Një numër fotosh të heronjve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në betejë kundër pushtuesve nazi-fashistë u vendosën në bulevardin kryesor tëkryeqytetit, bulevardin “dëshmorët e kombit” dhe krijuan një strehë mbi rrugë që cave u zu rrebeshin që binte nga lart, e ca të tjerëve u zu dritën e i bëri të brengosur.
A duhen ata? Ca të inatosur nga krahu antikomunist thonë jo. Shohin aty një provokim në kujtimin e një përndjekje arbitrare dhe sadiste. Dhe ata që e thojnë këtë ‘jo’ shpresojnë se janë njëri ndër përrenjtë e mëdhenj që furnizojnë lumin e së djathtës opozitare. Vetë e djathta ka qenë e heshtur në gojën zyrtare, por investimi për prani publike në këta zëra tregon se ajo është shpresonjëse që do të nxirret diçka edhe nga ky damar minerali.
Unë jam që heronjtë t’i njohim e t’i nderojmë, pse kështu ia shtojmë një kategori nderi galerisë së ndereve me të cilën nderojmë anëtarët e shoqërisë sonë.
Lufta e DytëBotërore ishte një luftë që gjithë popujt e botës mendojnë se e luftuan bashkë. Pse një racë donte të vendosej mbi gjithë të tjerat dhe ti shfrytëzonte për qëllimet e nevojat veta. Egërsia me të cilën u zbatua dhe si i njehsoi qëllimet e veta me parimet njerëzore të ekzistencës e bënë nazizmin një armik më të madh se Stalini i tmerrshëm që nuk e kishte problem fare sikur të shkaktonte edhe trefishin e viktimave, po vazhdonte një qeverisje si ia mori mendja brenda kufijve të perandorisë së trashëguar nga Cari.
Edhe lufta jonë, në krahun e vet fitimtar ishte kundër nënshtrimit racor edhe rezistenca jonë qe e shëndetshme dhe e çliroi vetë vendin dhe shkoi edhe në Kosovë ku mundësoi një çlirim relativisht normal prej ushtrisë jugosllave, që bashkë me atë shqiptaren ishin të vetmet që u çliruan me forcat e veta. (Në Greqi ku ndërmjetësimi ndërkombëtar ishte më i madh, çlirimi grek e spastroi një territor nga bashkëkombasit tanë andej matanë. Grekët kishin bashkëpunuar edhe vetë me një qeveri kuinslinge, por kaq fort e mohuan këtë sa disa dhjetëra mijëra njerëz i kapi për leckash e i vrau, përdhunoi e i përzuri. Ne nuk dimë në janë përzënë prej Greqie kushërinjtë e kryeministrave kuinslingë, apo drejtorëve të drejtorive, por na mjafton të kuptojmë se çfarë veprimesh legjitimoi rezistenca ndaj asaj përpjekjeje për të vendosur një hierarki ndër raca, dhe Kosova na cjen ndër mend.)
Ritmet me të cilat erdhën ndryshimet nën regjimin komunist ishin jashtëzakonisht të larta. Një vend tërësisht i prapambetur, analfabet. I vuajtur, i përçarë, për një hark kohor 50 vjeçar trefishoi popullsinë, siguroi integritetin dhe unitetin,e vuri interesin e shumicës së banorëve të vet para çdo interesi tjetër, përveç interesit personal.
Në rast se, krahu nacionalist do të kish qenë fitimtar në betejën për të qenë balli i rezistencës nazifashiste e aleancat tona pas çlirimit do të kishin qenë nga perëndimi, gjendja e vendit tonë nuk do të kish qenë kushedi sa më mirë. Plani Marshall prej të cilit përfitoi Gjermania për Shqipërinë do të ishte diçka krejt tjetër. Pak a shumë një situatë e ngjashme me qeverisjen e pas viteve ‘90-të, por shumë më e keqe dhe e cunguar. E hapur kanat për ndikimin grek dhe pastaj Italian. E ndoshta turk a egjiptiano-arab.
Të gjitha popullsitë në fazakyçe të zhvillimit të qytetërimit kanë ndërmarrë veprime të tilla. Avancimi qytetërimor ka ritme të veta të ndryshueshme, që kur përkojnë me avancime të mëdha në shkencë a organizim krijon kushte për fatkeqësi të mëdha. Moderniteti i shkalloi ritmet. Po edhe më herët. Spanjollët me dyqind ushtarë dhe prazmore, shpata çeliku e hile makiaveliane shkërmoqën sikur nuk qe kurrë qytetërimin ndoshta më të lashtë të botës, atë të aztekëve. Anglezët e bën gjysmën e botës baçen e vet pse shpikën mitralozin dhe pamporin prej hekuri.
Kombet kanë nuhatjen e vet,ndaj veprime që prezantohen si krejt rastësore nëpër histori janë kaq largshmendsh të ishin ndryshe.
