Në Teatër Kombëtar, me regji nga Elma Doresi e tekst nga Ferdinand Hysi, po shfaqet pjesa me titullin “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”. Shfaqja na tregon për një situatë tip në një institucion të kërkimit shkencor, ose shoqërinë tonë, në vendin tonë.
Por, në fillim një varrim. Me këngë vaji. Edhe tregojnë që kish vdekur shefi i institucionit dhe po vjen tjetri. Me një fjalim për të ardhmen nëpër këngë. Unë do të jem ndryshe thotë i riu. Sapo mbërrin në zyrë shefi nis e flet me fantazmën e ishshefit, i cili i shfaqet vetëm atij edhe ne. Mbijeto sa mundesh duke fajsuar paraardhsin, pastaj duke fajësuar veten dhe pastaj largohu. Pastaj tre punonjës, si një trio nga ato të festivaleve që i rrijnë pas këngëtarit dhe theksojnë tingujt që kanë nevojë. Një femër e pastaj dy meshkuj. Ajo dy herë insinuon seks oral në karrike për shokun shef, me lëvizje skenike. Megjithëse në fakt po mblidhte letrat që kishin rënë aty. Por gjithsesi e joshte shefin me paturpsi të qartë dhe qendërsynuese në disa skena. Punonjësi tjetër një servil spiun që i di të gjitha në dosje. Dhe i fundit, i brendshëm në kolektiv është një i paaftë për të artikuluar qartë, që në fakt, dikur doli nga personazhi e na foli artikuar mirë, e na tha që në fakt bëhet fjalë për të gjithë ne. Është dhe një pastiçier, që paguan paratë dhe ofron gruan, për detyrën e zëvendësit të shefit. Në fakt shefi ynë nuk është një mbret. Ai është një shef i institucionit kërkimor shkencor që detyrohet të pranojë, nën mësimet e fantazmës ishshef, ndikimet e shokut Fani, një milioner fuqiplotë që i gjen një punë të mirë burrit të dashnores (pastiçierit), si me thanë. Konkursi për zëvendësshefin është beteja ku vendoset një pjesë e madhe e lëndës së shfaqjes. Askush nuk ndjehet i sigurtë. Dhe të gjithë janë aty për të siguruar veten dhe për të ëndërruar vendin e zëvendësshefit. Por aty vjen edhe gruaja e shefit të ri. Ndërkohë që vajza e shefit të ri ka gjasa që bën atë gjënë me djalin e shefit që vdiq. Dhe fantazma e shefit akoma i gëzohet prekjeve ose vuan prej tyre si dhe sukseseve të djalit ndërkohë që fton edhe shefin e ri ti gëzohet qejfeve të jetës. Dhe të presë të keqen kur të vijë. Një shef i vogël i një institucioni kërkimor shkencor ka fatin që historia e vet ti ngatërrohet me atë të një mbreti prej përkitjes nëpër ndodhi e personazhe tip. Kjo ne na acaron. Po në fakt mund të jetë edhe një mbret. Po ta mendosh mirë. Sokol Angjeli flet herë me fantazmën e herë me të tjerët e ngatërrohet dhe fap ca humor. Shumë dakort. Edhe dëshirë edhe përmbajtje, shumë dakort. Me zotin Bujar Asqeriu në rolin e një fantazme që disa herë përdori pantomimën. Pëlqyeshëm i shlirët. Me sekretaren që veç shefit e arrin edhe mënga e gjatë e pastiçierit interpretuar nga Gladiola Harizi që është aty për veprim skenik paksa seksual, por edhe pak servil edhe i dëshpëruar. Edhe Dritan Boriçi edhe Klodi Hoxha janë aty me ngjyrime të ngjashme. Zoti Hoxha interpretoi me reportor të përgjysmuar tingujsh, duke