Është e paqartë ajo që po ndodh në ditët e sotit në skenë të politikës shqiptare. është e paqartë pse: i. edhe zërat janë të lartë ii. edhe mesazhi jokushedi sa domethënës.
Megjithëse nuk kemi pse paragjykojmë qëllimet e opozitës, në thelb kemi të bëjmë me një fushatë elektorale të gjatë, që nis ngadalë merr rrëmbyeshëm e pastaj me atë vrull që ka marrë synon të mbërrijë finishin duke u përpjekur edhe ta afrojë vetë finishin ngut. Fytyrat që prijnë protestën nuk rrezatojnë çiltërsinë e shpresën që pritet për këtë energji të krijuar. Protestuesi demokrat është disi profestionist, për shkak të këtij besimi të pakët që ngjall lidershipi, megjithëse mbështetja popullore nuk është e pakët prej pakënaqësisë që egziston dhe po rritet për qeverisjen. Thirrja e opozitës:“Kemi për ta bërë shumë keq për të gjithë, për zot’n e madh!” nuk është pa jehonë, por ajo kufizohet vetëm në prezantimin e një problemi e jo të një zgjidhje. Siç na kanë thënë, nëpër perëndimin e dashuruar ka qeveri të opozitës që i rrijnë përballë qeverive qeverisëse dhe vlerësojnë e shikojnë e furnizojnë debatin publik e përpiqen të negociojnë një marrëdhënie më të mirë me palët e interesuara direkt apo palët e interesit. Por gjithë çfarë kemi është një denoncim. Një denoncim që rrallë i flet prokurorisë diçka me kuptim apo që ajo t’ja gjejë vetë një kuptim, apo qoftë edhe elektoratit. Raste madhore kanë mbetur si pesha në seriozitet. edhe më herët edhe më vonë. Dakort skandale dhe pengim të rritjes dhe pakujdesi në drejtimet e shoqërisë. Nga ana tjetër, zërat e lartë të protestës kanë defektin se shtrëngojnë radhët në të dyja kampet politike, por edhe pa to zhvillimet janë të mërzitshme dhe vonojnë shumë. Por nga ana tjetër, Rama nuk e ka ndal fushatën elektorale kurrë. Motoja e tij të: ”Punojmë e jetojmë si në fushatë elektorale!” ka qenë një mrekulli çudibërëse që edhe sot i ka frutet aq të mëdha sa ti mjaftojnë tregut vendas. Por problemi i saj është se ka njëfarë kostoje të lartë që shpejt nxjerr të vërtetë aforizmën e përdorshme: “Akumulimi është ves i përshtashëm për ruajtjen e mbështetjes, vetëm në kushtet e njëfarë bollëku. Ndaj nuk duhet zënë fryma.” Por, në rast të trazimit ekonomik të ndonjëfarë lloji, mbështetja e neglizhuar mund të jetë problematike. Europa mbetet pak e pranishme në praktikën qeverisëse dhe objektivat politikë për angazhimin e qytetarëve sikur janë tretur. Qeverisja Rama që na fliste për ëndrra me pensionistë të angazhuar në një rrjet të gjerë që i kontribuojnë komunitetit nuk gjen dot gjuhën me një studentë që ngulmojnë për mbajtje të dorës në zhvatjen e institucionit dhe deformime të procesit, që e pasojnë. Qeverisja Rama nuk po nuhat dhe mbështet vitalitetin vendor. Ajo nuk po shfrytëzon si duhet produktet e zhvillimit teknologjik dhe organizativ që i njohim edhe politikisht prej Bashkimit Europian. Siç mund të nuhasim, pabarazia po rritet, pavarësisht se kjo mund të raportojë një rritje nëpër numrat e përgjithshëm. Mënyra se si kjo pabarazi krijohet a importohet i imponohet shoqërisë në damarët e vet etikë e estetikë, muzikë, urbanistikë, ndërveprim e simpati, ndaj është tematikë interesi të