Kronikë e jetës politike në vend LDK-ja. LDK-ja po i bën bisht një aleance me Vetvendosjen, megjithëse një rënie e vazhdueshme e popullaritetit ja ka mpakur forcat dhe në mishmashin e ftohtë të atyre viseve veriore nëse nuk ka pushtet dhe rrezikon të mbesë largë tij për një kohë të gjatë ajo nuk ka më ç’flet. Si gjithë partitë e tjera fund-ja, por jo kur janë në pushtet. Se vetëm ideja e pushtetit që do vijë dikur e mban të mbështetur llojin e caktuar të aktivistit. Dhe LDK heziton? Ka njëfarë të drejte se, shtrirja e saj është e madhe dhe dikur ishte e vetmja pemë me liderin legjendar Rugovën që po i mbrohej një Bosnje tjetër me sa mundej, me miratim të heshtu. Ndërkohë që nuk kish shkolla. Shtëpi e ambjente private përdoreshin me guxim dhe ndonjëherë ndodhte e keqja. Por tani kjo është një histori e lashtë se erdhi lufta dhe kështu me radhë. Domethënia e atyre mendimeve dhe besimeve reciproke në një qasje gjithsesi patriotike dhe emancipuese mbeti një kujtim e plot burra që e kishin pa të keqen me syt e vet sikur u turbullun prap. Prandaj edhe prospekti i bashkëngjitjes me një forcë relativisht inovatore që ka besimin e një mase numerikisht në epërsi të popullatës nuk duket i keq. Pse vetvendosja ngjall këtë hezitim? Krijimi i aleancës me Vetvendosjen do ta kalonte LDK-në në një forcë të tretë që do të negocjojnë gjithmonë bashkë qeverisësin. E ku mund të gjeni ju një djalë më të mirë se Ramushi ynë për të negociuar një mbijetesë të rehatshme dhe me pak kokëcarje në jetën mondane të politikës? Diku rrotull ndoshta? Mos lëvizni shumë dhe do të jeni mirë. Karakteri i Vetvendosjes tani. Këtu proklamohet një theksim i karakterit kombëtar dhe bashkëpërkatësive më të gjera gjeografike. Por siç thojnë, diku andej nga po thonim,”duhen dy për tango” Në këtë kontekst në hesap politik, LDK-së nuk ka pse ti shqetësojë shumë ky qëndrim. Le të jetë ky një problem i gjithë shqiptarëve (se edhe kujt i intereson fundja. Evropi po na jep lekë me shku mirë me serbë e grekë e malazez që kemi qenë hasëm gjithmonë këto kohët e fundit, e jo më ndër vete. Shko mor mirë. Bashkëpuno ekonomikisht e kulturalisht me krah pune e gjithçka. Fodullëku është i tepërt) Ky karakteri, siç thojnë këta vetvendosësit, duhet reflektuar disi në negociata varësie ekonomike dhe simpati të mpakësueshme ndër evropianë. Përmenden rishqyrtimet e privatizimeve. Përmendet vendosja e kontrollit në veriun e Mitrovicës Anullime. (Shyqyr që jeni laik o zot i madh, se do na kishit qirë nënën (më fal për shprehjen.)) Por ky sic thamë le të mbesë totalisht problem i shqiptarëve të Shqipërisë e i serbëve, e europianëve e amerikanëve, pse duhet të merret LDK me këto muhabete që dihet se presin në çdo program qeverisës që ëndërron njëfarë jetëgjatësie? Se këta Nikaragua nuk do na bëjnë këtu, zot i madh. Edhe Vetvendosja kanë njëfarë nuri të vecantë tek ky muhabet. Fakti që ju mund të tërhiqeni në çdo moment është një lehti e madhe. Edhe amerikani ka për ta pa me sy të mirë. Një idealsit që duhet maturuar se ai është aty. Pakënaqësia është e madhe një shtresë e varfër e e vetëdijshme për vështirësitë që vazhdojnë. Karakteri populist i vetvendosjes (populist kuptuar si artikulues të një oferte sipas shijes së popullsisë, pa u shqetësuar shumë për sigurinë kritike që nevojitet) nuk mendoj se është shumë i zbulueshëm. Ngritur me një retorikë antikorrutive dhe besimi se me një organizim më të mirë do të mund të realizohet një