Ndërkombëtarët. Kjo gjerësi njerëzish që janë të pranishëm larmishëm në realitetin tonë janë tepër shpesh edhe si organika e një përfaqësie diplomatike europiane në Shqipëri. “Përfaqësia diplomatike europiane në Shqipëri” Kështu shkruhej në derë të pronës ku ishte vendosur përfaqësia e zhvillohej e xhirohej në masë të madhe ngjarja jonë. Dhe përmblidhej tek Ndërkombëtarët.
Organika: Shkëlqesia e tij, ambasadori. Zëvendësambasadori. Krerë e punonjës të departamenteve të ndryshme nga vende të ndryshme si Franca, Spanja, Greqia, Anglia, etj. ishin aty. Dhe e shoqja e anglezit, gjithashtu angleze. Në skajin fundor të organikës, por gjithësesi me mundësi për të prodhuar raporte e projekte, dhe me kurajo, e që ka shkruar një komedi që hap filmin është protagonisti ynë, një djalë i ri në të njëzet e pestat e sipërme. Shqipet përfaqësohen gjithashtu nga një sindikalist, spiun i dyfishtë. Kamarieri, spiuni i shpallur i shefit; një servile për të cilën na tregojnë se përdorimi i mirë i zërit është aftësia që mban të punësuar, një çupkë ca si fort lozonjare që i është dhënë shkëlqesisë së tij, por pastaj shantazhon shkëlqesinë me aferat korruptive që ka me ministrin e çojnë nëpër bashkëpronësi fabrikash e të tjerash dhe emërohet në ambasadë diku andej, dhe ministri, kopshtari që humbi në vjedhje të rezidentëve fqinj qengjin e vetëm për djalin ushtar, e të tjerë. Ndërkombëtarët, na paragjykojnë për injorancë të theksuar, prirje për shkelje, ngatërrim në besime fetare disi pa kuptim, primitivizëm që shpëtohet vetëm me veçim. Kriminalitet të lartë. Fatmirësisht, për politikanët tanë thuhet se janë reformatorë dhe dembelë, prej zonjës Pik. Ndërkohë që mjekët perëndimorë dijnë të shërojnë me aspirina, kundrejt vendasve që nuk ja kanë idenë hiç asaj pune. Ndërkombëtarët? Këtu, mendoj unë, duhet pranuar se shumica e problematikave janë më së pari të natyrës së njeriut. Ky është problem edhe klasor dhe i psikikës së përgjithshme, e ca thojnë: ‘homi homnes lupust est’, e ca që thojnë, - jo se është i mirë po ka vujt shumë. (Dhe në vazhdë të këtij diskutimi do doja që nën titullin përfaqësi europiane të kishim emrin e një vendi konkret si për shembull Gritanfrasp (duke zënën në gojë fillimet e cdo nacionaliteti të përfshirë,) ose Frasptangri ose Angrifraspt. Por, jo europiane, europiane është një identitet që ne e aspirojmë fort. Ne europianë jemi vetë. Edhe stërgjyshi ka qenë europian, po ashtu kemi pas një bela.) Por jam dakort, një komedi ngjall të pagjallin, por një komedi ama. Ku është komedia këtu? Për dramë pastaj, ne e duam kamerën te plaga e jo një katalog plagësh diplomatiko-egzistenciale, jo aq tragjike, erotike, mashkullore në rini të ngjeshur e orientim gazmor ironik e të idhët. Se kjo pakson rrugët e inovacionit. Vetëm pak para fundit, spektatorët e shumtë shkrythën zhurmëbërjen e përfshirjes. Publiku përballë nesh atje te komedia qesh, ne rrimë të painfektuar prej atij gëzimi. Ne jemi të gjithë në dilema social politike erotike, gjeostrategjike në fakt. Qytetërimore të mbijetesës apo qysh po i thojnë. Por në fakt funksionimi i një institucioni ndërkombëtar nga brenda është interesant. Unë kam pasur rastin të hedh vështrime