Një shpurë fort e nderuar shoqëron këtë herë orën e shfaqjes që zbret bjeshkën, ku ushqeu Mujin, e mbush skenën me ndriçim, lëvizje e fjalë. Yllka Mujo, Viktor Zhusti, Eva Alikaj dhe Lulzim Zeqja dhe regjizorjon Gëzim Kame.
Një i tillë grup mund të rrëmbejë akoma edhe sot një karro duatrokitje nëpër maxhoranca të publikut qoftë duke ardh aty për caj, por ne të gjorët që duhet të mprehim veshët dhe të fërkojmë drurët deri sa të nxjerrin shkëndija, pasi pa to ku është lezeti, nuk e kemi mendjen aty. Ne mbledhim ato që bien nga karroja dhe me neps i stivosim nëpër letra. Muzeu i duartrokitjeve të rëna. Pastaj rrezëllitjen e karros e sheh vetë i madhi popull teatërndjekës. Një zgjedhje me zgjatje për nga shoqëria, dhe meraqet e saj, prej zotit Kame. Autori gjerman me eskperiencë të gjatë në avokati, Ferdinand von Shirak, ka sjellë nja dy dilema të filozofisë së të drejtës që kanë gjetur shtigje deri nëpër leksione të metodave të kërkimit shkencor ku i kam njohur edhe unë. A duhen sakrifikuar jetë nën llogaritje pragmatike për të shpëtuar më shumë jetë, apo këtij gjarpri që është “interesi i shumicës” i duhet prerë koka që në embrionet e veta shpëtimtare? Si duhet të veprojmë ndaj egzekutuesit të vullnetit të shumicës kur ai shkel ligjin? Një eksperiment social pak a shumë. Publikut ju drejtua me emrin o gjyqtarë, ose bashkëgjyqëtarë. Edhe unë votova. Në gjyq majori i aviacionit luftarak rrëzon para se të kryejë sulmin terrorist avionin e rrëmbyer nga terroristi. Ai po drejtohej mbi një stadium në Berlin ku do rrezikonte 70 mijë spektatorë. Majori e qëlloi pak para se të hynte në trajektoren e zbritjes pasi e kish paralajmëruar në mënyrë të përsëritur. Kolegu i tij epror nga zyra nuk dha urdhër të qëllohet, as ministri, që me vendim gjykate e ka humbur këtë të drejtë, Por, e bëri majori, por koloneli dëshmoi se do të kish vepruar pak a shumë në të njëjtën mënyrë. Por ka një vendim të gjykatës kushtetuese që e ndalon ballafaqimin me të tilla dilema dhe askujt nuk i shkelen të drejtat e veta prej shtetit për asnjë arsye kurrën e kurrës. Le pastaj ti merret jeta me rraketë ajër ajër mu në ajër. Piloti, avokatja, prokurorja, gjyqtari dhe dëshmitari. Dhe ne të eksperimentit që herë pas here ishim nën më të bardhën dritë skenike. Kur fliste avokatja ajo fliste me ne dhe drita ndizej mbi sallën ku isha dhe unë me shokët. Edhe prokurorja edhe avokatja i mëshuan dimensionit fiozofik të çështjes dhe argumentat i sollën nga lëm i filozofisë. Prokurorja thosh se askush nuk duhej ta kish bërë këtë gjë dhe sillte një sërë dilemash të tilla etike që mund të pasionin si: pamundësia e përcaktimit të vlerave në lidhje me jetën. Pak a shumë është një muhabet që nuk duhet hapur. Shpëtimi është objektivi i synuar për secilën jetë qytetar në mbrojtjen tonë dhe kronologjikisht ballafaqimi do kryhet sipas rradhës e me të njëjtin aksion. Jo po të marrim njerëz i ti shfrytëzojmë për transplante të domosdoshme të më shumë individëve? Të vrasim