prodhim më i lartë dhe sigurim më i mirë i shoqërisë për secilin. Ngritja e e vetvendosjesështë eshtë e shpejtë. Nga një ojq vullnetare të rinjë rreth një llideri. Të gatshëm për tu vra nëpër protesta me gurë siç edhe ka ndodhur me plumba. Por përkthimi i kësaj retorike në realitet shihet me dyshim. Kryeqyteti i qeverisur krenohet të ketë ofruar ushqim më të mirë për të gjithë fëmijët e pastaj të ketë përmirësuar edhe disa gjëra. Dhe popullsia ende nuk e ka harruar se ata gjatë përdorën gazin lotsjellës për të frenuar veprimtarinë e shumicës me koalicionin e gjerë. Por popullësia në një masë të papritur i mbështeti. Por fiks aq sa duhet. Populli ju besoi juve të LDK-së të mbikqyrni këtë rritje në skenën poitike të një grupimi disi të rrëmbyer e djaloshar, por gjithësesi me një dozë të bollshme idealizmi të sinqeritetizuar. Se ju edhe e prishni direkt koalicionin dhe djali jonë ma i miri, Ramushi ju pret në krahët e tij të hapur. Le ta lexojmë si një diskretitim të kësaj force politike mes dhëmbësh të inatosur, por pse mos ta ketë Kosova një uverturë indroktinimi ose poezi tjetër të trishtë që ta shkundi një herë për jake ruralin e kudogjendur kosovar për një periudhë vjeçare. Duke pasur gjithmonë parasysh se zgjedhjet e parakohshme nuk janë kurrë një dramë aq e madhe. Në periudhat e mungesës së qëndrueshmërisë politike krijimi i koalicioneve bëhet shumë i lëvizshëm. Nuk ka asgjë të keqe. Herët e para janë pak problem, por le të kujtojmë Italinë e bekuar që ja doli të kishte një numër të madh qeverishë në jo po aq shumë legjislatura. Krijon qeveri tjetër brenda së njëjtës legjisaturë, legjislatura mbetet llastik. Pse mos të ftoni në rradhët tuaj ata që i tremben shkundjes, e sot kush nuk i trembet? Evropiani do ketë ineteres se situata do jetë interesante. Rama pavarësisht se duket se ja vëjnë re njëfarë Problemi tjetër. Cfarë ëndrrash e programesh e projektesh politike sjell vetvendosja në bërje të qeverisjes? Si kudo në botë edhe në Kosovë ka një legjendë bollëku të vlefshëm. Fushëkosova një zemër e butë që i arrin gjithë vargmalet me miniera andej poshtë. Me një perspektivë përdorimi të një sasie të madhe qymyri, (që ne shpresojmë të mos përdoret, ose përdoret??) me minerale të tjera me bollëk dhe një urë njerëzore të madhe që e lidh me Europën. Me ca lumenj aty këtu. Bujqësore. Po ngrohet nga pak. Tregu po zgjerohet. Njëfarë rritje mund të shpresohet në rast se njëfarë zelli me përmbajtje ndershmërie i shtohet qeverisjes. Njëfarë mobiizimi duhet tani se po krijohet një shtresë problematike e gjerë, që vetëkonsiderohet deri fatkeqe. Ata padyshim që do duhet të shprehen. Në një mungesë të tillë stabiliteti, kaq pranë e nën ndikim të ndërkombëtarëve me serbin te koka dhe shqiptarët me fytyrë nga deti do të ishte vërtetë e papritur që vetvendosësit të tentontin teknika qeverisëse haptazi provokuese. Çështja e demarkacionit të kufirit me malin e zi për shembull. Pse të mos ketë njëfarë arbitrariteti në këtë çështje? Nëse vetvendosësit do të jenë edhe vendimarrës ata do të duhet të gjejnë zgjidhje që të mos shkaktojë ngërç, përndryshe fundi i tyre mund të jetë i shpejtë. Dhe nuk ka fare gjurmë se një gjë e tillë dëshirohet prej vetvendosësve. Kjo brishtësi edhe do të jetë një garanci . Mos u tut LDK. Nuk ma merr mendja se do t’ju arrestojnë të gjithëve brenda natës, ata janë bijtë e popullit si edhe ju. Për më tepër kanë votuar vetëm 40 përqind e votuesve, me një interes