Meqenëse me demokratët jam marrë ca më herët dhe vazhdoj t’i qëndroj mendimit se Partia Demokratike do të arrijë një tjetër çarje, që të paktën deri legjislaturën e ardhshme do ta mbajë me entuziazmin e fillimeve të reja plot anëtarë e ndoshta do të nxisë një nivel më të lartë mobilizimi ndër të djathtë, e pastaj koalicione majtas e djathtas që ndjellin çarje kudo e ne arrijmë në nivelin e radhës në lojën për emancipim e kultivim shoqëror. Si dhe populizëm të iluminuar. Siç edhe mund të jetë një dështim vetmitar.
Kështu që kthehemi tek lajmet që nuk kanë të bëjnë me demokratët, pasi ato janë plot. Për fat të keq shqiptarët duket se jetojnë në njëfarë izolacionizmi si ai që ëndërronin amerikanët para Luftës së Dytë Botërore, apo asaj të britanikëve para të parës (por që u përfshinë domethënshëm të dy në të dyja.) Debati mediatik shqiptar është thellësisht i angazhuar me politikën e brendshme. Festa kombëtare, bashkimi jo bashkimi, krimi, krimi psikopatik, krimi i organizuar, krimi elektoral, krimi i moskallzim-veprimit
Në vetë të parë për vete, me njëfarë reflektimi arketipal të sinqertë, na kujtohet se kemi rrezikuar të jemi periferikë apo më shkoqur, një kusur në ndërveprimin gjeopolitik, me luftë dhe me më pak luftë.
Përmbajtja e dyndjes sllave kishte qenë gjithnjë e vështirë, osmanët qenë ndëshkim dhe një mundësi për t’u emigruar kombëtarisht, ndërkohë Gjyshi ynë nga Bashkimi Europian, burri i Europës që një herë e kish rrëmbyer Zeusi si buall, dhe pastaj ishte kthyer te Hera për ta mohuar. (Largësia e madhe e grekëve është për t’u vënë re. Greqia nuk ka ngutur të dënojë këngën e grupit të Elbasanit me bashkim kombëtar, megjithëse ambasada greke shprehu pakënaqësinë me ekspozitën për prejardhjen tonë të lavdishme në rrethimin e presidencës nga ana e jashtme, por duket se një diskutim fare periferik, një përgjigje në apel. Ata edhe në çështje të integrimit nuk janë fare kundër, dhe normalisht nuk kanë fare pse të jenë). Greku, është në grindje e sipër me turqit, por janë edhe italianët, gjermanët dhe francezët, anglezët dhe hollandezët, por mbi të gjithë janë kinezët dhe në fakt janë serbët, megjithëse jo.
Mbi të gjitha këto kohë vëmendja jonë për çështje të jashtme orientohet më parë nga të gjithë prej vëllezërve tanë nga Kosova, (në një non-sens konceptual fisnor ata janë edhe vëllëzërit e një djalit të tezes që jeton në Berat ku e kishin internuar dhe më pas shkoi ushtar e u bë këpucar.)
Me Kosovën dy qeveritë u bënë bashkë në nëntorin e kuq të pavarësisë. Sapo qepën mirë e mirë buxhetet për vitin e ardhshëm këta shokë u bashkuan në një restorant peshku në rrethinat e Elbasanit, kthyer në kuvend kombëtar me harqe te trau që mban qiellin përjashta dhe shpallën programin trembëdhjetëpikësh e u nis krijimi i institucioneve të reja që do merren specifikisht me zhvillimet ndërvepruese e kjo ka domethënie.
Ndërkohë, serbi i Bosnjës, Dodik është zgjuar me pyetjen për vete “pse nuk kanë serbët ushtrinë e tyre të pavarur kur ata të gjithë mund të jenë ushtarë?” Pastaj me zë të lartë ka shtuar edhe do të numërojë deri në 333 milion dhe do na thotë, po e thotë gjithandej.
Ndërkohë që Vuçiç harxhon para për armatime. Ndërsa ka edhe anngazhim për një hapje të ballkanit
Serbët ende luajnë vetëm me të dyja portat në një fushë futbolli ku pritet të zbresin së shpejti rusët dhe amerikanët. Amerikanët kanë pasur si bazë të vetën grekët, por ata u përfshinë me Europianët dhe u harruan në majtizma të internacionalizmës hipernacionaliste dhe Kosova e Shqipëria e hapën zemrën e çarë.
Dukja është se, amerikanët e kanë njëfarë interesi për të ndenjur këndej e me rrit pak ndikimin, por nga ana tjetër amerikanët në të tilla raste pëlqejnë Paqësorin dhe po mbështesin Australianët dhe gjithë rezistencën kundër kinezëve në po atë det ku Koreanët e veriut hedhin raketa për të trembur vëllezërit japonezë.
Është edhe NATO. Po flet NATO.
Ndërkohë francezët po armatosin grekët. Turqit promovuan një dron pararojë, pastaj kriza financiare andej e këndej. Kinezët patën një tronditje me një kompani të stërmadhe imobiliare, kurse truqit janë duke pësuar një zhvlerësim të parasë që vet, një zhvlerësim që lira e njeh herë pas here e që shton zero pa kuptim nëpër kartmonedha. Revolucioni teknologjik në energjitikë
Ndërkohë vazhdon Covidi 2, dhe prespektiva e integrimit është më afër se kurrë.
Ndërkohë aksident automobilistik në Bullgari me dyzet e kusur të vdekur, në autostradën që i sillte prej Stambolli, të gjithë shqiptarë prej Maqedonisë së Veriut, 240 e kusur agjentë e dimplomatë amerikanë janë të helmuar deri në përkeqësim të shëndetit dhe rusët thanë nuk jemi ne, po ky i CIA-s kishte thënë ashtu, jua tregojmë ne ju. Ndërkohë në kufirin me Ukrainën instalohet ushtria ruse, kurse në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë europiane si projekt pilot nga specialisti i operacioneve sekrete, Oleg Olegovic, kemi një dyndje të kufirit prej pak mijëra refugjatëve arabo-turkic nga Afrika.
Edhe ne jemi në pritje të një vërshimi nga popuj miq të jugut e lindjes rruzullore.