këtë e atë? Po të kishin qënë gruaja e fëmijët e tu? Vendimi i gjykatës është i tillë. Pse nuk u punua për zbrazjen e stadiumit? Koha e marrjes se vendimit ishte 30 minuta. Ndoshta do të kishin shpëtuar edhe pasagjerët e avionit. Nuk del njeri me shkel ligjin dhe me shku i padënu. Dënim me burgim të përjetshëm kërkoi ajo. Avokatja tha se ndonjëherë për të shmangur të keqen e madhe e keqja e vogël le të ndodhë. Pse nuk do ta pranoje ti një gënjeshtër thënë një vrasësi për të shpëtuar një jetë? Ç’janë këto parime që na mjegullojnë shikimin e nuk na lejnë të kuptojmë se 70 mijë jetë janë më shumë se 164 jetë. Po lejokemi gjymtimin e një qyteti e të mijëra jetëve prej nji toçi që kushedi çi thotë mendja dhe nga hiçi bëhet faktor vendimtar për jetën e gjysëm milioni njerëz që mund të implikohen si të lënduar e familjarë e përgjegjësi e dashuri. Terrorizmi është këtu. Është një fakt. Ai është lufta jonë e përditshme dhe ushtria prandaj është aty dhe shumë faleminderit zoti major. Pastaj nga gjykatësi mësuam që në rast aksidenti të pashmangshëm shpëtimi i tëndit e rrezikimi i të huajit nuk është rrethanë rënduese. Por në fillim ishte dëshmitari që plotësoi me të dhëna ngjarjen. Shfaqja tani. Zoti Zhusti na thotë se jemi pjesë e shfaqjes, juri gjyqit, dhe se ai do të japë vendimin tonë. Ai tregon ç’po ndodh në terma të përgjithshëm. Pyetjet që do të na lindin dhe ca gjëra. Një skenë me një podium të gjykatësit, që ka pas vetes katër vajza të reja që na shoqëruan edhe gjatë hyrjes në sallë dhe që paskëshin qenë edhe figurante dekorative në vend të fotografisë së presidentit apo shpallësit të pavarsisë si është tani. Ato ishin edhe komision qendror i votimit kur votoi salla. Edhe në anët e gjykatësit janë dy djem fare të rinj me ca kapelka të kuqe katër këndore. Zoti Zhusti fatmirësisht pati lirinë ta hiqte atë objekt jo fort simpatik të masës së vogël prej majës së kokës. Përpara një kompjuter me një sekretarkë përpara. Foltorja e dëshmitarëve dhe tavolinat e karriket e prokurores dhe të avokates ku rri dhe i pandehuri. Kthyer nga ne. E gjitha veshur me një letër a qese me dezajn prej elementësh metali kapur me perçina. Një mur i madh prej pllakëzash hekuri zënë me ca qindra perçina me një ngjyrë të zbardhëllyer metali. Me dritë për metal. Salla e gjyqit e shoqëria industriale. Muzikë nuk mbaj mend. Avokatja që luhej nga Mujo mbërrin me vonesë në sallën e gjyqit, tregon një anekdodë se pse avokatët vishkan një togë të zezë.(sePse një mbret i hershëm vendosi që ata të ishin të dallueshëm prej njerëzve të tjerë për kopukërinë e tyre. E në fillim menduam se ajo thirri ashtu gjykatësin.) Pastaj prokurorja lexon akuzën. Një dëshmitar. Fap, dëshmitari. Që luhej nga Astrit Hasani. Ai na mbushi me detajet, por një rrëfim që na sjell një karakter teknik të veprës. Gjithë ngjarja vjen nga dëshmitari. Por një rrëfim i vështirë për tu kryer, i gjallëruar me disa ndërhyrje e kërkesa për sqarim. Edhe argumenti i zonjës Alikaj është i