të tillë për politikën asgjë radikale nuk mund të ndryshojë. Përveç një qëndrimi pozitiv sic edhe thamë. Djali jonë ma i miri Ramushi me qafën e tj mashallah dhe miku i tij ma i miri shoku Kadri Veseli janë aty dhe e presin me padurim telefonatën tuaj. Që në fillim të alternativës së vet qeverisëse vetvendosja thotë se kjo nuk është lëvizja vetvendosje që po vazhdon, por një qeverisje që e sheh lëvizjen si një ndër këshilluesit në vendime. Lëre pastaj që tek kapitulli i parë “shteti i së drejtës”. Një muzikalitet fiks për qeverisje. Absolutisht asnjë fjalë të keqe. As referenca historike asgjë. Më vonë tek pasuria kombëtare i takon kombit dhe denoncimi i serbit për sjellje të tmerrshme dhe të tilla gjëra padyshim që duhet interes, por ne e kemi humbur interesin tashmë. Kush lexon programe partishë politike? Tani më duket as nuk i shkruajnë më. Por sususupanssi i vërteë është në këto trojet këndej, që i popullojmë edhe vetë, ku zgjedhjet sapo kaluan. Mbas një fushate legjendare për maturinë e vet, që e pat nis Noja i shkret sa zbriti prej atij vaporit të madh mbasi ra ai shiu i madh dhe u hapën çadrat, erdhën zgjedhjet. Nuk u duk se u konsumua shumë letër. Postera pati pak dhe ajo shëmti shyqyr që kaloi. Ndonjë tek tuk tek vendi i reklamave jam shumë dakort. Për më tepër pozita e opozita u morën vesh. Edhe flamuj sikur nuk na u dyndën tek pupila e syrit të majtë a të djathtë. Në facebook është gallatë. Televizori ka gjithato kanale. Fushatë fiks sa nevojitet. Dhe rrjeti shoqnor politik. Por në fillim, Edi Rama, vetë vapori i Noes së shkretë që kishte mbajt nga një cift prej çdo kafshe, mbërriti në këtë liman zgjedhjesh me njëfarë entuziazmi. Vizibilitet ka. Edhe ndonjë lek ka lëviz. Varfëria që flitet këtu ka qenë gjithmonë. Ndonjë lek po do humbi se qerrja, tepsia dhe kazani dhe ishin pjesë e fjalorit të retorikës fitimtare. Zhvillimi në krijimin e një kulti të shtuar të kryetarit. Vetë Rama me një tek dorë i mposhti gjithë kundërshtarët dhe tani do të qeverisë drejt ivropit me shpejtësi me sy të mbyllur. C’osht ky unitet ndër socialistë? Pse veç Blushit që kishte shku më herët nuk pati hiç nerva. Qeverisja tonifikon. Ku janë pakënaqësitë që dikur edhe vetë kujtoja se i shihja? Hiç gjëkundi. Një parti shembullore. Kanë dal e kanë fol të gjithë. Asnjë zhvillim. Nji emër të ri nuk e mësuam. Si nuk u anku njeri për vonesa të paktën. Do vazhdojë qeverisja dhe realisht nuk është se kishe ç’mendoje tjetër, por rezerva nuk ka pse mos me pas. Por mendimet tona shkojnë për të dashurën qeverisësen e opozitaren Parti Demokratike. Aty rezultati duket i pakënaqshëm. Pse kjo opozitë vllazërore nuk u mbajt pak më fort? Mos vallë duke mos vrarë mendjen për kosto të reformës Kryetari Basha sikur trazoi me dorë atë kazan të nxehtë të lidhjeve lokale të partisë. Shumë do tërhiqen, por ndonjë grup do të mbesë. Problemi, sipas mendimit tim, qëndron në leximin e liderit. A iku Lulzim Basha prej atyre ngjyrave të varësisë me të cilën e ngjyrosnin dikur, a ishte ky vërtetë pasuesi i liderit legjendar? Po në rast se uniteti i Partisë rrezikohet shumë nga dega e shkëputur që krejt papritur gjen një sponsor? Deri më tani vetë protagonistët potencialë nuk kanë artikuluar asgjë, meqenëse nuk janë ezauruar etapat e ankimimit brenda partisë, por gjëra të tilla ndodhin. Opozita e mistershme u llokoçit me kokë nga shkëmbi mu aty ku rrjedha e lumit e lejon dhe la armiqësinë e tmerrshme në baltë