shtuar. Një trashëgimi vlerash financiare, kaq e vyer, që u krijua përmes një diktature të spikatur në brutalitet, nuk pati trashëgimtar/e. Eh. Barazia ky fiksasion që i vetëm përpiqet të legjitimojë diktaturën e dhunshme të shumicës, që në një grusht të vogël njerëzish llahtarisi edhe veten e vet, u shkërmoq nëpër programet e bijve të barazimtarëve fanatikë (të paktën deklarativisht.) Megjithatë marrëdhënia që Rama ka krijuar nuk është pa inovacion në qasjen e tij qeverisëse. Reforma të qarta. Drejtësi. Edhe ca efikasërira nuk kanë qenë keq. Rama ka shtuar kafshët në pyje. Po mbledh lekë si kurrë. Megjithëse shet lirë e blen shtrenjtë prap po bon lekë. Në rast se kthejmë sytë nga qeverisja lokale ku pati një reformë të thellë mund të vejmë re fort mirë se disi, partia e bashkia konsolidojnë disi amalgamën e tyre. Punësime. Damarë nëpër shoqëri. Shpërndaj ndër njerëz që dinë të jenë mirënjohës dhe kanë shtrirje në komunitet. Rama është ankuar se kanë qenë bashkitë ato që me lirinë e fituar për të mbledhur taksa kanë rënduar barrën mbi ekonomitë lokale e individuale duke mpakur kështu zemërgjerësinë e tij. Dhe nga lezeti i madh pastaj këto bashki janë përfshirë në projekte apo praktika që ekonomikisht nuk i kanë hije një logjike të shëndetshme ushqyer në etikë e estetikë dhe kërkim leverdie siç e kërkon e mira e çdo shoqërie e pastaj individi. Dhe me hapsirën që i ka dhënë vetes nuk kanë qenë e nuk janë fort …, por kjo nuk ka rëndësi. Ajo që na interesonte ishte se Partia dhe lokalja po shkrihen në bazë duke lënë qeverinë qendrore në një qëndrim më ekzekutiv e kontrollor, Por, aty sipër, ku prap ka plot. Përveç rastit kur ndonjëfarë leverdie më e madhe zgjon orekse të lartësive. Për shembull, Teatri ynë i madhërishëm kombëtar vazhdon të jetë nën rrezikun e pakontrolluar të shëmbjes së vet dhe të hapsirës publike, por djerrë e të pashfrytëzuar që e rrethon e pason. Dhe ndërtimet do të mbijnë deri pranë biblotekës kombëtare, që ka bërë si tatuazh në ballin e madh emrin e institutit italian të kulturës, dhe unë ve bast se kulla e sahatit ka për të qenë bibilushi i gjigandit që do zgjohet nga dheu dhe do na e ngatërrojë orën në sheshin Skënderbej. Ky territor publik që nëse menaxhohet në shërbim të një hapsire për fymëmarrje për agorën e famshme të projektit të shtrimit me gurin më të shtrenjtë të bardhë të çdo skaji anekënd atdheut rrit vlerën gjithkah rreth e qark, vendoset në shërbim të zbutjes së klimës së tensionuar në vend dhe ngarkesës psikologjike që ndjejnë qytetarët. Nxitjes së komunikimit. Rama Predikator shihte mes këtyre poleve që nisnin e aty te parlamenti e pastaj vazhdonin aty e atje e krijonin një kompleks këmbësor përshpirtshmërie të diçkaftë që do të sillte një trasformim çudibërës në qytet. Por, të gjithë që u angazhuan për këtë duhet të kishin leverdinë nga kostoja më e lartë e mundshme, madje edhe hirësia e tij Rama Justifikator. Justifikatori ka vënë një gjarpër metali ti vijë rrotull sheshit të kombit, ku shkel gurë nga gjithë shqiptaria.Qyteti që mund të shtrihet kaq butë gjithkah përqark. Ne që duhet të jetonim në gjithë territorin e vendit. 