Injoranca, egërsia, grykësia me të cilën u morën e u zbatuan një sërë vendimesh të mëdha prej fitimtarëve qeverisës ishte një fatkeqësi që ne duhej ta prisnim. Ne jemi shqiptarët. Ka arsye të besojmë se edhe forcat e tjera aktive në politikën e kohës nuk kanë qenë kushedi sa dashamire e të emancipuara. Keq na vjen, po edhe historia nuk ka qenë fort e mirë me ne, edhe ne jo aq të mirë me veten, por po ecim.
I paharruar qoftë kujtimi i dëshmorëve për lirinë e atdheut!
Pak më herët në bulevard ne patëm foto të viktimave të mënxyrës diktatoriale. Dijetarë nga më të mirët, krijuesit tanë më të mirë, njerëzit që merreshin me shpirtëroren, ndër protagonistë të secilës fushë të aktivitetit njerëzor në Shqipërinë e asaj kohe u ballafaquan me vështirësi e kufizime. Shumë njerëz përfunduan në torturë e vdekje, internim e gjithfarë, por ndjesia e asaj dhimbje shpejt kthehet në personale.
Ne i nderojmë viktimat e diktaturës komuniste pse ata qenë njerëz të arrirë e qëllimmirë që padrejtësisht u privuan nga mundësia për të përmbushur veten dhe kontribuar për shoqërinë. E kemi keqardhje e përkujdes për ata qindra e mijëra, që pa asnjë lidhje të arsyeshme u vunë nën mundime prej një teknike djallëzore të ruajtjes së pushtetit. Ata ishin familjarë e të afërm njerëzish që me sipërmarrjen e tyre u vunë në rrugën e asaj diktature.
Unë edhe diku tjetër jam përpjekur të skicoj problematikat e shumta që sjell mungesa e plotësisë në përfytyrimet kolektive për përndjekjen dhe qëndrimet që duhet t’i ndjekin[1]. Mungesa e hierarkive ndër të përndjekur dëmton trashëgiminë e ndershmërive që pati kjo përpjekje e popullit tonë për ta hequr zgjedhën diktatoriale komuniste.
Gjithmonë i gjallë qoftë kujtimi i aty që për dashuri të jetës e të njerzve nuk e kursyen veten para egërsisë rrugaçërore të diktaturës!
Përpjekja për të mbajtur gjallë këtë diskutim, madje edhe arritja në njëfarë mase e qëllimit për të qëndruar i hapur ky debat, tregon për nevojën që politika shqiptare ka për të nxjerrë ndonjëfarë përforcuesi për simpatira në kontekstet e gabuara në këtop kohë. Debati duket se ushqehet sa nga socialistët aq edhe demokratët.
Socialistët megjithëse duket se englendisen nga kjo gjallëri janë çuditërisht të përfshirë. Edhe nga nevoja që të distancoheshin nga dëmi i dikturaturës, edhe prej një lëvizshmërie më të lartë në lidership socialistët duket sikur janë më përpara në transferimin e arsyeve për simpati e mbështetje elektorale nga e kaluara çlirimtaro-revolucionare drejt pragmatizmit të ditpërditshëm e angazhimit me tema bashkëkohore.
Por jo. Në vend që të mbushin rruëgn me heronj që i prin Skënderbeu atje në majë e pastaj sjellin Lirinë e Pavarsinë, e Luftën e Parë, zallamahinë e kufijve, e Kosovën, e Luftën e Dytë Botërore, e penë e pushkë. Se kemi edhe pavarësinë një ditë më herët e jovetëm çlirimin një ditë më vonë.
Por prap. Socialistët janë në pushtet. Po nuk e solli çlirimin simpatinë, ata e blejnë në treg të zi.
I gjithë halli ynë është tek shpresa e tepërt që opozita shqiptare mban tek kjo problematikë për krijimin e një boshti unifikues e identifikues për të djathtët. Natyrisht ata e dinë se në praktikë vlera e tij është e pakët dhe rrjetet e ndikimit krijohen të pavarura prej tij, por shumica e votuesve ende e mbajnë mend që hapin e parë në drejtim të mbështetjes për PD-në e kanë tek revoltimi i tyre me komunistët.
Por tani ka pak gjasa që një leverdi të sigurohet prej të tilla tematikave.
Nëse nuk do të pritet deri në fund që keqqeverisja e pandershmëria socialiste të kryejë ciklin e vet, atëherë duhet vepruar ashtu që elektorati i majtë minimalisht të gjejnë emocione tek një debat shterpë për të kaluarën dhe të gjejnë kështu një arsye për të qenë të ndryshëm nga bashkëqytetarët me simpatira të djathta, kur keqqeverisen njësoj.
[1]https://www.oltionkadaifciu.com/dimensione-teuml-personales-dhe-kolektives-neuml-diskursin-mbi-peumlrndjekjen-politike-neuml-shqipeumlri.html