Ja aty jemi. Te zhvillimi. B-ja e artë dhe E-ja e artë u bënë bashkë dhe si BE e artë thanë se ne mund të nisim e flasim për negociata. Një zhvillim. Vendi ndërkohë nuk duket i shëndetshëm, të paktën sipas jehonës informative.
Skeptikët thojnë se asnjë reformë nuk shkon si duhet. Rritja e vizibilitetit e kriminalitetit dhe ndoshta ai vetë, shpeshtësia e aksidentit, prishin humorin e masave. Dy ministra të brendshëm përzihen nëpër muhabete, dhe njëri është në arrest shtëpiak e tjetri, pse nuk duket i distancuar mjaftueshëm prej vëllait, (qoftë edhe prej faktit se parardhsi në detyrë gjithashtu është nën hetim intensiv pse është ca si i afërt me ca trafikantë të tjerë,) dyshohet se mund të ngarkojë partinë me kosto politike të paleverdisshme.
Thojnë për shembull se reforma territoriale, thojnë, ka mpakur zënë e pazëshëm të fshatarit dhe megjithëse ka lehtësuar barrën e marrëdhënies personale në vendimarrje duke rritur efikasitetin, ka lënë bosh hapsira në kolektivitet.
Ndërkohë që edhe në vende të tjera komuniteti tenton ti ketë pranë kompetencat e qeverisjes. Në Itali, psh, reforma territoriale e fundit çoi më shumë kompetenca në bazë e jo e qendërzoi si këtu. Në Angli qeveria aktuale,në zgjedhjet e para pati patur në program shpërndarjen e mbështetjes përmes kolektivave të vegjël. Si borde prindërish që menaxhojnë shkolla a klube caji që kujdesen për parkun no.23 në qytet ose fshat dhe trashëgojnë fondin përkatës prej njësisë shtetërore që e kishte këtë detyrë.
Nga ana tjetër, vetë kryeministri Rama tha: “ne i ulëm të gjitha taksat, po na preu në mes qeverisja vendore. Të gjitha bashkitë janë lëshu e po mbledhin pare. (pak a shumë)”
Ndërkohë fjala ndërtim u jep tjetër ngjyrim buzëqeshjeve nëpër popullin e gjerë dhe disa bashki mbarështojnë figura të spikatura që jehojnë shembujt e ministrisë së brendshme. Ka ndonjë, që siç përflitet, si Elbasani ku kryetari e ka pak të vështirë të jetë shumë politik se duhet edhe të mbrohet, se po të lëvizi shumë e përpijnë disa vorbulla kriminale që i vijnë përqark. Diku tjetër vorbullat nuk janë kaq fatkëqija, vorbullat diku tjetër. Por ai tashmë është një shembull i shkëlqyer i pasanikut që me i çik ma shumë mend dhe fat do kishte qenë rehat. Vetëm se nuk i kontrolloi gjërat si duhet kur kishte kuptu se ishte makut me njëfarë kronikërie. Diku tjetër si në Peshkopi më të qetin qytet të lindjes veriore një grup me ndikim e fort tutës u rrah me një grup tjetër që nxorri si theror vetë nënkryetarin e bashkisë. Figura minore si çuni prej betoni dhe i forti i të tërave, gjen gjithandej, pastaj. Por gjithsesi më pak se ç’ishin bashkë me çunat e komunave. Pra unë mendoj që njëfarë centralizimi është dashur, sidomos në aktivitet jo të buzqeshjes së zakonshme, ose të paktën jo asaj. Dhe ky centralizim është ofruar.
Një numër më i madh njerëzish marrin shërbimet tek privatë, të detyruar ku prej mungesës e ku prej nevojës për shërbim më cilësor. Mjeksi, edukim, transport. Buxhetet përkatëse i shkojnë nga pas. Thojnë që nuk i bëjmë dot vetë, “se as specializi nuk ja vlen, besim te vetja kemi pak, fjalët janë. Ja edhe unë nuk dua, por është rrota e inercisë dhe kjo nuk ndalet dhe veç hipën në të. “
Në drejtësi e polici po jepen shembuj. Pavarësisht mosbesimit praktika edhe mos qoftë e sukseshme mbetet precedent. Papritshmëria e reforma mbetet e lartë. Gjyqtarë të caktuar në masë të madhe u panë se janë trashur zverkun në mëkat që dënohej rëndë, por që shyqyr është lehtësuar ndëshkimi.
