Nëntori i festave në fakt është nëntori i luftës. Gjithë Europa, gjithandej, është plot me përkujtime për rastin. Për luftën dhe çfarë ajo sjell. Nëntori flet për të dyja luftrat botërore. Në këtë kuadër të këtyre ngjarjeve dhe kujtimit të tyre dhe mësimit të tyre vjeshta teatrore e qytetit ka pasur disa ngjarje teatrore. Në fillim Stefan Çapaliku na solli ‘Dogfall’, nga një dramaturg australian që ka tre personazhe që shtegtojnë në kohë nëpër llogore e sheshe lufte nëpër luftëra, pastaj tek Metropoli ishte ‘Ditari i Ana Frankut’ me regji nga Armela Demiraj. Një fëmijë i zgjuar e i ëmbël nëpër vorbull. Edhe fëmija edhe vorbulla ishin aty. Por, së fundi regjizori lituanez Mantas Janciauskas solli në Teatër Eksperimental shfaqjen “Jashtë derës” prej Ëolfgang Borchert.
Edhe pse një ndodhi më e rrallë kjo e regjizorit lituanez edhe pse pjesa me mbresa më të gjalla dhe pse ajo mundëson krahasimin, objekt i këtij shkrim është shfaqja “Jashtë dere”. Ngjarja është e tillë. Ushtari Bekman kthehet nga ndonjë burg në Siberi rreth 3 vjet pas mbarimit të luftës që e kishte përfunduar si rob i zanun gjatë betejave të Stalingradit. I sakatuar në gju e me këmbën disi të ngrirë ai endet në vendet ku kish jetuar më herët nëpër Gjermani, por gruaja tashmë jetonte me dikë tjetër, dhe i përzënë e i uritur ai rijeton traumën e vet të luftës teksa vetja e tij e paraluftës i flet dhe i thotë se jeta është aty dhe ai duhet ta kërkojë. Ndër këto e sipër një grua e merr nga lumi ku ai mendon të vetvritet, e shpëton. E con nështëpi, bëjnë dashuri. Ajo i kërkon të rrijnë bashkë, po ai niset ti heqë shpirtit një peshë. Dikur gjatë luftës rreth Stalingradit i ngarkuar prej kolonelit ai niset në krye të 20 burrave për të kontrolluar një pyll e aty bien në pritë e vriten 11 prej tyre. Një detyrë që për nga rreziku i madh që kishte Bekmani nuk duhet ta kish pranuar. Dhe ështëi çmëndur nën peshën e asaj përgjegjësie. E niset e gjen kolonelin që të shkarkojë peshat shpirtrore që po e shkatërrojnë. Por koloneli nuk trazohet fort por i thotë se drama e tij mund të jetë një numër i mirë për në variete e të nxjerrë ndonjë para nga gajasjet e miletit. Edhe niset ky drejt varietesë me shpresën se po ze punë e mposht disi urinë që e dënon, por atjedrejtuesi artistik e refuzon pas fjalimit sterotipik të atij që ngatërron të pasurit në dorë me të diturit e gjërave. Drejtuesi artistik është një argumentatonjës finok plot humor e fuqiplotë që nuk e pranon ndër pse ruan një traditë shtimi mbi shtim të gjenialitetit nëpër duar të çertifikuara, që lejon madhështinë e vërtetë dhe standartet sipas të cilave duhet të krijohet. Pastaj kërkon prindërit, por ata janë vetvrarë, e ashtu bën edhe ai. Bashkë me të gjithë fantazmat që i ngjajnë. Me një kor prej shtatë djemsh që t’ja ilustrojë ndodhitë e jetës ushtarake dhe plotësojë realitetin që ai jetonte. Plot me portrete. Shfaqja, tani. Shtatë aktorët që do të jenë personazhet e veçuar të ngjarjes janë ulur përballë nesh dhe 5 prej tyre na tregojnë histori personale. Intime. Për rrëmbime, arratisje, emigrime, sëmundje në familje dhe ndikim të jetës prej mospasjes dhe barrave të tjera të realitetit. Dhe përpjekje që ja del natyrisht. Pesë gjithsej. Të ndjera e të vërteta. 23 minuta mos më shumëtë fillimit tëshfaqjes ne hidhemi në krahët e personales së aktorëve tanë,në dritë të bollshme që e ndajmë me ta. Rrahja e oktapodit para se të gatuhet. Pastaj i shtati fillon pjesën si mbushje të kohës që ka për të folur protagonisti. Ngjarjet zhvillohen në paraskenë. Me dritë plot. Aty ku fillon skena kemi vendin e dalldisë sëBekmanit, një llogore, arenë, lumë, ose një si kuti me tre anë si diga të pjerrta, në fund vërtetë kishte ujë dhe herë pas here mjegulla tymi i sorollateshin nga pak për midis. Endri Çela në një rol të bukur. Çela me një lartësim të vetin në rolin e Bekmanit. Brenda një