vjedhurazi, nëpër eksperiencat e mija dhe padyshim jam i gatshëm të dëshmoj se janë të përhapura këto ndodhira e qëndrime. Edhe personazhet. Dhe natyra e njerëzve që i përshtatet vendit të punës. Një rrëfim për si tentojnë të përafrohen tiparet e njerëzve prej kontekstit Unë u nguta e zura vend në rradhë të tretë dhe njëfarë drite e tepërt nga ekrani ma relativizon sigurinë në përzjerje për diskutime ngjyrash e fotografie, por gjithsesi dukej se skenat ishin prej drite të bollshme. Nuhatet qasja televizive në shkëlqimin e vërshimin e ditës në perden ku projektohet. Një fragmetim i rrjedhës mos me ta marrë mendja. Tre marrdhënie dashurore. Madje jo, katër. Jetë institucionale, realitet shqiptar, teatër brenda filmit në katër a pesë copëza të shpërndara me periodicitet por edhe me përkitje kuptimore me kohëzgjatje që varion pa kaluar 6 minutat (ndoshta). Por ashtu edhe nja dy reflektime të rrëfyera në monolog të protagonistit që kanë edhe një fëmijë që është ai vetë, për tu ilustruar. Një balonë fëmije ka ngecur në oborrin e ambasadën e botës së lirë si një ëndërr. Pastaj një mision bamirësie për të shpërndarë ca kukulla në jetimore, dështon. Raporti, dhe pse duhen raportuar probleme. Një dashnore. Edhe një dashuri. Pushimi pa dorëheqje. Kryelartë por të brishtë dhe disi të vetdishëm për këtë brishtësi dhe komplekset që e shoqërojnë. baleti shah me njerëz të shfrytëzueshëm. Unë aty isha i rrethuar nga ndonjë grup personazhesh të jetës së qytetit që njiheshin e dinin që do shiheshin mes tyre e ishin rregulluar për rastin. Plot salla. Energji pozitive kulturore. Por, kaq shumë hyrje në akt të ri. Edhe fillimi i skenës dihet që është shumë i vështirë sidomos në skenar, dhe filmi e kishte kte problem, se edhe do ti dilte skenës në fund, se do fillonte tjetri. Skicimi i personazheve i falet prezantimit të parë, për 59.4 përqind të masës së vet prandaj ata ruanin secili aspirata protagonizmi në konceptimin e rolit. Megjithëse përmendej diku “komedi, komedi!”, ne vetëm shumë më vonë na vajti mendja tek një komedi. Megjithëse, pra pjesa fillonte me këtë komedinë e shkruar prej protagonistit, që gjithë hijeshi do të përballet me ndërkombëtarët, ne vetëm shumë vonë arrijmë shpirtin e pjesës. Të njëjtët aktorë që janë në film, janë edhe në komedinë e ekranizuar me një sallë të mbushur prej zonjash e zotërinjsh në moshë që gjithashtu përziheshin në qëndrime të autorit. Edhe ta mendosh që ishte një pantomimë me bufonë qesharakë që ishin ndërkombëtarët e vërtetë. Komedia në skenë kishte edhe një kor që mërmëriste zë lartë shyqyre e mirnjohje për llogari të miletit të gjerë vendas. Krenare siç është për misionin e vet, pjesa lejon që fotografia të ketë dobësi për peizazhin e brendshëm të ndërtesës së rezidencës, pastaj të apartamentit të tij, një dy tre oborre lokalore e rrugë. Fotografi brenda të cilave lëviznin personazhet tonë. Lëvizja e pakët e kameras shto këtu edhe këtë çeltësinë e tepërt si për ta parë më mirë, filmi nuk le shumë jetë jashtë ekranit. Damari dominant por fatkeqësisht i pazëshëm i komedisë, na le nervozë. Një dozë energjie mangut është aty. Një shoqëri kaq nervoze nuk mund të joshet me të tilla tablo të