Këto privatizime e shpenzime janë ende në vështirësi, por ne do bëjmë shembuj në drejtësi dhe ata do të inatosen dhe do ta ruajë inatin dukë bërë shembujt e vet. Ndërkohë ende nuk dimë se ç’pjesë e buxhetit të shtetit është konfiskimi? Natyrisht nuk pritet që valë të dënuarish e ishdënuarish të migrojnë brenda e jashtë pushtetit e dënimit, por qasja e këtillë në pabarazishten e lashtë është problematike. Sidomos për socialistët që siç e tha edhe kryministri dallojnë prej të tjerëve sepse kur shohin dikë keq në rrugë ndjejnë keqardhje dhe duan të bëjnë diçka.
Por në drejtësi gjthsesi edhe një shembull. Gjithë policia po prezantohet me nevojën për tu prezantuar në terma të pasurisë që zotërojnë. Kur të kontrollohen edhe kalimet e pasurive ose burimet e pasurive nga ndonjë tjetër edhe ndonjë tjetër.
Ndërkohë këta vetë në rolin e keqbërësit nuk po tremben. Mos vallë tashmë mjafton orientimi profesional dhe nuk ka pse të ketë implikim ligjor?
Europianët na thanë hajde flasim një herë se sa i besueshëm jeni shoku qytetar. Ligji, ku është ligji? Po leverdia ku është Leverdia? Apo sic e thuhet në këto raste potenciali. Megjithëse nuk jam i sigurtë, po një sy është gjithmonë çelë.
Ndërkohë zëra të nxituar analistësh gjurmojnë një ftohtësi të profecisë në fjalë të ritualit kur perëndesha ende nuk ka zbritur nga retë, madje as që e kanë thirrur akoma dhe as kurbanet e shenjtë nuk i kanë bërë gati.
Nga socialistët pritet qetësimi i zhvillimit, zoti Rama; lënia e kësaj fjale të marrë pluhur diku nëpër rafte prit një herë të merremi vesh kush po bën cfarë. Kalibrojmë sistemin kujdesemi për të lënduarit e shumtë të tranzicionit. Traumat, pësimet, gjendjet. Pse, si na ndikon kjo? Qetësi nëpër lagje, mbrojtje me nxitje të një fryme bashkëpunimi, mbështetje e jetës universitare dhe derdhjes së saj në komunitet. Komunikim e solidaritet ndër njerzor. Cicërim. .
Vetë Viviani kryeministri francez, i 1914ës kur ndodhnin plot gjëra, merrte mësime në Comedie Francez për deklamacion dhe sipas historianit Zeldin, harxhonte orë të gjata duke praktikuar fjalimet e veta të parlamentit sikur të ishin këngë. Kurse ne jeta parlamentare na duket edhe si log jashtëparlamentar. Rregullatorët e diskursit nuk janë më të qartë Pjesë e revolucionit urbanistiko-politik të vendit duhet të jetë parlamenti i ri. Urgjent kuvendi i ri në formën e një amfieatri ku politikanët kanë njëfarë mundësie për intimitet dhe lëvizin rehatshëm. Fjalime si këngë. Ndërkohë që këngët e tij janë fjalim. Ndërkohë që po ndiqet vrulli i një lëvizje drejt Europës të venosur në një sallë të madhe mbledhjesh si një corridor i gjerë me një krye e një fund të vendosur para njëri tjetrit si ushtarë. Pa qenë as pranë njëri tjetrit e as përballë kundërshtarit. Edhe romakët e lashtë e shihnin në sy njëri tjetrin. Mbi kubetë e xhamtë guximtarët tërheqin vemendjen dhe rojtarët hezitojnë të ndëshkojnë.