siguruar një pjesë të mirë të argëtimit për spektatorin, ndërsa Devis Muka ishte pastiçeri. Aty pranë edhe Klea Huta me një minifund e me një këmbëngulje të madhe dhe lehtësi. Me gjuhë të shtuar trupore. Me lëkundje të mëdha, me, me hepime, a si i thojnë. Me minifund dhe flokë që shkojnë përtej. Një bashkëshorte pak tirane e grykëse e pak xheloze nga Rajmonda Bulku. Që të gjithë aktorët janë të përkushtuar e brenda personazhit. Dy orë e një cerek. Në shfaqje. Me dritë të vrarë nëpër skenë. Gjithçka në grotesken bufonike, kllouneore. Gjithçka e qartë në kostumin që kjo femra e ka gjithë vrima e rrotullime, që gjithashtu karakterizohen nga vrima në copë të kuqe flakë. Edhe mbi kokë ka një si vrimë të gjatë. Ajo e përdor seksin për arritje të vëmendjes. Edhe të tjerët në veshje simbolike. Njëri e ka veshjen e sipërme të verdhë. Tjetri jeshile. Shefi i ri ka të purpurt e zëvendëszhefi gjithashtu i ka mëngët me të purpurtën peradorake përfshirë nëpër të. Nuk e di nëse kjo është ngjyra vjollcë e socialistëve ramaan, por ndonjë lidhje do të ketë. Zëvendësishefit të ri krahët i zgjaten prej kostumit me një shtesë sërish vjollcë. Që në fillim, me atë varrimin koral, pjesa na risolli në familjaritetin e dramës shqipe apo skenikes shqipe, me letrën për të na treguar se nga do rrjedhë ngjarja, plotësuar edhe me daljen në skenë të fantazmës së ish-shefit, i jepet fund pritshmërive të mëtejshme për zhvillime, konsumohen gjithë rezervat e kërshërisë për kulmime dhe gjithë barra mbetet për tu mbajtur prej dialogut dhe veprimit, që në fakt nuk kishin shumë shanse për t’ja dalë duke pasur në konsideratë familjaritetin tonë me tematikën, me qasjen. Aktorët janë të ngecur nëpër personazhe si në kallëpe druri që nuk lejojnë shumë. Pjesa ka gjasa të jetë në një masë të madhe pasqyrë e realitetit për llojin e caktuar të marrëdhënies në Shqipërinë e sotme, por aftësia e saj për të depërtuar tek spektatori nuk është e madhe, sepse personazhet janë produkti i një përfytyrimi kolektiv, i një komentimi kolektiv, i një gjykimi kolektiv. Përkitmëria e tepërt me publikun dihet që nuk ka leverdi. Një dritë kaq e keqe për seksin e gjorë. Dhe për njeriun padyshim. Për femrën. Dhe ti dhe ti. Për ne. Njeriu vetëm në një marrëdhënie. Në marrëdhënien e punës. I zhveshur nga gjithçka tjetër. Pa vazhdimësi paraprirëse apo vazhduese për personazhet. Njeriu në punë. Servili. Kokulur dhe dinak. I shfrytëzueshëm. Skandalozja, flagrantja, të normalizuara edhe për skenë. Të rinormalizuara. Realizimi popullor, sërish? Një si ato hartat e metrosë nëpër qytetet e mëdha. Linja e purpurt çon atje e këtu, e kuqja dihet, e verdha, e gjelbra. Zoti Hysi nuk ka gërmuar shumë për të nxjerrë lëndën e vet, dhe zonja Doresi nuk ka hezituar të theksojë konturet tashmë qartësisht të dukshme të skicës. Gjithsesi, ftojmë autoritetet të mbajnë shënim denoncimin e zotit Hysi. Sidomos Akademinë e Shkencave, apo kush merret me këto institucionet e kërkimit shkencor?
0 Comments
Zhvillime politike në mes të sezonit?