gjatë. Filozofik, paksa juridik. Edhe Mujo të njëjtin rol, por personazh tjetër. Një leksion, interpretim e thirrje për qëndrim etikofilozofik në shoqëri. Nuk mendoj se ishte qasja e duhura. Ajo juri nuk kishim pse ishim ne. Atë grupin e të rinjve ti kishe vënë të krijonin idenë e një jurie që lëviz e gjallon pas ndonjë perdje dhe këta i kishe lënë në një bashkëbisedim të qetë me njëri tjetrin që sqarohen tamam dhe krijojnë mes vete mirëkuptim të mjaftueshëm edhe për ne. Por jo. Aktorë në kushte jo intime, që duhet të thërrasin profesionalçe për reflektimet filozofike brenda kokës sonë nga gjykatorja skenëkatedër e ndriçuar si dhomë pune për dentistë . Një predikues pedagog drejtësie në tre rimishërime të skenës së vetme të aktit të vetëm. Me porosi të veçantë për të prishur njëtrajtësinë e rrjedhës. Mendoj se angazhimi i këtillë i spektatorit është i synuar prej formave të tjera të komunikimit dhe në teatër është provuar me radikalitet të madh që më herët. Populli ka ndjeshmëritë e veta. ngjarja ka referenca konkrete në realitetin tonë jo fort të kaluar. Por, jo, këto nuk janë shtigjet për në ndjeshmëritë e tij. Ngjarja mbeti e largët. Një adresim edukativ? Një çkallëk i përgjithshëm. Ikën edhe dritat. Goxha çaste. Unë për ca çaste po mendoja të thërrisja, prokurore iku, të vija kështu alarmin për një arratisje. Dhe Lulzim Zeqen ta ndalonte nga arratija ndonjë hero spektator, por jo. Ai ndejti aty dhe as unë nuk e bëra batutën acaronjëse që teston vërtetë. Duratrokitjet për ardhjen e dritave e detyruan zoti Zhusti ta kthejë rifillimin e lojës një fjali a dy mbrapa që të vazhdojë aksioni i fjalës nga pozita të sigurta. Haha. Duartrokitën kur erdhën dritat. Pra publiku i natës së tretë e shfaqi njëfarë parehatie. Si përfundim 78% e votuesve e falën majorin. E fali dhe gjykatësi. Unë mendova se dënimi i tij nuk do ta rëndonte veçanërisht situatën prandaj votova që të dënohet, meqenëse edhe sapo e kanë votuar në gjykatë kushtetuese e parlament, gjithsesi shpresojmë që ushtaraku i radhës që do të ballafaqohet me dilemën ta marri në konsideratë edhe këtë fakt bashkë me të tjerët. Dhe ne nuk ndikojmë vendimet e brezave që do vinë.
0 Comments
Drama shqipe ka siguruar një dritore të re për punën e vet me festivalin e dramës shqipe tek teatri Metropol. Edhe vjet e patëm një festival të tillë edhe sivjet sërish po e kemi. Shfaqja e parë të martën e 3 tetorit. “Kryet e Hudhrës” nga Krist Berisha. Një individualitet i pazbulueshëm nëpër internet. Asgjë për të. Drejtoresha e Metropolit, Jonida Beqo tha se ndoshta është e para komedi kosovare. Në fakt pjesa flet për çirakë të esnafit të argjendpunuesve diku nëpër Gjakovë, (meqenëse ka më tepër prani katolike ndër qytete të Kosovës, mos qofsha i gabuar.) Meqenëse çirakët gjatë shfaqjes fillojnë e organizohen në një si farë greve, apo lëshimi të punës, mund të gjykojmë se shekulli do të jetë i njëzeti. Në fillime fare, apo edhe pak më vonë. Ndoshta diku para luftës së dytë botërore.