Por jo, në vend që të deautomjetizohet vendi e të rritet kontakti ndërnjerëzor për të qenë pranë njëri tjetrit dhe të denoncohet makutëria e sëmurë; si një dobi qesharake për burra e gra me vese që i mori rrjedha e një kohe të vrullshme dhe menduan se janë më të sigurtë brenda makinash dhe të mbahet lartë flamuri i solidaritetit utopik; na ndizet dritë e gjelbër për zhvillim. Në shtrat të realizmit socialit bën pritë urbanizimi intensiv zhvillimor.
Prona, projekti, leku privatizimi, ndërkohë 20 ndër 21 gjyqtarëve që u shqyrtuan mbetën pa fsheh nga 500 – 600 mijë dollar. Leku që vrullon sa andej këndej nëpër duar dhe josh vajzat e bukura, djemtë azganë, dritat e tingujt, shijet, rehatinë e sediljes e ulëses e kështu më radhë.
Duke pas gjithë këtë vend, të gjithë sërish vazhdojnë e mblidhen sa më pranë një qendre me rrugët si autostrada. Na duhet qendra e qytetit andej nga treni, poshtë. Bëni në qendër një park gjigand që të ketë në qendër kopshtin zoologjik më njerëzor në vend, rrethoje atje me rezidenca tre katër pesë gjashtë katëshe. Ke dhe një lumë që sapo mbërrin prej Brarit të bekuar dhe nuk e ka takuar akoma Lanën fatkeqe. Merr lëndina atje. Shtriji gjërat i dashur, pse duhet të fitojnë pak shumë, kur socialistët trima nuk e hopsin pabarazinë. Rrugët e vendit ende nuk po përfundojnë.
Qytetin e Tiranës ta shpallni zonë muzeale të realizmit socialist. Në turr e sipër digjni edhe godinën e parlamentit. Tja bëjmë theror tëardhmes. Akademia le të shpëtojë dh eta ketë rrënojën e bdekur mbushur me barishte oborr të vetin. E të mburren sikur gjoja ata vetë e dogjën.
Dukja e makinës nëpër Tiranën e vjetër të kushtojë 2,300 lekë të reja në ditë. Gjithkush dhe pastaj aty afër të ndërtoni qytetin e vërtetë që si në terma akitekturorë ashtu edhe ambientalë e socialë, energjitikë e kështu me radhë e ti referohet njohjes sot.
Ku të mund të shpërndahet në mënyrë të përqendruar energji përmes gazit të lirë, ku mund ta korrim diellin mëngjes për mëngjes me panele kurse secili ta ketë turbinën e vet të vogël në lumë e nëpër to të lozin troftat kukafshehti, ku të mbledhim pikat e vesës për të zierë kafen e mëngjesit ndërkohë që flasim mes vedi. Edhe mutin ta bëjmë biskota për eukalipte që aq shumë na u mërzitën këto vite.
Por jo, një sasi jashtë zakonisht e madhe parashë lëviz nëpër një dorë muresh e sipërfaqjesh ku me dritë e ku pa dritë e ku drurët rrinë pranë e pranë e mezi dallohen.
Zhvillimi!?
Ja një ide tjetër me zhvillim. Me hap kanale pa fund, kryesisht në zonën perëndimore të vendit. Po sa? 20 kilometra, tridhjetë kilometra për lumë. Një rezervë ujore nëpër Myzeqe me kanale të gjerë të përshkueshëm prej varkash mes drurësh që prodhojnë peshk ujrash të ëmbla, serenata me çifte, kallamash ku strehohet turisti postviking. Akuakulturë. Ta konkurojmë Indokinën për prodhim orizi në impjante jashtëzakonisht të mirëorganizume. Do ti pyllëzojmë kanalet me buaj. Edhe Bistrica duhet të nderohet me një shtrat dhjetë herë më të gjatë. Dhe mos nxitojë ashtu drejt detit se kemi edhe ca punë.
