Ngjarjet janë shumë.
Për një si puna ime që për informim vë veshin te guri i shpellës një herë në ca kohë e dëgjon dridhjet e pastaj e heq veshin shpejt se i duket guri si fort i ftohtë, zhvillimet e shkurtit kanë qenë legjendare.
Që më 2 -3 shkurt Kosova ka qeveri oheee!!
Nëpër tavolina që kanë ujë Tepelena si bedena, deputetë të Vetvendosjes e LDK-së votuan qeverinë e re. Hooo.
Një qeveri fort interesante. Organograma, si i thonë këtij prezantimit të drejtuesve të një institucioni me foto të 15 kokave dhe emër e detyrë poshtë si në rastin konkretështë e pëlqyeshme.
Në këto muhabete e sipër Kurti, vjen e bën vizitën e parë jashtë vendi si kryeministër në Shqipëri. Ku takohet me kryeministrin Rama. Ç’kemi, ça bane? Jo po unë jam shumë i gjatë. Qofsh me shnet, po ti? Mirë shumë. Po edhe ma mirë ka për ta ba zoti.
Edhe ikën direkt e në Berlin. Edhe vjen aty edhe ky tjetri. Aty kishin qenë edhe këta të dy drejtorët e drejtorive të infrastrukturës dhe komandanti legjendar i luftës shoku Hashim. Nën tutelë të presidentit të Republikës edhe Komandant politik i ushtrisë çlirimtare, prani të presidentit serb dhe ambasadorit amerikan në Berlin nënshkruan një marrëveshje për një hekurudhë serbo-kosovare.
Shpresojmë të jenë duke e bërë kinezët.
Pak ditë më herët, po brenda shkurtit edhe diçka me kontroll në hapësirën ajrore se ka shkoi dika.
Sapo u krijua qeveria e re nisi të përflitet tema e taksës 100% për produkte serbe që vuri Haradinaj. Kurti sjell konceptin reciprocitet. Duke e lidhur këtë marrëdhënie ekonomike me marrëdhënien juridike e pastaj atë njerëzore mes dy palëve.
Ky ambasadori amerikan në Berlin, që ishte te ajo kontrata, vjen e bëhet shef i CIA-s.
Pastaj ky i CIA-s, i thotë provo mos e hiq taksën po do tëpërshkallëzohet diçka.
BE u përpoq të shtonte etikë në komunikimin ku ishte përfshirë dhe Grenelli. Ndoshta jo shumë, por në diplomaci pjesmarrja quhet.
Deri sa në fund të muajit u zgjidh. Taksa u hoq. Apo nuk u hoq? Pjesërisht?
Por kjo është qeverisje. Qeverisja mua nuk më intereson dhe më duket e shpejtë për tu ndjekur, si film me spiunë, ndaj objektiv kam politikën.
Aty gjithçka është më e mirë.
LDK dhe Vetvendosja nuk janë largë njëra tjetrës.
Fitoret e Vetvendosjes në Prishtinë edhe në zgjedhjet bashkiake edhe dalja jo keq në zgjedhjet e përgjithshme tregojnë afrimitetin e bazave mes tyre. Në Prishtinë baza e LDK-së ka qenë ma së qarti, përveç podujevës ndoshta. (?) Këtë e tregon edhe Albini kur risjell në kujtesë deklaratat e Rugovës për vullnetin e kosovarëve për pavarësi e bashkimin e shqiptarëve.
Natyrisht LDK është edhe partia më pranë jugosllavizmit Kosovar. Në kuptimin që është një parti që u krijua e përfaqësoi elitën intelektuale kosovare gjatë viteve nën Jugosllavi. Kjo periudhë kaq e rëndësishme për zhvillimin modern kosovar shpesh trajtohet me lehtësi, dhe kontributi i LDK mpaket, pse ajo e ndihmoi durimin të ruhej, por nga ana tjetër një shooqëri thellësisht e terrorizuar në masakër herë pas here dhe shtypje gjithmonë. Dhe një elitë që patjetër që la gjurmë në rrokullime drejt tashit të madh. Pse kjo elitë e zbuloi veten e u përpoq që kjo vete të bëhej e durueshme e e matur, por edhe patriotike dhe e kthjellët e me u rujt. Kjo elitë trashëgoi gjithë energjinë për revoltë që prodhoi lëvizja popullore dhe negocioi me të. Edhe u rujt e u mbajt gjallë. Edhe Kurti e dëshiron atë trashëgimi.