për të mënjanuar një skemë politike rinore si ajo e LSI-së nga ky nivel i komunikimit politik. Ky bashkëpunim pati kosto, por sipas disa opinioneve është i lavdërueshëm dhe këto nuk janë kosto por veç shfrytëzime pragmatike të një situate të parehatshme të brendshme. Zoti Basha nuk pyeti për kosto reforme. Tërheqja e dyanshme lojti rol megjithëse L SI vazhdoi të njihte rritje. LSI do të mbajë një jetë politike të gjallë, megjithëse pa shumë oratorë dhe me presidentin e paanshëm. Do të kemi një spektakël dekorimesh prej zotit Meta. Si fishekzjarrët e fitores së 25 qershorit do të fluturojnë stemat nëpër qiellin e pesvjeçarit. Dhe ai do krijojë ndonjë kanal ti shesi e blejë prapë në Kinë, me çmim të lirë. Rama, megjithëse shkujdesur në realitet igjëron si mirë. Faktikisht mbeti shumë kohë në rrugë duke i dhënë ngjyrime onorifizmi e popuilzmi ekzekutivitetit të vet. Por Shqipëria është një kantier në qytete por investohet në turizëm dhe infrastrukturë urbane. Jo po qysh kjo, po tek ajo, po pse ajo rruga tjetër, shije unike gurësh të bardhë, jo po pse kaq shumë, të gjitha ngrejnë peshë po vështirë se ja merr vesh. Reforma reforma!
0 Comments
Një rikonfigurim i skenës politike në nënshtresat më të qëndrueshme të vetat e prap entuziazmi e ka lënë thesin e nuk e ka marrë vesh hiç as ai që e mban e as ajo që u derdh. Por kjo mund të jetë vetëm një e përkohshme humori. Socialistët kanë gjithë djaloshërinë e nevojshme në sy, megjithëse kanë kaluar pas murit një tufë reforma, kanë përballuar pa shumë dhimbje koke një revoltë opozitare që pa braktisje të parlamentit e instalim të çadrave në bulevard e feksje verbuese aleancash.
Partia Demokratike në një çast kur gjithçka kishte tejkaluar vonesat e patolerueshme të tolerushme dhe kishte krijuar kështu njëfarë ‘suspensi’ gazmoro-dramatike, ndërmerr kthesën që e risjell në konkurrim. Në ngut e sipër krijohen listat dhe partia pastrohet nga një territore që mbanin lisa të gjerë deri në qiell. Kandidat përfaqësuesit e rij kanë mbirë në shkrepa e ballkone që herë herë nuk na i kishin tërheq fare sytë. Në fakt ne ecim me kokën ulur, por ndonjëherë gjërat janë edhe përtokë. Kryetari spastroi një pjesë të lidershipit, që mendonte se puna në mbajtje të marrdhënieve me shokë të rrethit dhe konferencës dhe atij bordit dhe atij takimit, mjaftonte. Janë pikërisht ata që i kishte mbajtur disi në përgjimin ku edhe ishin kotur e dremitur grabiqarët e gjorë. Dhe tani revolta e tyre e mundshme me partiçka e nënparrtiçka humbi ritmin, një përcarje e pritshme nuk ndodhi. Nëse do të ndodhë në freskitë pjllore të vjeshtës ajo zor se do ti mbijetojë legjislaturës së gjatë që po vjen. Zoti Berisha me aftësinë e tij për të mos u marr vesh na shton interesin kinematografik për zhvillimet dhe ruan gjallëri tek gjithë procesi. Berisha mistiku i madh që si Krishti nxorri nga kanistra gjashtë peshq dhe ushqeu secilin që u paraqit me një kanistër më të vogël për sa vjet ju dha mundësia. LSI, vëllai me krahun e fortë dhe shtatin e lig, siç edhe e kemi thënë, duhet që edhe ta mbajë gishtin e vogël të mbërthyer tek hekuri presidencial dheta luftojë me këmbkat nervoze armikun dashamirës. Por, zoti Basha u shpreh me një vrull ineresi për reformën në drejtësi që deri tani ja kemi parë vetëm zotit Rama. Kjo është absolutish e gjithë ideja ime, tha ai, në radion që e dëgjova unë. Prej tre vjetësh, shtoi. Surpriza ndër aleatë. Djathtukët mezi shpëtuan majat e larta në