Ultësira pranë Velipojës a nuk ja çon vallë një kanal ujë deri afër ranës së hedhur e që kthehet mpasht në 17 kanale të vogla që pyllëzojnë lloj lloj oazi në kthim, e përshkojnë në kthim qytezën e velipojës dhe….
“Pylli oriental dhjetpashor perëndimor, shpëtimtari i planetit tonë të dashur,” do të jetë slogan ynë. Madje jo, “ultësira perëndimore zonë këmbësore!” Vetëm nga helmi akrepave do nxjerrim 1 milion dollar për hektar. Një kile lëng akrepi kushtonte 370 mijë dollar e diçka, duke qenë lëngumë i shtrenjtë në tregëtim. Dhe ne, fap, ngrejmë hije për pelikanë që i popullojmë me akrepa që i mjelim si dele. Unë mbështes edhe dërgimin e vullnetarëve në aksion, por po nuk u pa me vend, nuk ka problem.
Kanalet në asnjë mynyrë të mos jenë më të ngushtë se të tre metra dhe ku të jetë rasti të shkojnë në shtatë a tetë. Me baltë të ngjeshur fort dhe në vendet për tu larë sipas masave të sigurisë. Me porta në pikën ku lidhen grykderdhjen për tu derdhur pastaj, dhe uji tu ndrrohet sipas nevojës dhe kërkesave mjedisore për grykderdhjen origjinale. Dheu i gërmuar të shfrytëzohet për popullimin me kodra të disa copëzave që do të mbeten në shfrytëzim nga toka e rrafshët që ndodhet aty pranë. Një kodre edhe ja komandon ujin më mirë edhe sipërfaqjen ja rrit rrafshit. E zgjedhim sa të ngrohtë e duam. Ja lshojmë lumin, ja heqim lumin. Edhe përmbytjet kemi për ti shmang. Mishkonjat që të gjitha do ti mbysim nëpër përmbytje gjakatare ditën që do lëshojnë vezët. Si në filma me alienë. Megjithëse do na mbeten harabelat pa ngrënë, po i japim edhe atyre bukë të mbetur qullur në ujë.
Mund të mendojmë për ndonjë prodhim. Ta bëjmë një vreshtë të bukur që ta hajë e ta pijë danezi norvegjezi finladezi anglezi dhe shqiptari bashkë, si në një anekdodë të bukur ku këto nuk bëjnë gara si në shumicën e barsaletave me tre veta, ose katër përfaqësues të vendeve të ndryshme.. Megjithëse unë mendoj që të vazhdojmë me shalqinin, por të kolektivizohet prodhimi e të përdoren teknologjitë. Të bëhet llogaria të pyetet kush dashuron fshatin le të rrijë, të tjerët me short në Tiranë, Lushnje, Fier, Vlorë dhe Himarë.
Të thërrasim një mijë pelikanë nga gjithë mesdheu me pushime. Lloj lloj flamingoje e dalluar nga Tanzniakapërtë ardh mepushime. Tre javë. Të gjitha të paguara. Edhe unë nuk kam për ta derdh bukën e tharë e po jua çoj. Blejm edhe ndonjë kile peshk po qe nevoja.
Foka të ujrave të ëmbla nga Amazona do ftojmë.
Por më përpara na duhet të ftojmë dy firma ndërtimi që të kenë si ato tryelat e malit që u hapën tunelet për Kukës e Elbasan . Por, për baltë. Kanë për ta qa. Për 3 dit tridhjetë e tre metra kanal ka për të hap. Balt. Ne cajm malin. Firmat po të jenë vendase unë nuk jam kundra, vetëm thuaji të mbajn mend që vendi është mëma jonë. Vetë Merkeli ka për ti hedh të gjitha kursimet e veta për realizimin e këtij plani. Po nuk e erdhi edhe ndonjë tjetër unë s’marrkam vesh. Fermat e krimbave të mëndafshit do ta mbulojnë gjysmën e Adriatikut me mëndafsh të shtrënguar fort që njerëzit duhet ta kalojnë duke rendur gëzueshëm matanë, por vetëm se me çorape.