400 kilometra i gjatë për së gjati dhe 140 për së gjeri. Por jo, ne, si ai japonezi që kishte parë vendin tonë në hartë për së gjati dhe kishte mendu se do shihte nja dy orë Shkodrën do rrinte një orë në Krujë do hante drekë në Tiranë dhe do ikte pasdite në Sarandë se nesër duhet të mbërrinte Stambollin, jemi të humbur në vendin amë. Katërqind kilometra më andej dynjaja kanë vendin e punës. Dhe kur leverdia e mirkuptimi e vlladashuria dhe dashuria e mirëkuptimi për avancimin teknologjik e shkencor na përfshijnë, atëherë bohet mirë. Dhe vizionon: "... pastaj duhet ngritur një rrjet transporti në qytet e ndërqytets. Për mendimin tim zgjidhja më e mirë është që të rrisim gjatësinë e shtretërve të secilit lumë në vend secili lumë të mbahet për krijimin e një rrjeti ujor që përshkon vendin gjithkah dhe ofron një rezervë ujore, transport, larmi pejsazhi. Unë për vete mendoj ta mbysim vendin në kanale që ofrojnë mundësi të shtuara bukurie peisazhi urban dhe natyror, ku të mundet të krijohen liqene, vendi ynë mund ta dhjetëfishojë rezervën e vet ujore. Ose 100-fishojë Dhe pastaj mund të flasim për ato kubet e stërmëdha e të xhamta ku imagjinojnë se do të strehoet i madhërishmi Teatër Kombëtar. (Për ata që nuk janë familjar, një kohë e gjatë ka kaluar kur një këshill bashkiak, që kishte detyrën ta shqyrtonte nuk e miratoi projektin e ndërtimit të mijëra metrave katror apartamente e mjedise tregëtimi, parkimi dhe atraversimi, mu aty ku është Teatri Kombëtar dhe në kopshtijet e izoluara apo të ndara për parkime, e prandaj çështja u trajtua në parlamentin shqiptar, pse aty ishte edhe një mazhorancë e qartë edhe kishte prap zotërim të mjaftueshëm. Si duhet lexuar kjo? Një ngjarje e paprecedent që të nevojitet angazhimi i parlamentit për të kontrolluar vendimarrjen e një institucioni lokal. Zakonisht një devijimin në rang ministri ose forma të tjera presioni mjaftonin. ose lihej ai muhabet. Por u desh një parlament, dhe natyrisht kostoja ishte e lartë. Aktorët u ngritën.dhe protesta vjen pas protestës tek Astiri dhe pastaj asaj të studentëve. Ndërkohë një protestë, gazlotsjellës derdhet nëpër qytet dhe dyert e Këshillit të Ministrave digjen me benzinë . Krizë! krizë! Por prapë,zgjedhjet duket se kanë pak gjasa të ndryshojnë pozicionin peshores; atëherë pse heziton Rama të ofrojë zgjedhje të parakohshme? Simpatia për të ka një rënie dhe në kohë kjo ka gjasa të jetë e këtillë që mund të mos menaxhohet kollaj. Dakort, tërheqja nga zgjedhjet mund mund të jetë për PD-në me kosto më të lartë se ajo e një fushate të jashtëzakonshme që i duhet Ramës për ta çorodit banketin. Por, me studentët figura e tij nuk ishte fort e këndshme dhe ajo çka u denoncua nuk i bën nder për shkak të përgjegjësisë së madhe që kishte marrë edhe më herët duke udhëhequr në një reformë të sektorit. Për të shtuar: droga droga, krimi krimi, kur thotë edhe vetë, ndonjë tender e koncesion e jo aty, jo këtu, jo po ky skandali, jo po ai skandali, dhe pastaj jo po ktu jo po aty. Reformat na e sjellin përparimin më afër, por shpresojmë ta ndeshim. Drejtësia, policia, dhe mjeksia, dhe transporti dhe lumi. Dhe lista e kandidatëve shkëlqen në vazhdimësi që mbeten gjithnjë të