jo jo, prit se ...
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Kronikë politike sezoni vjeshtë-dimër 2018-2019

2/21/2019

Comments

 
Picture
Picture
​... vjeshtë-dimër. Oh sa i gjatë ky sezon. Dy stinë. Në një. Një stinë sa një mot. Sa tre mote, do thoja unë, që jam komunikator që pretendon ndër risi të vetat matjen e jehonës së informacionit të përditshëm në fund të shpellës nga ku ishte larguar papritur heroi i atyre ngjarjeve që tregoi Platoni kur po fliste për natyrën e njohjes. Dhe aty drithmat janë të qarta dhe kot Platoni u shqetësua për faktin që atje nuk do ta besonin atë që doli në botë të ideve e pa gjërat si djej në dritë të diellit. Ne do ta besonim, vëtëm se nuk kishim mbaruar një muhabet tjetër.
 
Si gjithmonë, stinët vijnë nga jashtë në terma gjeografikë të muhabetit. Në vjeshtë fqinjët tanë jugorë, që janë djemtë e motrës së Platonit, që përmendëm më lartë me historinë e shpellës, që morën edhe drejtimin e Akademisë pas vdekjes së tij, na çuan në mes të një manovre që mund të ketë prapa vetë partinë e dytë më të madhe të koalicionit qeverisës. Agimin e artë. Këta që janë besimtarët e  fesë së vërtetë, asaj të Agimit, vëllait fatkeq të gishtrëndafiles Eo, që unë e kam njohur edhe tjetërkund. Më mirë të kish qenë një viç, por jo, Agimin e beson fqinji ynë grek, në mes të epokës së fundit të një krize ekonomike që ishte pak a shumë rritja e borxhit përtej skajeve të përgjegjësisë e besueshmërisë. Një tendencë e përhapur ngado, por jo edhe aq.
Në skajet veriore të shqiptarisë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nis e negocion një riorganizim kufijsh, pikërisht kur Europa shkoqet e Rusia me eksperimente të suksesshme në Siri e Krime rrit largësinë e Amerikës, po ti biesh këtej nga Alaska ku nuk ka nevojë as për mur. Ramush Hajradinaj, ky kreshnik i tallavasë bashkohore politike duartroket nga rreshti i parë ndërkohë që ka vendosur një taksë 100% për prodhimet serbe. Dhe partia më e madhe e opozitës dhe më e madhja në parlament Lëvizja për Vetvendosje jepet aty në rrezik të leksionimit të popullatës për lëndimet gjeopolitike.
Muhabeti i grekëve sikur kaloi, e nuk morëm vesh shumë për ç’i tha kush, kuj; këndej nga Kosova një plan po shfaqet e me verë e pranverë thojnë se do çelë lule e lidhë fryte.
 