Vjosa Osmani ka fol para kryetarit për të mbështetur qeverinëdhe diçka ndryshe prej tij, megjithëse nuk janë e njëjta ditë. Edhe sikur këtë t’ia ketë kërkuar kryetari, prapë, një kapital është aty.
Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor, mund të.... Njerëzit janë të rinj. Nuk ka pritshmëri të palëvizura.
Dhe kthehemi tek nëna Shqipëri.
Aty o zot i madh. Aty çuditesh fare.
Aty shkurti nisi gjithashtu i gjatë.
Me një kapërcim të zakonshëm të rrethanave, kryeministri i vendit merr përsipër të verë opinionin publik në kurriz (tamam si Atlasi i lashtë që mbante qiellin në kurriz pa pushu kurrë, veç atëherë kur i shkoi Herkuli për vizitë dhe ndonjëherë tjetër që nuk merrej vesh ku e linte, (ndoshta përdhe?)) dhe na bën një skenë të vogël me një të njohur të botës së krimit.
Shpall kryeministri armën e vet të re mediatike me rreze të shkurtër veprimi. Kërkesën llogari për pasurinë si rrugë për të mbërritur tek vënia e drejtësisë në vend dhe ndëshkimi i shkelësit. Një alamet goce me syze të errëta si një orakulle e lashtë.
Pa mbaru kjo temë, shfaqet tek tregu i kambistëve një keqbërës me një çantënë dorëme njëqind mijë euro dhe një revolver të mbushur brenda.
Rama kalon matanë rrugës, por këtë e dallojnë oficerët e gardës dhe ia dalin të nxjerrin një lajm të këndshëm për opinionin publik. Në dhënien fillestare të lajmit se unë e dëgjova në radio në makinë, ky person i armatosur kishte qenë te ambientet e PartisëSocialiste. (Për më tepër kryeministri zgjedh makinën antiortek të vëllait të vet dhe shkon në shtëpi ku darkon si një njeri i fisëm që e ka këtë të drejtë.)
Nja dy tre ditë më herët ky personazhi ishte arrestuar për rrahje spektakolare të një kushëririt të vet, që kushedi si ia ngriti nervat dhe doli në lajme si aksidentalisht. Ai herë pas here rreh dikë shumë keq dhe akuzohet edhe për gjëra të tjera mes të cilave udhëheqja e grupit kriminal dhe bomba sinjalistike për ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
Një kërcënim?
Ky nuk është kërcënimi i parë për zotin kryministër.
Tjetrin e njoha në një emision nëOpinion te Fevziu.
Në Elbasan, tani, arrestohet njëri për ca krime, dhe dënohet dhe kjo reforma që po thonim hop vete e pyet po paratë ku i gjete.
Jo po çuni një natë kaloi nga varreza e takoi një plakë, i thotë ky. Edhe kjo i tha do tëfusësh një pasqyrë në dhe e do presësh tre net, pra dy net më shumë se pinoku, dhe do gjesh gjithëato para e xhevahire. Dhe i gjtëm, thotë ky.
Hallall, po do vish me ne.
Ja sa të marr xhaketën ia kthen dhe shkon tek telefoni, gjen një foto e ia tregon. A njehndonjë qëe do i thothë ky çuni. –Po, po të tjera ke. Ja se më duket se ka një shoku im.
Dhe ikën në burg ky dhe vjen kryeministri në emision.
Nuk e dija tha.
Ndërkohë që ai jo vetëm që e dinte, por edhe e ka pranuar në kushte dëshire të pakët fotografimin. Ajo foto është dëshmi e besnikërisë. Ajo është një unazë në gishtin e madh të dorës së djathtë.