reja. Argumenti i Ramës se kjo gjoja krijon precedent nuk është fort i lezetshëm. Ai duhet ta dijë se edhe po nuk qe ky precedent, ka raste të tjera që e kryejnë këtë mision. për precedent kjo mësymje ka plot. Por pse zgjedhjet lokale, pse nuk i mjaftojnë demokratëve për të dëshmuar se kanë bekimin e drejtësisë, me hirin e perëndisë, e e gëzojnë faqe botës? Çfarë është një protestë më e mirë e denoncimit të një krimi në vazhdimësi se një palë zgjedhje, qofshin ato edhe jo për parlament. Pse demokratë të dashur do fitokeni zgjedhjet e përgjithshme e më pak ato lokale? Apo është frika se do të shitet vota? (ku është tamam e ndaluar shitja e votës se unë kur u vura ta kërkoj veç me lirinë e saj u njoha?) Qeveria e parakoshme do ta kontrollojë dhe frenojë vrullin? Do zbulohet diçka? Do frenohet diçka? Cila ministri? Çfarë mund të bëjë një ministër i përkohësisë parazgjedhore veç të jetë korrekt? Do të gjejë një dosje te sjertari i fundit? Apo do japë një shembull aq të mrekullueshem sa do të mësojnë të gjithë dhe ministri nuk do ketë nevojë të zëvendësohet kurrë? Por Rama u bë ca si shumë i afërt. Portreti i një senatori të përjetshëm, me lidhje jashtëzakonisht të forta, më shumë se një kryeministër. Një humbje socialistësh mund të mos jetë aq e largët.Ç'do të ndodhë: një rilindje pas rilindjes ndër socialistë, ndërkohë që rilindja shpallet më vete? Por a ka nevojë kjo për një qeverisje të ndërmjetme prej të djathtës që nuk e dimë as kush është e sa është, deri sa të konsolidohet ndarja? Apo nga hiçi, do mbijnë heronj të rinj që do vejnë një kompjuter çudibërës që ti bëjë të gjitha? Unë gjithnjë kam pasur besim në konspiracion. Oh ne të shkretët.
0 Comments
Tërrën tën tën. Origjinali i veprës në anglisht titullohet “Angels in Amerika”, por dikush, përkthyesi ose regjizori, ose të dy bashkë, e ka sjellë si “Engjëjt e Amerikës.” Sa ndryshon kuptimi në këtë përkthim? Pse engjëjt janë tjetër kur ndodhen në Amerikë nga kur janë të Amerikës? Se pastaj regjistri i referencave e drejton të kuptuarit nga një galeri tjetër shembujsh që mbajnë kuptimet, apo pse përkatësia kombëtare e engjëllit ndalohet nga të gjitha proklamatat hyjnore? Nuk e di.
Gjithsesi bëhet fjalë për jetët e një grupi homoseksualësh që jetojnë Nju Jorkun e viteve 1980të e kusur 90të, kur pasi panë rritjen e jashtëzakonshme ekonomike e dominimin e botës ushtarakisht e ekonomikisht e teknologjikisht e kulturalisht amerikanët mund të lejonin në qendrën e perandorisë njerëzi të shtuar. Por për shkak se mënyra e seksit që praktikonin e favorizonte përhjapjen e sëmundjes u prekën mbi të tjerët dhe u ekspozuan shumë. Edhe ndër ta njëfarë Roy Cohn, një nga flamurtarët e republikanizmit amerikan, që mbrojnë me vetmohim parimet e së djathtës, bëjnë gjuetinë e komunistëve, mbrojnë familjen dhe denigrojnë homoseksualët dhe përfitojnë. Ai e di mirë se ç’është e shëndetshme për amerikanët e vërtetë dhe e çon fjalën edhe në gjykata. Ndaj, përpjekja e tij për të fshehur gjithçka është ndër të njohurat. Një aktiviste amerikane me orientim të së majtës komuniste pas egzekutimit për spiunazh të influencuar, në masë të madhe, nga Kohni ka lënë një fantazmë që