jo jo, prit se ...
  • Blog
  • Teatri/Kritika
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • kujtesa e ujit
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Kush e solli Doruntinen
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • vrasja e maratit - tk
    • elektra - tk
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • radio iliria - tk
    • Netët e dramës shqipe I
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • vdekja dhe qyteti I
    • Vdekja dhe qyteti
    • durimi i Tiranes
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • Nentor23
    • qyteti dhe vdekja
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • cmimet e letersise bashkekohore shqipe >
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • prozë
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • siqyshtek

Shtjellime zgjedhore orë pas ore (II)

11/18/2022

0 Comments

 
Megjithëse na kanë mbetur ende, të paktën, dy a tre vjet për të shijuar nga qeverisja e gjatë socialiste, dëshira për pak emocion elektoral dhe ngacmues të jashtëm më shtyjnë ti rikthehem shkrimeve që kulmojnë me zgjedhje.
Zgjedhjet lokale do të jenë majin e ardhshëm e shumëçka do të shtjellohet e zbulohet në to, por centalizimi i jetës politike në vend e bën thuajse periferik këtë kulminacion. Nuhatja për fitimtarin e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës do të orientojë shumëkënd në zgjedhjet lokale, por në fund të fundit ato do të jenë një ngjarje fushate ku si zakonisht kandidatë 'çapajevë", ndonjë thes miell, punësime me tepri nëpër kompani kliente a ujësjellësa e andej këndej, sekserë e patronazhistë me të dhëna për qytetarë të dekonspiruar botërisht, angazhimi i bandave lokale etj,  i bëjnë këtë zgjedhje thuajse aspak politike.
Ndaj dhe me interes të kufizuar.

Vetëm zgjedhjet parlamentare drithërojnë zemrën e “homo politicus”-it në vendin e dykokëshes krenare.
Zgjedhjet e parakohshme janë një togfjalësh i artikuluar tashmë prej Lëvizjes së Lirisë dhe Partisë së Salës dhe megjithëse mazhoranca socialiste ka gjithë qëndrueshmërinë e nevojshme për ta bërë të duket gati qesharake përmbushjen e kësaj aspirate opozitare, nuk kemi pse të mos englendisemi pak me këtë ide apo të paktën me fushatën e parakohshme, që është edhe karakteristika dominuese e politikës shqiptare.
Zbulimi i Ilir Metës si ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit ishte një ngacmues interesant në këtë vazhdë. Vetëm ndonjë ditë pasi la detyrën e qytetarit të parë të Republikës, ku Rama e kish votuar për t’ia garantuar se nuk do ta gjinte ndonjë e keqe e menjëhershme, prej asokohe të saponisurës reformë në drejtësi, erdhi në vëmendje ky zhvillim dekorativ i jetës politike vendore. Fakti që nuk u ruajt për fushatë ky aset kaq piktoresk, e solli afër fushatën.
Meta i përfolur për aq e kaq bëma, hetimi i të cilave do të ishte një dekoratë në jakën e drejtësisë së re, njolloset në profilin e tij për besnikëri të theksuar ndaj partisë që e akuzon (e reformuar dhe pastaj e rilindur).
Menjëherë në përpjekëri entuziaste edhe e djathta, (pjesa e reformuar e rilindur,) propozoi një ligj llustrimi, a qysh po i thojnë. Pastaj diçka u shpshtoll nëpër atë muhabet, por kaloi në harresën e thellë bashkë me ca muhabete të tjera, që sipas gjasave do të riçelen kur të shqyrtohen listat për kandidatët e zgjedhjeve të ardhme, që sipas ligjit të ri do të nxjerrin një parlament krejtësisht të dekomunistizuar e pastruar lloj e lloj. Një farë që sigurisht do t'ia shijojmë frytet, ndaj e veçoj.

Ndërkohë, Berisha duket se po konsolidon pozitat e tij në krye të së djathtës, por vetë lidershipi demokrat nuk e kujton aq mirë as vetë se ku e ka depozitur lojalitetin e vet partiak dhe për momentin e mban në dorë. Për fat të keq, në bazë, ku kthesat janë më të vështira për tu marrë se atje lartë, ku një kafe e një shtrëngim duarsh mjafton për të kaluar nga njëra degë e trungut djathtosh tek tjetra, çarja amplifikohet. Një çarje që besoj se do të ketë kosto elektorale.
Një çarje që aleanca me PL-në e Metës e ushqen, apo të paktën e furnizon me një argument që i rri mirë çdo goje.
Ndërkohë Berisha dhe Meta organizuan një miting në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Mu para kryeministrisë. Një miting i qetë. Jo i neglizhueshëm, por me jehonë të kufizuar. Një miting që gjithsesi tregoi se janë mundësitë që të replikohet e radikalizohet sapo të shfaqet nevoja e ndonjë përfitimi prej tij.