krasitjen e shpërnqëndruar demokratike. Një “oh” se nga iku. Por më të bukura mbeten bisedat me reformë në drejtësi, që gjithësesi duket se është një tematikë e madhe e dallimit politik të këtyre zgjedhjeve. Gjykatësit megjithëse kanë qenë si gjithë shokët e tjerë burokratë, por me fatin e keq që këta janë të vetmit që ndajnë përgjegjësi për secilin.Prandaj mund të konsiderohen si koka. Këta e çelin e e mbyllin qarkun. Ata po solidarizohen disi mes vete megjithë shtatëqind inatet e fijet që i shtyjnë e i tërheqin, por janë prap vetëm. Grykës si edhe shokë të tjerë të përfshirë në kontroll të procesit të ndarjes. Grykës si ndonjë shok në sektorin e mjeksisë, arsimit, kulturës, ndërtimit, mjedisit, e gjithandej, Edhe shpërblimi e vëmendja nuk ka qenë e madhe në ca kohë. Shteti ishte i dobët dhe presioni prej krimit, duhet ta pranojmë, i madh. Pavarësisht se tani kemi ca derra të nginjur me qafat e trasha që i ngjyjnë shijet në çdo tablo që i shfaqet, dikur kanë qenë ca qafëhollë që e kanë bërë gëzuar me ata burrat e këqinj që e kishin marrë për darkë dhe kishin ardh me atë shokun e partisë. Bluzkat e bollshme e kanë fshehur vërgëllitjen. Pastaj edhe shokët e tjetër. Largimi i shokut të partisë është dramatik për gjykatësin e gjorë. Por kur ikin dhe burrat e këqinj, pastaj, është komplet dramatike situata. Ikja e burrit të keq tingëllon si ëndërr vocërraku të munduar, por i tillë është gëzimi që na ndjell në zemra ky mirkuptim. Personalisht, nuk mendoj se do të ketë një aleancë PSPDPS, një fluktualitet të shtuar në parlament po. Mendoj se ajo tabela e votimit elektronike në sallën plenare do të pësojë difekt dhe parlamenti në shenjë solidariteti me popullin e varfër dhe harmonizim me dietën radikale në qeverisjen ekzekutive, do të vendosë të mos e zëvendësojë. Dhe votimin do ta bëjnë me duar, si Ilirët e lashtë, kur ja lante dielli kacurrelat e arta atje te ullinjtë. Dhe do mendojnë si të jenë parlamentarë Britanikë që gjithmonë e kanë arsyen e ndërgjegjen e vet si piedestal. (Dikur zoti Rama e shprehte më hapur simpatinë e vet për organizimin parlamentar britanik, ndoshta erdhi momenti ti rikthehet asaj ëndrre.)Që tani imagjinoj një tufë kaprojsh që para çdo votimi vrapojnë nëpër tavolina e karrike nën sy kureshtar e gazmorë e dashamirës të kryetarëve të urtë, që nuk kanë asnjë ngut. Propozoj urgjentish çlirim të sallës nga ato orendi qesharake puniste. Salla e parlametit duhet bërë urgjentisht mikpritëse për tufat e kaprojve. Ç’janë ato rreshta ushtarakë për njerëzit më të lirë të kombit? Njerëzit do lëvizin do komunikojnë. Atje edhe me pshurr do çerek ore të dalësh nga ai rresht karrikesh të rënda ngucur pas tavolinash të rënda. Si me qenë ndonjë jorgan. Do na sëmurën shokët. Zot i madh. Mbushini more muret me shkallë suedeze. I gjithë ky skenar do që LSI ta humbë ndjeshëm peshën e vet, përndryshe do të ishte e paleverdishme ta refuzoje aleancën e tij. Vetëm ideja që ata mund të humbasin ekskluzivitetin e krijimit të një qeverie për vendin i alarmon. Por, nga ana tjetër edhe e dijnë se gjithësesi ishte një eksperiencë e mrekullueshme që nuk do ta harrojnë kurrë. Kush pati ca lekë i shtoi, kush nuk pati prap i shtoi. Për më tepër, ka parti të tjera plot, plus që edhe sektorët e tjerë janë shumë interesantë dhe siç thamë eksperienca është e lavdërueshme. Edhe ca shokët e tjerë nuk është se nuk e kishin mendu me kohë një tërheqje në pellgje të ngrohta lluksi e province. Pra