Për njerëz që politika u pëlqen kryesisht brenda partiake, si puna ime, vetëm tani ka pak interes. Në dy fjalë për metodologjinë e shkrimit duhet të them se unë e konsideroj veten si mbledhës i tingujve më të fundit që depërtojnë guvën e thellë. Ca si dridhje të gjata bashtingëlloresh që kanë humbur mesazhet për të cilat u krijuan. Unë mendoj se ato mund të jenë me interes. Në njëfarë lloj recete për përgatitje etydesh letraro politike ofrohet: ‘politika shqiptare në errësirë.’ Në vitin, e thellë e të harruar, të kaluar. Si fillim, përshëndesim vllezërit nga Kosova. Dhe më afër oxhakut, thojnë zgjedhjet e fundit, duhet me u ul shoku Albin, si kryetar i i Vetvendosjes, lëvizjes me ma së shumti vota e për ma tepër me zhvillime brenda partiake. Këtu, ca heronj që jo shumë më herët, bashkë me njëri tjetrin bllokuan kuvendimin nëpër parlament me lotsjellës, gjuajtën me antitank, e mbajnë një lëvizje që si rrallë kush ka të rinjë të përkushtuar që nuk druhen të bëhen dëshmorë e që me vetdije i kundërvihen dhunës së legjitimuar e me siguri edhe të palegjitimuar. Por, kandidat-martirët lejnë grupin, për dominancë të tepërt të komandantit fuqiplotë, që e mbush kupën e nektarit direkt e te masa. Një tentativë për marrje të lidershipit, në kushtet e pabarazisë përmasore prej individësh që shpresonin të bënin një grup e që si grup të peshonin diçka diku. Por shiko pak si rrodhi ngjarja: Një drejtuese e lartë e fort domethënëse e Vetvendosjes me emrin Aida Dërguti, një e përkushtuar prej shumë kohësh, në një komunikim intim shfaq mospëlqim, ma së paku, për liderin e partisë. I tha ‘mut’ shokut Albin, në një mesazh që paskësh qenë për një rreth njerëzish që ajo ndoshta nuk e dinte që e merrte mesazhin. Dhe pastaj në vend që të izolohet shoqja e të ftohet në autokritikë, një grup ekzpozohet aty edhe thojnë: ne po ikim fare. Kryetar, nënkryetar, sekretari i përgjitshëm a organizativ, deputetë e figura publike tërhiqen prej funksioneve në organizatën vetvendosje. Natyrshëm pritej që radikaliteti i përcjellë kahmoti nga këta shokë do të shoqërohej me një këmbëngulje më të madhe, se luftëtarë të ngjashëm, për bindje të vetat, do ta kishin ftuar për darkë Albinin dhe do ta kishin gjuajtur si të ishte ndonjë albino i Afrikës që ka humbur rrugën në një lagje të keqe nëpër Tanzaninë[1] e largët, por jo. Grupi që mori pjesë në formatimin e organizatës u ndje jashtëzakonisht i fyer prej gjuhës vulgare dhe ofensive prej individësh që aderojnë në lëvizje dhe ndoshta i interpretojnë shenjat me zell të tepërt. Presioni publik brenda organizatës, kryesisht në facebook, i lëndoi këta shpirtra të çiltër dhe ikën. Një parti aktivistësh që zgjedhjet e fundit kishte çel portat për lloj lloj t’kultìvumi vetëm e vetëm me kuru imazhin e vet qeverisës, humbet gjithë lidershipin në fillim të legjislaturës? Në një kohë që një parti alternative nuk është fort shpresëdhënëse dhe kur nga leverdia politike e donte që kryetari ti kishte kalu nja dy tre muaj rehat në një qeli me nxemje, ku me lexu ndonjë libër e mbledh simpati për partinë që ti ketë për zgjedhjet e