Dhe kur të hedhim ne fishekzjarre gjurmën e dritës do ta kenë më jetëgjatë se çdo fishekzjarr, pse reflekton në të pafundmin kanal.
Por më përpara Teatri ynë Kombëtar duhet të ketë kryeministrin tonë të dashur spektator të rregullt. Si nuk e mbikqyr hiç të emëruarin e vet në teatër zoti kryeministër?
Për më tepër zoti kryeministër duhet të ndërgjegjësohet për dobësitë e veta në mimikë, portret, përdorim të lëvizjes së syrit. Gjatë konferencës të rëndësishme për shtyp në Berlin krah Merkelit, kur nisi të shkruhej ky shkrim, dhe gjithandej, ai na kujton që ky kyeministër nuk sheh teatër. Mund të njoftohet edhe Toni Bleri të na sjelli një trajner sysh të mrekullueshëm nga Londra, por mendoj se leverdia kombëtare e do me teatër, qoftë edhe në Londër. Ose me punë në prodhim, për tre muaj. Nuk duhen parë të gjtha gjërat nga brenda. Kjo eksperienca kaq individualiste e protagonizmit të lartë nuk ka si të jetë e shëndetshme.
Kryministri të mos harrojë përqindjen e pagës që i paguhet si përgjegjës në emërim të drejtimit të teatrit, operas, ndonë filarmonie, ndonjë galerie a ku di unë. Ai i pari duhet të duartrokasi në këmbë, i pari, për rreth 327 sekonda në premierë dhe 64 sekonda në shfaqjet që prej detyrash më serioze i humbet në premierë. Kështu shpërndani dhe pak qetësi. Mileti është i shqetësuar. Kudo ku qeverisja shpall autoritet shpallësi tregon përfillje, edhe te “Njëmijë e një net” kështu ishte.
Po për mysliman e të krishterë kush të tha të flasësh zoti kryministër,pranë Merkelit teë shtrenjtë që rrezik nuk do ta kemi më në të ardhmen jot ë largët të Gjermanisë dashamire? Ta kërkoi ambasada, pati pyetje? Ka shqetësim? A duhet lidhur islamizma me Evropë? A është vërtetë një tematikë kaq e lidhur kjo e integrimit dhe religjionit? Pavarësisht ndjeshmërisë Komunitete myslimane më të mëdha se ne janë pjesë evropës prej kohësh. Rriten e gëlojnë. Pastaj frika se ne po imponohemi në hapsirat institucionale demokratike europiane prej pabesishë të frymëzuara jo prej qytetërimit tonë tonë perëndimor është e pabazë, pse jemi kaq të vegjël e të vetmuar rrethuar prej fqinjësh që na trembin e mbajnë poshtë.
Ne thjeshtë jemi të varfër e të traumatizuar prandaj dhe jemi të përçartur prandaj dhe nuk kemi shumë leverdi. Ose një leverdi që mund të arrihet tjetërqysh dhe që mbetet e arsyeshme dhe e ligjshme fiton mbi integrimin dhe është fqinjësi e nivelit sui generis 371S. Integrimi europian i Shqipërisë në këtë apo atë vit është një bast garash.
Pastaj pse flet zoti Rama se ne nuk e ditkemi sa myslimanë e të krishterë jemi (mos është zoti Rama idhujtariI kishës unitare të zonës së Shpatit që i bëri ortodoksë e katolikë bashkë?). Po bektashit?