qeta buzëdeti ku një oborr i vogël gatimbretëror, që mban divanin e përditshëm jo larg haremit jo fort sullnator, ka një trokolitje me teatër nën një kamera televizive. Dakort, pjesa është e këndshme ka aktrim, ka qetësi, ka atmosferë, ka fotografi, ka të vërtetë, Një pasqyrë e karaktereve reale dhe mendësisë që gjallon nëpër përfaqësi. por e qetë. Ajo është një vijuese në një tentim për ndërgjegjësim që ka njohur gjithfarë kontribuesi të më mëhershme dhe e di se lufta do vazhdojë. Për më andej në këtë lëm, Eduard Said bëri "Orientalizmën" veprën që përmbledh e denoncon qëndrime të tilla në gjykime përçmuese për krijimtarinë e historinë e popujve të tjerë prej akademisë evropiane. Por, gjithsesi, ne kemi dobësinë në vete që tashmë është një tipar psikologjik. Dhe historia intelektuale e tij është vetëm njëra nga historitë. Në këtë rrafsh ku e tentojnë autorët, Konica na kish vënë ne si ca negjër të errët zullu që dalldiseshin buzë lumenjve me kocka nëpër duar për ta vrarë njëri tjetrin e të lëçiturin tonë protagonist, që i thoshte jo se ata po tallen. Dhe ja si erdhën punët, ne tani kemi në përfaqësi të huaj një dramaturg të ri që jo vetëm i bën palaço që në fillim të gjithë ndërkombëtarët, janë e ku janë nëpër evropin e madh, por edhe ja qin ma të mirën e ndërkombëtareve (edhe ata na qijnë ndonjë gjë, por ne kemi edhe ma të mira natyrisht,) dhe komedia dramatike është për pushimin e tij nga puna. Filmit i mungon gëzimi për këtë situatë. Ose tërbimi. Ai është gati vajtonjës. Kontemplativ, qysh po i thot frangu. Prandaj dhe komedia e filmit është e përmbajtur dhe e pak interesante. gjithçka është e qetë. ndodhia që ndjek shfaqja mezi ngrihet nga lumi i të paprerit realitet rutinor. Se nje tjeter eshte kjo, por në kinema na duhet djali i ri. Vajza e hijshme. Dhe një vajzë tjetër dhe ai hyn aty. Nga kjo frëngji na lind nevoja të përshëndetemi me aktorët Eni Shehi, Kastriot Çaushi, Adela Hoxha, Rovena Lule, Alfred Trebicka, Hervin Çuli, Karafil Shena edhe plot të tjerë, që padyshim meritojnë vëmendjen tuaj dhe përshëndetjen time. Drita e tepërt që vjen nga ekrani kur je në rreshtin e tretë, siç e thashë, duhet të mbajë një pjesë të përgjegjësisë. E vendosur në një rezidencë pranë plazhit kjo komedi verore na gjen mu në mes të dimrit të acartë (kur u shfaq filmi ishte akoma shumë ftohtë dhe shkrimi ndenji një herë sa isha duke menduar që më mirë të lejohej heshtja e tmerrshme apo me lëshu sinjale dashamirësisht nervozuese). Ndoshta lançimi i filmit duhej bërë në verë, kur syri është mësuar me dritën dhe nuk e ka aq alarmante nevojën për të qenë jashtë. Por fatmirësisht filmi u shfaq vetëm një herë dhe tani në verë mund të tentojë sërish publikun, tematika gjithsesi meriton vëmendje sepse ajo lidhet me shumëçka për si jemi e bëhemi ne.
0 Comments
Politika në shoqëri u mundësua vetëm pasi ishte bërë më e lehtë për tu artikuluar nevoja dhe nevoja për përmbushjen e nevojës, pastaj realizuar në shoqëri, si zakonisht. Angazhimi i zotit filan ose fistëk nuk kish si të ish i lejuar para se ai të quhej zot, (megjithëse arshivistët mendojnë se Z me një pikë nga pas mjafton, madje e ndryshmja është gabim,) qoftë edhe në rutinë.