ardhshme, mëtonjësit shthuren. Në vend se me u mshehë dikah e me negociu pamundësimin e pjesmarrjes së shokut Albin në zgjedhjet e ardhshme të partisë, e me i shkaktuar dëme të karakterit aparatçik, na dalin e ekspozohen kot e m’kot nëpër natë me fjalën mut pa një lider, pa një mut, me shoqen Dërguti që dënonte veten nëpër ndonjë lot për pakujdesinë. Domosdo që baza i hodhi përtokë. Ca, me siguri që pyesin se ku e gjen gjithë këtë fat shoku Albin? Kushedi? Vetvendosja përmes pavarësisë në funksionim të njësive të vogla organizative që u mjafton një lider as nuk e rrujti fare për një tërmet organizativo-institucional, por zëvendësimi i rradhëve të lidershipit do të jetë një sfidë eksituese. Kryetari i ri Kurti do duhet të zëvendësojë aq rradhë në lidershipin e partisë sa nuk kanë as vreshtat e Rahovecit. Megjithëse po flisnim për decentralizm atje te njësitë e vogla, qendra më shumë se kurrë ka vëmendjen e bazës. Të gjithë janë me sy nga lidershipi i ri dhe kjo e rrit vulnerabilitetin. Partia po ndryshon strukturë e natyrë. Nëse ndiqet me vëmendje disi tendencioze videoja e leximit të letrës së Albinit në mbledhjen e kryesisë mund të vihet re që masa e partisë mund të çohet lehtësisht në hutim, (gëzimi për faljen e shoqes Dërguti për shembull ishte tregues i humoreve fillhumbura brenda kryesisë, megjithëse nëpër ezofagjet e fryra kalonte plot ajër për thirrjet “Albin Albin.”) Kjo ka rrezikun ta uli fortësinë e ndjenjës, megjithëse jo domosdoshmërishtë. Le ti zgjedhi vetë baza! Po kë?! Apo nuk është aq e rëndësishme. Këto muhabetet me shokun Shpend, që domosdo e pëlqen fluturimin tregojnë se situata nuk është fort optimiste. Zoti Kurti si zakonisht ka përqark (a) teorikët e përzier me dinakë lozonjarë, (l) zelltarët fort energjikë që nuk e ndajnë mirë atdheun nga vetja, dhe (r) ambicjozët popullorë të nënpërgatitur në tekniko-teorikishten e lashtë dhe (B) njerëzit e aftë e të ndershëm. Duhet patjetër të zgjidhen këta të fundit! Të aftët e të ndershmit e tjerë nuk e marrin përsipër të udhëheqin. Por e mira e do, të shtohet nga një masë edhe prej të tjerëve gjithashtu. Po baza e di vetë. Prej zotit Kurti ëndërrojmë të nxjerrim një diktator. Një njeri që e kap shoqërinë prej rreckash dhe e shtyn forcë andej ka shpresohet të jetë përpara. Ramushi ndërkohë po bëhet probatin me 742 konaqe nga ma të parat në gjithë Kosovën, kurse Hashimi nëpër botë përpiqet me qitë diçka për vete e për miqësinë. Kurse LDK ka kryetarin e me grip. Si zakonisht. Por ngjarjet e vërteta ndodhin në mëmëdhen e afërt fare. Duke mbetur gjithnjë në brendapartiaken e dashur, ku është e vetmja mundësi që të të gjejmë pak intrigë në këtë bajatí të ushtrimit të pushtetit kur je objekt (dhe pak subjekt) i ushtrimit të pushtetit, është hardhojmë sytë e të shikojmë në opozitë. Në thellësitë e shpellës bashtingëlloret dridhjemadhe të bashkuara nuk mund të na flasin veçse për opozitën që zëmekur ja rrit peshën heshtjes së vet. Lulzim Basha nuk ka asgjë ku të kapet për të pluskuar dhe reforma në drejtësi duket se mund të ngecë edhe pa të, megjithëse ai nuk ka pse mos