Tematika fiks ajo që po ëndërronte ai grup rezistence.
Një parodi për ngadhnjimin e së ashtuquajturës mafie e ndërtimit në debatin për planin e zhvillimit të qytetit. Prishtina përmendet, por duke mos e tepruar aspak në theksim. Mafja e ndërtimit po, ajo përmendet e gjitha. Çuditërisht shumë dëgjohet edhe përfaqësuesi ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara me përfaqësimin e tyre me një administrator të qytetit në bashkëpunimin me këtë mafie janë fort të theksuara. Unë u përpoqa me shpejtësi të zbuloj se ç’zë patën ndërkombëtarët në shpërndarje të lejeve të ndërtimit në qytetin e Prishtinës, por nuk arrita shumë në atë ngut, ndaj i ndejta përfundimit që bëhet fjalë për gatishmërinë e përgjithshme të ndërkombëtarëve për tu përfshirë në zhvatje përmes shitjes së ndikimit e autoritetit andej këndej, e që është e njohur tashmë.
Tamam ashtu si tek “Armiku i popullit”, që Ibseni e pat qëndisur për të pasur jehonë deri vonë, heroi bëhet armik. Te Ibseni vëllai i kryebashkiakut, mjeku i nderuar kthehet në një armik. Ai zbulon se trajtimi në banjat termale të qytezës në vend qëta ndihmojë shëndetin e përdoruesit e shkatërron atë. Dhe nuk lejohet ta japë lajmin pse do ta rrënonte biznesin që do tëushqente qytezën. Dhe gjithë qyteti i del kundër. Vëllai. Miqtë e tij besnikë. Qytetarët. Të gjithë.
Por atje, në biseda e në tryeza të gjata personazhe të qetë skaliten ngadalë, duke sjellë një pamje të afërt të subjekteve.
Tek stina e pestë, që ndoshta ka kuptimin e një periudhe të shtuar në jetën e atij personazhi Ibsenian, bisedatjanë më pak të gjata. Dhe teksti qartësisht është tërhequr për t’i lënë vend veprimit skenik. Një më fenomen i njohur në teatrin bashkëkohor.
Edhe ajo lidhja aq e brishtë e personazhit me tematikën sociale nuk e vret mendjen për ekuilibret që shfaqja ngre mbi të, por lehtësisht hidhet sa te njëri te tjetri krah duke u rritur si një thurje në shfaqjen tonë që bën personazhin nëpër ngjarje.
Në vend të ngjyrimeve personale personazhet kanëndodhira personale. Ajo që ata e kanë personale është e ndërtuar përmes steriotipit që e ofron shoqëria. I ndershmi arkitekt me të bijën, ndërkombëtari me pushtet i dhënë pas femrave dhe fitimit, ndërtuesi grykës me njërën këmbë të pantallonës harruar brenda në çorape dhe katunari çorapeverdhë sindikalit i folklorizuar, gazetarja e ofruar për mbështetje dhe interesa.
Hyrja në tematikën e shfaqjes vë theksin te liria që ka ardhur. Te gëzimi i fitores. Një arkitekt entuziast po bën planin e zhvillimit të qytetit. Edhe përfaqësuesi ndërkombëtar fillimisht është mbështetës. Ai nuk e duron fjalën “luftë” dhe na sjell urimin mijëvjeçar “Liri, Barazi, Vëllazëri”. Ai është ndër dy miqtë e heroit, bashkë me sindikalistin. Por ai është cinik, interesaxhi, grykës, arbitrar.
Punëtori sindikalist sjell tabanin popullor. Patriot i mbifolklorizuar ai i pari ia mësyn simboleve kombëtare.
Ndërtuesi serviloset, shërben, blen shpirtra, tremb, pallon, vret. Me njërën pantallonë brenda çorapes.
Vajza e arkitektit është epileptike. Si e vetmja përfaqësuese e brezit të ri përgjithësimet për të janë të pashmangshme, ndaj e ardhmja është epileptike. Gazetarja është ftuese dhe e ofruar.
Por largësia nga ngjarja, nga njerëzit nga emocionet është e njohur për ne. Historia ka largësinë me të cilën ajo ofrohet nga media. Teatri ndjek një zhvillim, qëndrim, shoqëror.
Emocioni pak kërkohet. Ajo me aftësi ilustron, argëton, mobilizon e informon, por ajo nuk rritet, as brenda shfaqjes as brenda spektatorit. Ajo shtjellohet aty. Dhe sekuenca skenike fiton kaq pavarësi sa mpak kompaktësinë e shfaqjes. Humori mblidhet nëpër thjeshtësitë e spektatorit.
Një teknikë që tashmë zotërohet nga Nezirajt e padyshim që përmirësohet në karrierën e tyre, por kjo na le me ndjesinë se diçka mungonte që ta kultivonte një ndjesi më jetëgjatë.
Megjithëse, jo.
Aktorët ishin aty. Të lirshëm, shpërthyes, të vërtetë. Të pajisur me një galeri skenash që ofrojnë mundësi ngjyrash, me koreografi, me muzikë. Secili kur del në skenë është protagonist i saj. Qëndrimi për secilën tematikë është i qartë dhe shprehet në fjalë që tregojnë.
Që në fillim kemi ritëm, lëvizje, parodi. Një gjysëm muzikali. Kërcime. Muzikë.
Kostumet sjellin personazhet edhe më pranë imagjinatës kolektive, megjithëse edhe i plotësojnë si individualitete.
It’s all right.