Ajo që na intereson është angazhimi që sjell përmirësimin dhe plotkuptimin e përbashkët. Dhe në këtë rast angazhimi është bërë temë e ditës. Por jo edhe po aq angazhim. Një rreth i madh njerëzish informohen nga afër për tematika që u interesojnë dhe mbajnë qëndrim, ose të paktën ftohen të mbajnë qëndrim. Por nga ana tjetër është lehtësuar përdorimi i etiketimit ‘qëndrim’ dhe pastaj edhe lehtësia teknike e të shpallurit të tij, që i jep gjithçkaje një dimension sportiv, mos me thënë spektakolar. Dhe pakson nevojën për ndonjëfarë angazhimi më konkret. Dhe ja aty shfaqet politika e ditës me gjithë kompleksitetin e saj. Unë e kam shpallur që veç politika brenda partiake asgjë tjetër nuk vlen interes, po ja që janë edhe këta që thërrasin: “angazhim, angazhim!” po jo more zotëri, aty si fillim vjen zhvillimi ekonomik. Me ç’dëgjojmë, qeveria po mbledh më shumë pare, ose po e delegon këtë barrë, se gjërat duhen bërë siç duhet dhe kjo ka kosto, kjo dihet. Ndërkohë qeveria është e angazhuar në një numër të madh investimesh në qendra qytetesh dhe pikash që mendon se do të gjenerojnë me shpejtësi fitim dhe shpërblejnë investimin. Në kuptim të fitimit, qeveria si e majtë me rrënjë mu në popull që është, numëron edhe rigjallërimin shoqnor e komunikimin e të gjithëve bashkë aty mu te ai sheshi. Por, si fillim investimi. Dhe zërat e këqinj thojnë se shpenzimet rriten për të mundësuar shtim të lekut që virdhon dhe pastaj edhe rritje të hiseve përkatëse. Ndërkohë që turizmi është strategjik, paralajmërohet një mirëmbajtje e menaxhuar me duar të ngrohta si për vete e njërit prej nesh, dhe punë dhe lekë për të tërë. Ndërkohë që për këtë duhen lekë dhe nuk mund të marrësh borxh prandaj merr borxhe tek një tjetër. Dhe po ta llogarisim duke u bazuar në të dhëna të sporadike e jo sistematike sic edhe na nevojiten për politikën që po flisnim. Nuk gjejmë fort leverdi. Pastaj, ajo që përflitet është se kur ke pak lekë shtrëngon rrypin dhe përmblidhesh si iriq dhe i jep dorën fukarait dhe i thu hajt të shtrëngohemi se është më pak ftohtë e nuk jep lekë me të dy duart sa andej këndej. (meqë ra fjala, edhe me nënat tona që dalin me kollondris shpitë duke shit rruëgve një tufë majdanoz shumë keq jeni sjellë!) Sidomos kur e ke pas gjyshin socialist dhe me argumentin që fukarallëku është i padurueshëm prandaj do e shpërndajmë kështu dhe i ra dyerve. Megjithëse, jo gjithmonë është ky rasti. Shkolla të ndryshme ekonomike, që dorën në zemër janë të parat në këtë lëmí, thojnë hajt të hedhim pare se kështu shtohen. Kejnesi, ky ekonomisti i madh anglez qe i pari. Ose ndonjë tjetër. Një shkollë e tërë. Dhe dora në zemër sipërmarrja private nuk ka shku keq andej këndej. Por gjithmonë është luhatur mes fitimit të madh pa vëmendje ndaj publikut apo një harmonizim më i qetë. Edhe sipërmarrësi privat dora në zemër me sy të mirë shihet nëpër gjithë perëndimin e madhërishëm. Ma i madhi fare, Donald Trumpi, presidenti i SHBA-ve, është një ndërtues, a qysh po i thojnë. Por thojnë edhe që kanë një seri virtytesh teknike që i lejojnë të jenë aktivë politikisht dhe me ndikim. Qytetari francez e italian e gjermon e danez merret me këto muhabete ma seriozisht dhe edhe i len pak kohë vetes sa mos me i rëndu fort. Prandaj dhe unë kam mendu se, shiko, me qeverisjen kot me u marrë. Se qeverisja është gjithsesi e mirë. Ma së pari është legjitime. Se