Pastaj kemi qeverisjen. Qeverisjen e Rilindur, por të rritur tashmë. Pas thuajse 10 vjetësh qeverisje Rama ruan ende sharmin e vet opozitarist por ka pak argumenta ndër duar. Në fakt pas 10 vjetësh të mbushur me reforma ai gjen veten me nevojë për rireformim. RiRilindja duhet të jetë sërish e papërlyer që mileti ta zbulojë mrekullinë e të harrojë se ca gjëra nuk shkuan aq mirë me rilindjen vetëm me një 'ri'.
Reforma territoriale për të cilën unë shpresoja se do të sillte një decentralizim të jetës politike në vend duke rritur lidera lokalë me një potencial për lidership qendror, pati kulmimin tek kandidatë të inkriminuar. Mafjozë e trafikantë, qejfli e oreksmëdhenj vajtën deri aty sa dëmtuan edhe projektin e uljes së taksave që Kryeministri e pati e aq për zemër në ato fillime nuk kanë asnjë yll, veç Veliajt të Tiranës, që ishte yll që kur i hyri këtyre muhabeteve. Reforma e re, sikur po diskutohet.

Rilindja urbane ku në vizionin fillestar kishte parqe shpirtërore me xhami e katedrale nëpër cepa ku qytetarët do lëvrinin për të rizbuluar thelbin e vet social e do kultivonin qytetarinë e altruizmin aq të nevojshëm për angazhim ja la vendin një serie projektesh ku dominoi nevoja për të fryrë buxhetet me pllaka të bardha e pemë të reja. Një rilindje që kulmoi në kryeqytet ku parku shpirtëror në fakt u zbulua se ishte më i lezetshëm si shesh ndërtimi që gllabëroi Teatrin Kombëtar e ku Rama u desh të investohej edhe si kryetar partie për të shkelur demokracinë lokale. (Meqenëse projekti nuk kaloi në këshill bashkiak ku ishte parashikuar prej ligjit të miratohej po u çua në Parlament se aty Socialistët kishin numrat.)
Vetëm ndihma e tërmetit e paret e donatorëve e mbajnë ndezur mikrofonin urban, (dhe paratë e ndërtuesve natyrisht.)
Këtu një aneks i lezetshëm është edhe skandali i inceratorëve ku u bë deti kos, dhe njerëzia edhe e hëngri edhe e piu pa e vrarë mendjen a hahet a pihet kosi.

Reforma në arsimin e lartë ishte gjithashtu një lezet i madh e çoi në një protestë studentësh që Rama pa ndihmën e opozitës nuk do të kish ditur si ta shpërndante. Bordet kryeministrore për vëshgimin e reformës pranë rektorateve e dekanateve a ku di unë shtuan firmën në tendera policishë private që edhe atëherë edhe sot e gjithë ditën denoncohen prej shoqërisë civile për gllabërimin absolut të buxheteve, ndërkohë që vetë pedagogët janë edhe sot që del ky shkrim në grevë pa shkëputje nga puna e rrezikon eskalim në uritje akademike.
Reforma në drejtësi pasi u trumbetua e shokoi me zbulimin e një kalbje morale të shoqërisë po e humbet lezetin. Drejtësia e re pasi paraqiti forcën para Politikës në pushtet veshi kostumin e vjetër e deri vetë Rama, që akuzohet se i është lideri i vërtetë, po e akuzon për pandershmëri.
Pastaj të dhënat private të qytetarëve që i mblodhi shteti e nisi ti qarkullonte PS-ja për nevoja elektorale na i morën dhe ca shokë nga i Irani që nuk u mjaftuan me aq por na e zbërthyen shtetin me kuç e me maç e e bën lajm facebooku. Me polici e SHISH, kishte ç’kishte u derdh rrugëve dhe akoma nuk ja kemi parë të gjithë flakën, e me siguri jemi akoma duke paguar kredinë për projektin e dixhitalizimit që ishte pjesë e rilindjes e duhet ririlindur me ca tendera të tjerë.
Edhe reformat e rilindjet e tjera andej këndej pak a shumë të njëtën çorbë prezantojnë.

Mos kish qenë një peizazh i këndshëm gjeopolitik me luftra e nevojë për shpallje të besnikërisë qytetërimore të shqiptarëve Rama nuk do kish pasur arsye as për rinovim garderobe.