kontribuojë. Megjithëse filxhani sheh leverdi të papritura dhe diçka mund të përmbahet. Ai e di.Në rinovim të lidershipit ai zgjodhi shumë ndryshim dhe pak kompromise me të dyshuarit për besnikë të tjetërkahut. Dhe domosdo i shtoi kostot për forcën politike ngordhalaqe që ish Partia Demokratike pas tërqjes së liderit Berishian, Sali Berishës, dhe zëvendësimit me shokun Basha që megjithëse ishte hisedar dinjitoz nuk mund ta pretendonte shumë seriozisht fronin ku qëndronte e qëndron deri sot. Por ai tani është dikush. Basha bën pazar po ja desh nevoja, po ky Rama paska qenë armik. Si mor u lika opozita me vujt kaq keq për një copë lider? Shpresojmë që mos zbulohet se Rama ka ndonjë dobësi për Berishën. Berisha doli prej thellësisë e tha se protestat e së shtunës do ti vejnë dërrmën këtij pushteti thëllësisht të inkriminuar dhe grykës që aman aman. Bashkë me LSI-në, që vepron në diktatin e organizatores së përgjithshme, e të specializuar për njësi më pak të përgjithshme, zonjës Monika Kryemadhi, PD-ja ka për ta dridh të voglin në bark të nanës, të shtunën, që në mëngjes. Kaq herët në legjislaturë, prap, nuk na pëlqen, por edhe pak kohë duhet. Pa një lider u mor vesh që nuk bëhet kjo punë. Më mirë një lider pa parti se një parti pa Lider. Po ku ta gjejmë. E kuptove mor zoti Berisha që Argita Berisha duhet të kishte qenë nënkryetare e njësisë numër katër, Durrësit, Tiranës, dhe e gjithë Shqipërisë, që me kohë, dhe kur të ishte vakti, i gjthë polemi t’ja brohoriste emrin. Pse kot e kishin ata grekët nga tre katër breza kryetar partie? U bane ti, tropojan, me lanë sarajet ndër jabanxhij? Shiko ku na çoi. Të kishte fut Argitën në parti, Berisha nuk kishte pas as nevojë me vjedh aq shumë. Dhe detyrën e kishte ba ma me qejf. Na mori në qafë të gjithëve me këtë modesti e komplekse. Ku ta gjeshim ne një gocë si Argita, që është edhe goca e tij mbi të gjitha? Imagjino ti tani. Mediu, ka dyshime për koalicionin, Dule nuk ka thënë ndonjë gjë. Çamt u bënë prap çamë. Çunat e Mamurrsit, që kishte Berisha për të marrë qeverinë shpejt e shpejt po ti tekej, kanë zbrit vetë në Pazar që dy zgjedhje përpara, megjithëse ndonjë petrit mund të ketë mbetur. LSI, radikali i diskretituar me ëndrra gjalla për llokma pushteti shtrohet në sofrën e koalicionit gati me forcë, pa u mbush akoma viti nga zgjedhjet e fundit. Dhe duket se nga këto pozita rikthimi në qeverisje është largët dhe nuk jep njeri veresi. Si zakonisht. Ndërkohë protesta e shtunës na duhet nevrastenike. Shumë nevrastenike. Po si? A do dali vetë Berisha në protestë? Shpresojmë që po. Edhe për Bashën po ashtu shpresojmë. Fjalimet e tyre me zjarr sikur na e freskojnë zjarrminë. Ndërkohë qeverisja dihet. Qeverisja na pëlqen gjithmonë. Reforma është ilaç. Në drejtësi pastaj!?. Me lloj lloj ambasadori nëpër të. Ekonomia avash avash, ajo dihet. Po edhe shpejt, ama. Pabarazia nuk ka pse adresohet këtë vit. Njëfarë ndryshimi mund të ndodhi diku. Turizmi mori një dorë. Bujqësia po bëhet gati për fazën e eksperimentimeve me karakter social, ndërkohë që ndryshime po synohen në arsim, sport. Qeverisja