ça do ti thuash sovranit? Së dyti, jam shumë dakort, hajt ta ndryshojmë! Dhe së treti, e kaluara e tmerrshme, me trashëgimi të gjallë të totalitarizës, situatë ekonomike të rrënuar, kriminalitet të lartë dhe aftësi të pakët për të gjeneruar mbështetje të përdorshme ndër qytetarë. Por, tani duket se lind nevoja për një reflektim. Qeveria në një numër rastesh ka bërë kalimin e shërbimeve në duar të privatit me besim për menaxhim më të mirë. Dhe ofrim të shërbimeve që më herët nuk kanë mundur të ofrohen. Reforma ngjashëm prek arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, urbane dhe për së gjati, burimet natyrore, etj. Qeveria në fakt ndjek qëndrime politike pak a shumë të shpallura dhe që kanë konsumuar etapën e prezantimit të parë me të çkëlqyerin Berisha dhe vëllanë e tij makut e të përbashkët me Ramën, zotin Meta. Dhe ShÇT-ja e tij, Kryeministri Rama nuk mundej veçse të ndiqte shtegun nga shtatlartësia e tij burrërore dhe e artikuluar. Pa një opozitë dhe me standartin e shembullit të vet në gjenerim të empathisë politike të tregtueshmë, që për momentin e arrin vetëm vetë. Ai padyshim që është euforik dhe autoindulgjent. Ndaj leku lëviz andej këndej. Por a është kjo socialiste? apo, "Common sens, simple common sens," siç thotë edhe kënga. Zoti Rama komon sensi është një teknikë e diskretituar politike. Privatizimi jetë e mot privatizim ka qenë. Por Rruga e Kosovës dhe Teatri shënojnë një zhvillim të papritur. Një kontratë tridhjetë vjeçare që merr përsipër të ndikojë në komunikimet e karakterit strategjik me Kosovën tonë të dashur që nën kalërime të vrullshme prej luftëtarësh që nuk i tërhoqi politika dhe nuk u identifikuan dot me masën që përfaqësonin, nuk merret vesh nga shkon. Kosova, sipas trumbetimeve të lëvizjes Vetvendosje, më të madhes parti vendore, po humbet me ritme alarmante kontroll mbi burimet natyrore dhe hapsirë për tu vetkollondris shoqërisht. Por, sipas qeverisë sonë kjo punë do ba se ka kosto dhe për të gjithë të tjerët, dhe për tepër nuk lidhet fort me Kosovën, se autobuzi e përballon, ndonjë përjashtim do ta bëjmë, kamionët se kanë problem. Shpejtësinë e rrisim, sigurinë të gjitha. Por, më datë 31 mars 2018 një stacion për mbledhjen e taksës së mirëmbajes dhe mbylljes së investimit për kompanitë e pëlqyera të Fusha dhe Kastrati mu në të hyrë të tunelit të Kalimashit u sulmua dhe u dëmtua nga kuksianët e inatosur, ndoshta dhe me simpati të përhapur thojnë kaq e kaq mijë, ose një milion euro i hiqen ekonomisë lokale dhe i shkojnë në xhep nja dy shokëve të kryeministrit që i dajnë paret bashkë bashkë me ca pare të tjera. Kur kaq e kaq taksa i vilen konsumatorit për këtë punë. Pastaj si e kanë menduar këtë punën e kontrollit të fitimit dikur. Po sikur firmat e furnizimit me zift ta kuptojnë hilen dhe të thojnë ne nuk ju furnizojmë hic se me ziftin tonë do derdhim një monument zifti në Paris prej qejfit të integrimit Europian dhe firmës së mirëmbajtjes i leverdis që të mos amortizohet rruga e bën kalimin aty 1000 euro për makinë. Ose 788, po qe me abone dhe ke fatin e lavdishëm të jesh kuksian? Atëherë, do vijë vetëm Ramushi për Bajram dhe do shkojë vetëm Rama për festival të kërcimit të dervishëve fluturues.me nga shtatë makina secili. Dhe me njëfarë zbritje, natyrisht. Megjithëse kontrata me siguri që e përjashton, por si fantazi me ndikim politik e kam fjalën, dhe