ta shoqërojë Kohnenin në jetën e përtejme. Ky Kohn ishte personash i vërtetë dhe në youtube gjehen debate të tij. Ishte nga ata që menaxhonin marrdhëniet e pushtetit në Amerikë. Edhe etel Rosemberg ishte vërtetë. Pastaj njërin nga bashkëpunëtorët e tij të afërt në sekretarinë e gjykatës së Nju Jorkut mund ta çojë në Uashington, por ky na zbulon që qenka gjithashtu homoseksual edhe e len të shoqen e shkon pas njërit që është ndarë nga i dashuri, që është i sëmurë me virusin e tmerrshëm, atëherë e gjithmonë, të SIDA-s. Edhe ky i fundit na qenka protagonisti i shfaqjes. Ky është i kthjellët e hokatar sheh edhe një engjëll. Sa herë shfaqet engjëlli ky ka ereksion e krijon një marrëdhënie intime me të. Ky ka edhe një infermier që e ka mik dhe është një dashuri platonike mes tyre. Një mirëkuptim. Ky ndihmësi i Kohn, ky djali i Uashingtonit, që është thuajse protagonist i shfaqjes për nga degëzimi që e pason, veç së shoqes që braktis ka edhe një nënë që braktis gjithçka, e vjen ti ndihë familjes së të birit, ose të paktën të shoqes së tij që e la mendja nga tronditja e braktisjes. Këta janë mormonë. Vetë Kohn është hebre. Pjesa një sukses i madh.Ky Kushneri që e ka shkrujt asht ba rehat sa ka prezantu veprën. Për më tepër mund ti drejtoheni wikipedias që tregon për gjithfarë çmimesh e vlerash të veprës. Al Pacino i rritur ka marrë Oskar me personazhin e Kohn në një ekranizim të veprës. Shfaqja tani. Arben Kumbaro është në këtë lundrim artistik mu mbi bash, me timonin në njërën dorë dhe tejqyrën në dorën tjetër. Ai hedh kovat e bollshme me bojë që do të jenë baza e tablosë së re. Që në fillim zoti Kumbaro na prezanton me ritme të larta komunikimi. Zoti Kumbaro kur gjeti me vend që engjëjt në Amerikë të bëheshin Engjëjt e Amerikës tregoi se do ta përdorte pak si tepër elementin e spektakolares në shfaqe. Me engjëjt e qiellit ai nuk do të ishte përzier ashtu. Në fakt boja mbi beze ishte me zëra të lartë e seksualitet të mbiqendërzuar. Një farë parodie kish mbirë kur zoti Kumbaro u bind se kjo ishte vepra që do të trazonte orët krijuese. Pa u fikur fare drita, pa rënë ende i shtati minut pas shtatës, dy çifte u ndanë. Aktorët Genti Deçka e Laert Vasili në njërën anë e në tjetrën Donald Shehu dhe Ina Gjoncaj. U ndanë duke i lënë rradhë njëri tjetrit në përcjelljen e tekstit. Me njëfarë zhurmimi të lehtë në kumbim të fjalës po zërat ishin të lartë dhe gjallëria e lëvizjes e madhe. Pastaj u ngrit perdja dhe një flamur i kuq me drapër e çekan përfundonte si një veshje shumë të gjerë nga ku nxirrte kokën aktorja Luiza Xhuvani (në mos po qenkërkëshëm i gabuar) me një mjekër të madhe përreth, e na mban një fjalim për atë që duhet, e që është se ne na duhet një teori të cilën ta besojmë. Mirë edhe kjo qenkërkësh e gabuar, por revolucionari do angazhuar diku se nevoja për ndryshim është e madhe dhe ndryshime po ndodhin. Edhe këtu aftësia për tu bërë pjesë e një rrjedhe që niste tek ai fjalim ideologjik për ne spektatorët e distraktueshëm ishte e vështirë. E gjatë. Mezi mezi. Ca rr që tërhiqnin vëmendjen. Mjekra, kush është ky tani. Po kjo? Marksi? Diktatura? Aspirant totalitarët? Ai vazhdoi e foli. Pastaj skenat