personazhi që vuan një çregullim të stresit pas traumës.Lëvizja e tij është në ujë. Me ritëm të lartë. Ai rrëshket jashtë kontrollit të vet në mënyrë të përsëritur gjatë shfaqjes dhe kjo nuk kishte si të mos ishte e qëllimshme. Në njërën rrëshkitje ai përplaset me Adriana Tolkën sa deri vonë dyshuam se i theu diçka. Nuk e dimë nëse ka shkaktuar ndonjë lëndim, po aksidenti ishte aty, dhe në fakt po interpretohej një aksident. Por nga ana tjetër mbetet i natyrshëm, racional. Duke prirë elementin e lëvizjes në skenë. Atletik, i ndihmuar nga syzet e kundragazit me xhama për miopë ai ka mundësinë të ndërtojë një mori komunikimesh që i kërkojnë një mori personazhesh. Ai ndërton një marrëdhënie me veten, bën seks, i kthen përgjegjësinë kolonelit, sheh ëndrrën me ksilofonin prej miliona eshtrash, luan për drejtuesin artistik të varietesë në kërcim të frymëzuar prej çlirimit epileptik, merr lajmin e vdekjes së prindërve dhe vret veten bashkë me veten e vet. Shumicën e kohës në kushte të gjendjes së rëndë mendore. Desara Xhangolli në detyrën e vetes është gjithashtu delikate dhe pranë të përbashktit vizion për të riun naiv e topolak që lufta të skalisë sa më thellë. Ilirida Bejleri shumë e mirë në rolin e vet. Edhe skena e seksit edhe ekzaltimi i saj për burrin që i vuri emrin dashuror peshku kur e nxorri prej lumit ku po mbyteje që nuk duhet ta linte vetëm, janëkontribute të saj që e gjitha të pranohej. Met Xhelili në skenën e tij është gjithashtu në një shfaqje fort të mirë, edhe Romir Zalla e Adriana Tolka, gjithashtu. Edhe skenografia nga Beqo Nanaj edhe kostumografia nga Sofi Kara ishin fort të përshtatshme. Por ajo që na interesonte, gjithashtu, ishte krahasimi. Një vit më herët ne të njëjtën shfaqje e patëm prej një regjizori shqiptar, zotit Stefan Çapaliku. Unë shfaqjen atëherë e pata parë dhe në rubrikën për teatrin në këtë faqe mund ta gjeni shkrimin për të. Zoti Janciauskasi ka një qasje tjetër që unë e preferoj. Në dritë. Pranë nesh. Pa shumë simbolikë nëpër skenografi, me më shumë hapsirë për fjalën që të arrijë pa u ngutur drejt mesazheve të përgjithshme. Një ritëm më i shtruar. Njeriu më i pranishëm, trupi më i pranishëm, emocioni më i pranishëm. Lëvizja shumë e gjallë. Skena të qarta që ja lejnë vendin njëra tjetrës. Bashkë me fjalën e aktorëve pjesa zgjat dy orë e dhjetë minuta. Është për tu vënë re se regjizori lituanez ka dashur të shkundë shfaqjen nga e përbashkëta e tepërt. Nga nazizmi, nga seksualja, nga historia,nga zoti. Nga msymja drejt humorit të përgjithshëm të të pranishmëve. Ai ushqen spektatorin. Janciauskasi ishte ulur vetë në mes të rreshtit të dytë, që ka akses direkt e në skenë, pse në rreshtin e parë dy karriket e mesit janë hequr. Ai komunikon me sallën befasisht. Ai është ulur aty për të vënë në kujdesi aktorin kur do të turret mbi karrike deri në rreshtin e tretë, mbi rreshtin e katërt. Edhe për ta parë dhe qenë pranë njerëzve të tjerë natyrisht. Janciauskasi përmban dëshirën budallaqe për të qeshur me çdo kusht të spektatorit tonë me një përqeshje arrongante që në fillim. Sapo rrëshket, për herën e parë, protagonisti dhe rrëshkitja është direkt e për qeshje, kjo është njohuri e pranuar gjerësisht, por një tragjedi e tillë dëmtohet lehtë prej ndonjë hutaqi spektatorolopitek, ndaj qeshjet e lehta që shpërthenin si fishekzjarrka të vogla i mbyti përqeshja zëlartë e regjisorit. Një displinë autoritare mbi rreshta. Por e domosdoshme, se ai rrëshkiti shtatë tetë herë, aq blegërima gazmore në ditët e fundit para vetvrasjes së një të riu të shkatërruar nga eksperienca luftës janë një hajvanllëk i tepërt edhe për madhështorin publik. Më vonë ai vazhdoi tëmbante ndikim në sallë. Pa komplekse ndaj shumësisë që fsheh gëzimdashësit e gjorë. Shfaqja mori nga duartrokitjet më të shëndetëshme të kohëve të fundit. Zgjatur, plotësuar me ovacione. Hajde prap Janciauskas!