mendoj se ka një thyerje nëpër zemra, por LSI ja lejoi secilit ta kishte më shumë se një zemër. Shpresojmë që kjo forcë të mos vazhdojë promovimin e vlerave shumë të forta të përkatësisë ndaj grupit, në jetën politike shqiptare. Të gjitha slloganet partiake adresojnë gjithë popullin! Populli për të gjithë, secili për veten e vet. Kjo dihet. Fushata ka fjalë. Po mirë. Pse nuk e dimë ne? Në Kosovë. Në Kosovë po votojnë. Albin Kurti, në emër të popullit e thërret gjithë popullin dhe sipas gjasave Vetvendosja do të jetë në koalicionin qeverisës të pas zgjedhjeve. Me Bacin Ramush ata kanë qenë në koalicion, por me Hashimin sikur nuk kanë shumë honepsje. Mos me thënë me gjithë PDK-në. Por PDK-ja me kryetarin e zhvendosur në Presidencë sjell Ramush Haradinajn për kryeministër. Sikur t’ja kish porosit frëngut q’at arrest, Baci Ramush vjen i freskët, i fortë e i përgatitur. PDK bashkë me AAK. Dhe me ish-PDK-isten Nismë të shokut Fatmir. Nga ana tjetër një LDK po ashtu e larmishme. Një Avdullah i Hotit kish dal në dritare e binte tajareve me allti pri pexheres. Behgjet Pacolli i dyti në lista LDK-së. Behgjeti. Që gjeti një beh? Cfarë do të thotë emri Behgjet? Është ai Shqip? Gjetja e “beh”, si një shkurtim befasie na trillon dhe na ngjall dashamirësi për këtë ish-burrë të Ana Hoxhës dhe kompromentues të vetë shokut Jeltsin në Rusinë e vjetër. Apo thjeshtë një emër me origjinë prej Kuranit të madhërueshëm e që sjell fat e virtyt tek të gjithë që e mbajnë këtë emër? Kushedi ç’detaje fshihen andej këndej, por në një rrokje estetike të diskutimit nuk na interesojnë. Një aleancë me Vetvendosjen nuk ka asnjë arsye pse të mos jetë e dëshiruar. Dakort, mund të jetë dorë në ngritjen e një armiku serioz për të ardhmen, por gjithnjë mund të shpresohet. Sipas gjasave Vetvendosja do të preferojë një koalicion me Ramush Haradinajn, por meqenëse ai është me shokun Hashim, nuk do përjashtohej një koalicion me LDK-në. LDK është është aleati më i dobët ndër shokë dhe nëse bën punë, unë patjetër do ta zgjidhja. Ndër aleatë, dihet që duhet zgjedh më i dobti që mbaron punë. Në terma ndershmërie, stani bulmeti. Në terma debati politik. Qëndrimi ndaj një partneriteti jugosllav sipas gjasave ndryshon. Por në vend të serbit që vret, VV shikon një balancim kroat. Kjo është një hapsirë bashkëjetese, pavarësisht armiqësisë së komentuar. Nëna Shqipëri, pastaj, asnjëherë nuk i ka prish punë njeriu ndër shqiptarë. Ne prandaj aq shumë e duam. Zgjerimi i VV me djem urbanë që e kanë pas babën e axhën në LDK që prej Kaçanikut është një tjetër udhë. Injektimi në debat i një patosi të ri dhe arsyeje logjike në narrativë si ai që paraqet Vetvendosja patjetër do të jetë mirë. Një tjetër aleancë PDK – LDK do të ishte vrastare. Të dyja partitë e dinë këtë. Një tretje e mëtejshme e identiteve politike si ato që po përjetojnë LDK e PDK në këto kohë i bën të gjithë të shkëmbyeshëm. Urojmë që stabiliteti i urdhëruar nga qiejt e lartë e i pështyrë nga vetvendosësit të mos jetë me dozë aq të madhe. Po pati ca varfëri do ketë ca tension, ndërkombëtarë të dashur. Pastaj gjithçka tjetër është mirëmenaxhim si në çdo program të qenë e të paqenë ndër partitë e asaj nahije. Një opozitë si PDK, AAK, Nisma do të ishte gjithë shnet. Do ishte shumë mirë. Pranojeni LDK-në në radhët tuaja o vetvendosës! Pastaj PDK-ja letë bëhet LDK dhe ju bëhuni PDK. Dhe do ketë lindë evolucioni. Ishalla. |
Categories
All
Archives
August 2023
|