një grupi aktivistësh, të ulur në rrugë, me rrezikshmëri humoristike dhe vullnetin e një grumbulli ëmbëlsisht rinor e gjys-borgjez, në një rezistencë për mbrojtjen e një objektivi të humbur me shembjen, sa të acaron nervat. Ato të mëngjesit nuk po i tregoj shumë, se edhe si më lehtë i kalova. .
Me foto të atilla zgjodhi të pasurojë protestën zoti Rama?
Po pse? Komisioneri europian për zgjerim tha: “me teatrin puna juaj, por ato imazhe ç’i kishit?”
Ngaqë ai është një artist, apo një …? Dhe pyetja tjetër është: Si ishte emri i aksionit “hajde çuna se do dalim në fotografi!” apo “sulm çuna se kemi audiencën e duhur!?” Se kjo ka rëndësi.
Këtë gjithkush e mori vesh në shoqërinë tonë, por me shpejtësinë e lartë të kuptimeve që kemi ne asgjë s’merr vesh. Se ja a more vesh? Po. Po pastaj? Asgjë. Dhe për më tepër ti as nuk kishe kuptuar?
Dhe ti e kupton?
Dhe shiko ti tani, të njëjtën gjë e bëjnë edhe shokët e opozitës. Megjthëse partia investoi kapitalin e vet njerëzor tek ky damar, PD kurrë nuk legjitimoi angazhimin e vet. Erdhi Basha u provokua një tension midis Bashës dhe protestuesve. Një tension me shtyrje e rrëmujë.
Një ditë më parë piktori Genti Shkurti në një sulm me potencial të lartë për mediatizim, nga i njëjti truprojë që të nesërmen ishte në detyrë pranë opozitës.
Ky piktori ulur në trotuar prej qëndrimit të gjatë aty në protestë, vjen lideri ky i bën ‘buuuuu’, ikën udhëheqësi. S’duron dot truproja vet një shtyrjegrusht e piktori direkt në tokë. Mungesë instruktimi i truprojave që rrezikojnë imazhin e një projekt 2 vjeçar dhe kauzën më emocionuese të legjislaturës jashtë parlmenti? Apo ishte kjo një deklaratë e opozitës se do ta mbrojë votën e lirë? Apo edhe monopolin në linjën jashtëzakonisht fitimprurëse të transportit të qëndrueshëm nga atje - atje matanë?
Unë vazhdoj të mendoj se këto sinjale që partitë tona i shkëmbejnë si bretkosa nëpër xhungël, kryesisht janë ushtrime brenda partiake dhe ndoshta të menaxhimit të revoltës qytetare. Pozitë- opozitë në mendimin tim janë fort afër njëra-tjetrës. Hiq një reagim europian, që u përmbajt shpejt asgjë nuk ndodhi.