Xhandari i krajlit vinte e vilte taksa e zhvaste rrushfet. Një dashnore e bukur e joshte dhe ky ustai korrupton shefin e xhandarit të krajlit për të shtypur lëvizjen e çirakëve që për të marrë atë pak profesion e fituar anëtarësi, a liçencë si po i themi sot, shërbenin tre vjet skllav. Edhe rrinin aty edhe mbushnin ujë lanin shplanin asistonin me punët e shtëpisë e të dyqanit dhe çfarëdolloj nevoje tjetër. Po rebeloheshin shpejt. Edhe iknin. Edhe martohen me njëfarë dashurie. Tashmë bashkëpunëtori në profesion i ustait është i dashuruar me vajzën e tij, por ai do ta japë tek një koleg i esnafit që e ka mik, por ka një djalë disi tutkun, po djaloshar. Çiraku pelivan është aty për ti ngatërruar gjithë gjërat e njëkohësisht për ti zgjidhur ato. Një komedi e thjeshtë. Personazhe të thjeshtë, me pak viza. Naivë. Situata të thjeshta. Sonila Kapidani ka bërë një gjetje të mirë me këtë “komedia del arte” a si i thokën kësaj teknikës me shtatë a tetë maska tip që eksplorojnë ndodhira të ndryshme. Kjo thjeshtësi e Krist Berishës sikur i rri mirë dhe ato bëjnë personazhe. Një thellësi e kohës. Një kostumografi e mirë. Në fakt çirakët nuk kanë tamam kostumin e kohës, por lëvizjet e tyre janë të shpejta, akrobatike. Çështja e tyre mbetet e pazgjidhur edhe me kryengritjen. Por një dashuri triumfon dhe një bashkëjetesë familjare e me leverdi vazhdon. Në një element modestie të qasjeve ndaj skenës teatri metropol thuajse gjithnjë ja del të krijojë një atmosferë pozitive në shfaqje dhe spektatori shpesh ndjehet i motivuar në pëlqim. Me qylaf e me një maskë vetulltrashë ustai djersin. Shpesh tablotë janë lënë përgjysëm dhe spektatori duhet të dyshojë nëse vërtetë e pëlqen këtë pjesë, por kjo pantonimë e gjatë, kjo larmi, e thjeshtësi, rrijnë mirë, sidomos përzier me ndjesinë që jemi në një eskursion nëpër dramën shqipe të mëhershme. Trupa është e kënaqur me punën e vet e kjo na shton simpati. Në pjesë të dytë. “Makaronat e shejtanit” të gjitha karakteristikat e tekstit të parë theksohen më tej. Komploti ëhtë edhe më naiv, personazhet përgjysmohen, gjatësia e shfaqjes. Dy shërbëtorë të mbetur pa ngrënë meqenëse pronari koprac ka shkuar në mal për dru e nuk ka lënë fjalë nëse duhet gatuar e ngrënë gjë apo jo, të nxitur prej një personazhi të tretë gatuajnë makarona. Vjen për mik një ushtar që sheh gjithçka dhe kur kthehet pronari i uritur e shërbëtorët fshehin gjurmët e tyre i zbulon ushqimet e fshehura, por si të jenë rezultat i magjisë së tij. Si të jetë ai një mik i djallit. Subjekti i dramës është marrë nga një përrallë e nuk është shpënë më tutje. E në fakt gjithandej ndjehet thjeshtësia e qasjes. I udhëhequr nga gugatejt e një dy tre vjeçari që mamaja e përfshiu ndër spektatorë e që u shkri së qeshuri me lojën e aktorëve në minuta të para i gjithë publiku u kënaq me aktorët që hanin makarona dhe plot energji dramatizonin përrallën. Rexhina Mollaymeri është marrë me përgatitjen e shfaqjes. Merita e saj qëndron në mos ngarkimin e shfaqjes me kushedi ç’pretendime. Metropoli duhet të na ofrojë ca më shumë kontekst për autorët e ndoshta për pozicionin e tyre në tërësinë e dramave të këaj periudhe. Ndonjë fjalë a bisedë kompetentësh duhet ta paraprijë shfaqjen me ngjyra e ngjarje të kohës. Dantoni. Vrasja e Dantonit. Teatri i Shkupit nën regji të Dino Mustafiç. Në të mbramen natë të festivalit mbarë kombëtar të teatrit 2018. Megjithëse në kushte të shtyrjes së përgjithshme mes karakteresh mbrëmja është gati miqësore. Në sallën që kemi thënë shfaqja e asaj skene ashtu nuk më duket keq, me