Në këto kushte, kur kemi, për mendimin tim një opozitë të paaftë e padenjë për të fituar, një qverisje në kufijtë e jashtëm të skandalozes dhe kushte jashtëzakonisht të pafavorshme për lindjen e një force të re politike, unë pata parë dritë vetëm në çarjen e PS-së. Reformimi i vazhdueshëm i Partisë duhet të kish krijuar një grup të pakënaqurish që mund të tregtonin me sukses një 10-12 përqindësh në pazarin elektoral duke sjellë rijetëzim të politikës në vend. Kjo nuk ka ndodhur ende dhe tani duket pothuaj e pamundur duke parë hijen e thëllë që Rama lëshon nga shpina e vet, por unë nuk tërhiqem nga ky besim para shkurit 2024.

Në këtë pellg të ndenjur politik, që për hir të vërtetës nuk ka kurrfarë risie,, na lind një stuhi.
Një stuhi që vjen nga media. Top Channel, kanali kryesor televiziv në vend kalon në opozitë. Nuk e pashë tamam sa ishte data kur u mor ky vendim, por vëzhguesit me siguri e mbajnë mend mirë javën kur e zbuluan këtë zhvillim.
Një zhvillim me domethënie të madhe sipas mendimit tim, meqenëse kjo media ka ndikim të madh në humoret politike të vendit, prej shtrirjes dhe dominimit në treg si dhe për faktin se Shqipëria nuk është nga ato demokraci ku media kryesore në vend, që ka ngjyer kafshatën në tepsi të qeveriut kur është shtruar sofra, po u zgjoka një ditë e po i thoka naltmadhnisë, - “Na fal po etika profesionale e qytetare na kërkon që të punojmë për largimin tuaj prej pushteti”.
E kur pa, tani që Rama sipas informimeve të Top Channel ka hyrë në ‘KÇK mode’ dhe po i hyn vandakut të letrave për tu firmosur me qasjen “dëng, dëng, dëng...’ e po nis projekte e koncesione që sipas gjasave do mbushin një tepsi që do mjaftojë edhe për dasmën e djalit të dytë të kushëririt të parë. Me porte e rrugë, zgjerime e ngritje përpjetë që të çuditesh edhe nga sateliti..

Në këto kushte mendja konspirative gjezdis e kërkon. Ra dakort Rama ta lerë qeverisjen dhe u lejua Topi të kalojë në duart të opozitës anemike, apo grupet pushtetmbajtëse të hijesirave vendosën që erdhi koha të ushqehet edhe anemikja opozitë para se të ngordhë përfundimisht në agjërimin opozitar duke e ç’orientuar përfundimisht sistemin?
Apo, opozita u kujtua ku e kishte fshehur atë thesin magjik dhe aspak anemike po krijon formacionet e rregullta për një përballje dinjitoze në betejat elektorale që e ardhmja po sjell me shpejtësi? Një përballje që ka njëmijë e një skandale të qeverisjes për ti denoncuar e për tu angazhuar ti korrigjojë, e që po fiton mbështetjen e natyrshme të organeve shoqërore prej medias, shoqërisë civile, partnerëve e më the e të thashë.  
Monopoli i Ramës në dhunën legjitime, që nis me taksidarët, lejet, reklamimet e mbaron me çunat rëndon nga skenari i parë, por edhe i dyti nuk është pa gjë. Berisha është faktor e aktor edhe Likja ka edhe vendosmëri edhe elokuencë edhe buxhet për ta ndezur besimin tek të pakënaqurit që janë shumë, se vendi po zbrazet, njerëzia e kupton këtë krizën ekonomike botërore energjitike e apokaliptike, por kur ulet në tavolinë e mendon se është thjeshtë vendore, madje as vendore, por tavolinore. Pabarazia acaron gjindt e jeta vazhdon e mbaron në tranzicion.
Gjithsesi është herët akoma, por duhet me mbajt shënime.
Picture
​Tre lajmet e para që ofron kërkimi në google i fjalës "Albania" në seksionin "news" më 18/11/2022
0 Comments

    Author

    blogu mirepret gjithe kontribuesit, por une ruaj te drejten ta heq ate qe nuk e pelqej.

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn
  • Blog
  • Teatri/Kritika
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • kujtesa e ujit
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Kush e solli Doruntinen
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • vrasja e maratit - tk
    • elektra - tk
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • radio iliria - tk
    • Netët e dramës shqipe I
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • vdekja dhe qyteti I
    • Vdekja dhe qyteti
    • durimi i Tiranes
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • Nentor23
    • qyteti dhe vdekja
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • cmimet e letersise bashkekohore shqipe >
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • prozë
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • siqyshtek