 Presidenti në fillimin e sezonit nisi një grindje për dekretimin e ministrit të brendshëm, post që ishte liruar pse dy ministrat e fundit ishin shumë pranë rrjedhave trafikuese të drogës dhe dikasteri ju la një ushtaraku që ka jetuar e drejtuar për mision të jetës profesionale procesin e qetë të depolitizimit. Akoma dhe sot kur pranvera na kish treguar shenja, vendi qeveriset me zëvendësministër.
Një histori e ngjashme për të jashtëmin. Një djalë që kish lexuar shumë por me peshën politike të një pupule trazon ujrat me ndikime nga vendlindja e tij atje tej, te ai kufini. Kish qenë këshilltar. Vjen nga Kosova dhe nuk e kanë lënë kurrë të dalë në televizor. Ose edhe e kanë lënë, kush e mori vesh. Bashkë me të edhe tetë a nëntë ministra që nuk ja ka mësuar emrin akoma as shoku Gramoz. Pa parti. Ose me një parti të re që nuk e njohim ende.
Meqë jemi te partia, më 16 shkurt, Partia Demokratike kish ftuar mitingun e madh në kryeqytet. “O ne, o ata”,- ka thënë shoqja Monika. Sa të hamë edhe Shën Valentinin. E hëngrëm dhe Shën Valentinin. Hëngrën edhe kërpurdhën magjike të oborrit të kryeministrisë që e kishte përgatitur një skulptor dhe dora në zemër ishte e hijshme, për më tepër, thojnë se ishte prej atij lloji që ta çorodit mendjen e të nxjerr në shtigje novatore. Protesta ishte, megjithëse e rrëmbeu popullaritetin toga pararojë me trupa që sakrifikohen. Këta në një skenar të dobët të shprehjes së forcës çajnë një kordon prej pesë rradhësh me policë, 40 metra të gjatë dhe i vërsulen derës dhe kërpurdhës. Në fillim dukej se hyhej në oborrin e një ambasade ose në stadium dhe ata që kishin carë rreshtat për pak gëzonin, pastaj afrohen tek dera dhe e sulmojnë. Nga brenda shtëllunga gazi mbysin pjesmarrësit. Një luftë kimike kundër revolucionarit me motivim dhe aftësi pak nën mesatare, por në tribunë. A duhet ti memorizojmë emrat e tyre? Dhe, a do ta kenë emrin të gdhendur në ditarët politikë. Në lajme dolën.
 Ndërkohë që aspiron të drejtojë atë zyrë, kryetari e djeg si fillim. Pastaj e meremeton me shijet dhe shpenzimet nga burimi më i rëndësishëm i vendit, njerëzia e shumtë që e mbush thesin. Por në fillim do djegësh mandatet e tua.
Të tilla ngjarje nuk kanë ndonjë risi të jashtëzakonshme se ne dhe më herët i kemi parë, madje me një provokacion me makinë në derën e hekurt forcuar me bllok betoni, por nuk kemi si mos engledisemi nga përsëritja. Po ti vini re, të gjitha gjërat mësohen nga përsëritja. Kjo është hera e tretë që synohet të hyrët me forcë në kryeministri. Por kjo ishte simbolike sepse hyhej tek vatra kulturore e kryministrisë.

Por ja, pranverë-verë po vjen e duhet të lëvizim pak se do heqim rrobat e do na duken muskujt. Kur papritur tw shfaqen kumbullat jeshile, opozita do të ketë harruar shkaqet që e nxorrën në atë protestë që çdo ditë e mundon sa për 74. Pastaj do të ketë një fushatë. Atëherë kjo fushatë magjiplotë zgjedhjesh lokale me opozitën të telendisuar në një zemëratë disa javore në mes të pranverës do të ketë një kulmim. Po si?
Të zënët e rrugës së kryeministrit kur shkonte për Pukë ishte një formë proteste. Kudo mund të sajohet mbulim këto kohë. Nga i vajti mendja këtyre tani. Në vend që të kishim nga gjashtëdhjetë e pesë komisione parlamentare e qeveri në hije dhe përfshirje e furnizim të publikut me njohuri dhe përqafim të kauzave e mobilizim të komuniteteve kudo. Edhe përfshirje në reformën në drejtësi, në mbrojtje të njerëzve të vet ose në shkarkim të tyre. Problemi është që PD nuk është aspak në pozita më të rehatshme. Një reformim i lidershipit pasi iku Berisha u duk se e dobësoi partinë. Basha u shfaq si  me lidhje të dobëta me bazën. Edhe u mjaftua me shfajësimin amator të parehatuar të politikës kur pati përzjerje me drejtësinë. Pra aleanca e tij nuk është domosdoshmërisht fort masive nëpër masa. Megjithëse grupi që lëviz mbas punëve të veta duket se u mblodh.
Protesta e demokratëve, megjithëse një surprizë, vjen pas zgjedhjeve të partisë demokratike. Kur ishte tamam nuk e mbaj mend, por, ndoshta janari sapo kishte çelur sythe dhe Rama kish lëvizur gjithë socialistët prej vendi ose të paktën ato tetë ministritë. Kur ja u rizgjodhën dhe demokratët dhe dogjën mandatet. Mandatet që i kishin përdorur vetëm një herë para se të digjeshin, që të mos digjeshin, duke rrëmbyer vëmendje jo fort mbështetjendjellëse,  gjithashtu në këtë sezon të vjeshtë dimrit.
Ky është një revolucion. Pasi nuk kanë ushtruar detyrën me rrogë, tani nuk do ta ushtrojnë pa rrogë. Gjynah. Unë do ta kisha marrë rrogën, pse me e djeg kot. Kujt t’ja lesh, shtetit?