pjerrësinë e madhe. Falë një situate që u nis e pakëndshme ne përfundojmë në një mes gjeometrik të sallës. Dhe sërish dëshiroj që nja dy kolona karrike të mesit të zhvendosen diku ose të zëvendësohen disi me vende të tjera nëpër sallë. Skena ka gjerësi plot dhe ka një hyrje ansore të gjerë ku mund të rrijnë me detyrim të gjithë studentët e fakultetit me detyrim. Një lëndë. Semestrale. Festival mbarë kombëtar teatri. Për studentët e dramaturgjisë aktrimit, regjisë dhe vizatimit. Një ndodhi shoqërore, artistike, sipërmarrëse, menaxheriale, shtetëror. Dantoni. Dantoni dikur e la terrorin e revolucionit mbasi kishte qenë ndër revolucionarët që i pari kish shpënë në gijotinë njërin prej Luigjve. Të parin mbret që arrin të tillë egzekutim. Pas ndonjë Xhorxhi që vrau Kromëelli. Por kurrë si revolucioni francez. Dantoni agjitator luftarak i bindi njerëzit nëpër Bastija e ksisoj gjërash dhe me një akt dhune të shpejtë e mbarë popullor vjen e përfundon edhe vetë në gijotinë sepse përfshihet disi në keqqeverisje dhe zhytje nëpër luks vetjak. Robesperi i pashpirt që e mbajti gijotinën e revolucionit të gjallë deri sa futi edhe kokën e vet aty, fut në fillim Dantonin. Pjesa e këtij gjermanit tani tregon pak se si ndodhin gjërat. Në fillim Dantoni që me miq që thojnë se jeta duhet shijuar. Pastaj Robespieri që thotë se faji nuk mund të lihet pa ndëshkuar se ne e kemi vendosur tashmë. Virtyti. Lajmës çojnë e marrin vendimet e autoriteteve. Gijotina kumbon anembanë, por Dantoni thotë se gjithë këto vrasje nuk kanë më kuptim. Dy grupe dominuese avancojnë mendimin e vet. Dantonin e ftojnë miqtë e tij të veprojë e të luftojë armiqtë, po ai nguron të bëhet egzekutues i revolucionit që më së shumti se të gjitha e vlerëson. Por një komitet vepron, një komitet që ai e ka kryesuar dikur. Ai mbrohet para publikut të pakët, por i hiqet fjala e një grup gjykatësish e gjykojnë fajtor dhe egzekutohet. Për një komplot arratisje me dëshmi të rreme prej një miku, ai përfundon në gijotinë me procedurë të përshpejtuar. Buhneri ka bërë diçka të tillë. Kjo shfaqje e fundit e festivalit që thamë pati si regjizor Dino Mustafiç dhe për protagonistë aktorë Refet Abazi si Dantoni dhe pastaj Luran Ahmeti si Robespieri. 27 piktura koreografiko pozicionale dhe 12 këngë. Tre frengjisht dhe të tjerat anglisht ndonjë italisht, sllavisht dhe internacionalisht. Recitime të gjata e të mbytura Me patos. Si fjalime rakie disi hipokrite nw tavolina shoqwrishw qw po prishen. Mbi një si urë të gjatë të lëvizshme që mbështetej në mes mbi një këmbë drejtkëndore me katër rrota që rrotullohen e bllokohen. 6-7 metra. Nuk e di. Veç zotërinjve Abazi dhe Ahmeti askush tjetër nuk u shqua fort në fjalën e vet. Edhe këta jashtë kontekstualë. Në skenën e parë Dantoni pret lakër me një hanxhar mbi këtë urën që ju thashë. Dantoni, Ministri i Drejtësisë i Revolucionit. I gjithë revolucioni. Dantoni-Abazi me një hanxhar të madh i hyn një lakre dhe e pret me një farë shkathtësie. Dhe një grup prej dymbëdhjetë e trembëdhjetë të rinjsh recitojnë ankesa qytetare për keqqeverisje, për probleme herë të ditëve të sotme ndoshta në Republikën e Maqedonisë të Veriut të Lindjes dhe më pak Jugperëndimit, e herë të Dantonit francez e shokëve të tij gjithashtu francezë që bënë ç’ish e nevojshme sipas mendimit të tyre. Një çupë me seksualitet të amplifikuar bën dashnoren. Ai flet për kurva. Ai flet shumë keq. Na nxorri bythën, kot fare. Gishtin e ngriti për të na fyer në një inflacionin gjeneral familjariteti. Dantoni i bukofskizuar gjer tej. Ai lëviz keq. Në vend