0 Comments
Ahh!! Delegacioni.
Një nder i madh për ne. Vetë Varshava e ftohtë si në Perëndimin lindor e vlerësoi me çmimin më të lartë në festival të sivjetshëm. Çmim të filmit më të mirë në sy të medias dhe audiencës, edhe TIFF-i 'Delegacionit' ja dha. Nga Artan Minarolli dhe Bujar Alimani si të parë, e të tjerë të shquar mbas. Është koha kur po bie regjimi i riformatimit totalitarist të shoqërisë. Në burgun e humbur diku mes malesh ndezin televizorin dhe shohin lajmet. Sapo ka ardhur një delegacion nga Bashkimi Europian. Dhe kryetari i delegacionit ka mik të burgosurin Ilo Konomi, që prej kohëve të studimit në Pragën mike. Për ta ruajtur nga shokú e armiqësia e kotë me popullsinë vendase kryetarin e delegacionit, çojnë të marrin të burgosurin e ta sjellin në kryeqytet, që të flasë, t’ja rrisë dashamirësinë ndaj vendasve, ti justifikojë disi ndoshta? Skena e një burgu masiv nuk është një gjë e parë shpesh në kinematografinë tonë kohëve të fundit, lëre pas një burg politik, veç ndonjë kampi përqendrimi apo burgu fashist në kinematografinë e realizmit socialist, ndaj duhet të njohim këtë arritje. Ambjenti është relativisht i qetë. Disi buçkanë e të ngeshëm të përndjekurit politikë bënin muhabet e kush kishte nge edhe hante dicka. Të përvuajtur, por të shëndetshëm. Aq, sa aty, nuk ka qenë pesha mesatare e të pranishmëve as në Kongres të Partisë së Punës së Shqipërisë. Dhe ata kishin plagë nëpër faqe të modelit disi më aventurier të shkelësve të ligjit fatkeq të agjitacion-propogandës. Për gjallmim të mizerjes kishin një figurant që ja dhanë kamerën dy herë. Aty kishte diku tek katër tryeza të gjata, me njëzet a tridhjetë vende ne secilën anë. Diku tek 150 e ca burra. Dhe vjen ndonjë zëvendësdrejtor ose shef sektori i ministrisë së brendshme me aron e ministrisë që të marrin të burgosurin në fjalë e ta sjellin në Tiranë që të influencojë përmirësimin e shpejtë të situatës dhe përfitim popullor të gjithëfarëllojshëm. Makina prishet. Nëna demente. Sekretarja e partisë. Përkthyesi dhe shoqëruesi i përkthyesit, njëri humbameno djallëzor e tjetri, gjithashtu përdorues i gjuhës frënge, djallëzor e tinzar. Dy mësuese simpatike, të reja dhe bashkëkohore, rrezëllitnin e kuqëlonin kur dilnin për një makinë të rastit diku andej nga Kooperativa e Lumës. Mekaniku memec i qethur bukur e me një gjuhë të shkathët shenjash me babanë e tij që edhe i kishte dhënë zanatin. Punonjësi i zyrës së sekretares së partisë. Komshija cupë e mirë. Ndërkohë një shtëpi e bëjnë gati me objekte të një procesverbali si qilimia, makina shkrimi, akuarium me peshk. Një viletë. Pastaj vrasja. Pasi i burgosuri i thotë që e bija, e arratisur me ambasadat, do të ketë turp prej tij në të ardhmen e afërt, i ngarkuari për sigurinë fizike e vret. Në fakt Asllani po përpiqet ta ndalë kur ai nën ndikimin e një dileme morale të pashpallur tenton të kridhet në lumin e ftohtë, gjatë ndonjë çrregullim të racionalitetit. (Se pse do kridhesh i veshur në lumë në dimër kur po ikën nga burgu drejt Tiranës për të takuar një mik që e ka marrë malli për ty e mundet me të gjet atje ku të mbajnë?) Në fakt këtë nuk e kuptoi as Asllani e as Spiro, sepse këtë e vrau ndërgjegjja jashtëzakonisht shumë. __ Si fillim, filmi duhet të kishte paguar marrjen e të paktën 29 kilogram e gjysëm peshë nga secili aktor, diku edhe gjysmën e peshës, ose më tepër. Ose tek të gjithë. E pastaj me kostumografira e makiazh nuk jemi fare të kënaqur. Ç’është kjo bukuri? Ndriçim Xhepa ishte vesh nga garderobi i vet. Ende drejtues, racional, i pasigurtë në natyrën morale të veprimtarisë së shërbimit represiv