vendore e do ndonjë riparim të parë, se nuk lihen gjithë ai fshatar vetëm me komisarë televiziv, po edhe kjo punë pret. Ndonjë lek do rrëshkasi diku, se përndryshe reforma në drejtësi ëshë e pamëshirshme, po me karar. Ose edhe kur teprohet dihet që bëhet fjalë thjeshtë për gabim. Me grekun flitet në Korcë me ditë me rradhë, ministër me ministër. Kryeministri u taku edhe me serbët. U vra Oliver Ivanoviçi e një gomë makine nuk u dogj, askund. Dakort serbët ndër vete, po prap ca sinjale me tym ata duhet tja kishin nis qiellit, simbas rregullit Ata u tërhoqën prej negociatave në BE, dhe prap një gomë nuk e dogjën?! Po ja; janë marrë vesh njerëzit. Evropa më afër. Po s’na mori ne, qoftë edhe vetëm Serbët me marrë shumë mirë është. Ne presim. Rusit i thamë që nuk e ulim kokën, megjithëse i lamë kohë ta kthejnë kokën nga ana tjetër. [1] Albinot janë afrikanë që për shkak të mungesës së pigmentit në lëkurë kanë një pamje kaq të ndryshme sa kanë nxitur fantazitë e bashkëqyetarëve që i shohin të ndjellës fatkeqësishë, ndaj i shpesh i rrëmbejnë dhe i coptojnë, sepse në copa të vogla ndjellin fatin e mirë, dhe shamanët i përdorin për ilaç. Rojat e Taxhit” nga Rajiv Joseph me regji prej Altin Bashës, mbërrin me shfaqjen e vet të fundit një natë para fillimit të vitit të ri 2018 në sallën e kurorëzuar së fundi me emrin fatmir, ”Moljer”, të TKE-së. Në këtë natë e kishin lanë me e pa pjesën gjithë ai milet. Ndër ta edhe unë. Një aksident, se unë, si të gjithë mo.
Nata ku zhvillohen ngjarjet është e fundit e njëzet vjetëve që u deshën për ndërtimin e ndërtesës së Taxh Mahalit, njërës prej shtatë a tetë mrekullive të botës për kohën e vet dhe shumë më vonë. Dy roja të ngrehinës së madhërishme të Taxhit, që ishte varri i së shoqes së Shahut, vijnë aty, të dy janë fort të lidhur me atë që janë, me të kaluarën e vet, me shahun, me hierarkinë dhe shohin ëndrra ushtarësh si të qenët roja haremi pranë shahut të madh. Gjithçka nëpër një ceremonial grotesk që ndjekin dy ushtarët. Njëri më rinor e i shpallur e tjetri më i ndrydhur e detyrues. Dhe njëzet mijë ndërtuesit e mrekullisë, dhe një arkitekt i mrekullueshëm ndër ta, pasi përfunduan punën u morën dhe ja prenë duart, që kurrë më mos ndërtohej një gjë kaq e bukur. Një praktikë jo e padëgjuar prej historisë së njeriut në marrëdhënie me të bukurën.Ne duhet ta kishim kuptuar, kur papritur këta presin njëzet mijë duar. Ne njihemi me urdhrin paraprakisht, por prap ekzekutimi na befason.40 mijë krahë u prenë mu në mes të parakrahut. Dhe cungjet u përzhitën me zjarr që të mbijetohej. Dhe dy tre ditët kur kaluan nëpër këtë eksperiencë dy ushtarët tanë janë hapsira kohore e ngjarjes. E lujti mendësh ekzekutori. Njërit nuk i punonin krahët nga të prerët e tjetrit ju verbuan sytë nga dritët e zjarrit me të cilin përzhiste krahët e prerë. Një qamet. Disa dhjetra duar të derdhura në gomë, dergjeshin gjithandej dhe lëvizje skenike. Edhe skenën e pastrimit të skenës e kishte përdor për muhabet të trazuar si skenë e dytë. Dhe pastaj shpërblimi. Me podium. Dhe pastaj planifikimi i vrasjes së shahut të madh, prej