Mendoj se ka një zgjidhje. Tani, dallimi i besimtarit e jobesimtarit po rritet. Komunitetet fetare brenda vitit të përpilojnë listat e veta të anëtarësisë dhe të na i komunikojnë. Islami ta lejojë pluralizmin e brendshëm. Sunitë tradicionalë e Vahabistë reformatorë të shpallen prej njerëzish të lirë në edicion qëndror. Komuniteti mysliman bëhet “Konfederata mbarëkombëtare e besimtarëve në Allahun e madhirëshëm.” Adventistë të ditës së shtatë e ndjekës të marangozit Jozef, dhe unitarët shpatarakë natyrisht, I kanë konfederatat e veta, megjithëse këta të fundit sikur e harruan atë muhabet më duket. (Edhe frekuentuesit ose vizitorët e herëpashershëm të quhen, mjafton të paraqiten për regjistrimin e emrit, qoftë edhe me urdhër nga babi a mami. Edhe të na sjellin statistikat dhe ti nuk ke pse i flet kot zonjës Merkel.Me thënë nuk e di, është keq. 12510 jehovajsa, 430,000 ateistë nga radhët e bashkimeve profesionale dhe 2,210 nga ushtria, kisa emëvetshme e kalasë Elbasan, 783. Prifti novator I filan katuni kaq e aq. )
Por ti jo, ti flet për një katastrofë të llahtarisur që se nga vjen. Jetë a vdekje në Evropë? Na pranoni direkt se është bërë shumë keq!
Do coptohemi me shkije grekë e islamik turkovahabist? Tobestakfurllah! Apo thjeshtë presioni i brendshëm për të fituar paligjshmërisht nuk do të përmbahet e pabarazia do të jetë e skajshme duke nxitur tension që gjithsesi do të vlojë diku atje poshtë? Nga vjen gjithë ky rrezik zoti Rama se na llahtarise? Rusët? Erdogani dhe njëfarë princi Arab?
Ne të shkretët po rrijmë rehat. Ti na thu jo po kanë rënë vrasjet, jo po është rehat, ky është shoku jonë nuk ka vëllezër. Gjithandej po lulëzon. Oborre për të gjithë. Kur pastaj fap: vdekje e dalldi!
Urgjent me u kthy në Tiranë e mos largohesh nga zyra prej orarit 8 e gjysëm me 5 e gjysëm asnji ditë! Recito fjalimet para pasqyrës 12 orë në javë, shko në teatër. Takime në zyrë 12 orë. Jetë parlamentare. Aktivitete partie. Ca bon t ikatun më katun me lloj katunari që ti ngre nervat? Ata le ti takojë Fatmiri. Pastaj futja kafe të qeta me miletin nëpër hije ose ik jashtë shtetit. Këtu është rehat lloj lloj robi, na mundohesh ti që të kemi më të mirin.
Udhëtimet jashtë orarit të punës për qëllime partiake nuk do të konsiderohen punë jashtë orarit dhe nuk do të mbështeten logjistikisht. Ta bëjë partia nga fondet e veta! Dhe mos u lodh shumë se na duhesh i kthjellët. Edhe ti rrëmbeju sa të mundesh atyre se ashtu janë ata. Ndonjëherë në ndonjë shirit mund të vish, po jo katun më katun. Ç’është kjo fushatë në një qetësi elektorale si kjo? Pa opozitë dhe për më tepër tutkunia opozitë e paqenë është në protestë nervozuese vetëm për hir të motivimit të pako aspirantëevetë ngeshëm.
Aman, se do bëjnë ndonjë lëvizje të re, se nuk e duroj dot. Të pakënaqur ka plot, tepricat janë të bollshme nëpër fushbetejën elektorale.
Ai dështim i zotit Lul në protest ishte një lajm i keq për ju zoti Rama. Ti në vend të financosh autobuzat, tallesh. Një lëvizje e re rritet kollaj, kudo përqark ka dëshmi. Alenca e lidhjes së veriut me pesë yjet në Itali ishte çudi. Gërku gjithashtu me një alencë komunisto-nacionaliste.
Darkort prania e vëllait të madh që shenjoi rritjen në lagjen socialiste do jetë e pranishme, po prap ky dreq milet e merr politikën kollaj. Fillimet kanë entuziazëm. Pazarin e përcakton ai që ka më pak lekë dhe bollëku yt mund të jetë i padobishëm. Një moment shkarje dhe partia do drithërohet nga ideja e së panjohurës. Dakort po nuk deshën çunat, nuk bëhet gjë. Por, mileti, siç e thamë, aktualisht e ka kaparin e ulët. Aman, se do dali ndonjë çudi!