ku bën pjesë ai është gati pozitiv. Ai është përgjegjësi i operacionit. Sportiv. I prerë e flirtues. Ky drejtues xhahilësh nuk është fare xhahil. Ta shikoni se sa keq e ndëshkon ai vrasësin në fund ju do çuditeni. Pasi i rrëmbeu armën me të cilën kishte bërë vrasjen ish-torturuesit Asllan, ti rras një shkelm mu në mes të gjoksit. I bie Xhepa Ferrës, ky rrokulliset matanë, vfypp. Edhe një herë tjetër, ky pëplaset për tokë sa u bëra merak për të. Edhe Xhepa me shtrirje të këmbës të papenguar në mëdyshje. Realizu mirë fare. Action. Me thanë ti ka ardh Xheki Çani. Viktor Zhusti karizmatik, me flokët e prerë bukur, me mjekrën tre ditë pa rruar. Depërtues në shikimin e tij. I menduar e melankolik e i keqardhur, por edhe rebel e i paparashikueshëm. Tamam si tha shefi. I qetë, intelektual, por kokëfortë. Ai është protagonist, por zgjimi për të herët në mëngjes vjen i papritur edhe për ne. Kemi një udhëtim me një goxha mal pas shpine diku. Por largimi nga ai ambjent është i shpejtë dhe ngjarja shpërngulet nga aty. Zoti Zhusti ka një personazh që ka pak identititet në vazhdë të filmit. Prezantohet me fjalë: mos u hidhëro o i hidhëruar! ku e ke nënën? Sa je dënuar? Kur del? Gruaja Vajza. Çfarë mendon sikur të bëhet mirë? I gjithi komunikim i gjeneralizuar. Patjetër ne e dimë kush është Viktor Zhusti e ai i ofron personazhit portretin e vet, profesionalizmin e vet dhe një shtresë tjetër më të thellë e emocionale personazhit, që përshtatet ngado nëpër hapsira që duhen mbuluar prej aktorit. Por komunikimi në makinë është një pjesë që nuk ka ç'i merr shumë aktorit. Xhevdet Ferri duhet të jetë pjesë e një institucioni represiv, por ai është kaq i padisiplinuar. Një gjysh marrok tej masës. Një i inatosur. Fare i papërfillur nga shefi i tij dhe në bindje ndaj urdhrave të dhënë me fshikullimë. Ai është i ndërkryer, por në fund të fundit një i bindur. I pabindur. Dialogu na flet për filmin. Na e tregon atë. Të vërteta ka plot, gjithandej. Na thuhen histori të vërteta, jetë që shkatërrohen. Por konteksti i tyre në nëpër ngjyra e gjymtyra është i pakët. Për më tepër, gjithë papërputhjet i ushqejnë të njëjtave ndjesi. Burgu që mbaroi aq shpejt, Hapi jashtëzakonisht sportiv i të burgosurit që ngrihet të hapë kapakun e ngecur të raftit të televizorit. Mësuese fshati me pallto të bukura, çupa të reja, zbukuruar bukur. Që bëjnë batuta me shokët e sigurimit e thojnë, - u si fliska ky, si në mbledhje. Mekaniku si shurdhmemec seksi. Trupa ushtarake që shkonte drejt Tiranës me brohorima Parti – Enver ishte e vetmja që kishte një dozë më të përafërt me realitetin skamnor të kohës, por ajo kaloi shpejt. Në mënyrë të përsëritur kemi vetëm qendrën ekranit të fokusuar dhe rreth ‘blurr’, si i thojnë anglezët asaj situatës kur e bën të turbullt pjesën rreth një objektivi të caktuar në fotografi. Natyrisht të ishte i gjithë filmi me atë teknikë dhe në mënyrë disi të ekzagjeruar jam dakort, por me sjellë personazhin në qartësi dhe me e bë turbullt në 48 përqindëshin tjetër të ekranit. 13 herë nga 13 e kusur sekonda. Pse? Mendoj që autorët kanë anashkaluar tematika e qasje që ishin vërtet me interes dhe kanë sjellë një thriller psikologjik të kursyer në gjallëri që hamendëson se është duke lëvizur në terren të sigurtë. Një vetbesim që e squll artistin. Kinematografët e influencuar nga kinematografia në këtë film do ti kenë të përndjekurit politikë që arratisen nga burgu, zejnë vajzën e diktatorit dashnore jashtëzakonisht besnike dhe vrasin diktatorin, hidhen nga kati i pestë e i bijnë plumbit me shkelm nëpër kotje. |
Categories
All
Archives
November 2023
|