që të synojë 34 vitet e Dantonit zoti Abazi thekson të vetat. Ka një si tik gjyktyrët i mban të shtrembëruara. Hedonizmi i tij është disi akut. Epshi i tij banal. Humori i tij banal. Kur flet për politikë nuk ka mbetur veçse një pijanec i çorganizuar që mbllaçit citatet e veta. Çuditesh pse i janë besnikë çunat e revolucionit. Dantoni drita e syve tanë, burri që kur u bë kartë e të drejtave të njeriut ish aty me dalldi në sy dhe fuqi të pamatë, kur arrin një moshë më të shtyrë nga e veta, falë rimishërimit të zotit Abazi, nuk është veçse një pijanik. Harraq e hutaq me një dashnore që mund ta etiketojë edhe kurvë e që i vihen njëri tjetrit me pasion e puthje. Me streçe të zeza si prej lëkure. Mbuluar me flamur francez ndërsa i vrapon lozonjare Dantonit të zvarrepsur me mani dhe ves. Vdekja e tij më së pakti na dhemb. Çmitizim i çdo heroi? Përdhosje e çdo heroi? artisti e bën heroi pas masës sonë? Robespieri i Ahmetit është një njeri korrekt por epizodik. Jam dakort ka ndonjë fjalë që shkon përtej dhe na arrin si diskurs, por tashmë vëmendja jonë është mprehur për larmi skenike. Për shkak të përfshirjes së pakët në kontekste narracionacionale skenat e fundit të pjesës ishin të lodhshme. Ne që na duhet të koordinojmë përkujdesje ekstra do preferonim që të kishte njëfarë korrespondence mes informacioneve nëpër letra me realitetet. Dy orë, po e vrasin tani, po e vrasin pastaj. Ato kno nji kangë e kno nji tjetër. Fillun të flasin si shumë. Ata kishin qenë aty nëpër skenë duke u hedh poshtë e përpjetë. Duke lyp bukw, duke u grindur, duke luajtur basketboll. Edhe dantoni liujti basketboll. Edhe kur egzekutoheshin andej nga fundi pas urësh këta cunat basketboll luanin. Gjuajtje të lira simulonin. Po pastaj nga fundi fituan një personazh. Edhe kishin emra. Shfaqja nuk kishte shumë nga madhështia e revolucionit. Dakort teatri duhet të trasferojë diçka nga diku diku tjetër për të qenë, por pse kjo këtu? Nevoja për të pasur 20 e kusur aktorë, në këtë shfaqje, ka sjellë angazhimin e plot të rinjve, që i sjellin shfaqjes një fllad amatorizmi. Teksti është zëpakët. Peshë e pakët gjithandej. I gjithë tensioni dramatik në mimikën e dy personazheve kurse 20 të tjerë luajnë me top, këndojnë, shtyhen, luajnë teatër dhe hedhin valle dhe recitojnë. Në skenë është edhe një djalë që i bie xhezit dhe është dixhej dhe këngëtar dhe ndihmës aktor. Dakort pjesa ka masa të mëdha dhe një qasje bashkëkohore. Ka kërcim, ka muzikë, angazhim politik e qytetar, por të tillë egzekutim nuk ja urojmë as egzekutivit. Dritat nuk janë kushedi çfarë. Lëvizja nëpër skenë e vakët. Energjia e mangët. Përfshirja grupore. Emocioni i përgjithshëm mesatar. marrëdhënia e pjesës me shfaqjen e dobët dhe hedhja në bashkëkohësi e dobët. E kemi parë. Çuditërisht shfaqja fitoi çmimin e shfaqjes më të mirë të festivalit. Një vendim që nuk e përkrah. Kosovarët me Kaligulën në këto boshte koordinimi të vlerësimit të shfaqjeve kishin një nivel shtatë herë më të realizuar e të aftë për të befasuar e përfshirë. Edhe shfaqja e teatrit kombëtar të Tiranës, Tag, dorën në zemër ishte një englendisje shumë më e vlerësueshme. Unë festivalin nuk e ndoqa dot siç desha, edhe për shkak të vjeshtës dhe duarve të saj plot me bollëqe, prandaj nuk di të hyj në vlerësim të vlerësimeve por në këto tre a katër pjesë që kam parë kjo vepër nuk ish më e mira. Gjithsesi nuk jam kundër. U inkurajofshin të inkurajushmit. Po edhe të vlerësushmit disi, u vlerësofshin disi. Individualitete të gjithë botës shpërndahuni! |
Categories
All
Archives
November 2023
|