me radhë. Për çdo 6 momente teatër që kapërdimë 1.5 ishin ndërrim skene nga ca ca të rinj me streçe të zeza që i mbulonin kokë e këmbë dhe përhapeshin me lëvizje insektuale dhe koreografi, kur shtynin objektet skenike dhe dy si mure të rënda. E hapnin e mbyllnin, pesë skena, gjashtë skena, tetë skena, 12 skena. Dy orë e pak. Deçka që ishte pak a shumë protagonisti i pjesës, kishte edhe emrin i pari atje majë listës kishte një rol të rehatshëm. Ai ishte intelektual, roli i tij është i një të riu. Ai është 31 vjeç dëshiron të jetojë, por ka marrë sidën dhe po vuan edhe prej një parehatie në pulmone. është edhe vetëkritik, po edhe mondan, ka humor po ka edhe dhimbje. Ai dhe Çobani bëhen dyshja gazmore e pjesës dhe mbajnë peshë të madhe në jehonën spektatoriale të shfaqjes. Me shkop elegant në dorë, me robdëshambrë. Me të mira. Nuk pati nevojë të puthet fare homoseksualisht madje i vajti edhe një engjëlle për tu qirë me të, megjithëse nga një pozicion i largët. Detyrën e puthjes e patën Vasili dhe Shehu. Këta jo vetëm u puthën por u angazhuan në një tërheqje e homoseksualitet praktikant të vazhdueshëm. A janë ata vallë karakteri emancipues i shfaqjes? Nuk ma merr mendja, por nuk duhet përjashtuar. Megjithëse me prani të madhe në skenë e angazhim, ata pak u skicuan si personazhe. Ne pak kuptuam qëndrimet e tyre politike e profesionale, megjithëse ata ishin pjesë e rrëfimit të ngjarjes dhe u deklaruan prej tyre.Me tone të larta duke tërhequr gjithë vëmendjen tek aktrimi në skenë e pak në përmasat e shumta të zhvillimeve sociale të tjera që u shpallën. Elidon Fino tek Kohn krijon një gojëprishur pak të shkarë që u bë i njohur për dialogjet ndërofenduese me këtë infermierin gej që i rrinte pranë edhe protagonistit e ishte zezak e gjithashtu me goxha gejllik gojëprishur e serbes.Mburrja e tij për pushtet mund të ishte edhe një halucinacion. Hakërrimi i tij një delir. Bërja publike e homoseksualitetit të tij dukej se nuk e shqetësonte fort. Fjalët e tij janë nëpër jerm dëshpërimi të braktisjes së jetës. Flet me fantazmën, shumë fjalë e pak qetësi. Me shumë gjestikulacion. Gati një pantomimë ishte e përfshirë në veprimin e tij. Indrit Çobani ishte ndër ata që më së shumti i krijoi dëfrim spektatorit. Batutat e tij, përdorimi i fjalorit të pacensuruar, gjestikulacioni që e shpallte një ngatërresë të dukshme hormonale në seksualitetin e tij, e bënë gati qendror. Tani, për aktrimin e tillë ç’të thuash? Ata të gjithë janë profesionistë të mirë. Edhe Deçka ka shkathtësinë e duhur edhe Fino ka nerv edhe Xhuvani me kontrollin e plotë në zë e prani të saj. Të gjithë. Engjëlli i ndritur prej materiali të fortë rrethuar në drita dhe Engjëllja me shqiponjë brenda dhe Luli Bitrin. Të gjithë. Emocionet janë të qarta e të rënda. Por, pastaj, kontekstet e tyre jetësore janë kaq të pakta. Një sëmundje që ekspozoi për orientimin e tyre seksual kaq e aq njerëz e pastaj kishte nevojë për përkujdesje, për shërim. Një lëvizje lindi pastaj për të drejtat e njerëzve me orientim seksual të ndryshëm nga masa e kanoni. U adresua problematika e homoseksualitetit që prej kohësh të vjetra i vjen rrotull njerëzisë. Shumë jetë