​Në drejtësi u prenë aq koka sa nuk bëheshin dot më lajm. Drejtësia drejtësia! Çfarë do të ndodhë me drejtësinë kur të përfundojë reforma? Si janë ëndrrat me drejtësinë e re?  Çfarë do të ndodhë me banda, drogë. Pare për fushatë. Dajtin se dënojnë dot, Shullazit ka fillu ti humbasi durimi në qeli, ndërkohë që rektori i tij i papreferuar është në krye të një reforme në arsimin e lartë që e kryeson vetë kryeministri dhe ministrat e linjës. Një reformë e re që kurorëzon një reformë.
Mjekët thojnë thirrjen jo fort bindëse “mos na rrihni mos na rrihni!”  Në transporte shteti ishte përzierë në shpikjen e një kompanie fantazëm që kishte marrë disa dhjetra milion euro, ndërkohë fjalët kyç janë koncesion, privatizim, zhvillim, ndërtim.
Pa evolucion nuk ka revolucion.
Zot i madh, kjo larmi e ekperiencës politiko-qytetare është për tu shtu si pjesë e ofertës turistike vendore!  
Protesta studentore a do të dërgojë kandidatë në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak? Kush tjetër?
Ndërkohë BE do të shpallë verdikt të negociatës nëpër bisht të lopatës, mbajtur në krahun që i dridhet nga pak.
Ndërkohë ca gjëra që janë për tu hequr po hiqen. Fushata, më njërën anë, e më tjetrën njerëz tamam si ne.   
Pa zgjedhje s’ka fitore, pa fitore s’ka zgjidhje. Përveç rasteve të përjashtuara.

(Rama, për mendimin tim, mund të biesh dakort me zgjedhjet e parakohshme, që në prill!
Thuaju: mbarojmë zgjedhjet lokale dhe direkt nisim përgatitjet. Hartojmë qeverinë teknike të aleancës dhe përgatitim zgjedhjen. Ca po të shqetëson se po u jep demokratëve sezonin tjetër vjeshtë dimër nja gjashtë a shtatë ministri. Për mendimin tim edhe arsimi edhe kultura, ndoshta edhe ndonjë gjë më me vlerë mund tua leshë ta kenë. Lëri edhe dy zëvendës ministra të brendshëm dhe tre të jashtëm. Thuju çunave ti japin lekë e të ikin e të lobojnë për anëtarësimin e Shqipërisë në shoqatën e paqësorit paqsor, pasi ta kenë themeluar në ndonjërin prej ishujve të Oqeanit të madhërishëm Paqsor.
Afroji zgjedhjet nja tre katër muaj, se nuk ka gjë. Për ta edhe vera prapë herët është. Ata vetëm te zgjedhjet e tjera të parakohshme mund të kenë interes për numërimin. Edhe për partinë mirë është ti bashkosh disi, ti prezantosh. Ti në fushatë je gjithsesi. Unë të jem artist si ty, bëj edhe një instalacion politik me titull “Rikonfirmime politike” dhe e sulmon kryeministrinë me 32 mijë protestues,  e pushton, del në dritare dhe ther një gjel në saksi si kurban për koalicionin e ri dhe ja shet videon "netflixit". Nëse e bën këto kohë do kesh mundësi të përdorësh edhe disa pak demokratë nga protesta e “Mandateve të djegura”, do të vijnë edhe ca kuriozë, kështu që nuk ke pse acaron çunat edhe aq shumë.)
Comments

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn
Picture
Picture
Picture