shtoi: Se unë ta hap kokën me gur! dhe bababum këta. Policia. Aty. Prokuroria. Gjykata. Dhe pastaj reforma në drejtësimë e madhërishmja e uniformave që sikur po sjell ca emra në vëmendje. Milion euro gjykatësit. Po ma shumë nuk dimë. Erdhi edhe gjermani që na tha se në Gjermani të vrasin për këtë muhabet. Po shyqyr nuk ishin vra. Pastaj është Teatri Kombëtar, që nga ana tjetër përfshin pak a shumë të njëjtat personazhe edhe nga qeveria edhe nga firmat. Por në këtë rast përflitet pagim me tokë të një investimi për ndërtesë. Sa hapsirë e saj, sa lekë e kush do i marri, e ku do i çojë na duhet me i peshu. Si korrespodon me vlerën e investimit dhe pastaj nga ky cmim nisim e bëjmë llogaritë për kujtesën tonë kolektive, mundësitë e lëvizjes nëpër qytet. Që na ndihmon për braktisje të konceptit të zemrës së qytetit si një hapsirë që ka publiken e përbashkët në shpirt kundrejt pronash e pronarësh të pasur. Mendojmë për ca vite të tjera xhag e xhug mu në zemrën e një qyteti që e njohëm në shembje e ndërtime e ashtu vazhdoi sa jeta. Pse kjo punë rastis me leverdi? Zot i madh, nuk kemi lek, nuk ka as ku me marr borxh dhe jemi duke i marr borxh një tjetri dhe nuk pushum kurrë duke rregullu të njëjtat rrugë e të njëjtat sheshe e ministri. Prandaj. Hollë hollë, nuk duam fare Teatër Kombëtar aty. Teatri Kombëtar ti dhurohet lagjes numër 5, dhe le të mbajnë aty veglat e punës zdruktharët e shkollave të mesme të kësaj lagje, ose ta japin me qera po deshën! Teatri Kombëtar të zhvendoset në Butrint ose Amantia! Dhe të funksionojë vetëm me abonim për fanatikët. Nga ana tjetër, shteti ka përmbledhur dorën në shpenzimet e veta e leku po shpërndahet me privatë në mjeksi, arsim e kudo. Kostoja e mirëmenaxhimit bëhet kultivimi i pabarazisë. Po pastaj të pabarabartët rrezikojnë ta mbajnë sistemin të shtrembëruar. Politikisht, socialistët ose ndërrojnë emrin ose një arrivist rijosh, që të jetë sa më i pashëm fizikisht e shpirtërishtisht ti imponohet partisë. Ndërkohë edhe ndizen radhët disi, edhe mbahet romanca brenda socialistëve dhe harrohet përfundimisht telenovela demokratikase me Lul Humburiturin e të nderuarin zotin Asedhenji Tjetër. Rama mbaron këto pazarllëqe të fundit, pasurohet shpirtërishtisht sa më s’ka dhe kujtohet se ngadhënjimi i tij duhet të jetë global dhe nis nga Kuba turin botëror për rilindjen botërore. (Po ata nuk e lejn të iki dhe e mbajnë aty ku bëhet edhe imam i parë kishës së parë revolucionare në Havanë me profil eurokomunist.) Pra, humbja e politikes në këtë moment të prapambetjes politike për shoqërinë tonë është tragjike. Tani që në vend të Berishës kemi një viç të artë që është demasku si objekt idhujtarie pa leverdi. Vdektë komon sensi sot, ishalla! Për të shpërblyer durimin e atyre që lexuan këtë shkrim deri këtu, kam një lajm: Mbërriti në fletore zyrtare vendim nr. 165, datë 21.3.2018 për “Metodologjinë e procesit të vlerësimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore të njësive bazë të institucioneve të arsimit të lartë" Vlerësimi i qendrave të kërkimit do të bëhet sipas katër kritereve të njohura: bibliometrike, impakti, infrastrukturor dhe ndërkombëtarëzimi, megjithëse nuk e dimë se si do të funksionojë shpërndaja e ndikimit të organizmi i ri. Apo thjeshtë me mbështetje? Po po, me siguri për shpërndarje të mbështetjes. por ajo që na intrigon është theksi në dokument. ndër katër pesë faqet e urdhëresës gjejmë: “Anëtarët e personelit akademik të njësisë bazë do të kenë akses individual të përdoruesit të kodifikuar dhe të mbrojtur, për vetëdeklarimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore të drejtimeve kryesore të fushave të kërkimit dhe të disiplinave specifike. 