ushtarit të dërrmuar nga pesha e fajit ndaj së shenjtës e jetës, që fatmirësisht përfundon vetëm me prerjen e duarve të ushtarit dhe një ëndërr të fundit si në dalldi prej rojes komandant e bir. Dhe ja ku fundi mbërriti. Por, në fakt, shfaqja jonë nis me shumë pak vonesë në një parodi për vonesën e shpesh hasur ndër spektatorin e vendit. Por vonesa e vërtetë ka qenë ajo e fort të dashurit Gazmend Gjoka, i cili për një kohë të gjatë i ka munguar skenës sonë, dhe Bashës, gjithashtu. Lulzim Zeqja, protagonisti tjetër i kësaj treshje që përcolli dridhje emocionale të shëndetshme, përzier me reflektim, jam dakort, por gjithsesi të shëndetshme. Që prej fillimit të shfaqjes na mbërriti më i frikshmi hero, besniku i liderit, që është gjithashtu biri i kryebesnikut të liderit. Një kamikaz i llastuar që i njihte zogjt. Paksa fëminor, epror naiv dhe fuqiplotë, bir e besnik e që vlerëson mirëqenien dhe sigurinë, por real, efikas. Duart e vetme që preu ishin të mikut të tij më të afërt. Të tjerat vetëm i përzhiti. Me monologun shfajsues të dalldisë së tij në mbyllje të pjesës nëpër hijet e zërat e një ngritje të madhe shpendësh prej baseni ujor, ai sërish ngrohu zemrat e sallës e na përcolli paqsor. Zeqja kishte një rol më të rëndë. Bashkëluftëtari vartës është po aq naiv dhe me ndërgjegje e dashuri për shokun, të bukurën, për të drejtën. Ai masturbon gjatë rojës me ëndrrat për harem. Por, gjithësesi, ushtar dhe prerësi i njëzet mijë palë duarve. Ai është ushtari xhelat. Ai është viktimë e ndërgjegjes së vet. Ai ngre i pari pikpyetjet për mjerimin e të gjymtuarve, ai flet për karrierën, për jetën, për zogjt. Ai ka impulsin. Ai është viktima e shokut që nuk mund të jetonte me kujtimin e dëshirës së shprehur prej tij për të vrarë shahun e madh. Edhe egërsia, edhe butësia, edhe thellësia e skenave shpesh janë tek ta. Edhe nënvetet e shumta që ishin mbledh në personazhe jo rrallë ishin meritë e tyre. Megjithëse, edhe shoku amerikan i kishte zgjedh lule më lule. Ndonji sheqerosje andej këndej e bën gjithsecili se do rendiment puna, por gjunah të qahemi. Ne për qejfin tonë i kishim thënë amerikanit po ku e gjete Shah Xhahanin, kte zotni burrë që ka ndërtu ma shumë se të gjithë nëpër gjithë atë zonë andej me e akuzu për këtë mizori, por nuk duket se mund të ketë ndonjëfarë leverdie prej atij muhabeti. Ky Basharti Bashës duket i shëndetshëm. me skenografi të projektuar e të thelluar. Me vendroje rrjete që nga lartë mund të ishin dru sandali që mbanin ndërtimin e ballkonit në trungun e trashë. Ngaqë isha në rradhë të parë u gëzova shumë që zbulova që rrjeta e teltë, që mbron qafën e i varet përkrenares nga pas ishte bërë prej kapse letrash. Meqë ky është shkrim i parë i vitit të ri e na duhet të bëjmë urime e lëvdojmë kë meriton me fjalë të mira. Edhe meqë është hera e parë që e praktikojmë urimin publik padyshim që na duhet ti lëvdojmë të gjithë ata që na bënë me teatër e përjetime të reja e të distiluara, e mundësi për tu shprehur për to, gjithashtu. Ata ma të mirët ma shumë. Edhe nuk janë hiç pak. |
Categories
All
Archives
November 2023
|