deformohen nga influenca të tij dhe të tjerë tmerrohen nga një përhapje. Megjithëse bëhet fjalë për një zhvillim kaq interesant historik sa ai i ndryshimit të një qëndrimi tashmë historikisht e religjozisht të një faze të caktuar të zhvillimit ekonomik e urban, në një lokacion kaq pararojë sa ai i Nju Jorkut të viteve 80-të, dhe e ndoqi një ballafaqim ligjor, moral, mediatik, politik, komunitar e etj., ne ndjejmë pak kontekst. Vendi, ora. Jo pa gjë fare, se kuptohej që ishim në spital apo zyrë gjykate, por një kontekst i këtillë. Edhe pjesa i bëhej pasqyrë shoqërisë për shprehi të vetat e mënyra komunikimi. Një pasqyrë që padyshim i duhet vënë shoqërisë përballë, por kjo është një teknikë thuajse e përgjithshme e këtyre kohëve të aktrimit në skenë. Secili aktor skalit thellë e fort me emocione të mprehta një faqe të historisë së atij blloku që duhej të ishte kompleks e njerëzor, por edhe si të gjithë pak a shumë. Regjizori ka zgjedhur ngjyrat e forta, zërat e lartë dhe nga gjithë ajo histori mbërrijnë vetëm segmente narrativash në të cilat të formosh një skicë. Aty fjalët humbin disi e bashkë me to edhe kauzat besimet, ambicjet. Ajo që vjen tek ne është një konstelacion karakteristikash të familjarizueshme plotësuar me fjalë. Shfaqjes i mungonte një interesim i sinqertë politik për tematikat dhe shqetësimet e tekstit dhe shprehja e Kumbaros se “kjo pjesë është më e rëndësishmja e teatrit bashkëkohor” nuk na mjafton për të kuptuar pse ai e ka zgjedhur këtë pjesë. Shfaqja ishte e gjatë, e rëndë, muret lëvizin shpesh. Diçka e dobësonte përhapjen e tingullit fjalëmbajtës. Por i bollshëm në të mira, aaktorë, skenë e bukur, kërcim, me drita të plota mugëtire të brendshme. Salome e Oskar Uajlldit. Oskar Uajlldi me nam që u dha pas sa më shumë qejfeve që ofronte ai rehat anglez 100 e 40 e kusur vite më herët shkroi në frengjisht "Salomenë," që marroset fare pas Gjon Pagëzorit dhe kur pa që këtij nuk i shkonte mendja fare për atë dashuri i kërkoi kokën e tij mbretit e tha fjalën zëlartë që nuk kthente, se do ta puthte gojën e tij. E ai nuk donte. I tillë kish qenë gjithmonë tërbim i tillë.
Pagëzori akuzon me të madhe mbretëreshën e mbretin për mëkate epshi, dhe duket se versionet biblike thojnë se e ëma Herodia ja kërkon kokën përmes së bijës që ja pati bërë fort qejfin kur e kish nderuar me një vallëzim në ditëlindje të tij a diçka e tillë. Ose vetë Herodi kishte nevojë për atë shkak. Por sipas Uajlldit, ishte Salomeja që kur e sheh marroset pas tij. Është dashuria thotë ai, jo një mama që ka kontroll të plotë mbi bijëza. Vajza është kapriçoze sa më ska. Një shtrigane që ndez e fik njerëz si qirinj. Ajo marroset fillimisht pas trupit pastaj pas kokës e pastaj pas gojës së Gjon Pagëzorit. Ajo e kërkon kokën e Gjonit që t’ja puthë gojën. Dhe është poetike e sensuale gjithë kohën, e fjalët e mira që ja hedh janë vargje të bukura. E ëma mbron kërkesën. Tetrarku ofron një të tillë larmi gurësh të çmuar që ka vetëm tek një mijë e një netët, që ajo ta lerë profetin dhe të mos e ngatërrojë me një zot e ardhmja e të cilit është ende e paqartë. Ka zëra që thojnë se i pëlqente predikimi i tij. Shfaqja tani. Ajo