2. Drejtuesi i njësisë bazë ka akses individual të përdoruesit të kodifikuar dhe të mbrojtur që shërben për ndjekjen dhe monitorimin e të dhënave të deklaruara nga anëtarët e personelit akademik të njësisë bazë. 3. Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit është përgjegjëse në bashkëpunim me Qendrën Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar për administrimin e portalit “Vlerësimi i veprimtarisë kërkimore-shkencore”, sigurimin dhe ruajtjen e të dhënave të publikuara, zbatimin standardeve të përgjithshme të vlerësimit dhe certifikimin e rezultateve të vlerësimit." Duhet të jeni fare i pandjeshëm lexues i nderuar nëse nuk ju intrigon ky intimitet që institucioni shpall të dëshirojë me kërkuesin shkencor të njësisë bazë. Në rast se nuk intrigoheni nga ky intimitet i shpallur ju jeni fare i pandjeshëm. Por nga ana tjetër sigurimi dhe ruajtja e të dhënave të publikuara nuk është se është pa leverdi. do ketë një qendër për të dhënat. jam shumë dakort, edhe për raportin dhe ndikimin e tij në shpërndarje. vetëm theksi është pak shpërndarë gabim. Kjo qasje nga njëra anë pakëson peshën e marrëdhënies personale brenda njësive bazë e nga ana tjetër delegon kompetencat në qendër, për të cilën akademikët topolakë gjithmonë ankohen se është një çerdhe ku dremisin oborrtarë të vetkënaqur që nuk janë fare kuriozë dhe mund të jenë mirë me oreks. Unë për fat të keq këtu jam tek krahu i qeverisë për të cilën mendoj se bën mirë. Një rigjallërim i luftrave për kontroll në katedra nuk duket keq. Qoftë edhe që gjallërimi mendohet thjeshtë në rivalitetin midis katedrave, që është akoma më mirë. Gjithsesi. Le të ketë një institucion qendror. Ai në fillim do mbështesë ca grupe, do shpërndajë ca lekë, por pastaj po nuk e shkrinë me siguri mund të jetë i dobishëm në kompleksin e veglave që mirmbajnë e kultivojnë kërkimin shkencor. Megjithëse nuk përcaktohet kush do të jetë përgjegjës pë mbikqyrjen e llogarive të Facebook të kandidatëve në fjalë, çështja mund të jetë me interes. Kërkimi shkencor më duket se do të mund të shiste shërbimet e veta. Kërkimi shkencor ndoshta do të fillojë të lulëzojë. Tani që mund t’ja tregojmë të gjitha hyqymetit në intimitet, me siguri që ka për tu ba lulja pemë dhe bashkia nuk do ketë hiç më nevojë të harxhojë energjitë në atë operacionin e lavdishëm të pyllzimit orbital se do të mjaftojë lulëzimi i asistuar prej kërkimit shkencor. Por unë me interes të veçantë shoh edhe klasifikimin e fushave në fund të vendimit. Shkencat e para të natyrës sipas klasifikimit janë matematika dhe informatika. Po jo more shokë. Natyra është një gjë tjetër. Pastaj, matematika dhe informatika bashkë? E madhërishmja informatikë. Që ka nderin që edhe në Komisionin Evropian të ketë komisionerin e vet, ngushet bashkë në sektorin e lavdishëm të matematikës, që për ne është është një nënsektor i pedagogjisë. Përpiluesi i versionit të redaktuar të këtij klasifikimi duhet patjetër të simulohet artificialisht në korigjimin në të ardhmen e lavdishme. |
Categories
All
Archives
May 2023
|