Po ti kështu i ke gjithë shokët mor kodosh, i thonë gazetarët.
Ikni mer legena - i thotë kryeministri po ku ka çun si unë. Shiko sa i gjatë jam një herë.
Je je, e sigurojnë këto, po mos u fut nëpër kësisoj “vallje” se do të të gjuajnë me antitank, se ata e gjuajnë njëri- tjetrin me antitank.
Unë s’kom lon qenef pa u fut thoshte kryeministri. Jom çun kurioz edhe kam rehatin e nevojshëm asnjanit s’ia kam frikën. Jena çuna apo jemi legena i thotë. Kjo reformëështë bekimi i vendit tonë ne do të katapultohemi në lumturi direkt sa të fitojmë luftën me krimin në masën 78.2 përqind.
Jo po kanabisi, jo po ti jo po shokët.
Ca kanabisi thoni ju mer legena, - thekson ky.
Po ky?
Po jo, po, këtë e kam mik, jo po aty.
I përvisheshin këta: Ndërtime gjithandej. Keqbërës në parlament, në bashki. Jo po nuk e dija këtu jo po nuk e dija atje. Po ju e dini se si është puna i thotë ky këtyre, ky stan ktë bylmet ka.
Tani u bëmë gati i thotë.
Po jo po leku, shkujdesi, jo po këndej, jo po andej.
Po ku do gjeni ju çun si unë më? - i qësëndis ky.
E këta mbesin pa fjalë.
Se çun si ky betohem nuk ka. Edhe nuk po bëj ironi. Ky është i vetëm lider në qarkullim.Larg qoftë me na e vra njeri këte, si ai mesazhi që doli në media, ne ramë në luftë civile.
Direkt lëshohen çunat nga janë e nga s’janë dhe shpallin lloj-lloj republike, ose principate.
Pastaj ky shkon andej, vjen këndej.
Pastaj bie një grip që nuk ikën kurrë.
Do bëj namin, po ja sa të fillojë. Tamam si te Verbëria e Saramangos po përpiqet të përmbahet vala e goditjes.
Kryministri ynë mbinjerëzor shfaqet si kryetar i OSBE-së dhe flet përkrah Lavrovit për çështjen e Kosovës ndër të tjera.
Momenti që unë të flas me të përsëriturën fjali ‘se Interesi im, për fat të keq, nuk ka të bëjë me qeverisjen, por me partinë. Dhe në kontekste partiake ajo që na intereson është ....” mbërriti.
Asgjë në lidhje me partitë nuk më vjen ndërmend.
Pranvera do vij qoftë edhe me një lule se ia ... robt, i tha ky tjetri.
Do të vijë patjetër, thanë edhe këta të tjerët njëzëri.
Dhe shkurti shkoi. I fundit muaj i këtij dimri letargjie ëndrrakeqe iku. Kapërdiu hapësirë konjicioni sa për pesë animale politikus, por pranvera erdhi.
Një kongres te sheshi NënëTereza. Kryetari shkëlqeu.
BE na ngrohu me rreze hapje negociatash.
Dhe pranvera nis edhe me protestë. Ditën e parë mbërriti të dytën e mbushi bulevardin Dëshmorët e Kombit. Meta me një shqiponjë që e zbriti vetë mbi gjoks nga më i kthjellëti qiell ngriti peshë mëlçitë e një goxha pranie qytetare në bulevard. Me podium diku te Pallati i Kongreseve.
Edhe baca Berishë kishte pranu biletë te rreshti shtatë dhe ka ofru ndonjëfarë bekimi.
Meta kishte një ajkë aktoriale si aurë për portretin e tij të shëndetshëm, ndërkohë që udhëheqësi i opozitës Basha dhe një kajmak tjetër intelektual i djathtë ishte duke brohoritur në kënd 130 gradë me podiumin nga ana e perëndimit.
Vërtetë?
Jo.
Ndërkohë që partitë duhet të gëlonin nga energjia, grindjet ambicjet. Sfidat për udhëheqje. Skandalet, tradhëtirat. Këta gjolë në djathtësirë hanë bretkosat që rrisin vetë.