vazhdon më tej Uajlldit nën drejtim të Shakalugës (Carlo Sciaccaluga), që është një regjizor që dhe më herët ka provuar skenën e Eksperimentalit. Ndoshta arbëresh? Ka diçka shqiptare tek ai. Dy roje, profeti, hëna. Një mbrëmbje, kapiteni. Një vajzë. Salomeja, e ëma, njerku sovran, hebreu stereotipik me duart mbledhur në gji e gishtat që i lëvizin gjithë kohën sikur numërojnë diçka, prifti jahudi fjalëpak por me qëndrim skeptikocinik, i dërguari romak i Cezarit, që sjell verë e ushtron autoritet dhe ndonjë figurant janë aty. Me një treshe aktorësh të dalluar dhe një total dhjetë personazhesh a më shumë, (me nji aktor ma pak) me një regji që nuk di fort mirë ta vlerësoj. Pak inovatore. Pak gjallëri në lëvizje. Me kontekste që ndërpriten. Me ndriçim cka. Por, me protagonistë të realizuar. Alert Çeloaliaj është protagonist i shfaqjes. Personazhi i tij është edhe paksa narratori. Krijues i familjaritetit historik me narrativën e shfaqjes. Ai na tregon si ka vrarë njërin prej të afërmëve dhe është martuar me të shoqen e tani i ka sytë te bij e tyre. Ai na tregon për kapitenin e rojeve që u vetvra në fillim të shfaqjes si ishte bir i një mbreti të mposhtur, për Cezarin dhe mardhëniet me Romën, për mbretin rival. Për aktet e veta. Dialogët e tij tentojnë të jenë monologje rrëfimtarie e gjallërie dramatike. I dehur, i brishtë e i pushtetshëm. NJe tian i papergjeshem zemer lig qe dominohet nga nepsi e grykesia. Me makiazh që ja theksonte tiparet e karakterit. Një rol i mirë. Rrobat e tij nën kostum kujtonin një zyrtar. Te gjithe te tjeret bashke nuk folen sa mbreti. E shtigje qe u ndoqen nder fjale ishin shume me pak. Salomeja që e luan Ermira Hysaj ka joshje e zemëratë për ti përzier në doza të ndryshueshme për të krijuar sfidantin e protagonistit në zhvillimin e veprës. Ajo kërcen dhe ndjellshëm përsërit fjalë që janë të latuara me sensualitet. Por personazhi i saj ka pak larmi, megjithëse ndjenjat e tij janë të forta. Përdorimi i zërit prej saj është kaq i aftë dhe e plotëson kaq mirë portretin. Kercimi sic e permendem nuk e pati ate dehjen qe shpresonim, por pranojme qe kjo eshte edhe disi rrethanore. Yllka Mujo në një rol fort të mirë. Herodja e shoqja e Herodit kishte marrë nga Mujo tipare të një gruaje të fortë të sotit. Lirshmëria e saj dhe energjia e saj dhe aftësia e saj për emocion janë fort të dashura për ne. Pastaj edhe Vin Bejleri si Gjoni, një profet i çakërdisur pa pikën e qetësisë hyjnore. Dramatik, por një pjesë e interpretimit të tij ishte e regjistruar dhe luhej në bokse disi me pak zhurmë, brenda atij podit që thamë. Një akt antikatolik i zotit Shakaluga. Skenografia e pjesës nuk më pëlqeu kushdi sa. Edhe për vallzimin mendoj se ka pozicionuar Hysajn në një parehati. Ushtrimi koreografik në figura me këmbë mendoj se ishte një teknikë pak spirituale, megjithëse vallëzimi pati edhe figura të tjera më të këndshme. Në ato pjerrësi i vihej froni edhe Herodit dhe Herodjas. Ajo lartësi në rastin e e tyre është disi më e pranueshme, por kjo nuk është edhe aq simpatike as për Gjon Pagëzorin që duhet të rrijë aty brenda, megjithëse ma merr mendja që dilte. |
Categories
All
Archives
May 2023
|